1. Hyrja në Botën e Re

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 4 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Po përgatiteni për një botë të re, një botë që ka tashmë ndryshuar, një botë që është ndryshuar nga injoranca, shpërdorimi dhe neglizhenca njerëzore. E kaluat linjën disa kohë më parë ku bota ndryshoi në mënyrë të pakuptueshme, një pikë e panjohur në evolucionin e njerëzimit.

Tani jeni në një botë të re – një botë ndryshe nga bota me të cilën jeni mësuar, një botë me një klimë të ndryshueshme dhe të ndryshme, një botë me burime në ulje, një botë me lumenj dhe me toka të ndotura dhe të kontaminuara, një botë ku një numër gjithmonë e më i madh njerëzish do të pijnë nga një pus që po zvogëlohet me ngadalë.

Kjo është bota e re. Ka tashmë ndryshuar. Por njerëzit nuk kanë ndryshuar. Ndoshta nuk keni ndryshuar në të vërtetë, përveç në mënyrë të sipërfaqshme.

Njerëzit nuk e dinë se po jetojnë në një botë të ndryshme, një botë të re, një botë që do të jetë shumë më e çrregullt, një botë ku natyra do t’i ndryshojë kushtet e angazhimit në mënyrë të hollë dhe dramatike, një botë që mund të ishte parashikuar dhe që është parashikuar nga disa individë largpamës, një botë për të cilën njerëzimi është fatkeqësisht i papërgatitur dhe të cilën ende nuk e dallon.

Përveç në kohë fatkeqësie të madhe natyrore, njerëzit rrallë e kuptojnë se sa shumë natyra i lejon të jetojnë, se si stabiliteti i botës, klima dhe kushtet e saj të jetesës, fizikisht dhe rrënjësisht e kanë lejuar qytetërimin njerëzor të rritet dhe të shtrihet. Njerëzit e kanë humbur lidhjen e tyre me botën natyrore, janë bërë injorantë për rreziqet e saj të mëdha dhe e kanë humbur mirënjohjen për dobinë e madhe që i ka sjellë familjes njerëzore gjatë periudhës së gjatë të stabilitetit të madh.

Në botën e re nuk do ta keni këtë stabilitet. Ka ndryshuar. Dhe shfaqja që ka ndryshuar po fillon të dalë këtu e atje, në këtë vend e në atë vend, dhe pastaj në një vend tjetër – sikur gjithçka po shpejtohej, sikur ngjarjet që ndodhnin vetëm shumë rrallë tani po ndodhin shpesh në shumë vende. Kjo është pjesë e botës së re.

Zoti është këtu për t’ju përgatitur për botën e re. Ne jemi këtu për t’ju përgatitur për botën e re. Përgatitja është shumë e rëndësishme, por kërkon një rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aq shumë gjëra për të cilat ju ndoshta nuk kishit menduar ndonjëherë më parë, ose për të cilat nuk jeni shqetësuar ndonjëherë – si për shembull nga vjen ushqimi ose uji juaj, masën të cilën mund të kontaminohen dhe masën të cilën shpërndarja e tyre mund të ndërpritet dhe ndoshta do të ndërpritet në kohët që do të vijnë.

Nëse mund t’i përgjigjeni kësaj në mënyrë të qartë, do ta shihni se përbërësit thelbësor të jetës e kanë rëndësinë më të madhe. Intrigat e politikës dhe të kulturës, tendencat e shoqërisë, bëhen shumë më pak të rëndësishme përballë ketyre gjërave.

Në botën e re, ushqimi, uji dhe energjia do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, gjithnjë e më shumë prioriteti për stabilitetin e kombeve dhe komuniteteve brenda kombeve.

Tranzicioni është i vështirë, sepse njerëzit jetojnë në të kaluarën, jetojnë më një seri supozimesh të cilat nuk i kanë pasur ndonjëherë për të vënë në pyetje, përveç kur përballohen me fatkeqësira natyrore në një shkallë të madhe.

Në kohë fatkeqësie, njerëzit zgjuhen shkurtazi dhe pastaj me ngadalë shkojnë prapë në gjumë. “Ishte diçka e tmerrshme që ndodhi, vite më parë. E mbajmë mend. Por tani po shkojmë prapë në gjumë. Nuk do të ndodhë prapë në shekuj, atëherë po shkojmë prapë në gjumë.” Të vënë në gjumë nga vetëkënaqësia njerëzore, mohimi njerëzor, shqetësimet njerëzore dhe hutimet njerëzore; nga forcat e shoqësirisë që duan t’ju nanuritin për t’ju bërë një konsumator të dëgjueshëm; nga rregullat e fesë që përcaktojnë se si jeta dhe Zoti duhet të merren në konsideratë; nga shqetësimet e një kombi në marrëdhënjet e tij me kombet e tjera; duke vajtur prapë në zakonet e vjetra, duke harruar të kaluarën, duke menduar se kaloi.

Njerëzimi do të duhet të jetë gjithmonë e më vigjilent në botën e re, gjithmonë e më i kujdesshëm, duke marrë gjithmonë e më shumë në konsideratë pasojat e veprave aktuale, më i përmbajtur në përdorimin e tij të burimeve, më i përmbajtur se si kombet ndërhyjnë me njëri-tjetrin, më i matur, më i përgjegjshëm, më i preokupar me rezultatin në të ardhmen.

Tashmë një pjesë e madhe e njerëzimit është e uritur, nuk ka ujë të pastër dhe nuk ka stabilitet dhe siguri në fshatet, qytetet dhe komunitet e tyre. Kjo do të rritet, duke i sjellë kombet në revolucione, duke sjellë në pushtet individë dhe grupe akoma më të rrezikshëm, duke krijuar gjithmonë e më shumë paqëndrueshmëri. Edhe qytetarët mesatar duhet të fillojnë të zgjuhen nga fiksimet, varësitë dhe shqetësimet e tyre për të bërë kujdes për rrethanat e ndryshueshme të jetës rreth tyre.

Është kjo kohë që mund të jetë shumë shpenguese, shumë qartësuese dhe shumë kthjelluese – duke i sjellë njerëzit në të tashmen ku mund të gjejnë kënaqësira më të thjeshta, aktivitete më natyrore dhe të bëhen më prezent me njëri-tjetrin, më të pranishëm për njëri-tjetrin dhe duke kuptuar më mirë atë që shohin rreth tyre.

Është brenda kësaj kohe që disa individë do të fillojnë të rimarrin një zgjuarsi më të madhe që ndodhet brenda çdo personi, një zgjuarsi që Ne quajmë Dije – një mendje të madhe të paprekur nga bota, që nuk ka frikë nga bota, këtu në një mision të madh që është misioni juaj, që i përgjigjet vetëm Zotit dhe Pranisë së madhe Engjëllore që shërben Krijuesin në këtë botë dhe nëpër univers.

Është një kohë tronditjeje dhe ankhi të madh, por është edhe një kohë qartësimi të madh, një kohë kur thirrja juaj e vërtetë do të dalë nga bota, sepse nuk mund ta thërrisni veten. Prirjet tuaja duhet të jepen në disa vende, disa njerëzve, dhe kjo gjë rrallë është e pasqyruar në qëllimet dhe synimet e njerëzve. Ndërkohë që bota bëhet më e errët, më problematike, më e paqëndrueshme, më shqetësuese, thirrja do të bëhet më e fortë, më e fuqishme, më angazhuese për ata që mund të përgjigjen.

Në bollëk, vetëkënaqësia njerëzore rritet. Indulgjencat njerëzore rriten. Varësitë njerëzore rriten. Patologjitë njerëzore rriten. Sëmundjet mendore rriten – çuditërisht. Në këtë, të pasurit mund të jenë më patetik se të varfërit. Në këtë, kombet e pasura mund ta shpërdorojnë lirinë e tyre, trashgiminë e tyre natyrore, mjedisin e tyre, burimet e tyre, kohën e tyre, energjinë e tyre, kreativitetin e tyre – të humbura, të haxhuara, të ikura përgjithmonë, të haxhura në mënyrë jo të urtë.

Kjo është tragjedia e jetës në botë pa Dije. Është tragjedia në jetën e çdo personi. Sepse të gjithë janë dërguar këtu për një qëllim të madh, dhe të gjithëve u është dhënë Dija për t’i udhëzuar dhe për t’i përgatitur për këtë qëllim.

Por shumica e njerëzve në botë janë të shtypur – të shtypur nga shtypje politike; të shtypur nga varfëria; të shtypur nga diktatet shoqërore dhe fetare; të shtypur sepse nuk kanë fuqi shoqërore, nuk kanë lëvizshmëri. Nuk mund t’i ndryshojnë rrethanat e tyre –  një humbje e madhe për familjen njerëzore, sepse shumica e shkencëtarëve, doktorëve, emancipatorëve të mëdhenj shoqëror, artistëve të mëdhenj, muzikantëve të mëdhenj janë të humbur dhe të shtypur, prirjet e tyre nuk shihen kurrë, jetët e tyre të ikura dëm.

Në botën e re, tragjedia e njeriut të zakonshëm do të bëhet aq akute dhe aq kërkuese, saqë shumë njerëz që nuk po përgjigjen sot do të duhen të përgjigjen. Kombe të tëra njerëzish nuk do të mund t’i sigurojnë nevojat e tyre. Edhe kombet e pasura nuk do t’i kenë burimet për t’i ndihmuar kombet që janë të paqëndrueshme ose të varfëruara. Kjo do të jetë një thirrje për individët dhe për kombet për t’u përgjigjur dhe për t’u përgatitur.

Njerëzimi jeton për momentin. Është i pakujdesshëm për të ardhmen e tij. Nuk është i urtë në aktivitetet dhe në sjelljen e tij.

Lufta nuk është më një opsion, sepse shkatërron njerëzit, infrastrukturën dhe burimet që do të duhen për të ardhmen. Në botën e re, kjo bëhet gjithmonë e më e rëndësishme.

Në botën e re, do të duhet të haheni me forcat e çrregullta të natyrës, me një klimë të paqëndrueshme dhe me impaktin e saj mbi prodhimin e ushqimit, zvogëlimin e burimeve kritike dhe se si do të ndikojë në transportimin dhe rritjen e ushqimit dhe pastrimin e ujit. Problemet tuaja do të jenë më thelbësore, më themelore dhe më të thella.

Bota e re mund t’ju zgjuajë, por edhe mund t’ju shkatërrojë. Kjo është arsyeja pse duhet të fitoni akses tek zgjuarsia e thellë brenda jush, fuqi dhe prania e Dijes që Zoti ju ka dhënë për të lundruar në këtë botë të re dhe për të sjellë përpara prirjet tuaja të vërteta që ngelen akoma të fshehura brenda jush dhe të tjerëve.

Në botën e re, bashkëpunimi do të bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm për të shpëtuar jetën e njerëzve, për të përballuar urgjenca gjithnjë në rritje, për t’iu përgjigjur klimës së ndryshueshme dhe rrethanave të ndryshueshme të jetës. Këtu të pasurit duhet të japin, përndryshe rrezikojnë të humbin gjithçka. Këtu të varfërit duhet të shërbehen dhe të bashkohen për të krijuar një stabilitet më të madh matanë kufijve të kulturës dhe të fesë. Sepse në luftë dhe në konflikt – llojin e luftës që bota e re mund të krijojë – të gjithë do të vuajnë, të gjithë do të humbasin.

Rajone të botës do të bëhen të pabanueshme. Problemet që do të dalin do të jenë aq të mëdha saqë do të duken të pakapërcyeshme. Kjo është arsyeja pse zgjuarsia njerëzore do të duhet të përdoret tani në mënyrat më konstruktive.

Nuk ka kuptim që kombet të armatosen në mënyrë ekstreme, sepse lufta nuk mund të jetë një opsion, përndryshe bota do të hyjë në rënie dhe e ardhmja e njerëzimit do të sakrifikohet.

Çdo komb do të varet nga stabiliteti i kombeve rreth tij. Do të jetë në interesin e tyre që ta mbështesin këtë stabilitet në rajonin e tyre të botës. Kombet nuk mund të sakrifikohen, përndryshe dhjetëra miliona njerëz do të derdhen nëpër kufijtë tuaj, duke krijuar gjithmonë e më shumë paqëndrueshmëri dhe vështirësira shumë më të mëdha për të gjithë.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Zoti e ka dërguar përgatitjen, paralajmërimin, bekimin fuqinë, ndriçimin dhe sqarimin. Por Zoti nuk i përgjigjet çdo pyetjeje, çdo dileme, çdo problemi. Këto duhet t’i zgjedhin njerëzit e botës vetë.

Nuk mund të jeni pasiv në këto çështje. Nuk mund të talleni përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Nuk mund të jeni të ngeshëm dhe përtac në botën e re. Duhet të jeni të fortë. Duhet të jeni të vendosur. Dhe duhet të jeni të dhembshur. Nuk është një mjedis për të dobtin dhe përtacin. Por dobësia dhe përtacia janë të përhapura, sidomos në kombet e pasura.

Të rinjtë nuk e kanë idenë se çfarë do të duhet të përballojnë në të ardhmen. E ardhmja e tyre është arxhuar dhe shpërdoruar. Do t’i duhet të përballojnë dhe t’i adaptohen një bote të re. Nuk mund të jeni dembel dhe të ankoheni dhe të bëni këtë. Nuk mjafton të jeni thjesht në ankim ose në revolucion. Duhet të mendoni se si gjërat do të ecin – praktikisht, thellësisht, në thelb.

Kjo është një kohë ku njerëzimi duhet të rritet, të pushojë konfliktet e tij të pafundme, të vërë mënjanë indulgjencat e tij të pamend për t’u marrë me një botë në ndryshim, për t’u marrë me një botë të re, për t’u marrë me një botë të cilën paraardhësit e tyre rrallë dueshin të merreshin, për të përballuar një seri rrethanash të reja që do të sfidojnë synimi, integritetin dhe vullnetin për të jetuar.

Do të jetë një tronditje për aq shumë njerëz. Shumë njerëz nuk do të jenë në gjendje për t’u përgjigjur. Nuk e kanë ndërtuar fuqinë në jetën e tyre për të përballuar një botë të re. Do të jenë të prekshëm. Do të jenë të kërcënuar.

Nëse do të shërbeni të dobëtit, duhet të keni aleatë të fortë. Duhet të keni Shpalljen, përndryshe do të jeni shumë të zhytur në kuptueshmërinë tuaj të topitur të së kaluarës, ende të zënë në inatet tuaja, ende duke menduar në botën e vjetër që nuk ekziston më.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Spekulimet njerëzore rrallë e marrin parasysh realitetin. Vetëm ato mendjet që janë të qarta, të kthjellta dhe objektive mund të shohin vërtet çdo gjë. Por edhe këtu, mendimet e tyre mund të jenë të papërshtatshme për realitetin që po del dhe çfarë duhet bërë për t’u përgatitur për mundësitë e ndryshme.

Duhet të shihni jetën dhe rrethanat tuaja. A do të jetë punësimi juaj në gjendje të mbijetojë në një botë ku shumë njerëz nuk do të mund të shpenzojnë për luks dhe shpenzime të ndryshme? A jeni të rrethuar nga njerëz që janë të dobët ose të fortë, njerëz që mund të përgjigjen ose njerëz që janë të humbur – të humbur në dëshirat e tyre, frikat e tyre, problemet e tyre, çështjet e tyre, ankimet e tyre, fiksimet e tyre, e kështu me radhë?

Duhet të lëvizni në toka më të larta, mendërisht dhe fizikisht. Mos jetoni afër ujërave në lëvizje të botës. Konsiderojeni sigurinë dhe stablitetin e komunitetit tuaj. Jetoni pranë atje ku prodhohet ushqimi, dhe mësoni ta prodhoni vetë nëse mundeni. Jini të kujdesshëm me shëndetin tuaj, sepse do të duhet të jeni shumë të fortë dhe të aftë në ardhmen. Edukojini të tjerët me durim. Kërkoni ata që mund të përgjigjen, dhe mos e humbni veten me ata që nuk mund të dëgjojnë dhe të shohin.

Filloni të ndërtoni një jetë më të fortë, më të qëndrueshme. Shpallja e Re do t’ju mësojë se si ta bëni këtë me Katër Shtyllat e jetës suaj – Shtylla e Marrëdhënieve, Shtylla e Punës dhe e Kontributës, Shtylla e Shëndetit dhe Shtylla e Zhvllimit Shpirtëror.

Gjithçka që po ju tregojmë është e mbështetur në Shpalljen. Por nuk mund të jeni thjesht pasiv dhe të mendoni se çdo gjë e vogël do t’ju jepet dhe do t’ju tregohet. Duhet të bëheni të zgjuar dhe të përdorni fuqinë e Dijes, të zhvilloni aftësitë tuaja, mprehtesinë dhe maturinë tuaj. Nuk mund të jeni të shpërkatur dhe të pamend tani, sepse gjithçka që thoni dhe bëni është e rëndësishme.

Sepse jeni dërguar në botë për një qëllim të madh, keni një sferë të madhe përgjegjësish për të zhvilluar. Duhet ta kundërshtoni përtacinë tuaj, dobësinë tuaj, tendencën tuaj për të hequr dorë, sasinë e frikës që mbani dhe ndikimin e kësaj frike mbi ju. Është një situatë e madhe dhe kërkuese, perfekte për shpengimin tuaj.

Nëse njerëzimi nuk mund të bashkohet në kohë pasurie dhe qëndrueshmërie, atëherë duhet të bashkohet në kohën e sprovave dhe shtrëngimeve të tij të mëdha.

Mos u shqetësoni se çfarë po bëjnë njerëzit e tjerë. Duhet të merreni me punët dhe me marrëdhëniet tuaja. Por shiheni mjedisin tuaj dhe mësoni të dëgjoni për shenjat e ndryshimit. Për këtë, do t’ju duhet një mendje e qetë dhe e fokusuar, një mendje që nuk është e zënë në inate, frika ose ambicie. Shpallja do t’ju mësojë se si ta kultuvoni këtë vetëdijshmëri të madhe dhe depërtuese.

Shumica e përgatitjes do të jetë e brendshme, sepse është ajo që udhëzon vendimet tuaja, që udhëzon veprimet tuaja, që ju frymëzon, që ju motivon, që ju dekurajon që do ta bëjë ndryshimin e madh në atë që do të jeni në gjendje të shihni, të dini dhe të bëni.

Mos u largoni dhe të mundoheni të fshiheni diku, sepse kjo nuk ka për të ecur në botën e re. Mos mendoni vetëm të mbroni veten, sepse nuk jeni këtu në botë për të bërë këtë, dhe do t’ju bëjë më të prekshëm më në fund.

Do të duhet ta përforconi themelin tuaj, por matanë kësaj, jeni këtu për të pasur një shërbim të madh. Dija do t’ju udhëzojë në këtë drejtim. Frika do t’ju sjellë diku tjetër. Dhe frika do t’ju sjellë vetëm në rreziqe të mëdha në të ardhmen, nëse do të vazhdoni t’i përgjigjeni vetëm asaj.

Lajmëtari është në botë. Shpallja është këtu. Sjell me vete këshillën dhe komentarin e vet. Nuk është këtu për t’ju dhënë urdhëra, por ju tregon se si të përgjigjeni, për të trajtuar problemet dhe pyetjet që do të dalin me siguri dhe për të dhënë Hapat drejt Dijes që do t’ju japin themelin e domosdoshëm dhe lidhjen me burimin dhe qendrën e forcës, urtësisë dhe fuqisë suaj.

Bota e re do të jetë aq kërkuese, aq shqetësuese. Për të dobëtit, do të duket e pakapërcyeshme, dhe do të ndjehen të pafuqishëm dhe pashpresë para saj.

Por nuk mund të përgjigjeni ashtu, sepse rrethanat e ndryshueshme, ngritja e baticës dhe Dallgët e Mëdha të ndryshimit janë këtu për t’ju treguar se duhet të jeni më të fortë, më të zgjuar dhe më përgjegjës ndaj mjedisit tuaj dhe fuqisë dhe pranisë së Dijes brenda jush. Kjo do të bëjë më shumë për t’ju dhënë qëndrueshmëri dhe siguri se çfarëdo gjë tjetër që mundoni të ndërtoni jashtë. Nuk mund të mblidhni ushqim për pjesën tjetër të jetës suaj. Nëse grumbulloni gjëra, të tjerët do të vijnë dhe do t’i vjedhin, edhe me përdorimin e forcës.

Mesazhi i Ri po ju thërret që të përgjigjeni dhe të përgatiteni. Nuk është e mjaftueshme vetëm që të jetoni në moment. Është në rregull për zoqtë, kafshët dhe krijesat e thjeshta, por ata nuk e kanë barrën e njohjes së vdekjes së tyre të ardhme, ose të shqetësohen veçanërisht për të ardhmen e tyre.

Për qeniet njerëzore, të jetosh në moment tregon një injorancë të thellë dhe neglizhimin e zguarsisë dhe të përgjegjësive të mëdha të veta. Në momentin, mund të shihni, të dëgjoni dhe të dini – por jeni gjithmonë duke u përgatitur për të ardhmen. Jeni gjithmonë duke vëzhguar erërat e botës.

Nëse hiqni dorë nga të gjitha pronat dhe bëheni asket, do të keni më pak shqetësime, por roli juaj është gjithmonë të shërbeni botën në ndryshim. Dhe të bëheni asket nuk është ajo që kërkohet ose duhet për shumicën e njerëzve.

Vendimet janë para jush sot. Vlerësimi i thellë është para jush sot, në lidhje me kë jeni dhe çfarë po bëni, çfarë duhet vazhduar dhe çfarë duhet vënë mënjanë, çfarë duhet ndryshuar dhe çfarë duhet mbajtur, me kë të jeni, me kë mos të jeni, çfarë të thoni, çfarë mos të thoni, çfarë të bëni, çfarë mos të bëni. Kjo është faza juaj e zhvillimit.

Nuk mund të lëvizni në të ardhmen dhe të mundoni të vendosni. Nuk jeni gati për të ardhmen. Prandaj, përgatitja është shumë e rëndësishme. Do ta bëjë të gjithë ndryshimin në rezultatin për ju dhe për të tjerët, për njerëzit që doni dhe për njerëzit që jeni të destinuar për të shërbyer në fund të fundit.

Nuk mund ta ndryshoni botën e re. Nuk mund ta ndaloni nga të qenit ajo që është. Mund t’i zbusni gabimet që njerëzimi vazhdon të bëjë rreth kontaminimit të botës, dhe kjo duhet bërë, me siguri. Por nuk mund të dëshironi që bota e re të ikë, dhe ta mohoni këtë është vetëm një vepër budallallëku dhe vetëmohimi.

Atëherë, duhet të përgjigjeni. Shihni dhe dëgjoni. Mos arrrini në konkluzione të parakohshme. Përballojeni frikën tuaj, por mos iu dorëzoni. Përballojeni ndjenjën tuaj të pasigurisë, por mos iu dorëzoni. Përballojeni faktin që keni shumë pak përgjigje për çdo gjë, por mos iu dorëzoni as kësaj.

Jeni student të Dijes tani. Jeni këtu për t’u përgatitur. Po i përgjigjeni Shpalljes së Re, e cila do t’ju përgatisë dhe do t’ju mësojë se si të ndiqni atë që është e urtë brenda jush dhe të tjerëve.

Jeni të bekuar që po e merrni këtë, por bekimi kërkon shumë punë, durim dhe vendosmëri – cilësi që mund të zhvilloni vetëm duke i përforcuar dhe i aplikuar në situatat e vërteta të jetës suaj. Fuqia dhe Prania do të jenë me ju ndërkohë që e bëni këtë.

Bëhet fjalë për të qenë të ndershëm më vetveten, të vërtetë ndaj prirjeve tuaja të thella – jo vetëm besnik ndaj mendimeve ose ndjenjave tuaja në moment, por besnik ndaj një ndjenje dhe një ndërgjegje më të madhe brenda jush që është në pritje për t’u zbuluar dhe për t’u shprehur në jetën tuaj.

Dëgjojini fjalët Tona. Mbajnë Urtësinë e madhe brenda tyre. Dëgjoni. Mos i mohoni. Bëni kujdes. Mendoni për to brenda rrethanave të jetës suaj. Shqyrtojini. Jetoni me to. Më mirë të jetoni me pyetje të mëdha sesa të ndërtoni jetën tuaj mbi përgjigje të pamend.

Zoti ka folur përseri – për ta zgjuar botën, për ta përgatitur botën, për ta përforcuar familjen njerëzore, për të sjellë përpara cilësitë e saj të mëdha në mënyrë që të mund të përdorë urtësinë e feve të saj, urtësinë e kulturës saj dhe sukseset e shumta që njerëzimit ka kryer në ndërtimin e një qytetërimi botëror.

Gjithçka do të sfidohet tani. Mos mendoni se e mira do të fitojë. Mos e përdorni këtë si justifikim për t’iu shmangur përgjegjësive tuaja. Mos kërkoni që Zoti ta shpëtojë botën, sepse Zoti ju ka dërguar ju dhe të tjerë në botë për ta shpëtuar botën. Nuk e dini se si ta bëni këtë në të vërtetë, nëse jeni të ndershëm dhe të përulur me veten tuaj. Është një punë për Dijen për t’ju udhëzuar hap pas hapi.

Për këtë, do të duhet të jetoni pa përgjigje. Do t’ju duhet t’i dorëzoni supozimet tuaja të dobëta dhe të afroheni me jetën, me momentin, ndërsa dalloni se çfarë po vjen në horizont.