Paralajmërimi i Madh

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 26 prill 2015
në Boulder, Kolorado

Zoti ka dërguar një Mesazh të Ri në botë në një pikë kthese të madhe për familjen njerëzore – një pikë kthese për të cilën jeni të papërgatitur dhe të pavatëdijshëm, një pikë kthese aq e madhe sa do ta ndryshojë drejtimin e jetës së çdo njeriu këtu sot dhe të ardhmen e të gjithëve që do të vijnë në këtë botë.

Është një prag i madh, më i madhi që njerëzimi ka pasur ndonjëherë për të përballuar, pjesërisht për shkak të plaçkitjes së tij të botës, dhe pjesërisht për shkak të evolucionit të tij, që e ka sjellë në pragun e hapësirës, një Komunitet të Madh jete në univers për të cilin nuk dini asgjë fare.

Shpalljet e mëdha të së kaluarës dhe Lajmëtarët që i sollën ato këtu nuk ju kanë përgatitur për këtë gjë, sepse nuk ishte e nevojshme në atë kohë.

Mirëpo, e keni arritur pragun ku e keni ndryshuar botën aq shumë sa do të krijojë një mjedis në të cilin do të jetë gjithmonë e më e vështirë për ju për të mbijetuar. Dhe po përballoni ndërhyrje nga universi rreth jush, nga raca që kërkojnë të përfitojnë nga dobësitë dhe përçarjet tuaja dhe nga rrethanat tuaja të ndryshueshme për qëllimet dhe dobinë e tyre.

Gjatë kësaj kohe, njerëzimi është i zënë me problemet e tij të brendshme dhe me grindjet midis kombeve, kulturave dhe feve. I konsumuar është, i zënë me vetveten është, i verbër dhe budalla, ndërkohë që ndodhet në pragun e Komunitetit të Madh, i papërgatitur për t’u marrë me rezultatet dhe pasojat e plaçkitjes së tij të botës në një nivel aq të madh saqë po e ndryshon atmosferën, ujërat dhe tokat – pikërisht ato gjërat nga të cilat vareni në çdo moment dhe çdo ditë për të jetuar në këtë botë, këtë botë madhështore, një perlë e vërtetë në univers.

Shkatërrimi i planetit ka sjellë këtu të tjerë për ta shpëtuar për veten e tyre, për t’u bërë udhëheqësit e rinj të botës, nëse mundësia mund t’iu jepet.

Shumë njerëz ndjejnë një frikë të madhe për të ardhmen dhe merak për atë që do të vijë, dhe kjo gjë është e bazuar. Pavarësisht nga shpjegimet që i japin kësaj gjëje, ose atë që mendojnë se çfarë do të thotë, është e gjitha e njëjta përgjigje për ndryshimin e madh në rrethanat tuaja dhe një sfidë e madhe për lirinë dhe mirëqenien tuaj.

Vetëm Zoti i universit mund t’ju paralajmërojë për këto gjëra me një qartësi të përsosur. Dhe kjo gjë po bëhet nëpërmjet Asamblesë Engjëllore, e cila flet si një Zë për ta sjellë Shpalljen e Re të Zotit në botë

Sepse Zoti nuk i ka folur botës që prej 1400 vjet. Mesazhe kanë ardhur për gjëra specifike, nëpërmjet disa agjentë, por asgjë për të gjithë botën, asgjë për ta ndryshuar sjellen dhe drejtimin e papërgjegjshëm të njerëzimit.

Shpallje të kësaj natyre vijnë ndoshta vetëm një herë në mijëvjeçar. Jeni aq të privilegjuar e të sfiduar që po jetoni në një kohë të tillë Shaplljeje. Është oportuniteti më i madh nëse mund ta kuptoni, nëse mund ta merrni atë që Zoti po i jep njerëzimit, dhe jo vetëm ta përdorni për qellimet tuaja vetjake, por që ta vëni në përdorim për mirëqenien dhe të ardhmen e familjes njerëzore në këtë botë, e cila tani është e rrezikuar na brenda si dhe nga jashtë.

Sepse e keni ndryshuar përbërjen kimike të atmosferës aq shumë sa planeti do të ngrohet dhe ujërat do të rriten. Oqeanet do të rriten dhe do vazhdojnë që të rriten, duke konsumuar gjithçka në rrugën e tyre. Thatësira dhe stuhira të mëdha do t’i turren botës ashtu siç po fillojnë tani.

Do të jetë nje kohë vështirësie dhe urgjence të mëdha. Mos u befasoni se po ndodh kjo gjë, sepse i keni ndryshuar kushtet e jetës aq shumë sa kjo gjë mund të parashikohej dhe është parashikuar nga disa individë.

Por pikëpamja është më e madhe se kaq tani, sepse prekshmëria juaj në rritje ka sjellë një ndërhyrje nga universi, nga raca zhfrytëzuese që mund të prezantohen si paqësore dhe në shërbim të njerëzimit. Por kjo është vetëm një mashtrim.

Ky planet ka një vlerë të madhe në univers. Por askush nuk do ta sulmojë, sepse nuk është e lejuar në këtë pjesë të hapësirës. Askush nuk do t’ia shkatërrojë pasurinë e madhe. Dhe askush nuk do ta shkatërrojë njerëzimin si forcën e tij rezidente punëtore.

Me çdo ditë që kalon po e humbni vetë-mjaftueshmërinë tuaj, duke u bërë gjithmonë e më të prekshëm ndaj bindjes nga matanë, nxitjeve nga matanë dhe dhuratave nga matanë. Ndërkohë që kushtet e njerëzimit vazhdojnë të bien, kush midis jush ose udhëheqësit tuaj do ta ketë urtësinë dhe vetëpërmbajtjen për mos t’i pranuar këto gjëra?

Bota po ndryshon aq shpejt, dhe një pjesë të kësaj gjëje nuk mund ta ndryshoni. Vetëm mund ta zbusni, gjë e cila shumë rrallë po bëhet në botë sot.

Sepse njerëzit nuk e kuptojnë se po jetojnë në një gjendje urgjenceje botërore, fazat e hershme të kësaj gjëje ku shumë mund të bëhet, ku shumë mund të zgjidhet, ku shumë përpagatitje mund të ndërmerret.

Por kush midis atyreve që njihni, kush në kulturën, kombin ose familjen tuaj po përgatitet për Dallgët e Mëdha të ndryshimit? A po përgatiteni për Dallgët e Mëdha të ndrshimit? Apo po jetoni si budallenj në moment, të verbër dhe injorant se ku po shkoni dhe se çfarë po vjen në horizont dhe ndaj shenjave të mëdha që bota po ju jep tani për t’ju paralajmëruar dhe për t’ju përgatitur?

Zoti ka dhënë tani përgatitjen për ndryshimin e madh që po vjen – e dhënë në një kohë shumë të rëndësishme e të përshtatshme, e dhënë në një kohë ku njerëzimi ka akoma kohë për t’u përgatitur dhe për të kompensuar një pjesë të madhe të dëmit që mund të bëhet në të ardhmen, nëse do t’i neglizhoni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja tani.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Jeni të shqetësuar me nevojat dhe problemet tuaja, inatet dhe debatet tuaja. Por nuk po shihni fare. Kush midis njerëzve që njihni po sheh me të vërtetë? Njerëzit fshihen pas feve të tyre, shkrimeve të tyre, njerëzit fshihen pas politikave të tyre, njerëzit fshihen pas problemeve të tyre. Kush e ka kurajon dhe përulësinë për të parë dhe për të pyetur më gjithë ndershmëri se çfarë po vjen tani?

Njerëzit nuk duan të dinë. Nuk duan të shohin. Nuk duan ta përballojnë sfidën, edhe pse ta përballojnë do t’i bëjë më të fortë se sa janë sot e do t’i japë një shans për të bërë diçka inteligjente për vete dhe për të afërmit e tyre.

Mos kërkoni rehat. Mos kërkoni pushim. Mos kërkoni të gjeni paqe dhe qetësi në një botë ku jeni dërguar për të shërbyer – një botë që po përballon tani sfidat dhe oportunitetet e saj më të mëdha për unitet dhe bashkëpunim, nëse një numër i mjaftueshëm njerëzish mund ta dallojnë nevojën e madhe të kësaj kohe e të kohëve që do të vijnë.

Nuk ka rëndësi nëse i faleni Zotit. Nuk ka rëndësi nëse gjunjëzoheni në kishë, në tempull ose në xhami nëse nuk jeni të gatshëm të bëni atë që Zoti ju ka dërguar këtu për të bërë, që është të luani pjesën tuaj të vogël por të rëndësishme në përgatitjen tuaj dhe të kombit tuaj në dy sfidat e mëdha që njerëzimi po përballon tani dhe që do të përballojë gjithmonë e më shumë me vazhdimin e kohës.

Nuk ka ndonjë problem më të madh se kjo. Sepse nëse dështoni në secilën prej këto të dy sfidave, nëse dështoni në përgatitjen për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, nëse dështoni për ta kundërshtuar Ndërhyrjen që po ndodh në botë sot, gjë të cilën e keni fuqinë për ta bërë, atëherë liria njerëzore do të jetë e humbur, dhe do t’i sillni vetvetes një seri rrethanash më të vështira dhe më sfiduese se sa ndoshta mund ta përfytyroni tani.

Është një sfidë aq e madhe dhe aq e rëndësishme sa Zoti ka folur përsëri, për ta trajtuar, për t’ju përgatitur, për të sjellë qëllim, gjakftohtësi dhe bashkëpunim midis feve të botës, të cilat duhet të gjitha të ndihmojnë për ta përgatitur njerëzimin për ndryshimin e madh që po vjen. Nuk duhet të ketë ndonjë konflikt midis tyre, sepse Zoti i ka iniciuar të gjitha. Edhe pse janë ndryshur të gjitha nga njerëzit me kalimin e kohës, kanë akoma një qëllim të madh për Burimin e tyre dhe shërbim për t’i dhënë botës në bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Duhet të filloni të mendoni për gjëra për të cilat nuk keni menduar ndonjëherë më parë, të konsideroni rezultatin dhe pasojat e ngjarjeve të mëdha në botë e jo vetëm për interesat, nevojat dhe zbavitjet tuaja personale.

Duhet të bëheni të përgjegjshëm – të aftë për t’u përgjigjur, të gatshëm për të parë, duke dalluar kufizimet tuaja duke bërë këtë gjë, duke dalluar dobësitë dhe forcat tuaja. Një vlerësim i thellë të jetës suaj duhet të ndërmerret, përndryshe Dallgët e Mëdha do t’ju konsumojnë ju dhe gjithçka që keni. Dhe kur të ndodhë, do ta shihni se nuk i patë duke ardhur, sepse nuk patë ose bëtë kujdes ndonjëherë.

Detet do të rriten. Brenda një shekulli e gjysëm, do të rriten prej afërsisht 30 metra. Ku do të jetoni? Çfarë do t’i ndodhë porteve, qyteteve dhe tokës suaj bujqësore kryesore? Çfarë do t’i ndodhë deltave të botës dhe milionëve njerëz që jetojnë atje? Kush do t’i pranojë kur do t’i duhet të shpëtojnë nga kombi i tyre, ku nuk do të mund të mbijetojnë më?

Kjo është gjëja që duhet të merrni në konsideratë. Shikoni një hartë të botës dhe shihni se çfarë do të humbet. Shumica e qyteteve të mëdha të botës do të përmbyten dhe nuk do të mbrohen dot. Çfarë do t’i ndodhë njerëzve që duhet të ikin, edhe në kombet e pasura, në qytetet e në bregjet e tyre? Ku do të shkojnë? Çfarë do të bëjnë, ata me ju dhe me paraardhësit tuaj të fundit që e keni ndryshuar klimën e botës? Ndërkohë që shtresat e akullit shkrihen, ndërkohë që akullnajat shkrihen, ndërkohë që uji bëhet gjithhmonë e më i çmuar dhe thatësirat rritet në të gjithë botën, këto janë gjërat që duhet të zbuten tani ndërsa keni akoma një shans për ta bërë këtë gjë. Mos mendoni se ka ndonjë problem më të rëndësishëm se kjo gjë. Mos e përjashtoni këtë gjë.

Duhet ta ndërtoni arkën tuaj – për veten tuaj, për familjen tuaj dhe për komunitetin tuaj – jo vetëm për nevojat tuaja, po për nevojat e të gjithëve rreth jush. Po të prisni shumë gjatë, do të jetë shumë vonë për t’u përgatitur, dhe të gjithë do të jenë në panik. Të gjithë ata që nuk panë ose që nuk mund të shihnin ose që ishin shumë të dobët ose shumë të vjetër – do të jetë një panik e madhe, një panik në rritje, një panik midis kombeve, një panik brenda kombeve.

Duhet që t’jau tregojmë këto gjëra që ta kuptoni rëndësinë e Shpalljes së Re të Zotit për botën dhe rëndësinë e qenies suaj në botë në këtë kohë, që nuk është vetëm për t’u humbur në hobitë, fantzitë dhe qëllimet tuaja personale. Keni përgjegjësi ndaj atyreve që ju dërguan dhe ndaj atyreve që patën mundime të mëdha për t’ju sjellë këtu në këtë kohë, në këto rrethana, për të shërbyer një botë që po përballon sfidat e saj më të mëdha dhe krizat e saj më të mëdha.

Dilni nga hija. Largohuni nga varësitë dhe fiksimet tuaja. Largohuni nga romancat tuaja të pashpresë dhe qëllimet tuaja të pamend, të cilat nuk do të kenë ndonjë perspektivë në një të ardhme si kjo. Kjo është sfida e jetës suaj. Debatoni më të duke e ditur rrezikun tuaj.

Sepse teknologjia nuk do t’ju shpëtojë. Një racë e huaj nuk do t’ju shpëtojë. Janë pjesë e problemit tuaj. Është vetëm vullneti, vendosmëria dhe bashkëpunimi njerëzor që do ta përforcojnë familjen njerëzore në sfidat e mëdha që do të vijnë. Është përgjegjësia juaj morale. Është qëllimi juaj i madh për të qenë këtu. Ky është synimi i vërtetë i jetës suaj.

Shërbimi juaj nuk do të jetë madhështor. Nuk do të kapë një vëmendje shumë të madhe. Do të jetë të ndihmoni një person, një grup njerëzish ose një qytet, çfarëdolloj gjëje që duhet të jepni. Shërbimi duhet të ndodhë në çdo nivel, në çfarëdolloj mënyre, nga një numër gjithmonë e më i madh njerëzish.

Mos prisni derisa qiejt të erren, niveli i ujit të rritet, tokat të thahen dhe njerëzit të dëshpërohen. Sepse atëherë do të jetë shumë vonë për të bërë diçka, për vete ose për të tjerët.

Zoti po ju jep tani sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. I keni tashmë brenda jush, në zgjuarsinë e thellë të quartur Dije. Ndodhet matanë intelektit. Është më e fuqishme se intelekti juaj. Është më e madhe se idetë, supozimet, besimet ose preferencat tuaja.

Duhet ta përballoni këtë realitet të madh. Nëse nuk e bëni, jeta juaj do të jetë e humbur, dhe qëllimi juaj nuk do të njihet dhe të përmbushet.

Nëse e përballoni, do të frikësoheni fillimisht, por do të fitoni fuqi ndërkohë që vazhdoni ta dalloni nevojën e madhe që po del. Do t’ju ndihmojë ta rikonsideroni jetën tuaj dhe të hiqni dorë nga gjëra të vogla, të rrezikshme dhe të dëmshme. Do të jetë një nxitje dhe një inspiracion i përsosur për ta sjellë jetën tuaj në regull dhe për të mësuar që të ndiqni Dijen, sepse ky është kuptimi i të gjithë spiritualitetit të vërtetë dhe të të gjithë feve të vërteta.

Zoti ju ka dhënë një zgjuarsi udhësuese të përsosur. Nuk ka frikë nga bota. Nuk është e korruptuar nga bota. Cila pjesë e juaj mund ta pohojë një gjë të tillë me gjithë ndershmëri? Pjesa juaj e dobët duhet të ndjekë pjesën tuaj të fortë. Pjesa juaj e dobët duhet të ndjekë të tjerë që janë të fortë në mënyrën që Ne e përshkruajmë.

Njerëzimi e ka futur veten në një cep. Nuk ka ndonjë rrugë dalje të lehtë. Nuk ka ndonjë zgjidhje të lehtë. Nuk ka ndonjë teknologji që do ta ndryshojë të gjithë këtë gjë. Njerëzimi nuk di se si të përgatitet. Ka vetëm disa pjesë të vogla të përgatitjes dhe shumica nuk janë provuar ndonjëherë më parë.

Nëse ia jepni vëmendjen tuaj kësaj gjëje, do t’ju ndihmojë ta kuptoni. Nëse do ta kuptoni se jeni dërguar këtu për këtë gjë, do ta sjellë jetën tuaj në një ekuilibër më të madh dhe një fuqi më e madhe mund të fillojë të dalë brenda jush.

Për herë të parë në historinë e njerëzimit, Zoti i të gjitha universeve i ka dhënë Hapat drejt Dijes familjes njerëzore, një mësim i vjetër që i është dhënë racave të tjera në univers herë të panumërta. Kjo është që duhet të studiohet, se do t’ju angazhojë me forcën e madhe brenda jush, e cila është e lidhur me Zotin. Nëse jeni fetar apo jo, pavarësisht nga tradita juaj fetare, ose nëse nuk keni traditë fetare, është e njëjta gjë. Dhurata është e njëjta. Nevoja është e njëjta. E vërteta është e njëjta.

Debatoni me këtë gjë teologjikisht. Debatoni me të psikologjikisht. Debatoni me të politikisht, ekonomikisht. Nuk ka rëndësi. Të gjitha janë dështim për t’u përgjigjur. Mos e mbroni dobësinë tuaj në këtë mënyrë, por shiheni se Zoti po ju thërret nëpërmjet Shpalljes për të parë kushtet e botës dhe të jetës suaj, të ardhmes dhe të fatit tuaj këtu.

Bëheni këtë gjë për vete. Bëheni për fëmijët tuaj. Bëheni për gjithçka që doni ose vlerësni në botë. Por matanë këtyre gjërave, bëheni për ata që ju dërguan këtu dhe që po shohin nëse mund të përgjigjeni.

Lajmëtari është në botë. Është një burrë i moshuar tani. Nuk do të jetë këtu përgjithmonë. E mban pjesë të dhuratës brenda vetes së tij, sepse është dërguar nga Asambleja Engjëllore, si të gjithë Lajmëtarët e mëparshëm.

Kjo është koha. Ky është momenti. Kjo është kriza. Vetëm kur ta shihni se nuk e keni përgjigjen për këto gjëra do të ktheheni te ajo gjëja që e ka përgjigen dhe që mund t’ju sjellë hap pas hapi që ta rivendosni jetën tuaj dhe mendjen tuaj në mënyrë të saktë, ashtu që të keni urtësi dhe qartësi, në vend të frikës dhe të qortimeve.

Kjo është dashuria që Zoti po ju jep. Është e vështirë. Është sfiduese. Është e parehatshme. Nuk është vetëm për t’ju ngushëlluar dhe për t’ju siguruar. Është për t’ju thirrur në një shërbim dhe njohje të madhe, në një bashkëpunim të madh midis jush dhe të tjerëve – midis grupeve, midis feve, midis kombeve, për ruajtjen dhe përparimin e njerëzimit.

Shumë njerëz do ta refuzojnë. Do të rrinë me besimet, idetë dhe investimet e tyre të mëparshme. Do ta hedhin poshtë verbërisht si gjë të pamundur, ose do të mendojnë se janë kohët e fundit për njerëzimin, dhe gjithçka që duhet të bëjnë është të falen, kur në fakt duhet të përgatiten.

Sepse ky është tranzicioni i madh. Por tranzicionet e mëdha, nga vetë natyra e tyre, janë të vështira dhe të rrezikshme. Njerëzit mund të dështojnë gjatë pika kthese të tilla. Dhe dështimi këtu do të jetë më i kushtueshëm se gjithçka që keni përjetuar ndonjëherë në këtë botë. Nuk mund ta përballoni dot një gjë të tillë.

Qieli po vrejton për të parë se kush mund të përgjigjet, kush do të përgatitet, kush do ta sjellë jetën e tyre në rregull, të marrë Hapat drejt Dijes dhe të ndërtojë Katër Shtyllat e jetës së tyre – Shtyllën e Marrëdhënieve, Shtyllën e Punës, Shtyllën e Shëndetit, Shtyllën e Zhvillimit Shpirtëror – Katër Shtyllat mbi të cilat çdo jetë duhet të qëndrojë për të qenë stabile në kohëra të turbullta e të pasigurta.

Kjo është thirrja. Kjo është dashuri e vërtetë. Nëse nuk do të kishte dashuri të vërtetë, Krijuesi i të gjithë jetës do të shikonte mënjanë dhe do ta linte njerëzimin të binte në kaos dhe shpërbërje, vetëm për t’u pushtuar nga fuqira të huaja, që janë më të ashpra se gjithçka që mund të përfytyroni.

Mos u dorëzoni. Mos hiqni dorë. Mos iu dorëzoni frikave tuaja ose sfidave rreth jush. Mos jini viktim. Jini kontributor. Këtu do të fitoni fuqi, qëllim dhe përtëritje të madhe. Sepse vetëm një situatë më e madhe do ta restaurojë, ripërtërisë e përgatisë njerëzimin për t’i përballuar sfidat e mëdha që do të vijnë.

Shpallja e Re e Zotit për botën është Shpallja më e madhe e dhënë ndonjëherë, e dhënë tani për një komunitet botëror, një komunitet të shkolluar, një botë me tregti botërore, një botë me ndërgjegje botërore në rritje, një botë me komunikime botërore.

Ky është oportuniteti më i madh para se gjërat të fillojnë të thyen. Është koha e duhur. Është koha e jetës suaj. Përgjigjujini kësaj gjëje dhe do të filloni kthimin tuaj të madh për te Burimi juaj, qëllimi juaj dhe fati juaj i madh që ju ka sjellë këtu, pikërisht në këto rrethanat për të cilat Ne po flasim.

Lajmëtari është në botë. Mësoni nga ai. Ndihmojeni nëse mundeni. Merrni nga ai. Ai është i vetmi që mund ta sjellë Shpalljen e Zotit në botë. Kur do të ketë mbaruar, Vula e Profetëve do të mbyllet pas tij, dhe asgjë më shumë nuk do të jepet për një kohë shumë të gjatë.

Është për këtë arsyeje që mesazhi është aq i madh dhe aq i detajuar, aq i përsëritur, aq i gjerë, aq gjithëpërfshirës, aq i rëndësishëm në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo aspekt të jetës suaj, i dhënë gjatë një periudhe shumë të gjatë, i dhënë me komentarin e vetë, ashtu që e vërteta e tij mos të varet nga komentatoret e mëvonshëm, të cilët nuk e njihnin Lajmëtarin dhe që ndoshta nuk e kuptonin Shpalljen. Nuk mund të ketë ndonjë ngatërrim tani. Gabimet e kohës së kaluar nuk mund të përsëriten se si Shpalljet e mëdha përdoren.

Gjithçka është e rëndësishme tani. Çdo ditë është e rëndësishme. Çdo vendim është i rëndësishëm. Vendimet tuaja, vendimet e të tjerëve, sjellja juaj, sjellja e të tjerëve. Jeta juaj është e rëndësishme tani, por vetëm në këtë kontekst më të madh.

Dështimi duhet të mënjanohet dhe të kundërshtohet me çdo kusht, sepse të përballoni Dallgët e Mëdha të ndryshimit do të kushtojë gjithçka. Në vend që të ndërtoni ushtrira më të mëdha dhe të pasuroni disa individa, të gjitha burimet e shoqërive dhe kombeve tuaj duhet të përdoren për këtë synim.

Përballojeni Fuqinë dhe Praninë, dhe Hiri do të jetë me ju. Mund t’i kapërceni dobësitë dhe frikat tuaj sepse ka një fuqi më të madhe brenda jush. Në Shpalljen e Re të Zotit për botën, kjo fuqi bëhet krejtësisht e qartë dhe e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *