6. Misioni i Lajmëtarit

Siç i ështe shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshal Vian Summers
më 12 prill 2012
në Boulder, Kolorado

Zoti ka dërguar nje Shpallje të Re në botë, ndryshe nga gjithçka që është dëguar në më shume se një mijë vjet.

Një Lajmëtar është dërguar në botë – një Lajmëtar që jeton një jetë njëfarë mase të zakonshme, një Lajmëtar që është një burrë i përulur dhe që ka kaluar një përgatje shumë të gjatë për këtë rol.

Ndërsa të tjerë mund të pohojnë një titull të tillë si Lajmëtar të Zotit, në të vërtetë ka vetëm një që është dërguar në botë. Qielli e di këtë, megjithëse njerëzit do të bëjnë pretendime dhe pohime të tjera.

Njerëzit kanë frikë nga Lajmëtari. Kanë frikë nga ajo që mund të thotë për ta, si mund t’i ndryshojë idetë e tyre dhe si mund t’i thërrasë në një lloj shërbimi ose shoqate të madhe.

Shumë njerëz do ta hedhin poshtë Shpalljen e Re të Zotit vetëm për arsyen se kanë frikë se ka një Shpallje të Re në botë që mund të ndryshojë rrjedhjen e historisë dhe fatit të njerëzimit dhe do të sfidojë një pjesë të madhe të nocioneve dhe besimeve të përhapura që janë insitucionalizuar dhe themeluar në thellësi.

Por Krijuesi i të gjithë jetës nuk është i lidhur nga këto gjëra dhe jep vetëm Mesazhin dhe Shpalljen e domosdoshme për mirëqenien e njerëzimit dhe për të ardhmen dhe fatin e njerëzimit, si në këtë botë dhe në Komunitetin e Madh të jetës në univers.

Shpallja e Re nga Zoti është më e gjerë, më gjithëpërfshirëse dhe më e detajuar se gjithçka që është sjellë në botë më parë. Po jepet në një kohë ku familja njerëzore është bërë e shkolluar dhe po merr pjesë në një qytetërim dhe ekonomi botërore me komunikim ndërkombëtar. Janë rrethana shumë të ndryshmë nga Shpalljet e mëparshme, të cilat ishin shumë rajonale në natyrë dhe të cilat u përhapën në një kohë shumë të gjatë dhe me shumë grindje, konflikt dhe dhunë.

Njerëzimi ndodhet në pragun e një universi plotë me jetë inteligjente – një univers jo-njerëzor me të cilin duhet të mësojë tani të hahet.

Dhe njerëzimi jeton në një botë me burime në rënie dhe paqëndrueshmëri mjedisore – ndryshe nga gjithçka që është parë gjatë mijëra vjet. Edhe historia juaj nuk mund të merret parasysh për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo, përveç historia e tokës vetë.

Shpallja sjell komentarin e vet. Nuk është thjestë një mësim misterioz që lihet për interpretimin njerëzor, siç ka qenë rasti më parë.

Shpallja është e plotë dhe e kuptueshme, prek pothuajse çdo aspektet të jetës se individit dhe jetës së njerëzimit, tani si dhe në të ardhmen.

Por si të gjitha Shpalljet në histori, flet për gjëra më të mëdha se shqetësimet e sotme të njerëzimit. Flet për gjërat që do ta bëjnë të gjithë ndryshimin nëse njerëzimi do të zgjedhë të bashkohet në një botë në rënie ose të luftojë për të përcaktuar se kush do të ketë akses tek burimet që ngelen.

Do ta bëjë të gjithë ndryshimin nëse njerëzimi do të përgatitet për angazhimin e tij me Komunitetin e Madh, gjë e cila është tashmë duke ndodhur për shkak të një Ndërhyrjeje në botë sot nga raca që janë këtu për të përfituar nga dobësitë, konfliktet dhe shpresat e njerëzimit.

Një Mesazh kaq i madh ka kërkuar një përgatitje të jashtëzakonshëm për Lajmëtarit dhe për të gjithë ata individët që janë thirrur për ta ndihmuar në përgatitjen dhe në shpalljen e tij.

Ai nuk është këtu për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje ose për të pasur një zgjidhje për çdo nevojë. Mesazhi i tij i flet nevojës së shpirtit brenda individit – nevoja për t’u rilidhur me Burimin e jetës dhe për të fituar fuqinë që Zoti i ka dhënë çdo personi përmes pranisë së një zgjuarsie më të thellë brenda tyre e quajtur Dije.

Lajmëtari nuk është këtu për të argumentuar, për të debatuar ose për të marrë një qëndrim në çështjet e botës ose kundër ambicieve të grupeve, kombeve ose fiseve të ndryshme. Është këtu për t’i sjellë një Mesazh Zbulese dhe shpengimi popujve të të gjithë botës, pavarësisht nga pozicioni i tyre individual kulturor ose përkatësia fetare, nëse kanë një të tillë.

Kjo i tejkalon kombet, kulturën dhe ideologjinë fetare. Kjo i tejkalon polemikat në lidhje me këto gjëra sepse është një Mesazh i Ri nga Zoti për shpengimin dhe përgatitjen e të gjithë botës për një realitet dhe një të ardhme që do të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara.

Vetëm Zoti mund të japë një gjë të tillë. Sepse edhe në këtë moment, fetë janë të përçara, edhe brenda tyre. Janë në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe nuk janë në gjendje pët t’i trajtuar në mënyrë të përshtatshme problemet e mëdhenj global ne rritje të cilët do ta zënë njerëzimin në befasi nëse është i papërgatitur.

Të debatoni se kush ka fenë më të mirë ose themeluesin më të jashtëzakonshëm vetëm mund ta dëmtojë njerëzimin tani. Është diçka ndarëse dhe eksklusive. I shton dilemës dhe përçarjes së familjes njerëzore.

Zoti di më mirë. Dhe i zgjedhuri për ta sjellë Shpalljen është i përsosur. I ka kaluar provat. Nuk ka dështuar në përgatitjen e gjatë dhe në të gjithë atë që i është kërkuar atij dhe familjes së tij.

Njerëzit do ta kundërshtojnë këtë do ta kenë inat dhe do ta akuzojnë Lajmëtarin për shumë gjëra të ndryshme. Por ai është i vetmi. Dështimi për ta parë vlerën dhe rolin e tij është një dështim nga ana e perceptuesit, një dështim për të kuptuar dhe për të marrë Bekimin që Zoti po dërgon tani në botë.

Lajmëtari nuk ka krenari. Është një burrë i përulur, por duhet që të pranojë thirrjen e madhe dhe përgjegjësitë e mëdha që kjo vendos mbi të dhe mundimin e madh që do të ketë për të përballuar për të sjellë një Shpallje të Re në botë.

Zoti ka folur përsëri. Dhe Shpallja e Zotit nuk është për ndonjë grup eliti ose të priviligjuarit nga ana kulturore, të pasurit dhe indulgjentët. Është për njerëzit në çdo pozicion të shoqërisë – në çdo shoqëri, edhe më primitivet, me të avancuarat, më të izoluarat ose më globalet.

Vetëm urtësia e Krijuesit mund të flasë në këtë mënyrë, përmes Pranisë Engjëllore, përmes Zërit të Shpalles, të cilin po e dëgjoni në këtë moment.

Misioni i Lajmëtarit është të sjellë Shpalljen në botë, të gjejë të parët për t’u përgjigjur, t’i japë mundësinë për t’u angazhuar me Shpalljen dhe për të kuptuar natyrën e tyre të thellë dhe thirrjen e tyre në jetë.

Kjo është arsyeja pse një sasi e madhe të Mësimit është dhënë, për të shtruar rrugën për shpalljen personale për ata që mund ta marrin, për t’iu adaptuar dhe për ta zbatuar në jetën e tyre në mënyrë të suksesshme.

Kërkesat e saj nuk janë të mëdha, përveç që thërret për një ndershmëri më të madhe sesa shumica e njerëzve tregojnë në këtë moment, një ndershmëri jo vetëm për të projektuar idetë dhe besimet e veta mbi botën, por për të dalluar rrymën e thellë në jetën e vetë, dhe në një gjendje përulësie dhe vendosmërie, të zgjedhësh që ta ndjekësh. Sepse kjo është fuqia dhe prania e Dijes brenda individit, të cilën Shpallja e Zotit e zbulon plotësisht për herë të parë.

Këtu nuk ka heronj për të adhuruar. Këtu nuk ka Ditë Gjykimi. Këtu nuk ka test përfundimtar, në të cilin dosido gati të gjithë do të dështojnë.

Sepse Zoti e di më mirë këtë. Zoti e di se pa Dije, njerëzit do të ngatërrohen dhe do të dështojnë, do të bëjnë gabime të pamend, do ta japin jetën e tyre dhe t’i dorëzohen forcave të rrezikshme dhe shtypëse. Sepse pa Fuqinë e Zotit brenda individit për t’i udhëzuar, çfarë tjetër mund të bëjnë, përveç që të demonstrojnë dobisinë dhe hutimin e tyre dhe faktin që jeta e tyre është e dominuar nga të tjerët?

E shihni, Zoti i botës suaj është Zoti i të gjithë Komunitetit të Madh, të gjithë universit – një miliardë, miliardë, milirdë raca e më shumë, në një galaktikë dhe nëpër shumë galaktika dhe dimensione të tjera dhe Krijimin e pandryshueshëm matanë. Bëhet tani fjala për një Zot të një madhësie dhe një shprehje aq të madhe që idetë dhe besimet tuaja zbehen dhe dështojnë përballë një madhësie të tillë.

Ky është Zoti që e ka vendosur Dijen brenda jush për t’ju udhëzuar, për t’ju bekuar dhe për t’ju përgatitur për një jetë më të madhe, për t’ju sjellë jashtë angazhimeve tuaja të zvarritura dhe patetike dhe keqardhjes suaj ndaj vetvetes, për të kthyer tek ju nderin dhe dinjitetin, respektin ndaj vetvetes, hirin, dhemshurinë dhe përulësinë.

Është misioni i Lajmëtarit që t’i mësojë keto gjëra, që t’i ofrojë këto gjëra, që të durojë rezistencën dhe mospranimin e atyre që nuk mund të shohin dhe nuk do të dinë.

Kjo është thirrja e madhe, e shihni. Kjo është që e restauron individin dhe që i jep shpresën të një jete më të madhe. Kjo është që i sjell nder dhe dinjitet të gjithë njerëzve, edhe më të varfërve, që jetojnë në mënyrë poshtëruese.

Kjo është që vendos një etikë të madhe uniteti dhe bashkëpunimi përballë një bote me burime në ulje. A mund ta përfytyroni një botë të tillë, ju që ndoshta keni jetuar në një gjendje bollëku? A mund ta përfytyroni çfarë mund t’i bëjë kjo familjes njerëzore? Mund ta shkatërrojë qytetërimin njerëzor.

Ndeshja e njerëzimit me forca agresive që veprojnë fshehtazi në botë mund ta rrëzojë dhe ta shkatërrojë qytetërimin njerëzor.

Njerëzit nuk e dinë këtë. Nuk mendojnë për këtë. Ndoshta është shumë tepër për ta, ata që ia kanë dhënë të gjitha mendimet e tyre gjërave të vogla, nga frika e humbjes së privilegjeve të tyre. Nuk e shohin pamjen e madhe, e cila do të përcaktojë rezultatin për të gjithë.

Por për ata që mund të shohin dhe dëgjojnë, Shpallja do t’i flasë dhe do të jenë të parët për t’u përgjigjur. Dhe përmes tyre, Shpallja do t’i flasë atyre që kanë qenë më të preokupuar dhe më pak të aftë për të parë ngjarjet e mëdha që po vijnë në horizont. Një burrë nuk mund ta bëjë të gjithë këtë. Do të kërkojë angazhimin e shumë njerëzve që të punojnë së bashku me Lajmëtarin.

Dhe pastaj keni problemin e njerëzve që janë egoist dhe agresiv, që besojnë se janë aq të rëndësishëm në univers, duke pohuar se kanë versionin e tyre, duke vepruar në mënyrë jo të sinkronizuar me Lajmëtarin, duke munduar që ta bashkojnë Shpalljen e Re me mësime të tjera dhe me idetë e tyre.

Ky është korrupsioni që ndodh kurdo që diçka që është e pastër sillet në botë. Dhe kjo është arsyeja pse Zbulesa jepet para Shpalljes. Kjo është arsyeja pse është në formë të shkruar. Kjo është arsyeja pse mund ta dëgjoni Zërin e Shpalljes për herë të parë në historinë e njerëzimit. Si ai Zëri që i foli Jezusit, Budës dhe Muhamedit, mund ta dëgjoni vetë.

A mund të dëgjoni? Ju që dëgjoni aq shumë gjëra të tjera me vlerë të vogël, a mund t’i dëgjoni këto fjalë? Edhe në qoftë se keni dyshim, a mund ta dëgjoni Lajmëtarin dhe Shpalljen? Është e qartë si dita, pa mashtrim, pa ndërlikim, pa komentar njerëzor për ta mjegullosur dhe për ta ndotur atmosferën e Shpalljes.

Misioni i Lajmëtarit është që të vendosë këtu Shpalljen e Zotit mjaftueshmërisht në vitet që i ngelen në mënyrë që njerëzimi mund të filljojë të përgatitet për një botë në ndryshim dhe të përgatitet për angazhimin e tij me Komunitetin e Madh.

Kjo do ta ndryshojë teologjinë tuaj. Kjo do ta ndryshojë kuptueshmërinë tuaj të Zotit dhe se si Zoti punon në botë. Kjo gjë do t’i sfidojë besimet tuaja fetare thelbësore në lidhje me atë që do të thotë shpengimi, sepse kur mendoni për Zotin në Komunitetin të Madh, ndryshon gjithçka.

Çfarë është Qielli për një miliard miliardë miliardë raca e akoma më shumë? Çfarë është Ferri kur e dini se Zoti ka vendosur Dijen brenda jush dhe që nuk mund t’i shpëtoni kurrë – bekimit dhe shpengimit të saj?

Çfarë është përkatësia e vet fetare para kuptueshmërisë që ka miliarda dhe miliarda fe në univers, pak a shumë të lidhura me realitetin e Pranisë dhe Fuqisë së Zotit?

Kush mund të thotë se kur Zoti do të flasë përsëri? Kush, pa arrogancë ose injorancë, mund të thotë se Zoti nuk mund të flasë përseri? As Lajmëtarët e Zotit nuk mund ta thonë këtë. As Engjëjt nuk mund ta thonë këtë. Atëherë cili person mund të pohojë një autoritet të tillë për të përcaktuar se çfarë Zoti do të bëjë më pas? Është personifikimi i arrogancës dhe marrëzisë.

Misioni i Lajmëtarit do të duhet t’i përballojë të gjithë këto gjëra. Do të duhet të perballojë arrogancën intelektuale. Do të duhet të përballojë hedhje poshtë të plotë dhe të verbër. Do të duhet të përballojë çdolloj formë akuzimi.

Kjo është drejt atij që po sjell shprehjen më të madhe të dashurisë së Zotit që është marrë në më shumë se 1400 vjet. Kjo është e drejtuar njërit të cilit jeta, megjithëse me vështirësira dhe e përsosur, është megjithatë shfaqje e Shpalljes vetë.

Për herë të parë në historinë e njerëzimit, e gjithë bota mund të dëshmojë procesin e Shpalljes në vend që të dëgjojë për të vetëm përmes pralla të largëta dhe historira fantastike.

Për herë të parë, familja njerëzore mund të dëgjojë Zërin e Shpalljes, të lexojë fjalët e Shpalljes, jo siç ishin paraqitur shekuj më vonë nga njerëz që nuk e njihnin Lajmëtarin, jo të sjellë përmes traditave gojore për dobinë e popullsive analfabete, por diçka në çast.

Sepse njerëzimi nuk ka shekuj për ta kuptuar këtë. Ndryshimi që është në rrugë e sipër është tepër i shpejt. Konvergjenca e forcave të mëdha është shumë e fuqishme dhe dërmuese.

Anembanë botës, njerëzit po ndjejnë ankth në lidhje me drejtimin e botës. Çfarëdolloj gjëje që ia atribuojnë këtë frikë ose në çfarëdolloj mënyre që munden që ta përshkruajnë, është sepse ata po ndjejnë Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë. Po e ndjejnë se njerëzimi po bëhet gjithmonë e më i dobet, më i prekshëm, më i ekspozuar ndaj forcave matanë vetëdijshmërisë së tij.

Është për këtë arsye që Zoti ka dërguar Shpalljen në botë. Është për këtë arsye që Lajmëtari është këtu.

Nderojeni. Respektojeni. Ai nuk është zot, por asnjë nga Lajmëtarët nuk ishte zot. Nuk është perfekt, por asnjë nga Lajmëtarët nuk ishte perfekt. Është munduar me Shpalljen sepse të gjithë Lajmëtarët janë munduar me Shpalljen e tyre.

Do të sulmohet dhe do të dënohet sepse të gjithë Lajmëtarët janë sulmuar dhe dënuar nga e njëjta pamendësi, arrogancë dhe injorancë të cilat Lajmëtari do të duhet të përballojë sot, dhe që po përballon edhe në këtë moment.

Misioni i tij nuk është të ndërtojë ura, të ndryshojë qeveritë ose të rregullojë çdo problem, gabim dhe padrejtësi në botë.

Misioni i tij është t’i japë restaurimin sekret individit dhe ta përgatisë njerëzimin për ngjarjet më të mëdha në historinë njerëzore, të cilat janë tani mbi ju dhe që po vijnë në horizont edhe në këtë moment.

Njerëzimi nuk do të ketë asgjë nëse nuk mund të mbijetojë në një botë në rënie. Arritjet, pasuritë  dhe arti juaj i madh do të jenë të gjitha të humbura.

Njerëzimi nuk do të ketë asgjë në Komunitetin e Madh, ku liria është aq e rrallë, nëse nuk mund të vendosë urtësi, të mbrojë kufijtë e veta dhe të bashkojë popujt e tij të paktën në menyrë të mjaftuëshme në mënyrë që mund të përgjigjen për mirëqenien, mbrotjen dhe përparimin e tyrë të përbashkët.

Në Dritën e Shpalljes, marrëzia, injoranca dhe arroganca njerëzore janë krejtësisht të zbuluara. Është sikur një Dritë e madhe të ndriçonte mbi botën dhe gjithçka që është e errët dhe e fshehtë, gjithçka që është mashtruese dhe me qëllim të keq të ekspozohej në Dritën e Shpalljes – dobësia e pozitave të njerëzve; cilësia patetike e jetës së tyre; nevoja e tyre e madhe për restaurim, dinjitet dhe shpengim; korrupsioni njerëzor; mashtrimi njerëzor; ata që pohojnë se janë fetar që nuk janë fetar, por që e përdorin fenë për fuqi dhe sundim.

E gjithë kjo do të zbulohet në Dritën e Shpalljes, dhe kjo është arsyeja pse ata që e mohojnë Shpalljen do të flasin kundër saj, sepse do të kërcënojë pozicionin e tyre; do të zbulojë dobësinë e tyre, gabimet e tyre dhe prirjet e tyre të rrezikshme.

Shpallja është produkti i Dashurisë së madhe, sepse Zoti nuk është i zemëruar me njerëzimin. Sepse Zoti e di se pa fuqinë dhe praninë e Dijes për t’i udhëzuar njerëzit në mënyrë të mjaftueshme në ndërgjegjen e tyre, njerëzit do të veprojnë në mënyrë qesharake, egoiste dhe destruktive.

Zoti e di këtë. Njerëzimi nuk e di. Për të kuptuar këtë nuk është vetëm një punë besimi. Është një punë njohjeje të thellë, rezonance të thellë brenda vetes, ndershmërie të thellë që ju vetë nuk mund ta plotësoni vetveten dhe që një Shpallje e madhe është shumë e nevojshme në botë.

A mund të jenë njerëzit kaq të ndershëm? A mund të jenë njerëzit kaq të kthjelltë me vetveten pa dënim? A mund ta marrin njerëzit parasysh se ku ndodhen dhe – nëse janë të pasur ose të varfër, të favorizuar ose të pafavorizuar – masën të cilën jeta e tyre është bërë bosh? A mund ta përballojnë këtë dhe ta kuptojnë se ky boshllëk është një thirrje për tek Zoti dhe se Zoti është përgjigjur.

Misioni i Lajmëtarit është t’ia sjellë Shpalljen sa më shumë njerëz të jetë e mundur, brenda kohës që i ngelet këtu në botë, dhe për të tjerët që do ta vazhdojnë këtë punë me bekimin e tij, që do ta mbartin Mesazhin e Ri në të ardhmen, duke ia sjellë gjithmonë e më shumë njerëz – të pafavorizuarve, të pasurve, kombeve të pasura, kombeve të varfëra, vendasve që jetojnë jashtë në natyrë, njerëzve të qyteteve të mëdha.

Shpallja është këtu. Mund të studiohet vetëm. Mund të studiohet bashkë me të tjerë në mënyrë efektive. Mund të dëgjohet. Mund të lexohet. Mund të përkthehet në mënyrë të qartë. Duhet të jepet. Kjo është detyra e çdo personi që e merr, dhe do të jetë dëshira juaj natyrore për ta bërë këtë.

Por si të gjithë Shpalljet e mëdha të kohës së tyre, do të kundërshtohet dhe do të jetë e vështirë në fillim, sepse bota nuk e di se ka nevojë për një Shpallje nga Zoti. Bota nuk është e përgatitur për këtë dhe shumë njerëz do t’i kundërvien për arsye të ndryshme.

Me kalimin e kohës, nëse mund ta shihni këtë në mënyrë të qartë, do ta shihni se Lajmëtari demonstron gjerësisht realitetin e vërtetë të jetës suaj – që jeni dërguar në botë për të bërë diçka të rëndësishme. Ndoshta nuk do të jetë në një shkallë madhështore dhe globale. Por nuk ka rëndësi.

Të gjithë janë dërguar në botë për një qëllim të madh. Dhe fakti që njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për këtë ose që nuk mund ta gjejnë për shkak të shtypjeve politike apo fetare, ose që janë të verbër ndaj saj, nuk mund ta dëgjojnë, nuk muk ta ndjejnë, nuk mund ta mbështesin në njëri-tjetrin – kjo është tragjedia e familjes njerëzore. Ky është shkaku i korrupsionit, mosmarrëveshjeve, konflikteve, urrejtjes dhe të gjitha gjërave që e plagosin familjen njerëzore dhe që nuk e lënë të bëhet një popull i madh në univers.

Të gjithë këto gjëra që e plagosin njerëzimin ndodhen në rrugën e lirisë së tij në Komunitetin e Madh. Të gjithë këto gjëra tani duhet të kuptohen nga një numër i mjaftueshëm njerëzish – ndoshta jo të gjithë, por një numër i mjaftueshëm – në mënyrë që një lëvizje e madhe mund të ndodhë në botë, një ndërgjegje e madhe mund të zbulohet që vërtet jeton brenda çdo personi në këtë moment.

Të mësoni nga Shpallja do të thotë të ktheheni në marrëdhënie me Dijen, e cila është pjesa e juaj që nuk e ka lënë kurrë Zotin, e cila është gjithmonë në komunikim, e cila është e urtë dhe e pakorruptuar nga bota, e cila nuk ka frikë nga bota, një urtësi dhe një fuqi që është burimi i çfarëdolloj guximi dhe integriteti që mund të keni vendosur në jetën tuaj deri tani.

Kjo është dhurata e Lajmëtarit. Kjo ishte dhurata e Lajmëtarëve të kaluar. Por historitë e tyre janë ndryshuar. Dhe fjalët e tyre shpesh janë keqkuptuar.

Sepse të gjitha Shpalljet e Zotit kanë për synim që t’ia rivendosin indivit fiqinë dhe pranine e Dijes, sepse është ndërgjegjja e tyre e vërtetë, dhe është gjëja që do t’i sjellë tek Zoti, në mënyrë të pastër dhe efektive.

Bota është e bekuar sepse Zoti ka folur përsëri. Bota është e bekuar sepse Lajmëtari është në botë.

Merreni këtë bekim. Jepjani të tjerëve. Shpallja është shume e madhe. Nuk mund ta kuptoni menjëherë. Nuk mund ta lexoni në një fjali. Duhet të vini tek ajo duke kërkuar urtësinë dhe rëndësinë e saj për jetën tuaj dhe për botën që shihni.

Ky është testi, e shihni. Është vështirësia dhe oportuniteti i madh që jetoni në një kohë Shpalljeje. Ky është testi – testi për atë që e merr.

Zoti nuk do t’i dënojë ata që dështojnë, por nuk do të jenë në gjendje për të marrë Shpalljen dhe fuqizimin, qartësinë dhe bekimin e madh që do të sjellë në jetën dhe në punët e tyre.

Zoti nuk do t’i dënojë të ligët, sepse Zoti e di se pa Dijen ligësia do të shfaqet.

Kjo është arsyeja pse Shpallja i thërret njerëzit tek zgjuarsia e madhe që jeton brenda tyre dhe që është thelbësore në të gjitha gjërat e mira që mund të ndodhin për ta dhe për botën.

Kjo sjell një sqarim në kuptueshmërinë tuaj të Pranisë dhe Fuqisë Hyjnore, si Zoti vepron në botë – Zoti i universeve.

Ky është oportuniteti juaj i madh, momenti më i madh në historinë njerëzore, pika kthese e madhe për familjen njerëzore që do të përcaktojë nëse do të jetë një qytetërim i lirë dhe koherent në të ardhmen ose nëse do të rrëzohet dhë të bjerë nën sundim të huaj.

Është pika kthese e madhe, sfida e madhe, oportuniteti i madh, thirrja e madh dhe shpengimi i madh.

Qoftë kjo kuptueshmëria juaj.