Urgjenca Botërore

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 20 tetor 2015
në Boulder, Kolorado

Njerëzimi ndodhet në pragun e një ndrydhimi të madh botëror, ndryshim botëror në një shkallë të paprecedent, i shkaktuar nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i botës nga njerëzimi, nga injoranca dhe lakmia njerëzore. Është një gjendje që do të ndikojë tani në jetën e çdo personi.

Megjithëse pak njerëz janë të vetëdijshëm për këtë gjë, bëhet fjala për një urgjencë botërore. E keni ndryshuar përbërjen kimike të atmosferës, të ujërave dhe të tokave. Dhe tani bota po ndryshon – po ndryshon aq shpejt, në mënyrë aq të rrezikshme, po ndryshon tani në mënyra që do të ndikojnë te ju më shumë se sa mund ta përfytyroni.

Mesazhi i Zotit për botën duhet t’i bjerë alarmit dhe të japë përgatitjen për një realitet botëror të ri. Është një kohë dhe një prag që do t’i thërrasë shumë njerëz matanë jetës së tyre të vetë-preokopuar, matanë vuajtjes dhe hutimit të tyre personal, për të shërbyer një botë në rrezik.

Kjo është një nga arsyet përse ka një ndërhyrje nga universi matanë jush, sepse ata që e vlerësojnë këtë botë për veten e tyre e shohin se çfarë po ndodh. Ata e kanë analizuar atmosferën e botës. E kuptojnë se çfarë njerëzimi i ka bërë ajërit, ujërave dhe tokave të saj. Sepse kjo gjë ka ndodhur herë të panumërta në univers. Është diçka e kuptuar mirë aty.

Prandaj tani ka një garë për të fituar kontrollin e botës, për ta ruajtur për përdorimin e atyreve që vijnë nga matanë botës. Është e lidhur në mënyrë direkte me këtë gjë.

Është një urgjencë botërore në një shkallë që ende s’e keni kuptuar. Ka fuqinë për ta shkatërruar qytetërimin njerëzor. Ka fuqinë për të sjellë një ndërhyrje nga matanë botës. Ka fuqinë për të krijuar kaos këtu në një shkallë të paprecedent.

Do t’ju duhet tani që të ndiqni një fuqi më të thellë brenda jush, sepse gjithmonë e më shumë do të ketë tensionë kudo rreth jush dhe kudo rreth botës, ndërkohë që komunitetet njerëzore tendosen në një pikë thyerje, ndërkohë që armiqësitë e vjetra tani fillojnë të përhapen dhe të përmbysin kombet edhe rajonet, ndërkohë që konkurrenca për burimet që ngelen bëhet e ashpër dhe e rrezikshme, duke prodhuar konflikte dhe acarime në një shkalë të paprecedent.

Për disa, kjo do të duket si fundi i botës, plotësimi i një profecie të vjetër, sikur të ishte e gjitha vepra e Zotit. Por Zoti nuk është autori i kësaj urgjence botërore. Zoti është dëshmitari. Ky është rezultati i injorancës, egoizmit, dritëshkurtërsisë njerëzore dhe mungesës së të kuptuarit të së ardhmes dhe të veprimeve të veta.

Zoti tani duhet ta paralajmërojë njerëzimin për rrezikun e madh që ka krijuar, për mjerimin e madh që ka vënë në lëvizje. Sepse brenda kësaj kohe, njerëzimi mund të përgatitet dhe t’i zbusë pasojat e veprimeve të tij.

Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë qytetërimi njerëzor do të jetë në rrezik – kudo, në çdo komb. Ekonomitë do të falimentojnë. Me miliona njerëz do të jenë papunë. Me miliona njerëz do të duhet të ikin nga atdheu i tyre, që do të bëhet shterp dhe i pabanueshëm.

Kjo është arsyeja përse Shpallja e Re nga Zoti duhet t’i bjerë alarmit, duhet ta japë këtë paralajmërim. E keni ndryshuar klimën e botës. Tani po ndryshon vetvetiu. Do të vazhdojë të ndryshojë. Do të shkaktojë thatësira, përmbytje dhe privim. Do të falimentojë ekonomitë e vendeve që do të duhet të merren me pasojat dhe me ngjarjet – fatkeqësitë që tani do të jenë gjithmonë e me të shpeshta dhe gjithmonë e më shkatërruese.

Është një kohë ku njerëzimi do të duhet të bashkohet për të ruajtur botën dhe për ta shpëtuar vetveten. Zoti këtu po ju jep Paralajmërimin, Bekimin dhe Përgatitjen për ta shpëtuar vetveten, për të shpëtuar kombin tuaj, për t’i shpëtuar familjet dhe komunitetet tuaja, për të shpëtuar qytetërimin njerëzor.

Nuk mund të zbrisni në kaos, sepse kjo do të arxhojë atë që ngelet nga burimet e botës, duke lënë një shkallë varfërie që nuk mund ta përfytyroni dot.

Asambleja Engjëllore që mbikëqyr këtë botë e ka parë se po vjen kjo gjë. Dhe po afrohet aq shpejt tani, duke u shpejtuar vetvetiu dhe duke u shpejtuar më tej nga kontaminimi i vazhdueshëm të ajërave, të ujërave dhe të tokave – duke vënë në lëvizje forca të cilat ende nuk i kuptoni plotësisht; duke vënë në lëvizje forca ndryshimi dhe trazire që do të veprojnë kundër njerëzimit, që do ta kërcënojnë njerëzimin tani.

Është një garë për të shpëtuar qytetërimin njerëzor. Është një garë në të cilën duhet të merrni pjesë. Është një thirrje për bashkëpunim dhe unitet njerëzor për të përballuar një realitet të paparë këtu në botë në kohën e qytetërimit njerëzor.

Zoti e di se çfarë po vjen. Asambleja e di se çfarë po vjen nëse njerëzimi nuk përgatitet. Sepse kjo gjë ka ndodhur herë të panumërta në univers, ku bota të rralla e të bukura si kjo janë shkatërruar nga injoranca e popullsisë vendase, të shpërdoruara, të plaçkitura e të kontaminuara deri në pikën ku mjedisi natyror fillon të hyjë në të tatëpjetë.

Nuk mund t’ia lejoni vetes këtë gjë. Duhet ta shihni. Duhet ta përballoni. Duhet ta keni kurajon, ndershmërinë dhe përulësine për ta përballuar. Tani vetëm një rrezik i madh, vetëm një sprovë e madhe, vetëm një oportunitët i madh për unitet dhe bashkëpunim njerëzor, të lindura tani nga nevoja, do ta thërrasin Zotin për t’i folur përsëri botës.

Po bëhet vonë. Njerëzimi është vonuar shumë gjatë. Është një krizë e parashikuar nga ata që janë largpamës dhe të informuar mirë. Mos mendoni se ka ndonjë problem tjetër përballë njerëzimit që mund të krahasohet më atë që Ne po themi sot këtu. Mos mendoni se ka ndonjë nevojë ose kërkesë të madhe që e tejkalon atë që Ne po themi sot këtu. Është një paralajmërim i madh. Është mbi ju.

Qytetet bregdetare dhe portet e botës mund të përmbyten në njëzet vitet që do të vijnë. Tokat do të thahen. Korrat do të dështojnë. Do të ketë migracione njerëzore në një shkallë të paprecedent, me sprova dhe konflikte të mëdha që do të shfaqen. Do të jetë një situatë dërmuese nëse njerëzimi nuk përgatitet.

Është gjëja më e rëndësishme në botë. Do të kërkojë të gjitha rezervat, talentet, aftësitë dhe beshkëpunimin e njerëzimit për ta përballuar dhe për ta siguruar të ardhmen e njerëzimit në një botë që tani është ndryshuar dhe që është bërë më e vështirë dhe më e rrezikshme. Do të jetë përpjekja njerëzore më e madhe në historinë e kësaj bote.

Por njerëzimi duhet të bashkohet. Duhet t’i japë fund tani konflikteve të tij të pafundme dhe konkurrencës së tij shkatërrimtare për të bashkëpunuar, përndryshe kombet do të bien si domino. Dhe kriza e tyre do të jetë aq dërmuese, saqë do ta tejkalojë kapacitetin e njerëzimit për t’u marrë me të në të ardhmen nëse njerëzimi nuk mund dhe nuk do të përgatitet. Kemi folur për këtë gjë vezhdimisht, por kriza po rritet. Po përshkallëzohet.

Zoti e do njerëzimin, përndryshe do të kishte parë në drejtimin tjetër dhe do ta linte frytin e hidhur të veprimeve tuaja t’ju ballafaqonte dhe t’ju zinte në befasi. Por Zoti e do këtë botë dhe do që ta bëjë një botë të lirë dhe përparimtare në një univers ku liria është e rrallë dhe ku bota si kjo janë të rralla dhe të vështira për t’u gjetur.

Raca nga matanë kësaj bote e kanë përballuar këtë situatë. Njihet mirë, dhe kjo është arsyeja përse shfrytëzimi i tokës tani dhe ndërhyrja janë të ndërmarra me aq vendosmëri, të ndërmarra pa përdorimin e forcës. Sepse këto pak kombe që marrin pjesë në këtë gjë nuk duan ta degradojnë botën më tej nëpërmjet konflikteve dhe do të mbështeten në fuqinë punëtore dhe në bashkëpunimin njerëzor për të fituar kontrollin këtu. Nuk duan ta shkatërrojnë njerëzimin, por duan ta përdorin për qëllimet e tyre. Dhe meqë pushtimi nuk është i lejuar në këtë pjesë të universit, mënyra të tjera duhet të përdoren: mashtrimi dhe bindja, armë shumë më të fuqishme se sa mund ta përfytyroni.

Njerëzit janë të konsumuar me vetveten. Janë të fiksuar me vetveten. Të pasurit janë të zënë në një rrjet lakmie, konfuzioni dhe zhgënjimi. Të varfërit mundohen të mbijetojnë me një vështirësi gjithmonë e më të madhe. Qeveritë janë të angazhuar në mbajtjen e një realiteti që vetëm mund ta degradojë botën më tej.

Mos mendoni se do të jetë e lehtë. Mos mendoni se do të kërkojë vetëm pak gjëra për ta ndryshuar drejtimi në të cilin njerëzimi ndodhet tani. Mos mendoni se ka zgjidhje të lehta dhe basike. Do të duhen me mijëra zgjidhje, dhe ju keni vetëm disa. Do të duhet t’i gjeni të tjerat, dhe do të duhet mundim dhe bashkëpunim njerëzor të madh për ta mundësuar këtë gjë.

Po jetoni në një urgjencë botërore. Mos mendoni se kjo gjë nuk do të ndikojë te ju dhe në jetën tuaj në mënyrë të thellë dhe të plotë. Mund t’i falimentojë ekonomitë tuaja. Mund të sjellë uri masive dhe vdekje. Mund të sjellë luftë, luftë të vazhduesme, në një shkallë të paprecedent. Mund të sjellë fatkeqsira aq të ashpra e të vazhdueshme, sikur natyra po turrej kundër njerëzimit, e rrezikuar nga ajo që ka krijuar njerëzimi – bota që ka krijuar, ndryshimi që ka krijuar, skatërrimi që ka krijuar – që ia ka sjellë qenieve të tjera të gjalla, e tani vetvetes.

Kjo është një thirrje për çdo komb, për çdo fe. Zoti e ka dhënë përgatitjen thelbësore, e cila tani duhet të ndodhë nëse njerëzimi do ta ketë guximin, vendosmërinë dhe vizionin për të parë se çfarë duhet bërë, për të vepruar ashtu siç duhet vepruar dhe për të ndërtuar bashkëpunimin që duhet ndërtuar.

Nuk është e mjaftueshme që të fokusoheni vetëm për t’i dhënë fund varfërisë, ose për të sjellë drejtësi më të madhe atje ku është e nevojshme në aq shumë vende. Nuk është e mjaftueshme vetëm që të përdorni botën në mënyrë më të mençur. Nuk është e mjaftueshme vetëm që t’i jepni fund ndotjes.

Do t’ju duhet që ta ftohni planetin – një punë më e madhe se gjithçka që është bërë ndonjëherë më parë, por megjithatë e arritshme. Por do të kërkojë një rishpërndarje të burimeve, një ridrejtim të vullnetit dhe të qëllimit njerëzor, një përdorim të plotë të të gjitha shkencave dhe aftësive njerëzore. Do t’ju duhet që ta ftohni planeti.

Urgjenca botërore do të ndryshojë gjithçka që njerëzimi po bën tani. Do t’ju duhet t’i rimbjellni pyjet, t’i restauroni tokat, t’i pastroni lumenjtë. Njerëzit do të duhet të jetojnë në mënyrë shumë të thjeshtë, sepse e gjithë pasuria e botës do të shpenzohet në këtë gjë.

Nuk do të ketë asnjë vend për t’u fshehur për të pasurit. Nuk ka ndonjë veçim për të privilegjuarit; sepse gjithçka që kanë do të kërcënohet nga gjërat për të cilat Ne po flasim këtu sot.

Është Dashuria e Madhe e Zotit që po jau sjellë këtë paralajmërim. Mos mendoni se është i ekzagjeruar në çfarëdolloj mënyre, sepse Ne as nuk po jau tregojmë të gjitha. Dhe Ne nuk po jau tregojmë të gjitha, sepse nuk e keni akoma aftësinë, guximin dhe vendosmërinë për ta dëgjuar dhe për ta përballuar.

Shumë njerëz nuk do ta marrin parasysh atë që Ne po ju themi. Shumë njerëz nuk do të përgjigjen. Dhe do të rrëzohen kur Dallgët e Medha do të godasin – të pavetëdijshëm, të papërgatitur – sepse nuk i panë duke ardhur, dhe nuk e morën në konsideratë paralajmërimin, dhe nuk i dalluan shenjat.

Ndryshojeni jetën tuaj. Thjeshtojeni jetën tuaj. Perdorni sa më pak nga burimet e botës që të mundeni. Bashkëpunoni. Falni. Dijeni se çfarë po ndodh në botë. Shiheni krizën e madhe që po vjen në horizont. Shihni me sy objektiv e të ndershëm dhe më aq shumë guxim sa mund të grumbulloni.

Zoti jua ka dhënë forcën dhe vendosmërinë e madhe për ta përballur situatën – oportuniteti më i madh në të gjithë historinë njerëzore, oportuniteti që do të përcaktojë të ardhmen e çdo personi, të fëmijëve dhe të gjeneratave tuaja të ardhme. Zoti jua ka dhënë fuqinë dhe vendosmërinë në nivelin e Dijes, Dija që jeton brenda jush matanë sipërfaqes së mendjes suaj, matanë intelektit dhe të gjitha preokupimeve dhe ankesave të tij.

Është në këtë nivel që njerëzit duhet të ndizen, përndryshe nuk do ta kenë kurajon dhe vendosmërinë, kurajon ose ndershmërinë ose dhemshurinë për të përballur diçka të kësaj madhësie. Dhe kjo është arsyeja përse Zoti po ju jep çelsin, ingredientin sekret, atë gjënë që do ta bëjë të gjithë ndryshimin – të gjithë ndryshimin në jetën tuaj si individ dhe të gjithë ndryshimin në jetën e njerëzimit në përgjithësi. Sepse Zoti ka vendosur një Dije të thellë brenda jush. Dhe kjo nuk është e korruptuar ose e kontaminuar nga bota dhe të gjitha iluzionet dhe tragjeditë e saj, vuajtjet dhe degradimet e saj.

Zoti jua ka dhënë fuqinë që do t’ju duhet. Është e dhënë në Shpalljen e Re të Zotit për botën, ndoshta Shpallja më e rëndësishme e dhënë ndonjëherë – e dhënë tani për të shpëtuar njerëzimin nga vetvetja; e dhënë tani për të shpëtuar qytetërimin njerëzor; e dhënë tani për t’i shpenguar të gjithë ata që mund t’i përgjigjen; e dhënë tani me një urgjencë të madhe, paralajmërim të madh, por edhe me Bekimin e madh nga Krijuesi. Sepse Zoti nuk do t’ju shohë duke dështuar në oren e nevojës më të madhe.

Mos u tërhiqni në jetën tuaj të vogël të frikshme. Mos u tërhiqni në hije. Mos u preokuponi me gjëra të vogla, ose me romanca pa kuptim që nuk kanë ku të venë në një botë në ndryshim.

Kjo është një thirrje për ta përballuar rastin më të madh në histori. Është një thirrje dhe një nevoje aq e madhe dhe aq e thellë saqë po ta dallonit edhe pjesërisht, do t’jua ndryshojë plotësisht prioritetet, veprimet dhe synimet tuaja.

Dallgët e Mëdha të ndryshimit do të zbulojnë korrupsionin njerëzor, mashtrimin njerëzor, injorancën dhe budallallëkun njerëzor. Por kanë edhe fuqinë për të gjeneruar një forcë aq të madhe, që forca më e madhe, qëllimi më i madh dhe dhurata më e madhe nga Krijuesi mund të aktivohet dhe të sillet në shërbim të madh për botën.

Por për ta parë zgjidhjen, duhet ta shihni sfidën. Duhet ta shihni urgjencën botërore. Dhe duhet të jeni pjesë në të, sepse jeni pjesë në të. Duhet ta gjeni vendin dhe rolin tuaj. Duhet të përgatiteni nëpërmjet Shpalljes. Duhet t’i gjeni sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Nëse mund ta bëni këtë gjë, roli juaj individual do të fillojë të dalë me ngadalë ndërsa e vëni jetën tuaj në regull dhe fitoni vizionin për të parë se çfarë po ndodh në botën tuaj dhe në jetën tuaj.

Mos kërkoni ndriçim. Mos kërkoni shpëtim, sepse nuk ka shpëtin. Ka vetëm kontributë dhe bashkëpunim, ose ka dështim dhe katastrofë.

Qoftë kjo kuptueshmëria juaj.