Gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 22 korrik 2009
në Halep, Siri

Ndërsa gjithçka duket normale këto kohë, Dallgët e Mëdha të ndryshimit po vijnë në botë, ndryshim në një nivel të paparë, ndryshim që do të ndikojë te çdo njeri në botë.

Më të mëdha se sa luftat botërore do të jenë. Më të mëdha se sa epidemitë e të kaluarës do të jenë. Dallgë të Mëdha të ndryshimit.

Njerëzimi e ka plaçkitur botën dhe e ka shkatërruar trashgiminë e tij natyrore në një nivel aq të madh, saqë bota do të ndryshojë tani, duke u bërë një vend më i vështirë për familjen njerëzore.

Është dashur një kohë shumë e gjatë për t’i krijuar kushtet që do të sjellin Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Dhe të gjithë kanë marrë pjesë në një farë mase, prandaj nuk ka një person, organizatë ose komb vetëm për të fajësuar plotësisht. Kombet e pasura kanë marrë më shumë, por të gjithë kanë marrë nga bota – edhe më të varfërit, që kanë marrë aq pak dhe që kanë aq pak. Të gjithë kanë përgjegjësi.

Është një situatë tani që duhet të merrni në konsideratë për të ardhmen, dhe për të cilën duhet të përgatiteni në kohën e sotme. Sepse do të ketë migracione njerëzore të mëdha, tani që rajonet e thata të botës do të humbasin mundësinë për të prodhuar ushqim, tani që burimet e ujit do të rrallohen dhe konflikte midis kombeve dhe grupeve brenda kombeve do të lindin për të përcaktuar se kush do të ketë akses te burimet që mbeten. Pavarësisht nga mënyra se si këto konflikte mund të maskohen si politike apo fetare, do të jenë kryesisht një luftë për burime natyrore.

Bota bën të njëjtën zhurmë – dridhjet edhe zhurmat e një qyteti të madh. Është vetëm shenja e një ndryshimi të madh që do të vijë, të cilin njerëzit nuk e shohin sepse nuk i përgjigjen Dijes, zgjuarsisë së thellë që Krijuesi i të gjithë jetës ka vendosur brenda çdo personi për ta udhëzuar, për ta mbrojtur dhe për ta sjellë te veprat e mëdha të jetës së tij.

Miliona njerëzve do t’i duhet të largohen nga rajonet e thata të botës. Rajonet bregdetare do të përmbyten dhe do të preken nga stuhira jashtëzakonisht të fuqishme dhe nga mot i egër. Njerëzve do t’i duhet të lëvizin për arsye ekonomike, falimentimi i ekonomive lokale, dhe ndonjherë i ekonomive kombtare.

Ku do të shkojnë të gjithë këta njerëz, që nuk panë dhe nuk kuptuan? Kush do t’i pranojë në vendin e tyre? Kush do ta pranojë rrjedhjen e mijërave dhe milionave njerëz, të cilëve do t’i duhet tani të lënë atdheun e tyre ose të shpërngulen brenda kombit të tyre?

Përçarja shoqërore do të jetë pamasë. Tensioni politik do të jetë pamasë. Thirrja për dhembshuri dhe për t’i dhënë fund grindjeve do të jetë pamasë. Do të jetë një tragjedi dhe një nevojë humanitare në një shkallë të paparë.

Bota nuk mund të bjerë në kaos, përndryshe njerëzimi nuk do të ketë të ardhme. Me të vërtetë, ajo që është në lojë është shpëtimi i qytetërimit njerëzor. Qytetërimi njerëzor që duket aq dominant, aq i fuqishëm dhe aq mirë i themelosur sot, të nesërmen e në ditët që do të vijnë do të duket gjithmonë e më i brishtë e i prekshëm.

Është vërtet tani një garë për të shpëtuar njerëzimin nga shembja dhe shkatërrimi. Kjo është diçka që çdo person mund të shohë pasi të jetë njoftuar për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, pasi të fillojë të dëgjojë zhurmat e botës e të shohë shenjat që prodhon bota.

Njerëzit sot tashmë e ndjejnë që gjërat nuk janë normale, që gjërat nuk janë të drejta. Ka frika të mëdha në lidhje me perspektivën e njerëzimit në të ardhmen. Dallgët e Mëdha të ndryshimit tashmë po fillojnë të ndikojnë te popujt e botës, duke zvogëluar ekonomitë e kombeve, duke i detyruar njerëzit në situata më të rënda tensioni dhe konkurrence. Sot tashmë ka luftë të madhe për të përcaktuar se kush do të ketë akses te ushqimi, te uji dhe te burimet energjetike në shumë, shumë vende të botës.

Ende kush po shikon për shenjat, shenjat që Dallgët e Mëdha të ndryshimit janë tani duke ardhur? Kush po bën kujdes? Dhe nga ata pak që po bëjnë kujdes, kush ka kurajon dhe fuqinë për të parë se kjo është një thirrje – një thirrje për shërbim dhe kontributë; një thirrje për ta për të rikonsideruar jetën e tyre, rrethanat e tyre, aktivitetet dhe detyrimet e tyre?

Migracionet njerëzore do të jenë një nga problemet e mëdha që Dallgët e Mëdha të ndyshinit do të sjellin. Në qytetet e mbipopulluara të vendeve të varfra, ku do të shkojnë këta njerëz, dhe si do të jetojnë? A do të lihen të vdesin, nga lufta dhe nga uria? Kjo është diçka që disa njerëz në botë sot po fillojnë të marrin në konsideratë, sepse shenjat janë shumë të qarta.

Nuk është fundi për njerëzimin, por një tranzicion në një botë të ndryshme – një botë të re, një botë me burime të pakësuara, një botë që do të ketë nevojë për bashkëpunim të jashtëzakonshëm midis kombeve nëse qytetërimi njerëzor mund të mbijetojë.

Popujt që do duhet të largohen nga zonat e prekura, do të duhet të thithen nga kombe rreth botës. Nuk mund të shkojnë te vendi fqinj, sepse vendi fqinj ndoshta do të përballojë të njëjtën krizë. Do të jetë një diasporë e madhe, një shpërndarje popujsh larg mënyrës së jetesës së tyre tradicionale në një seri rrethanash shumë të ndryshme. Kjo do të krijojë tensione dhe vështirësira të mëdha.

Kryesore këtu është si do t’i ushqeni popujt e botës, kur bota do të humbasë 30% të bujqësisë së saj, gjë e cila me të vërtetë po ju pret? Moti i egër, ndryshimi i klimës dhe ndikimi mbi sistemet biologjike dhe gjeologjike të tokës do të sjellin aq shumë mosbalancim saqë edhe po të gjenit një shtëpi për të gjithë popujt e çvendosur, si do t’i ushqeni? Dhe banorët e vendeve mikpritëse, si do t’i përgjigjen kësaj gjëje?

Këto janë pyetje që ende nuk kanë përgjigje, pyetje të cilat duhet të merrni tani në konsideratë – ju që ndodheni në pragun e një ndryshimi të madh, ju që ndoshta e keni luksin t’i konsideroni këto gjëra, të planifikoni jetën tuaj dhe t’i riorganizoni prioritetet tuaja.

Qytetet do të mbushen aq shumë më njerëz, saqë do të jetë e vështirë për t’i furnizuar me ujë dhe me ushqim, edhe në vendet e zhvilluara, në vendet ku ka më shumë bollëk. Si do t’i ushqeni një milion njerëz të shtuar në një qytet tashmë me miliona njerëz. Qytetit të mbipopulluar, mund t’ia dëgjoni zhurmën. Sa mund të mbajë një qytet? Sa është limita e furnizimit të tij? Sa është toleranca e njerëzve të tij?

Situata do të bëhet aq e ashpër saqë edhe familjet në vendet e pasura do t’i duhet të konsiderojnë të marrin një familje nga një vend i varfër në shtëpinë e tyre. Sa veta do të duan ta bëjnë këtë gjë? Sa keq do të duhet të bëhet gjendja, përpara që preferencat, paragjykimet dhe kërkesat personale të zëvendësohen nga një nevojë kritike?

Nuk do të ketë mjaft tepricë ushqimi për t’ia dërguar vendeve të prekura. Nuk do të ketë mjaftueshmërisht. Nëse njerëzimi humbet një përqindje të prodhimit të tij ushqimor, nuk ka rëndësi se sa para shpenzohen.

Bota po plaçkitet. A do të vazhdoni ta plaçkitni gjithmonë e më shumë?

Kjo është pasiguria e madhe në këtë situatë – si do të përgjigjet njerëzimi? Sa është përgjegjësia njerëzore, domethën aftësia njerëzore për t’u përgjigjur? Edhe udhëheqësit e kombeve janë të verbër. Edhe udhëheqësit e institucioneve fetare janë të verbër. E shohin botën vetëm ashtu siç e kanë zakon ta shohin. E shohin botën vetëm ashtu siç e besojnë të jetë e vërtetë nga e kaluara. Por këto gjëra nuk do të jenë më të vërteta.

Do të ketë migracione njerëzore të mëdha nëpër botë. Disa do të jenë normale, por një pjesë e madhe do të duhet të organizohet dhe të miratohet midis kombeve. Nëse kombet ia mbyllin derën popujve të çvendosur, do të jetë një tragjedi e paparë. Kjo tragjedi do ta zhytë botën në luftë dhe në konflikt.

E gjithë kjo është e pashmangshme, duke pasur parasysh qëndrimin e njerëzimit, përdorimin e tij të botës dhe marrëdhëniet midis kombeve. Sigurisht do të arrini në një pikë ngopje. Sigurisht do të ndikoni te bota në mënyrë të tillë që bota nuk do të përgjigjet në dobinë tuaj. Sigurisht do të arrini në një pikë krize.

Ka individa largpamës që e kanë parë se po vjen kjo gjë. Por njerëzimi është i shurdhër, i vërbër dhe memec, dhe vazhdon me dashje në ndjekjen e tij të pasurisë dhe të fuqisë – lehtë i korruptuar, lehtë i mashtruar, i dëshpëruar ndër të varfërve, i pazoti për të kontrolluar popullsinë e tij, i pazoti për të kontrollur përdorimin e tij të burimeve natyrore, i pazoti për të kufizuar konfliktet dhe paragjykimet e tij historike. Si një fëmijë kokëfortë, po shkon me vrull në të ardhmen – i pavëmendshëm, duke mos menduar përpara, duke mos shikuar përpara, vetëm duke plotësuar nevojat e ditës.

Në këtë moment mund të ndodheni në mes të një qyteti prej dy milion banorësh, dhe pas njëzet vjet do të jetë i shkretë. Çfarë do të ndodhë? Si do të përgjigjet bota?

Nëse mund të shihni pa frikë dhe paragjykim, do t’ju bëhët e qartë. Nuk keni nevojë të jeni gjeni për ta parë. Duhet vetëm të jeni të mençur dhe objektiv. Por si do të përgjigjen njerëzit është diçka që nuk mund të parashikoni. Sepse njerëzit mund të vendosin se si do të përgjigjen. Kanë mundësinë të zgjedhin në këtë nivel.

Nuk mund t’i ndaloni Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Mund t’i zbusni, ato dhe ndikimin e tyre, dhe mund të përgatiteni për to, por nuk mund t’i ndaloni dot tani.

Nesë njerëzit nuk mund të ndryshojnë në bazë të ndërgjegjes dhe të vizionit të tyre të botës, atëherë do të duhet të ndryshojnë përballë situatave të vështira dhe krizave. Është një mënyrë mësimi e dobët, me siguri. Është edukimi i budallenjve, me siguri. Por edukimi duhet të ndodhë sepse njerëzimi duhet t’i adaptohet një bote në ndryshim, një bote në tatëpjetë.

Popujt e varfër të botës, çfarë mund të bëjnë tani për t’u përgatitur? Nuk kanë ndonjë fuqi shoqërore, ndonjë mobilitet shoqëror. Nuk mund të bëjnë thjesht plaçkat gati dhe të shkojnë në një vend të pasur. Janë të bllokuar. Janë të ngecur. Atëherë përgjegjësia qëndron tek popujt e pasur dhe tek kombet e pasura për të treguar rrugën. Por edhe në kombet e pasura, ka pak njerëz që mund të shohin. Njerëzit kudo, të pasur apo të varfër, shumë shpesh nuk duan ta rikonsiderojnë jeten e tyre dhe t’i ndryshojnë qëndrimet dhe parimet e tyre. Është një problem në zhvillimin njerëzor.

Bota do të ngrohet. Tokat do të hapen, por nuk do të mundeni të rritni një sasi të madhe ushqim mbi to. Dhe moti i egër do të jetë problem kudo – duke pakësuar burimet natyrore të kombeve, duke sjellë katastrofa njëra pas tjetrës.

Njerëzimi do të duhet të lëvizë në një tjetër lloj ekuilibri me jetën në të ardhmen, në një tjetër lloj stabilitet në botë. Pyetja e madhe që ju përballon është: çfarë do të ndodhë midis tani e atëherë? Nëse njerëzit janë të verbër e nuk i shohin Dallgët e Mëdha të ndryshimit duke ardhur në horizont; nëse njerëzit nuk duan ta rikonsiderojnë jetën e tyre, detyrimet e tyre dhe rrethanat e tyre; nëse nuk duan t’i tejkalojnë paragjykimet dhe inatet e tyre kulturore dhe kombtare, atëherë njerëzimi do të shkojë drejt një mjerimi të madh, ose një seri mjerimesh për të qenë më saktë.

Burri ose gruaja e Dijes e sheh këtë gjë, me siguri. Nuk e mohojnë. Nuk mundohen të shohin një rezultat të preferuar. E shohin se çfarë po ndodh, dhe i ndryshojnë rregullisht konkluzionet e tyre me ndryshimin e situatës, me afrimin e Dallgëve të Mëdha . Mund të jeni të sigurt se Dallgët e Mëdha janë duke ardhur, por nuk e dini se si do të ndikojnë te bota ose kur do të godasin. Dhe pasiguria e madhe është si do të përgjigjet njerëzimi.

Atëherë burri ose gruaja e Dijes është duke parë – duke parë pa patur ndonjë konkluzion fiks, duke parë pa e dënuar botën, duke parë pa e humbur shpresën, duke parë pa u bërë cinik ose mospërfillës, duke parë pa fajsuar udhëheqësit, individët ose kombet, duke parë për shenjat që po jep bota, për të treguar se si, ku e kur Dallgët e Mëdha do të godasin.

Burri ose gruaja e Dijes ka lëvizur në toka më të larta, në jetën e tyre të jashtme si dhe brenda vetes, duke e bazuar jetën e tyre mbi Dijen, zgjuarsinë e thellë – një zgjuarsi që nuk ka frikë nga bota, që nuk ka frikë nga ndrysimi, dhe që mund të përballojë gjithçka sepse është një zgjuarsi e dhënë nga Zoti. Është e urtë. Është e dhembshur. Është objektive.

Këtu, burri ose gruaja e Dijes nuk insiston për ndonjë zgjidhje, por përkundrazi është duke parë dhe duke inkurajuar sjellje pozitive, ndërgjegje pozitive dhe veprime pozitive. Por nuk mbështeten vetëm tek shpresa, sepse shpresa është shumë e dobët, shumë lehtë e thyer, shumë lehtë e zvogëluar dhe e shfryr.

Fuqia e tyre është fuqia e Dijes – një fuqi që nuk zvogëlohet përballë vështirësive ose pasigurive, një fuqi që nuk dobësohet nga tragjeditë ose krizat. Ata shohin në mënyrë të qartë, dhe i përgjigjen në mënyrë të përshtatshme situatave të ndryshueshme që menjëherë shohin rreth tyre dhe në botë në përgjithësi. Ata nuk kanë frikë të shohin, sepse Dija është fuqia e tyre.

Të gjithë të tjerët do të jenë në mohim në përgjithësi. Dhe ata pak njerëz që e shohin gravitetin e situatës do t’i bazojnë të gjithë shpresat e tyre në disa zgjidhje që të gjenerohen dhe të aplikohen. Ky do të jetë burimi i shpresës së tyre, por është një themel shumë i dobët. Sepse e gjithë baza e sigurisë së tyre bazohet në disa ngjarje dhe në disa ndryshime. Por këto ngjarje mund mos të ndodhin. Ndryshimet mund mos të ndodhin. Atëherë ku do të jenë ata, përveç në një gjendje dëshpërimi? Sepse themeli i tyre është i bazuar mbi rrethanat, jo mbi fuqinë e Dijes.

Do të kenë besim në disa udhëheqës, të cilët ata mendojnë se do t’i shpëtojnë. Por nuk ka asnjë udhëheqës në botë që mund t’i ndalojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Do të besojnë në mirësinë e njerëzimit, por njerëzimi do të veprojë në mënyrë shumë të dobët, sidomos në fillim të Dallgëve të Mëdha. Do të besojnë në një ideologji, në një sistem ekonomik, në teknologjinë ose në përparime në shkencë, por kur këto do të duken të papërshtatshme ose të pamjaftueshme, shpresa e tyre do të shembet.

E shihni sa e dobët është kjo, sa e bazuar është në idera ose abstraktime, ose në disa situata që të ndodhin, për të cilat në realitet ka shumë pak mundësi që të ndodhin? Optimizmi juaj nuk mund të bazohet në një rezultat të preferuar.

Bota po ndryshon. Duhet të ndryshoni me të. Duhet të lëvizni me të. Duhet ta vëzhgoni. Si një kapiten anijeje në det, duhet të vëzhgoni kohën dhe dallgët. Duhet të shikoni te barometri. Duhet t’i përshtatni velat tuaja në përputhje me rrethanat. Nuk mund të uleni me nge dhe të besoni se gjithçka do të rregulohet, sepse kjo është një shpresë që fsheh frikë dhe pasiguri, dhe frika dhe pasiguria do ta mbytin anijen.

Kjo është arsyeja pse duhet ta keni themelin te Dija. Zoti jua ka dhënë për të qenë piloti juaj, udhërrëfyesi juaj, dhe busulla juaj. Pa të do të keni vetëm ëndrra, shpresa, dëshira dhe fantazira për ta bazuar pikëpamjen tuaj pozitive, dhe asnjëra nga këto nuk do t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Do të zhgënjeheni. Do të frustroheni. Do të shqetësoheni. Do të inatoseni. Do të zhgënjeheni, sepse nuk e kishit një themel.

Teknologjia do të jetë e rëndësishme, por nuk do ta shpëtojë njerëzimin. Një sistem politik mund të preferohet mbi një tjetër, por nuk do ta shpëtojë njerëzimin. As nuk do të pranohet kudo mjaftueshmërisht për të sjellë bashkëpunimin dhe ndihmën që do të duhet.

Duhet të shikoni përpara, me sy të qarta, duke qenë të gatshëm për të parë çfarëdolloj gjëje që po vjen në horizont – pa e dënuar, pa e mohuar, pa patur ndonjë konkluzion të menjëhershme. Si kapiteni i një anijeje në det, po vëzhgoni dhe po i përgjigjeni rrethanave të ndryshueshme.

Duhet ta keni këtë siguri të brendshme dhe fuqinë e Dijes për ta bërë këtë gjë, përndryshe nuk do ta bëni dot. Do të jeni në mohim. Do të mundoheni të fsheheni. Do të mundoheni të jetoni poshtë një guri. Do ta vëni të gjithë besimin tuaj në ndonjë nocion ose ideologji. Do t’i mohoni Dallgët e Mëdha si një pikëpamje negative në jetë. Do të jeni të verbër dhe budallenj duke pretenduar se jeni të zgjuar.

Budallalleku i njerëzimit është më tragjik kur është i fhehur poshtë një lustri racionaliteti dhe zgjuarsie. Do ta shihni këtë kudo rreth jush, me siguri. Do ta shihni mohimin. Do ta shihni fajësimin. Do t’i shihni mendimet ëndërrimtare. Do ta shihni besimin e verbër në shkencën dhe teknologjinë, në qeverisje të posatçme ose në një udhëheqës të veçantë.

Njerëzit i besojnë këto gjëra sepse nuk kanë një themel. Nuk kanë fuqi të brendshme të vërtetë. Mund t’i përballojnë vështirësitë në botë, por nuk e kanë qartësinë e mendjes për të parë se çfarë po vjen, çfarë po vjen drejt tyre dhe që do t’jau ndryshojë jetën. Atëherë i humbasin oportunitetet e mëdha të jetës. Nuk i shohin shenjat e jetës. Nuk i shohin paralajmërimet e jetës sepse nuk mund të shohin me qartësi. Është një problem thelbësor për çdo person.

Njerëzit ankohen çdo ditë. Disa njerëz ankohen vazhdimisht. Por të ankohesh nuk është të shohësh. Të ankohesh nuk është të ndjekësh rrethanat e ndryshueshme të jetës suaj. Të ankohesh është të jesh si një bebe e vogël që vetëm qan e qan, ose si një fëmijë e vogël që bërtet kur nuk merr dot atë që do.

Atëherë, duhet të ndaloni të ankoheni dhe të filloni të shihni, dhe ta zhvilloni forcën për të parë, ta pastroni mendjen nga gjykimet dhe dënimet. Merrini Hapat drejt Dijes për të ndërtuar lidhjen tuaj me zgjuarsinë e thellë që Zoti ka vendosur brenda jush, sepse është vetëm kjo zgjuarsi që do t’ju shpëtojë.

Arsyeja njerëzore pa Dije është vetëm mendim konvencional, i verbër dhe budalla, i pazoti për t’iu adaptuar rrethanave të ndryshueshme. Po bota mos të ndryshonte, mund të jetonit në një seri supozimesh. Por po përballoni ndryshimin më të madh që njerëzimi ka përballuar ndonjëherë, prandaj këto supozime tani do të bëhen rreziqë të mëdha për ju dhe për të gjithë rreth jush.

Ky paralajmërim është një dhuratë dashurie nga Krijuesi i të gjithë jetës. Është pjesë e një Mesazhi të Ri për njerëzimin, për ta përgatitur njerëzimin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, për ta përgatitur njerëzimi për takimin e tij me jetën inteligjente në univers, për të sjellë Dije dhe Urtësi në botë që janë zhvilluar diku tjetër në univers, për të qartësuar marrëdhënien e njerëzimit me Perëndinë dhe natyrën e vërtetë të përgjegjësisë njerëzore.

E ardhmja dhe rezultati i kësaj gjëje janë në duart e çdo personi, sepse çfarëdollojë gjëje që do të ndodhë do të jetë pasoja e vendimeve që njerëzit do të marrin. Pyetja që lind është: çfarë do të frymëzojë këto vendime? A do të jetë fuqia e Dijes, apo gjithçka tjetër që prezantohet si fuqi?

Mos mendoni se nuk keni fuqi në këtë drejtim, sepse e ardhmja juaj do të bazohet mbi vendimet dhe veprimet që do të merrni sot. Këto veprime do të varren nga njerëzit me të cilët shoqëroheni dhe ndikimi i tyre mbi ju.

Prandaj, Mesazhi i Ri nga Zoti ju jep përgjegjësira të mëdha dhe ju tregon se nuk mund t’iu shpëtoni dot ketyre përgjegjësive. I pasur apo i varfër, pavarësisht nga rrethanat tuaja, fuqia dhe prania e Dijes jeton brenda jush, në pritje për t’u zbuluar. Keni nevojë tani për të më shumë se sa për gjithçka tjetër – më shumë se sa për pasuri, më shumë se sa për siguri, më shumë se sa për rehat, më shumë se sa për kënaqësi, më shumë se sa për martesë, më shumë se sa për familje – më shumë se sa për gjithçka tjetër.

Pa Dije do të jeni të verbër. Do të ndiqni frikat dhe manitë e njerëzve rreth jush. Do të ecni në të ardhmen pa ditur se çfarë po përballoni. Dallgët e Mëdha do t’ju zën në befasi. Nuk do t’i shihni duke ardhur.

Kjo është thirrja e madhe tani për ndërgjegje dhe përgjegjësi njerëzore. Keni kohë, por jo shumë kohë. Keni kohë për ta rikonsideruar jetën tuaj, por jo shumë kohë. Keni kohë për të ndërtuar një bazë mbi Dijen, por jo shumë kohë. Keni kohë për të mbledhur fuqitë dhe reszervat tuaja. Keni kohë për të filluar të vëzhgoni nga kulla e vrojtimit për të parë se çfarë po vjen drejt jush, çfarë po vjen në horizont – në rajonin tuaj si dhe në botë në përgjithësi.

Këtu, në vend që të keni bisedime intelektuale dhe teorike, duhet që të përgatisni jetën tuaj dhe marrëdhëniet tuaja kryesore. Ideologjia juaj madhështore nuk do të ketë asnjë kuptim përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Një dijetar mund të mbytet ashtu si një budalla.

Ky është një mesazh i fuqishëm për t’ju zgjuar, për t’ju nxjerrë nga memdimet tuaja preferenciale e të kushtëzuara, nga qëndrimet dhe supozimet tuaja, besimet tuaja dhe të gjitha gjërat që i shmangeni që tani duhet të shihni.

Zoti do që njerëzimi të mbijetojë e të ecë përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit, por çfarë do Zoti dhe çfarë do të bëjnë njerëzit nuk janë të njëjtat gjëra. Kjo është arsyeja përse Zoti duhet të dërgojë tani një Mesazh të Ri në botë, për ta përgatitur njerëzimin për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara dhe për t’ju përgatitur, jo vetëm për t’i mbijetuar Dallgët e Mëdha të ndryshimit, por për të qenë kontrubitur brenda tyre, sepse kjo është arsyeja përse keni ardhur në botë.

Në një nivel më të thellë e dini këtë gjë. Është e qartë. Ka qenë gjithmonë e qartë. Në një nivel më të thellë e dinit se do të hynit në botë në kohën e një ndryshimi dhe një rrëmuje të mëdha. Nuk ka ndonjë dyshim aty. Nuk ka ndonjë mosmarrëveshje aty.

Është qëllim dhe misioni juaj tani që të bëheni kontributor përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Por kjo ndërgjegje dhe kjo siguri ndodhin në një nivel më të thellë në mendjën tuaj, poshtë sipërfaqes së mendjes në të cilën jetoni, mendoni dhe e kaloni jetën tuaj.

Atëherë, Ne i bëjmë thirrje përgjegjësisë suaj, llogaridhënies suaj dhe ndershmërisë suaj, për të qenë me të vërtetë të sinqertë me vetveten, për ta nderuar atë që thellësisht dini, për ta zbuluar, atë dhe çfarë do të thotë dhe si do t’jua drejtojë jetën nga kjo ditë përpara. Për këtë gjë, keni bekimin Tonë. Për këtë gjë, keni të gjithë fuqinë e Krijimit.