5. Vula e Profetëve

Siç i është sphallur
Lamëtarit të Zotit,
Marshall Vian Summers
më 24 maj 2014
në Boulder, Kolorado

Është shumë e rëndësishme tani që Ne të flasim për Vulën e Profetëve, në mënyrë që njerëzit e kësaj bote mund të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë dhe pse është e rëndësishme që të mbrohen Shpalljet e mëdha të Zoti, të cilat jepen vetëm në disa pikë kthese kyçe në zhvillimin dhe evolucionin e njerëzimit.

Shpalljet e mëdha janë aq shumë të rëndësishme për botën. Ato përbëjnë blloqet ndërtuese të qytetërimit njerëzor.

Tani Zoti ka folur përsëri për të mbrojtur qytetërimin njerëzor nga shpërbërja dhe shembja e brendshme dhe nga nënshtrimi nga forca nga universi që kërkojnë të përfitojnë nga konfliktet dhe injoranca njerëzore.

Është një prag që ishte parashikuar me kohë dhe që ishte i destinuar për të ndodhur, dhe do të vinte në një kohë kur njerëzimi do të kishte filluar të themelonte një qytetërim botëror – me siguri jo një qytetërim perfekt, por një qytetërim megjithatë.

Do të ndodhte kur disa kushte të ishin përmbushur dhe kur prekshmëria e njerëzimit ndaj gabimeve të veta do të rritej deri në një pikë ku qytetërimi njerëzor vetë do të rrezikohej nga rënia dhe shkatërrimi i mjedisit dhe nga plaçkitja e tokës, deri në pikën ku nuk mund të siguronte më me bollëk për një njerëzim në rritje.

Do të priste pikën ku prekshmëria e njerëzimit ndaj universit do të arrinte pragun kritik. Sepse bota është vëzhguar për një kohë të gjatë nga disa raca për qëllimet dhe planet e tyre.

Zoti e di këtë, sigurisht, sepse kjo është pjesë e evolucionit të çdo bote – çdo bote që ka qenë origjina e emergjencës së një race ose çdo bote që është kultivuar nga vizitorët nga jashtë. Është e parashikueshme. Do të ndodhte shpejt ose vonë. Dhe koha për këtë tani ka ardhur për njerëzimin.

Zoti i mbron Shpalljet e mëdha me një Vulë. Vula do të thotë se Asambleja Engjëllore nuk do të japë një Shpallje të madhe tjetër derisa Zoti i universit të lajmërojë se duhet të jetë ashtu. Është Vula e tyre për t’i mbrojtur Shpalljet nga uzurpimi, plagjatura dhe ndaj atyre që pretendojnë se janë të dërguar ose lajmëtar, gjë që ndodh në mënyrë të pashmangshme pas një Shpallje të madhe për botën.

Njerëzit e botës nuk do ta dinë se kjo Vulë ekziston. Nuk është diçka që mund të prekin. Nuk është e shkruar nëpër kushtetutat e tyre. Nuk është përgjithësisht e kuptuar ose e pranuar.

Por ndër Pranisë dhe Asamblesë Engjëllore që mbikëqyr këtë botë është një urdhër shumë i qartë dhe duhet të vendoset, përndryshe Shpalljet e mëdha mund të ndoten aq shumë sa mos të njihen dot më. Do të preken dhe do të ndryshohen nga njerëzimi me kalimin e kohës, nëpërmjet injorancës dhe korrupsionit dhe nëpërmjet përdorimit abuziv. Por Vula në Qiell është e plotë, e shihni.

Megjithatë, në një pikë të caktuar Zoti do ta thyejë Vulën, sepse një Shpallje e Re duhet të vijë. Sepse Mësimet e mëdha të dhëna më parë do të jenë të pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e vërteta të familjes njerëzore në përgjithësi.

Intervali midis Shpalljeve të mëdha është shumë i gjatë në shumicën e rasteve, sepse ato janë të mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e njerëzimit për një kohë shumë të gjatë.

Por tani e keni arritur pragun e madh ku Zoti ka folur përsëri – një prag i madh për të cilin njerëzimi është injorant dhe i papërgatitur, një prag i madh të cilin Shpalljet e mëdha të dhëna në kohët e lashta nuk mund të kalojnë. Nuk ishin të planifikuara për këtë. Nuk ishin dhënë për këtë qëllim. Ishin të domosdoshme për ndërtimin e qytetërimit njerëzor, një qytetërim botëror me kalimin e kohës.

Por tani qytetërimi njerëzor siç gjendet sot është i kërcenuar nga brenda si dhe nga jashtë, aq ashpër i kërcenuar sa Zoti ka folur përsëri, sepse rreziqet janë shumë të mëdha dhe injoranca njerëzore shumë e thellë.

Edhe Shpalljet e mëdha të dhëna më parë janë të përçara dhe të grindura brenda tyre dhe me njëra-tjetrën. Ato nuk mund ta përgatisin njerëzimin për Komunitetin e Madh të jetës në univers. Ato nuk mund ta përgatisin njerëzimin për një botë në rënie mjedisore – ndryshimi më i madh që mund t’i ndodhë çdo qytetërimi në çdo botë. Nuk ishin të parashikuara për këtë qëllim.

Zoti e di këtë, me siguri. Por njerëzimi nuk e di. Nuk e kupton se çfarë po vjen në horizont. Nuk i kupton kushtet e tij në lidhje me jetën rreth tij në univers. Nuk e di gjendjen e tokës mjaftueshmërisht për të parë se sa shumë e ka shfrytëzuar dhe mbishpenzuar trashgimin e tij natyrore në këtë botë. Është në një rrugë vetë-shkatërrimi dhe shpërbërje e pakujdesshme me kalimin e kohës.

Ndryshimet e mëdha që do të vijnë në këtë botë janë të mjaftueshme për ta zvogëluar qytetërimin njerëzor ashpërsisht nëse njerëzimi nuk është i përgatitur.

Këtu Vula është thyer, sepse një Shpallje e Re duhet të jepet. Vula u thye pas jetës së Jezusit kur Muhamedit iu dha misioni i tij i madh në botë. Dhe tani Vula është thyer përsëri me Shpalljen e Re të Zotit për botën.

Këtu duhet ta kuptoni se Lajmëtarët e mëdhenj kanë ardhur të gjithë nga Asembleja Engjëllore, të dërguar në botë për një mision të madh, të dërguar në botë në pika kthese dhe oportunitete të mëdha. Vijnë të gjithë nga Asambleja. Kanë të gjithë një Burim të përbashkët. Nuk janë djemtë e Zotit. Nuk janë qendra e universit.

Kanë ardhur nga Asambleja që mbikëqyr këtë botë, një botë me rëndësi të madhe në univers, sepse njerëzimi e ka mbajtur vetëdijen e tij shpirtërore të gjallë. Pavaresisht nga gabimet e shumta dhe historia e tij tragjike – konfliktet dhe fatkeqësitë e mëdha që i ka sjellë vetvetes dhe botës – është një botë me shpresë dhe me rëndësi të madhe.

Zoti do të krijojë një Vulë të re kur Shpallja këtë herë do të jetë e plotë, dhe do të zgjasë me shekuj.

Njerëzit do të pohojnë gjithmonë se kanë mesazhe nga Zoti ose se janë profetë ose shpëtimtarë. Por Asambleja Engjëllore nuk do t’i japë atë që duhet për të qenë e vërtetë dhe autentike. Në këtë mënyrë, Qielli bën atë që mundet për t’i mbrojtur Shpalljet e mëdha, të cilat janë aq shumë të prekshme nga keqpërdorimi dhe keqkuptimi njerëzor.

Shpallja e Re e Zotit për botën në këtë pikë kthese të madhe është më e gjëra që i është dhënë ndonjëherë botës – e dhënë tani për një botë të shkolluar, një botë me tregti dhe komunikime globale, një botë me rreziqe gloable, e dhënë tani me komentin e vet për të kufizuar mundësinë për keqinterpretim dhe keqpërdorim në të ardhmen, e dhënë me përsëritje të mëdha, e thënë në mënyra të shumta për t’i dhënë njerëzve një oportunitet të madh për të kuptuar se çfarë po i jepet dhe pse duhej të jepej në këtë kohë.

Shpallja e Re e Zotit për botën përmban një paralajmërim, një bekim dhe një përgatitje të madhe. Pa përgatitjen, nuk do t’i përgjigjeshit dot paralajmërimit. Pa paralajmërimin, nuk do ta kuptonit dot rëndësinë e përgatitjes. Dhe pa bekimin, nuk do ta kishit fuqinë ose nuk do ta dinit në kë drejtim të ktheheshit brenda vetes ose midis njëri-tjetrit për kurajon ose vendosmërinë për të bërë atë që dhuet bërë për botën, pët të kuptuar kuptimin e vërtetë të qëllimit tuaj këtu dhe pse keni ardhur në këtë pikë kthese të madhe.

Kjo nuk është dhuratë për disa të zgjedhur, ose për më të pasurit dhe më të privilegjuarit midis jush. Është e dhënë për të gjithë botën, e dhënë në termat më të thjeshta, e dhënë në mënyrë sa më të qartë, e dhënë me forcë të madhe; flet pothuajse për të gjitha aspektet e eksperiencës njerëzore, e dhënë për t’i dhënë njerëzimit një shans të madh për të restauruar botën dhe për t’u përgatitur për Komunitetin e Madh të jetës, për të cilin duhet të mesoni tani se si të përgjigjeni.

Mos mendoni se kjo gjë nuk është relevante për nevojat tuaja, sepse kjo është bota që keni ardhur për të shërbyer. Këto dy ngjarje të mëdha do të përcaktojnë në çdolloj çështje, në çdolloj mënyre, çfarë lloj jete mund të jetoni, çfarë do të kufizojë jetën tuaj dhe çfarë mund të sjellë përpara fuqitë tuaja të mëdha dhe qëllimin tuaj të madh që ndodhet i fshehur poshtë sipërfaqes së mendjes suaj. Mos mendoni se kjo nuk ju drejtohet, sepse jeni dërguar në botë për këtë.

Çfarë do të ndodhë në botë dhe matanë kësaj bote në lidhje me këtë botë do të përcaktojë fatin dhe të ardhmen e çdo njëriu të gjallë sot dhe të fëmijëve të tij dhe të gjeneratave që do të vijnë. Aq e fuqishme është. Aq e nevojshme është.

Mesazhi i Ri nga Zoti do të ndryshojë kuptueshmërinë tuaj të fesë dhe do të sjellë qartësi të madhe këtu. Do të vendosë unitetin e të gjitha feve dhe si janë të ndërtuar mbi njëra-tjetrën për të krijuar një themel moral dhe etik të vërtetë për sjellje dhe mirëkuptim njerëzor.

Por po jetoni në një botë të ndryshme tani, dhe do të përballoni një botë shumë të ndryshme në të ardhmen – një botë me burime në rënie dhe me klimë të paqëndrueshme, një botë që do të ndikojë tek jeta e të gjithëve, të pasur e të varfër, në të gjitha anët e botës.

Aq e madhe është nevoja. Aq i madh është rreziku. Aq i madh është ndikimi dhe fuqia e kësaj saqë Zoti ka folur përsëri dhe ka dërguar një Lajmëtar të ri në botë. I dërguar nga Asambleja Engjëllore është ai, si të gjithë të tjerët që u dërguan më parë. Ata qëndrojnë me të, sepse ai është Lajmëtari i kësaj kohe, i kësaj epoke dhe të kohëve që do të vijnë për një kohë shumë të gjatë.

Vula do të jetë me të, dhe Qielli do të vëzhgojë për të parë se kush do t’i përgjigjet pranisës së tij në botë. Sepse ai është një burrë i moshuar tani dhe nuk do të ketë një kohë të gjatë për ta mësuar.

Ai e ka kaluar jetën e tij duke marrë një Shapllje më të gjerë dhe më të plotë se gjithçka që i është dhënë njerëzimit më parë.

Ajo do të zbolojë kuptimin e jetës në univers. Do të zbulojë se çfarë po vjen në horizontin e jetës suaj dhe të gjithë botës. Do të zbulojë natyrën e vërtetë të spiritualitetit njerëzor në një nivel më të lartë, një nivel i quajtur Dije. Do të zbolojë se çfarë njerëzimi duhet të mësojë për të krijuar bashkëpunim të vërtetë këtu në botë dhe për t’i dhënë fund konflikteve të tij të pafund dhe plaçkitjes se tmerrshme të botës. Sepse kjo është e vetmja botë që do të keni që mund t’ju mbajë.

Universi rrëth jush nuk do të jetë i juaji për të pushtuar ose për të eksploruar matanë këtij sistemi djellor. Ka rreziqe të mëdha aty, për të cilat njerëzimi nuk di asgjë fare. Shikon akoma nëpërmjet syve primitiv, sytë e injorancës dhe të shpresës. Nuk e di se me çfarë ka të bëjë në një Komunitetin e Madh jete në univers.

Zoti tani duhet ta japë këtë, të paktën në mënyrë të mjaftueshme, në mënyrë që njerëzimi mund të përgatitet dhe të veprojë me urtësi dhe me ndërgjegje për të ardhmen, në vend që të veprojë vetëm në dobi të çastit.

Kjo ka gjithçka të bëjë me atë që jeni – natyrën tuaj të thellë, pse jeni ashtu siç jeni dhe pse jeni krijuar ashtu siç jeni krijuar – gjë që nuk mund të kuptoni, derisa ta kuptoni se është për një qëllim të madh, të cilin tani duhet në të vërtetë të zbuloni.

Duhet ta pranoni se Vula e Profetëve është thyer. Jo nga një njeri, jo nga një fe, por nga Zoti, që komunikon me botën përmes Pranisë dhe Asamblesë Engjëllore që mbikëqyr këtë botë dhe përparimin dhe evolucionin e familjes njerëzore.

Këtu do të ketë qartësi të madhe për pyetjet e fesë, kuptimin e jetës, fatin e njerëzimit dhe sfidat e mëdha që do të vijnë, për të cilat njerëzimi duhet të përgatitet në këtë kohë.

Mos u tërhiqni nga kjo. Mos bini në hijet e preokupimeve tuaja. Mos u dëshpëroni. Sepse Zoti ju ka dhënë një fuqi të thellë brenda jush për t’ju dhënë mundësinë për t’u përgjigur, për t’u përgatitur për të përballuar një botë më të gjerë dhe për të jetuar një jetë më të madhe.

Ende nuk e kuptoni se çfarë do të thotë kjo, por me kalimin e kohës do të bëhet e qartë si dita. Sepse Zoti ju ka dhënë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, por ato nuk janë sytë me të cilat ju tani shikoni ose veshët me të cilat ju tani dëgjoni. Por ato janë brenda jush – thellë brenda jush.

Kjo është fuqia e vërtetë e jetës suaj. Kjo është fuqia e vërtetë e familjes njerëzore. Kjo është që do ta bëjë ndryshimin në rezultatin e jetës suaj këtu në botë dhe për të ardhmen dhe fatin e njerëzimit.

Vetëm Shpallja e Re e Zotit për botën mund t’jau zbolujë këto gjëra tani. Pa atë, njerëzimi do të vazhdojë në rënien e tij luftarake të dëshpëruar, në drejtimin e tij luftarak të dëshpëruar në jetë, duke plaçkitur botën në një mënyrë aq kritike saqë nuk do të jetë më në gjendje që ta mbajë qytetërimin njerëzor në ndonjë formë të njohshme. Do t’i bini pre forcave sunduese nga universi, dhe gjithçka që do të keni krijuar më vlerë do të jetë e humbur.

Është vetëm Shpallja e Zotit për botën që mund t’jau zbulojë këtë me qartësi, pa shtrembërim, pa interesin e ndonjë race të huaj në lojë, pa ndonjë manipulim ose mashtrim çfarëdo qoftë.

Në zemrën tuaj do të përgjigjeni sepse në një nivel më të thellë jeni gjithmonë të lidhur me Zotin. Nëse jeni fetar apo jo, nëse keni një traditë fetare apo jo, jeni gjithmonë të lidhur. Dhe kjo është shpresa e shpengimit tuaj të ardhshëm, burimi i fuqisë suaj të madhe dhe i zgjidhjes së madhe të çfarëdolloj gjëje që ju ka ndodhur më parë.

Vula e Profetëve është thyer përsëri nga Zoti. Ishte e destinuar për t’u thyer kur njerëzimi do të arrinte një pikë të caktuar, kur do të arrinte një pikë kthese ku do të ishte i përballuar me sfida të papara nga të gjithë familja njerëzore, duke përballuar një botë në rënie dhe realitetet e universit rreth jush.

Zoti e ka dhënë qartësinë tani për të kuptuar se për çfarë flisnin në të vërtetë të gjitha traditat e mëdha fetare, para që të ndryshoheshin, adoptoheshin dhe të përdoreshin nga njerëzit dhe qeveritë për qëllimet e tyre.

Këtu nderoni të gjithë Lajmëtarët e mëdhenj dhe e kuptoni misionin e tyre në tokë më plotësisht, në një dritë të qartë. Sepse nuk duhet të ketë grindje ose konkurrencë midis feve të botës, se të gjitha janë iniciuar nga Zoti dhe janë ndryshuar nga njerëzit.

Vula është thyer, por do të rivendoset kur Shpallja e Re e Zotit të jetë e plotë, dhe kur Lajmëtari të ketë kohë për ta paraqitur gjatë kohës së tij, gjë që duhet të ndodhë tani që Shpallja të jetë krejtësisht dhe plotësisht autentike. Nuk mund të përmblidhet më vonë nga njerëz që nuk e njihnin.

Ka qenë detyra e tij e madhe të merrte Shpalljen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë kësaj bote – për ta përmbledhur, për ta siguruar saktësinë e saj, për ta mësuar ashtu që mund t’i mësohet të tjerëve, për ta kuptuar plotësisht gjatë kohës që ai është një njeri këtu në botë, për të mbledhur rreth tij njerëz të guximshëm që do ta ndihmojnë atë në këto detyra të mëdha në mënyrë që gjatë jetës së tij Shpallja mund të paraqitet në formë të pastër, duke i dhënë zgjidhje një dileme ndaj të cilës kanë vuajtur Shpalljet e mëparshme për njerëzimin.

Bekimi është mbi ju. Është mbi botën, por vjen me një urgjencë dhe një nevojë të madhe. Kjo nuk është diçka që mund të përdorni për t’u pasuruar ose për t’u zbavitur. Duhet t’i afroheni me përkulje dhe me seriozitet të madh dhe me vullnetin për të parë se çfarë në të vërtetë do të thotë për ju dhe për botën.

Duhet t’i flasë njerëzve nga të gjitha traditat fetare dhe nga të gjitha kombet dhe kulturat.

Duhet të jetë e lirë nga çfarëdolloj pronësie nga ndonjë intitucion fetar matanë asaj që Lajmëtari ka themeluar për ta marrë, për ta përgatitur dhe për t’ia paraqitur botës.

Ai do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Por duhet që të mësoni nga Shpallja dhe ta zbatoni në jetën tuaj për ta kuptuar. Nuk mund të rrini mënjanë dhe ta kuptoni, sepse nuk është e mundshme me një Shpallje të madhe të dërguar nga Qielli për mirëqenien dhe ruajtjen e botës.

Qoftë bekimi mbi Lajmëtarin dhe mbi të gjithë ata që do ta ndihmojnë atë gjatë viteve që i ngelen në botë. Dhe e merrshin në kohë ata që do ta kenë guximin, përulësinë dhe nevojën e madhe për ta kuptuar rëndësinë e saj të domosdoshme, për jetën e tyre dhe për të ardhmen e kësaj bote.