9. Të jetosh në një kohë Shpalljeje

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 27 shtator 2011
në Leadville, Kolorado

Për herë të parë në historinë e kësaj bote keni mundesinë për të dëshmuar procesin e Shpalljes. Me ndihmën e teknologjisë moderne, i gjithë procesi po regjistrohet në mënyrë që mos të ketë ndonjë gabim në interpretimet e ardhme, siç ka qenë aq shpesh rasti në të kaluarën.

Nuk është vetëm Shpallja vetë që është e rëndësishme. Është procesi i Sphalljes vetë – të keni mundësinë për të dëgjuar Zërin, aq i ngjashëm me atë që i foli Jezusit, Budës dhe Muhamedit, dhe shumë mësuesve të tjerë të mëdhenj, si të njohur dhe të panjohur në historinë e kësaj bote.

Është një oportunitet unik dhe një edukim i thellë që mund të qartësojë shumë gabime në të menduarit fetar dhe mund të hedhë një dritë të re dhe më të qartë mbi të gjitha Shpalljet hyjnore të mëparshme.

Sepse në historinë e kësaj bote dhe të gjitha botëve, procesi i Shpalljes është i njëjti. Një individ zgjidhet dhe dërgohet në botë. Kur arrijnë një fazë të caktuar në zhvillimin dhe pjekurinë e tyre, thirren jashtë rrethanave normale, thirren në një takim të madh, një takim me Praninë Engjëllore që mbikëqyr atë botë. Pastaj thirren në një shërbim të madh dhe përgatiten për një shërbim të madh, përgatiten për të sjellë diçka të re dhe revolucionare në botë.

Kjo nuk është thjesht një përmirësim i kuptueshmërive ose besimeve të mëparshme. Është diçka vërtet e re dhe revolucionare. Nuk është thjesht një përmirësim ose një perspektivë e re mbi diçka që është tashmë e dhënë dhe që është e themelosur mirë. Është një prag i ri.

Keni oportunitetin për të dëshmuar Shpalljen, procesin e Shpalljes, sqarimim e Shpalljes, kuptimit e Shpalljes, për jetën tuaj dhe për të gjithë botën.

Sepse është një Mesazh për të gjithë botën, jo vetëm për një fis, një popull, një komb ose një rajon. Nuk është një rishikim i asaj që është dhënë më parë. Nuk është një reagim ndaj asaj që është dhënë më parë. Nuk është një shtesë për ndonjë mësim ose teologji që ekziston në botë. Është diçka e re dhe revolucionare. Përfaqëson një prag të madh dhe një sfidë të madhe për familjen njerëzore.

Kudo që të jetoni, në çfarëdo kombi që të jeni, pavarësisht nga rrethanat tuaja, jetoni në një kohë Shpalljeje, aq e madhe sa çdo kohë Shpalljeje në të kaluarën.

Aftësia juaj për t’iu përgjigjur Shpalljes do të përcaktojë gatishmërinë tuaj, ndershmërinë tuaj dhe sinqeritetin tuaj. Sepse gjithçka që është e rremë, gjithçka që është e pasinqertë, gjithçka që është e korruptuar ose e gabuar zbulohet në Dritën e Shpalljes.

Kush mund të marrë një Lajmëtar të Ri nga Zoti? Kush do ta mohojë? Si do të përgjigjen njerëzit? A do të përgjigjen fare?

Gjithçka zbulohet në një kohë Shpalljeje – vlera e kuptueshmërisë së vet fetare, pastërtia e besimit të vet fetar, qartësia dhe ndershmëria e qëndrimit të vet, sinqeriteti i zemrës dhe mendjes së vet. Të gjitha këto zbulohen në një kohë Shpalljeje. Dhe ju po jetoni tani në një kohë Shpalljeje.

Një burrë është përgatitur dhe dërguar në botë. Nuk ka asnjëri tjetër që mund të bëjë një pohim të tillë, sepse Qielli e di se kush është i zgjedhur dhe kush jo. Ata që e zgjedhin veten nuk mund të sjellin një Shpallje të Re në botë. Nuk e kanë fuqinë ose qartësinë, dhe më e rëndësishmja, nuk e kanë Shpalljen vetë.

Gjithçka zbulohet në një kohë Shpalljeje.

Procesi i Shpalljes është aq ndryshe nga historitë, fantazitë dhe mrekullitë që njerëzit i atribuojnë ngjarjeve të tilla, ngjarjeve thelbësore të tilla në historinë njerëzore që janë përlëvduar dhe përshkallëzuar në mënyrë të jashtëzakonshme për të munduar për t’i dhënë rëndësi dhe kuptim më të madh mësimeve që dolën nga këto ngjarje të mëdha.

Por këto ngjarje të mëdha kanë të gjitha një fillim të thjeshtë. Nuk janë madhështore dhe sensacionale. Nuk janë plot me mrekullira dhe ngjarje të jashtëzakonshme ku të gjithë janë të habitur. Ky është ndryshimi midis realitetit dhe shpikjeve njerëzore.

Por Shpallja është e jashtëzakonshme. Është e rrallë. Sepse Zoti dërgon një Mesazh të Ri në botë ndoshta vetëm njëherë në mijëvjeçar, në kohën e një pragu, një sfide dhe një vështirësie të madhe për familjen njerëzore, në kohën e një oportuniteti të madh dhe një nevoje të madh, ku një Shpallje e Re duhet të jepet, jo thjesht për të sjellë komentar të mëtejshëm rreth asaj që është dhënë më parë.

Është kjo atëherë që duhet të arrijë matanë ideve dhe besimeve të dëgjuesit në një pjesë të tyre më të thellë, një zgjuarsi më të thellë brenda tyre, një pjesë e tyre që është gjithmonë e lidhur me Zotin, pjesa që Ne quajmë Dije.

Nuk mund ta mashtroni Dijen. Nuk ka gabim perceptimi në këtë nivel. Por fatkeqësisht shumë pak njerëz e kanë këtë gjendje mendore, këtë lidhje të thellë mjaftueshmërisht në mënyrë që mund të shohin në mënyrë të qartë e të ndjekin Dijen, e cila përfaqëson drejtimin e Vullnetit dhe Qëllimit të Zotit në botë.

Shpallja para jush është Shpallja më e madhe dhe më gjerë që i është dhënë ndonjëherë njerëzimit, sepse i flet një bote të shkolluar, një bote me komunikim global, një botë me ndërlikim më të madh dhe një botë me nevoja, ngatërrime dhe mjerime të thella dhe që po përshkallëzohen.

Është Shpallja e madhe e parë që po i jepet një komuniteti botëror, një popullate të shkolluar. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të flasë tani me një qartësi më të madhe, një theksim më të madh, një hollësi dhe kompleksitet më të madh.
Sepse nuk mund të jeni fëmijë dhe të përballoni atë që do të përballoni në botë e matanë. Nuk mund të jeni thjesht një ndjekës të verbër dhe të përgatiteni për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë ose për hasjen e njerëzimit me jetën inteligjente në univers – ngjerja më e madhe dhe më e rëndësishme në histori.

Nuk mund të adhuroni Zotin dhe të mendoni se po plotësoni fatin tuaj këtu, sepse secili prej jush është dërguar në botë për një qëllim të madh që është i lidhur me evolucionin e botës dhe realitetin e nevojës njerëzore rreth jush.

Vetëm Dija brenda jush e di se çfarë kjo do të thotë në mënyrë specifike, çfarë duhet bërë për t’u përgatitur për të dhe çfarë duhet të kryet përmes jush dhe përmes të tjerëve me të cilët do të shoqëroheni në mënyrë të natyrshme në dritën e një qëllimi më të madh.

Shpallja nuk është këtu për të krijuar një panteon perëndish ose historira fantastike që duken të vështira për t’u besuar. Nuk është këtu për t’ju bërë shërbëtorë të Zotit sa për t’ju inkurajuar për të përfaqësuar Vullnetin dhe Qëllimin e Zotit, gjë të cilën vetëm Dija brenda jush mund t’ju lejojë për të bërë.

Është një Shpallje e madhe për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara – për një botë në rënie; një botë me burime në rënie; një botë shkatërrimi mjedisor; një botë ku do të jetë më e vështirë për t’u kujdesur për njerëzit, për të siguruar ushqim, ujë, ilaçe dhe energji rreth botës; një botë me rreziqe dhe grindje të mëdha; dhe matanë kësaj është një botë që po përballon ndërhyrje nga raca nga universi që janë këtu për të përfituar nga dobësite dhe shpresat njerëzore.

Prandaj, Mesazhi është shumë i fuqishëm, por duhet të jetë shumë sqarues. Dhe Lajmëtari duhet ta shpallë dhe gjithashtu të jetë në gjendje ta mësojë atë që do të thotë. Kjo është diçka që ka kërkuar dekada përgatitjeje. I janë dashur dekada Lajmëtarit madje për ta marrë Mesazhin e Ri nga Zoti, është aq i gjerë dhe gjithëpërfshirës.

Lajmëtari duhet të jetë një burrë pa pozitë në botë, por duhet të jetë mirë i edukuar dhe shumë i dhembshur. Duhet të jetë i thjeshtë dhe i përulur. Duhet të flasë në mënyrë të qartë por në terma që të gjithë mund të kuptojnë. Duhet të demonstrojë përmes jetës së tij vlerën e Mesazhit të tij dhe kuptim e së jetuarit dhe së mësuarit të një Shpalljeje të Re.

Ai nuk është perfekt, por asnjë nga Lajmëtarët nuk ka qenë ndonjëherë perfekt. Nuk do të bëjë mrekullira për turmat sepse asnjë nga Lajmëtarët nuk e ka bërë vërtet këtë. Është këtu për të hapur derën e një përvojeje më të thellë të Pranisë dhe Fuqisë Hyjnore në jetën e njerëzve kudo – të pasur e të varfër, veri e jug, lindje e perëndim, në të gjitha kombet, në të gjitha fetë. Nuk është këtu për të zëvëndësuar fetë e botës, por për të sjellë një qartësi dhe një relevance më të madhe për to.

Sepse njerëzimi duhet të përgatitet për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë nëse qytetërimi njerëzor mund të mbijetojë, të jetë i qëndrueshëm dhe të ketë një themel për arritjet e mëdha të njerëzimit në të ardhmen.

Njerëzimi duhet gjithashtu të përgatitet dhe të edukohet për jetën në univers, në masën që ju duhet të kuptoni në mënyrë që të përcaktoni se si do t’i përgjigjeni pranisë së një ndërhyrjeje në botën tuaj.

Asnjë nga fetë e botë nuk mund t’ju përgatisë për këto gjëra, sepse ishin të lindura në një epokë më të herët, dhe megjithëse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për njerëzimin, do të duhet një Shpallje e Re nga Zoti për të shpëtuar qytetërimin njerëzor, për të sjellë unitet më të madh midis feve të botës, për t’i dhënë fund luftës dhe konfliktit në mënyrë që njerëzimi mund të përgatitet për sfidat e mëdha që do të vijnë.

Nuk mund të jeni të ankoruar në të kaluarën dhe të kuptoni Shpalljen e së ardhmes. Nuk mund të jeni të ngurtë rreth pikëpamjeve tuaja fetare dhe të kuptoni se si Zoti do të flasë përseri, pse Zoti ka folur përseri dhe se çfarë do të thotë kjo për ju dhe për të tjerët. Zemra juaj nuk mund të jetë e mbyllur, përndryshe nuk do të dëgjoni dhe nuk do të shihni.

Duhet ta doni njerëzimin mjaftueshmërisht për të vlerësuar një Shpallje të tillë dhe për të jetuar në përputhje me atë që mëson, për të marrë fuqinë që sjell, hirin dhe dhembshurinë që thekson.

Lajmëtari po përballon një rrugë shumë të rrezikshme përpara, sepse do të ketë shumë rezistencë ndaj Shpalljes së Re, ashtu siç ka pasur gjithmonë rezistencë të madhe në të kaluarën ndaj Shpalljeve të Zotit në botë, kudo dhe kurdo që janë dhënë.

Ai nuk do të flasë në çdo qytet. Nuk do të jetë i pranishëm në çdo eveniment. Do të flasë vetëm këtu e atje. Por Mesazhi i tij do të shpërndahet në botë, dhe Shpallja do t’i paraqitet botës me komentarin e saj, udhëzimet e saj, sqarimet e saj. Nuk është diçka që do t’i lihet dijetarëve dhe individëve të ardhshëm për të interpretuar, për të komentuar, sepse kjo është treguar e rrezikshme dhe fatkeqe në të kaluarën.

Kjo është arsyeja pse Shpallje është aq eksplicite dhe aq repetitive. Kjo është arsyeja pse është aq sqaruese, për të minimuzuar mundësinë e gabimit, keqperceptimit dhe keqkuptimit njerëzor.

I rikthen individit fuqinë e Dijes, e cila ka qenë vetëm privilegji i elitës dhe të zgjedhurve më parë. Flet për ndërgjegjen e thellë të njerëzimit, ndërgjegjja që është vendosur para se të vinit këtu, për të qenë udhërrefyesi dhe këshiltari juaj në të gjitha gjërat e rëndësishme.

Lajmëtari nuk duhet të adhurohet. Ai nuk është zot. Asnjë nga Lajmëtarët nuk ishte zot. Ishin Lajmëtarë – gjysmë njëri, gjysmë të shenjtë – duke përfaqësuar të dyja realitet, realitetin e botës dhe realitetin e Shtepisë suaj të Vjetër nga e cila keni ardhur të gjithë dhe në të cilën do të ktheheni të gjithë në fund.

Prania e tij do të sqarojë atë që duhet të sqarohet. Zëri i tij do t’i flasë mendjeve dhe zemrave të atyre që mund të dëgjojnë. Do t’i flasë nevojave të botës dhe nevojave të zemres dhe të shpirtit. Nuk do të sjellë vetëm përgjigjet, por përgjigjen vetë. Sepse Zoti ka vendosur një zgjuarsi dhe një mendje më të madhe brenda çdo personi, por kjo nuk është e ditur në një masë të madhe në botë, përveç nga disa.

Nuk do të jetë thjesht teknologjia njerëzore dhe mençuria njerëzore që mund t’ju përgatisin në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen, për Komunitetin e Madh vetë. Do të duhet të jetë diçka shumë më e thellë dhe më thelbësore për natyrën tuaj dhe Qenien tuaj. Lajmëtari do të flasë për këto gjëra.

Kjo është e gjitha pjesë e Shpalljes, e shihni. Zoti nuk ju jep një përgjigje për ditën e sotme ose një përgjigje për të nesërmen, por një përgjgje për të gjitha ditët dhe të gjitha rastet.

Zoti nuk e drejton jetën tuaj, sepse Zoti i të gjitha universeve nuk është i zënë me ju në këtë mënyrë. Zoti është më i zgjuar. Zoti ka vendosur Dijen brenda jush, një zgjuarsi udhëzuese të përsosur që duhet të dallohet nga të gjitha zërat, impulset, dëshirat dhe frikat e tjera në mendjen tuaj.

Shpallja ka sjellë Hapat drejt Dijes, rrugën për të fituar aksesin tek ajo që është dhurata më e madhe që Zoti mund t’i ketë dhënë ndonjëherë njerëzimit ose çfarëdolloj race emergjente ose të avancuar në univers.

Kuptueshmëria juaj e Perëndisë duhet tani të sillet në një panoramë më të madhe jete. Kuptueshmëria juaj nuk mund të jetë e ankoruar në të kaluarën, por duhet të jetë fleksible dhe në gjendje për t’u adaptuar për të ardhmen, ndërkohë që ndryshim gjithmomë e më i madhë do të ndodhë brenda jush dhe rreth jush. Zoti juaj tani duhet të jetë Zoti i të gjitha universeve, Zoti i një miliardë miliardë miliardë raca dhe akoma më shumë.

Kjo është pjesë e Shpalljes për njerëzimin, aq e ndryshme dhe më e gjerë se çdo Shpallje tjetër që është dhënë ndonjëherë më parë. Me të, do t’i vlerësoni të gjitha Shpalljet dhe do të fitoni urtësi nga të gjitha ato.

Nëse jeni të krishterë të devotshëm, Krishterimi juaj do të rritet tani dhe do të bëhet më i gjerë. Nëse jeni musliman të devotshëm, besimi dhe praktika juaj do të rriten dhe do të bëhen më të gjera. Nëse jeni budist praktikant ose nga besimi judaik ose të ndonjë feje tjetër, të gjitha do të zgjerohen nga Shpallja e Re. Lajmëtari do të flasë për këto gjëra. Shpallja flet për këto gjëra.

Dhe për herë të parë, do të dëgjoni Zërin e Shpalljes. Nuk ka qenë kurrë e mundshme për ta regjistruar më parë për arsye të qarta, por tani do të jeni në gjendje të dëgjoni Zërin e Shpalljes. Është diçka e mrekullushme, por është edhe një sfidë për ju, sepse nëse nuk mund ta dëgjoni, nëse nuk mund ta njihni, atëherë duhet të përballoni pengesat tuaja. Mund të kritikoni, mohoni ose t’i shmangeni, por kjo do të tregojë vetëm dobësinë dhe kufizimet tuaja.

Çfarë më tepër duhet të bëjë Perëndia për ju? Nëse nuk mund të merrni Shpalljen, çfarë mund të bëjë Zoti për ju? Zoti ia ka dhënë përgjigjen të gjithë botës dhe juve individualisht – fesë suaj, traditës suaj, kulturës suaj dhe kombit tuaj. A doni favorizim? A doni privilegj? A doni të jeni të çliruar nga vështirësitë e jetës? A doni që t’ju përgedhelin? A doni mrekullira në çdo cep? A doni të jeni në ndodjë lloj asistence nga Qielli, sikur të ishit të paaftë dhe të pafuqishëm në botë?

Zoti ju jep fuqi nëpermjet Dijes dhe e thërret Dijen përmes Shpalljes së Re.

Nuk është Zoti që do ta shpëtojë botën, por njerëzit që janë dërguar këtu për të shpëtuar botën që do ta bëjnë këtë. Dhe do të luajnë rolin e tyre të vogël por të rëndësishëm, dhe do të jetë më i madh sesa e kuptojnë. Dhe do të jetë ndryshe nga synimet dhe ambiciet e tyre personale. Dhe do t’i shpengojë dhe do t’i ringjallë, duke i rikthyer tek Fuqia e Qiellit, e cila është e trupëzuar në Dijen brenda tyre, thellë poshtë sipërfaqes së mendjes.

E keni oportunitetin për të kuptuar procesin e Shpalljes. Dhe nëse mund ta kuptoni, do të shihni se çfarë mrekullie në të vërtetë është. Dhe nuk do ta ktheni Lajmëtarin në zot, por do t’i jepni respektin dhe nderimin që meriton. Dhe do të jeni të ndershëm në qëndrimin tuaj – duke mos e hedhur poshtë ose e përbuzur Shpalljen, por duke e dëgjuar, duke e përjetuar dhe duke e aplikuar në jetën tuaj në mënyrë të mjaftueshme në mënyrë që mund të kuptoni kuptimin dhe qëllimin e saj të madh për ju.

Njerëzit duan që Zoti të bëj shumë gjëra për ta – t’i shpëtojë nga fatkeqësitë, t’i japë oportunitete, të shërojë të sëmurit, të përmbysë qeveritë e korruptuara dhe shtypëse, t’i bëjë të pasur, t’i bëjë të lumtur, t’i bëjë të kënaqur ose që të jenë në paqe.

Por atë që njerëzit duan dhe atë që Zoti do nuk është e njëjta, jo në fillim. Sepse nevojat e vërteta të zemres suaj rezonojnë me Vullnetin e Krijuesit, por dëshirat e vërteta të zemrës dhe shpirtit tuaj mund të jenë gjëra që ende nuk janë në vetëdijen tuaj. Një ndershmëri më e thellë do t’ju sjellë atje.

Zoti e ka dhënë fuqinë e Dijes dhe me të rrugën dhe angazhimin me jetën që do ta shpengojë individin. Kjo i shërben të gjithë, dhe më të ligët, dhe më të varfërit ndaj të varfërit.

Këtu nuk ka heronj dhe mjeshtra. Ka vetëm ata që janë të fortë me Dije që mund të demonstrojnë hirin dhe fuqinë e saj në botë.

Sa ndryshe është kjo nga ajo që njerëzit janë mësuar të mendojnë dhe të besojnë. Por mendimet dhe besimet janë në sipërfaqen e mendjes. Poshtë sipërfaqes është hyrja e madhe drejt natyrës suaj të vërtetë dhe fuqisë së Dijes.

Ende nuk e kuptoni se sa e rëndësishme dhe qëndrore është kjo për jetën tuaj. Kjo është arsyeja pse Shpallja duhet të japë sqarim rreth asaj që feja në të vërtetë është dhe do të thotë, çfarë spiritualiteti në të vërtetë është dhe do të thotë, dhe se si të gjitha praktikat shpirtërore të vërteta janë në thelb hapa drejt Dijes.

Por është e vështirë për ta gjetur këtë në fetë e botës, aq të mbuluara janë bërë me rituale, tradita, komente dhe keqinterpretime. Për shumë, ato janë bërë besime të ngurta; për të tjerë tjesht një ngushëllim. Fuqia e tyre e vërtetë mund të gjehet brenda tyre vetëm me një mësues të madh dhe një udhërrefyes të urtë.

Njerëzimi nuk ka kohë për këtë tani, sepse ora është vonë. Nuk është vetëm për disa individë për të marrë një udhëtim të madh në jetë. Është për të gjithë familjen njerëzore për t’u përgatitur në mënyrat më praktike dhe thelbësore për ndryshimin e madh që po vjen në botë, dhe që ka tashmë filluar të godasë bregjet dhe të tronditë qytetet, duke i sjellë kombet në konflikt me njëri-tjetrin, duke i errësuar qiejt, duke i ndotur lumenjtë, duke i rrezikuar burimet nga të cilat vareni në mënyrë të përditshme.

Shpallja nuk është këtu për t’ju frikësuar, por për t’ju fuqizuar; për t’ju dhënë fuqi, guxim dhe vendosmëri; për t’ju dhënë dhembshuri dhe tolerancë; për t’ju dhënë fuqinë e Dijes, e cila është burimi i fuqisë dhe integritetit tuaj të vërtetë.

Bota ka ndryshuar, por njerëzit nuk kanë ndryshuar me të. Dallgët e Mëdha po vijnë, por njerëzit nuk dinë. Ndërhyrja po ndodh në botë, por njerëzit nuk janë në dijeni ose ndoshta mendojnë se është diçka e mrekullushme.

Do të kërkojë një Shpallje nga Krijuesi i të gjithë jetës për ta përgatitur njerëzimin, për ta zgjuar njerëzimin dhe për ta përforcuar dhe bashkuar njerëzimin, në mënyrë që mund të ketë një të ardhme më të madhe dhe të mbijetojë sfidën e madhe për lirinë dhe fatin e tij.

Ka aq shumë për të mësuar. Ka aq shumë gjëra për të vënë mënjanë, aq shumë gjëra për të vënë në pyetje, aq shumë gjëra për të rikonsideruar. Një Shpallje nga Zoti i sjell të gjitha këto. Është një sfidë e madhe për atë që e merr dhe për njerëzit që janë aq të bekuar për ta marrë.

Dhe ndërsa Lajmëtari është në botë, e keni këtë oportunitet të madh për ta dërgjuar, për t’i marrë parasysh fjalët e tij dhe praninë e tij në botë në këtë kohë.

Do të jetë një tronditje e madhe për shumë njerëz. Do të kundervihet nga shumë njerëz. Do të merret nga shumë njerëz.

Por do të duhet një tronditje e madhe për ta zgjuar njerëzimin ndaj realitetit të gjendjes së vetë dhe ndaj rrethanave për të cilat duhet të përgatitet. Do të duhet tronditja e Shpalljes. Do të duhet tronditja e së ardhmes. Do të duhet realiteti i momentit të tanishëm dhe realizimi që nuk jetoni jetën që ishit dërguar këtu për të jetuar dhe njohjen që idetë tuaja vetëm nuk mund t’ju përgatisin për gjëra më të mëdha, sepse duhet të keni fuqinë e Dijes, e cila është fuqia e Qiellit që ju është dhënë.

Ky është kuptimi i Shaplljes. Nuk është thjesht një Shpallje idesh. Është një Shpallje përvojeje. Është një Shpallje e natyrës, prejardhjes dhe fatit tuaj të vërtetë.

U hapshin sytë tuaj për këtë. Qoftë zemra juaj e hapur. Qofshin idetë tuaj mjaft fleksible për t’u rikonsideruar. Dhe e kuptofshni që jeni këtu për të shërbyer një qëllim të madh, që ju vetë nuk mund të shpikni ose drejtoni. Qoftë Shpallja e juaja, dhe përmes jush t’i jepet të tjerëve. U njohfsh dhe u nderofsh Lajmëtari në kohën që i ngelet në botë. Dhe qoftë kjo koha e një bekimi, sqarimi dhe inkurajimi të madh për ju që kërkoni të gjeni qëllimin dhe drejtimin e madh të jetës suaj.