Tag Archives: God’s New Message for the World

11. Mesazhi i Ri Zotit për botën

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 28 Shkurt 2011
në Boulder, Kolorado

Është koha për të marrë një Mesazh të Ri nga Zoti. Është koha për të marrë dhuratën, fuqinë dhe bekimin. Është koha për të kuptuar se Zoti ka folur përsëri, pas një heshtje kaq të gjatë.

Sepse njerëzimi po përballon tani Dallgët e Mëdha të ndryshimit – ndryshim mjedisor, ekonomik dhe shoqëror të madh. Po përballon sfidat e tij më të mëdha, pengesat e tij më të vështira dhe thirrjen e tij më të madhe për unitet dhe bashkëpunim.

Merreni atëherë Mesazhin e Ri dhe merreni në zemër. Studjojeni atë. Vëreni në fokus. Mos e dënoni ose debatoni, përndryshe nuk do të mund ta merrni fuqinë dhe hirin, urtësinë dhe forcën që sjell.

Shiheni botën tani në një pikë kthese të madhe, ku një numbër gjithmonë e më i madh njerëzish do të pijë nga një pus që po zvogëlohet me ngadalë. Shikoni matanë horizontit, jo vetëm në të ardhmen e afërt, dhe do të shihni Dallgët e Mëdha që po përforcohen aty. Do të shihni se njerëzimi do të duhet të ndryshojë dhe t’i adaptohet një serie rrethanash të reja, dhe që natyra, aq gjatë e injoruar dhe e neglizhuar, tani do t’i vendosë kushtet e angazhimit.

Është koha për të bërë llogaritë. Nuk është fundi për njerëzimin, por një pikë kthese e madhe. Dhe paraqet një fillim të ri – një fillim të ri që nuk mund të shmanget ose të neglizhohet.

Budallenjtë do të vazhdojnë. Të verbërit do të vazhdojnë të mendojnë se e ardhmja do të jetë si e kaluara. Dhe ata që nuk janë të vetëdijshëm do të pohojnë se e dinë çfarë duhet bërë për botën.

Por pavarësisht nga deklarimet dhe teoritë e mëdha dhe sa më të sakta, ju duhet një Shapllje e Re, përndryshe pengesat do të jenë shumë të mëdha dhe shumë të vështira, rreziqet shumë të pakalueshme, shpirti njerëzor shumë i dobët dhe shumë i përçarë, kombet shumë të ndara, të përqendruara në interesat e tyre dhe në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Është një kohë ku njerëzimi do të ketë për të rimenduar pozicionin e tij në botë dhe për të ndryshuar drejtimin e tij nga rritja dhe zgjerimi në stabilitet dhe siguri për mirëqenien e botës dhe për popujt e botës.

Është një kohë që kërkon vizion, një kohë që do t’i sfidojë ata që e kanë ndërtuar karierën e tyre mbi teoritë dhe sistemet e besimit të tyre; një kohë ku mirëqenia e fëmijëve tuaj dhe të fëmijëve të tyre do të duhet të konsiderohet seriozisht në vend që të merret si diçka e garantuar; një kohë ku burimet e botës do të duhet të ruhen në vend që të harxhohen dhe të mbishpenzohen; një kohë ku nevojat e vendeve të varfëra do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e vendeve të fuqishme; një kohë për t’i dhënë fund konflikteve tuaja të pafund për të ndërtuar një infrastruktur që mund ta mbështesë familjen njerëzore.

Kombet do të duhen të bashkëpunojnë, përndryshe do të jenë gjithmonë e më shumë të rrezikuara. Burimet do të bëhen gjithmonë e më të shtrënjta dhe më të vështira për t’u siguruar. Prodhimi i ushqimit do të humbet. Klimat e botës po ndryshojnë. Teknologjia vetëm nuk do t’i përballojë dot shumicën e këtyre sfidave të mëdha që do të vijnë.

Kjo është arsyeja psa ka një Shpallje të Re, një Mesazh të Ri nga Zoti, sepse njerëzimi nuk mund dhe nuk është përgjigjur në mënyrë të mjaftueshme – përveç ndoshta disa individë të jashtëzakonshëm – spektrit të ndryshimit që është mbi ju dhe para jush.

Nuk bëhet vetëm fjala për adaptim. Bëhet fjalë për ndryshim thelbësor – një ndryshim zemre, një ndryshim mënyre, një ndryshim qëndrimi. Sepse çfarë ka punuar më parë ndoshta nuk do të punojë më tani. Çfarë ishte e marrë si e sigurtë mund të dalë si e padobishme dhe e papërshtatshme. Gjithçka do të duhet të rikonsiderohet.

Shpallja do ta zbulojë këtë dhe pse është e vërtetë. Do t’i flasë asaj që ata që mund të shohin e kanë tashmë përjetuar dhe që po e përjetojnë tani. Do të rezonojë me të vërtetat e mëdha të të gjitha feve tuaja, por do të zbulojë edhe gjëra që nuk janë zbuluar ndojëherë më parë. Është një Mesazh për individin që mundohet për të parë dhe për të ditur të vërtetën. Dhe është një Mesazh për të gjithë botën, e cila po përballon Dallgët e Mëdha të ndryshimit.

Nuk bëhet fjala nëse jeni pozitiv apo negativ. Bëhet fjala nëse mund të shihni apo jo, nëse i keni sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Nuk bëhet fjala për orientim politik, ideologji ose shkollë mendimi. Bëhet fjala nëse mund të shihni dhe të përgjigjeni – jo vetëm ngjarjeve të ditës, por ngjarjeve që do të vijnë, ngjarjeve që po vijnë drejt jush, kushteve të botës që po ndryshojnë poshtë këmbëve tuaja dhe që e kanë ndryshuar botë aq shumë saqë po jetoni dhe përballoni një tjetër lloj bote.

Nuk është bota e prindërve ose paraardhësve tuaj. Nuk është bota mbi të cilën qytetërimi juaj është ndërtuar ose bërë i sigurt. Nuk është bota mbi të cilën teoria ose filozofia njerëzore ka evoluar gjatë shekujve. Është një botë e ndryshme, më e vështirë dhe më e pasigurtë – një botë përkeqësimi, një botë ndryshimi, një botë që edhe shkenca nuk do të jetë në gjendje të kuptojë plotësisht, një botë që është e juaja tani.

Do t’ju duhet një zgjuarsi e madhe për ta lundruar këtë botë. Do t’ju duhet fuqia e Dijes brenda individit për të ditur dhe për të parë se çfarë duhet bërë. Do t’ju duhet një bashkëpunim i madh midis popujve dhe kombeve, përndryshe rezultati do të jetë katastrofik.

Mesazhi i Ri e sjell çelsin dhe elementët që mungojnë. Nuk do të trajtojë gjithçka. Nuk do të zgjidhë çdo problem. Nuk do t’i përgjigjet çdo pyetjeje. Sigurisht që jo. Por do t’ju japë prioritetet e jetës suaj dhe prioritetet e së ardhmes. Do t’ju japë mundësinë që të përgatiteni për gjëra që nuk mund të shihni ose që ende nuk i dini. Do t’ju japë fuqinë që t’i rikonsideroni idetë dhe besimet tuaja. Do t’jau restaurojë fuqinë e vizionit, dhe me të sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar.

Jo të gjithë do ta marrin. Jo të gjithë do t’i përgjigjen. Jo të gjithë do të mësojnë dhe t’i japin dëshmi Mesazhit të Ri. Me siguri që jo. Por shumë njerëzve do t’i duhet, në pozita udhëheqëse, në popullatën, në vende të ndryshme, në kultura të ndryshme, në fe të ndryshme – sepse është një Mesazh për botën.

Nuk është një Mesazh për një vend. Nuk është një Mesazh për një kohë ose një ngjarje. Nuk është një reagim kundër fesë. Nuk është një hedhje poshtë të fesë. Nuk është një hedhje poshtë të qeverisë. Nuk është një hedhje poshtë të asaj që ekziston, por një paralajmërin, një bekim dhe një përgatitje për të jetuar dhe për të përparuar në një botë të ndryshme.

Nuk mund të mbështeteni tani mbi atë që ka ndodhur më parë. Edhe natyra është përçarë aq shumë saqë nuk do të jeni në gjendje të mbështeteni mbi disa gjëra. Kombet do të kenë mundime ekonomikisht. Do të ketë rritje, por vetëm përkohësisht. Dhe nevojat e familjes njerëzore do ta tejkalojnë aq shumë kapacitetin, me sa do të duket, saqë do ta tejkalojë çfarëdolloj përparimi që mund të bëni.

Kjo do të krijojë një ndryshim në prioritetet. Siguria tani nuk do të jetë vetëm që të mbroni një komb nga tjetri. Do të jetë sigurimi i stabilitetit të popullatave të mëdha njerëzish. Të gjithë do të duhet të marrin pjesë në këtë në një farë mase. Nuk është vetëm një pyetje për qeveritë ose qeverisjeje. Është e gjithë bota.

Shumë njerëz do humben në këtë tranzicion të madh. Por humbjet mund të minimizohen, dhe tragjeditë mund të zbuten. Do të duhet që të gjithë të marrin pjesë që njerëzimi t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe të jetë në pozicion për të ndërtuar një botë të re dhe më bashkëpunuese – një botë të bazuar jo mbi rritje dhe zgjerim të pafund, por mbi qëndrueshmëri dhe siguri për popujt e botës. Do të jetë një e ardhme shumë e ndryshme nga e kaluara dhe shume e ndryshme nga bota që shihni në këtë moment.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Por po ju jepen sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar që mund ta shihni evidencën e kësaj, sot, nesër dhe në ditët që do të vijnë. Nuk ju kërkohet që të besoni, por që të bëni kujdes, që të pastroni mendjen tuaj, që të hapni perceptimin tuaj. Më pak të sofistikuarit midis jush mund ta thonë se erërat po ndryshojnë, ndërkohë që ekspertët vazhdojnë të debatojnë realitetet nga e kaluara. Nuk bëhet fjala për shkëlqim intelektual. Bëhet fjala pët kujdes dhe qartësi, vizion dhe aftësi dalluese.

Shumë njerëz do të dështojnë. Shumë njerëz do ta mohojnë. Shumë njerëz do t’i shmangen realitetit, sepse kjo është një nga dobësitë e mëdha të njerëzimit. Prandaj, ata që janë të fortë, ata që janë të qartë, ata që mund të shohin, ata që janë të angazhuar për të shërbyer një botë në ndryshim do të jenë gjithnjë e më të rëndësishëm në të ardhmen, në çfarëdolloj pozicioni që të jenë në shoqëri.

Kjo është arsyeja pse Shpallja duhet të jepet. Nuk është një shpikje njerëzore. Nuk është produkti i mendimit ose imagjinatës së një njeriut. Mezi ashtu. Nuk është një revolucion kundër mendimit fetar ashtu siç ekziston sot. Është diçka krejtësisht e re. Nuk vjen për të dënuar, por për të korrigjuar dhe për t’ju dhënë fuqinë për të krijuar. Është një Mesazh për botën.

Qiejt e errëta po rriten. Vështirësitë e njerëzimit po përshkallëzohen. Qeveritë do të bëhen të pafuqishme përballë kësaj, përveç nëse janë të udhëzuara nga një vizion dhe një angazhim i madh.

Njerëzimi është akoma duke dalë nga një gjendje primitive, një gjendje fisnore, në një komunitet botëror. Është një tranzicion shumë i vështirë dhe i rrezikshëm, por duhet që të ndodhë, ashtu siç duhët të ndodhë në të gjitha botët në univers ku jeta inteligjente ka evoluar.

Po përballoni tani këto tranzicione të mëdha dhe të vështira, nga shoqërira fisnore luftëtare në një komunitet botëror – një komunitet i bazur mbi domosdoshmërinë dhe jo vetëm ideologjinë, një komunitet i bazuar mbi sigurimin dhe ruajtjen e botës nga shembja e brendshme dhe mbrojtjen nga ndërhyrja e huaj nga universi rreth jush.

Është një botë ndryshe nga bota që mendoni sot, por është një botë që përshtatet me natyrën, sepse natyra nuk ka ndryshuar. Bota ka ndryshuar, por njerëzimi nuk ka ndryshuar me të. Dhe tani po hyni në territor të ri. I huaj dhe i vështirë është. Do të kërkojë kujdes të madh ndërsa ecni në të ardhmen.

Çfarë do ta udhezojë perceptimin njerëzor? Çfarë do t’i frymëzojë vendimet e njerëzve? Kjo është arsyeja pse ka një Shpallje të Re, e sjellë në botë nga një burrë më një group të vogël asistentësh. Ai është Lajmëtari për këtë kohë, por ai nuk do t’i përputhet pritjeve të një mbinjeriu. Nuk do të ketë fuqi magjike. Nuk do të jetë karizmatik. Nuk do të jetë zbavitës. Por ai është Lajmëtari, dhe është jeta e tij që është mjeti i transmetimit të Mesazhit të Ri nga Zoti.

Merrni atëherë. Dëgjoni. Hapini mendjet tuaja. Nuk mund ta lundroni të ardhmen pa këtë Shpallje të madhe. Nuk do të jeni të përgatitur. Nuk do të përgatiteni në kohë. Nuk të arrini t’i bindni të tjerët që të përgjigjen.

Zoti e do botën dhe i ka dhënë njerëzimit Mësime të mëdha në pika kthese të rëndësishme për të themeluar një qytetërim njerëzor dhe për t’i liruar njerëzit nga identiteti fisnor, për t’i dhënë mundësinë qytetërimit që të evoluajë dhe të rritet pavarësisht nga tragjeditë dhe gabimet e tij të shumta.

Tani po lëvizni nga një qytetërim në një komunitet botëror, sepse vetëm kjo do të sjellë siguri të vërtetë dhe ta mbrojë familjen njerëzore në të ardhmen. Por është një tranzicion për të cilin shumë pak njerëz mund të mendojnë në mënyrë konstruktive në këtë moment. Por është fati juaj.