Hyrja në Komunitetin e Madh

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 27 maj 2011
në Boulder, Kolorado

Shpallja e Re e Zotit i hap dyert një universi jete inteligjente, dukë sjellë perspektivë, depërtim dhe kuptueshmëri kurrë më parë të disponueshme.

Familja njerëzore nuk e kupton prekshërinë e saj ndaj këtij Komunitet të Madh, as marrëdhënien e saj me këtë Komunitet të Madh.

Duke jetuar në izolim për aq gjatë, i gjithë nocioni juaj i vetvetes, nocioni juaj i Krijimit dhe i Perëndisë, janë të lidhura sidomos me këtë botë vetëm. Mirëpo, aq shumë njerëz në botë sot i kanë rrënjët e tyre në Komunitetin e Madh, sespe shumica e përvojës së tyre të kaluar ka ndodhur atje para se të vinin në këtë botë, në këtë jetë.

Është sikur të ishit një fis i izoluar, asnjëherë i zbuluar nga bota e jashtme, duke mos njohur fuqitë e mëdha që ekzistojnë rreth jush dhe plotësisht të parpërgatitur për ditën ku ekzistenca juaj do të zbulohej nga jashtë.

Por sigurisht, njerëzimi ka emetuar në hapësirë, sigurisht në mënyrë të pamend, dhe atëherë prania juaj është e njohur mirë për fqinjët tuaj dhe për grupet e tjerë që po e vëzhgojnë botën me interes të madh.

Për disa, keni qenë të studiuar për një kohë shumë të gjatë. Ndërsa ata mund ta gjejnë natyrën tuaj të thellë të pakuptueshme, sjellja juaj e jashtme mund të kuptohet lehtë dhe është mjaft e parashikueshme.

Ndodheni në pragun e një realitetiti krejtësisht të ndryshëm, një uniersi jo-njerëzor – një univers ku vlerat dhe synimet njerëzore nuk janë të përbashkëta, një univers ku ekzistenca juaj dhe ku rëndësia juaj kanë pak ose asnjë pasojë, përveç për ato racat që kërkojnë të mbështesin lirinë njerëzore në botë ose ato racat që kërkojnë ta marrin prej jush.

Komuniteti i Madh do të ndryshojë se si e shihni veten, si kombet ndërveprojnë me njeri-tjetrin dhe prioriteti i tërë i njerëzimit. Impakti i tij mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm nëse mund ta kuptoni në mënyrë të saktë.

Sepse është Komuniteti i Madh që do të bindë më në fund kombet tuaja që të bashkëpunojnë, të bashkohen për ruajtjen e botës dhe mbrojtjen e familjes njerëzore.

Është Komuniteti i Madh që do t’ju tregojë që nuk mund t’i përballoni konfliktet tuaj të pafundme këtu në botë, që burimet tuaja janë të çmuara dhe që vetëmjaftueshmëria juaj është me rëndësinë më të madhe.

Me këtë vetëdije, nuk do të vazhdoni të harxhoni botën me shpejtësinë e tmerrshme që po bëni tani. Nuk do të mendoni në mënyrë të pamend që universi është këtu për t’u marrë pasi të keni mbaruar pasurinë e kësaj bote. Do të kuptonit që kjo botë është gjithçka që keni.

Kjo botë, ky sistem diellor është gjithçka që keni. Matanë këtij, hyni në rajone në pronësi ose të kontrolluara nga të tjerët, dhe nuk mund t’i merrni nga ata.

Nuk i dini rregullat e angazhimit në univers, marrëdhëniet midis kombeve ose çfarë është e lejuar dhe çfarë nuk është e lejuar në këtë Komunitet të Madh jete. Jeni si fëmija që po hyn në metropol, i pafajshëm, me supozime, i pavetëdijshëm.

Njerëzit duan shumë gjëra nga vizitorët këtu. Ata presin shumë gjëra. Njerëzit ndjejnë se janë shumë të rëndësishëm në univers dhe se të tjerët do të vijnë natyrisht për t’ju ndihmuar dhe për t’ju dhënë atë që donit dhe që kishit nevojë. Njerëzit mendojnë se kontakti është një aventurë dhrithëruese, një pushim nga zakonshmëria e jetës njerëzore. Ata duan të mendojnë se ky kontakt do të jetë shumë pozitiv dhe i dobishëm sepse nuk e kanë fuqinë, guximin ose përgatitjen për ta konsideruar në ndonjë mënyrë tjetër.

Shpallja e Zotit po ju jep një dritare në këtë Komunitet të Madh jete, një dritare që vetëm Zoti mund të japë. Sepse nuk ka asgjë në univers për të cilën Zoti nuk është i vetëdijshëm.

Asnjë racë nuk mund të bëjë një pohim të tillë. Asnjë racë nuk e kanë kuptueshmërinë të as kësaj galaktike. Asnjë racë nuk e ka kuptueshërinë të natyrës së thellë të njerëzimit. Edhe ato racat e pakta në këtë rajon të hapësirës që janë të lira dhe të vetëvendosura, as ato nuk mund ta kuptojnë plotësisht atë që natyra njerëzore vërtet do të thotë.

Por të gjithë në univers kërkojnë burime, dhe kombet më të përparuara teknologjikisht janë shumë të varura mbi këtë. Nuk arrini një vend ku kjo nevojë merr fund, sepse ndërsa përparoni teknologjikisht, nevoja përshkallëzohet në përgjigje të kësaj.

Njerëzimi nuk e di se ndodhet në një prag të madh, një pikë kthese të madhe, një pikë kthese që do të krijojë një të ardhme ndryshe nga e kaluara. Duke jetuar në një botë në rënie, një botë me burime në rënie dhe mundësi në ulje, nuk e shihni prekshmërinë tuaj ndaj hapësirës.

Kufijtë tuaj janë të paruajtur. Njerëzit tuaj janë të pavetëdijshëm. Qeveritë tuaja janë të nënshtruara në vështirësitë e tyre të brendshme dhe problemet me njëra-tjetrën.

Kjo botë, një vend aq i bukur, aq i pasur biologjikisht, me aq shumë burime të rëndësishme që janë të vështira për t’u gjetur në një univers planetash shterpë.

Shpallja nga Zoti duhet t’ju zgjojë ndaj realiteteve, vështirësive dhe oportuniteteve të hyrjes në një Komunitet të Madh jete. Asnjë nga Shpalljet e mëparshme të Zotit nuk i kërkohej ta bënin këtë, sepse nevoja nevoja nuk ishte aty. Njerëzimi nuk kishte përparuar aq larg.

Por keni tani një qytetërim global – të shpërndarë, të konfliktuar, shkatërrues, të shkujdesur dhe të papërgjegjshëm, por është një komunitet botëror megjithatë. Keni komunikim global. Keni tregti globale, dhe për shumë njerëz, një ndërgjegje globale në rritje. Është në këtë pikë që ndërhyrja do të tentohet. Është në këtë pikë që njerëzimi bëhet një çmim për të pohuar.

Sepse ata që do të vijnë këtu dhe që janë tashmë këtu nuk mund të jetojnë në botën e ndërlikuar biologjikisht që banoni dhe të cilës jeni adaptuar. Ata kanë nevojë për ndihmë njerëzore. Ata kanë nevojë për pjesëmarrjen njerëzore në mënyrë për të fituar sovranitet dhe kontroll këtu. Dhe ata do të përfitojnë nga pritjet tuaja, dëshirat tuaja, fantazitë tuaja, ankesat tuaja për ta vendosur këtë pozicion për vete.

Shikoni historinë e ndërhyrjes në botën tuaj. Shihni se sa lehtësisht popujt vendas iu nënshtruan pranisë së ndërhyrjes së huaj. Ky nuk duhet të jetë fati juaj.

Nëse filloni të mendoni brenda kësaj arene më të gjerë jete, do të filloni të shihni gjëra që nuk mund të shihnit më parë, dhe do të shihni se uniteti dhe bashkëpunimi njerëzor nuk janë thjesht një synim i ardhshëm i dëshirshëm ose një opsion i preferuar, por një domosdoshmëri për të siguruar lirinë dhe të ardhmen e familjes njerëzore.

Ndërhyrja nuk kërkon t’ju shkatërrojë, por t’ju përdorë, t’ju përdorë për qëllimet e veta. Ky është një realitet nga i cili nuk mund të shpëtoni, dhe mashtrimi që do të ushtrohet mbi familjen njerëzore dhe pacifikimi që do të ushtrohet mbi familjen njerëzore për t’u nënshtruar, për të pranuar, janë shumë të forta dhe bindëse.

Pasi të kenë humbur besimin në udhëheqjen dhe institucionet njerëzore, njerëzit do të shohin tek fuqitë e tjera në univers për t’i udhëzuar, duke besuar se një forcë mirëbërëse do të vijë këtu për ta restauruar dhe për ta shpëtuar njerëzimin nga vetvetja. Është këtë pritje, këtë dëshirë, pavarësisht se sa e pandërgjegjshme mund të jetë, që Ndërhyrja do të përdorë për qëllimet e veta.

Liria juaj është e çmuar, në çfarëdo lloj mase që është vendosur në botë. Është fituar me përpjekje të mëdha dhe sakrifica njerëzore. Duhet të ruhet me vigjilencë të madhe.

Jeni të shqetësuar vetëm me njëri-tjetrin në këtë drejtim. Por tani keni shqetësime më të mëdha, dhe me këto shqetësime, një nevojë më të madhe për t’u bërë të edukuar në lidhje me jetën në univers dhe të përgatitur për kuptimin e këtij angazhimi të vështirë dhe të rrezikshëm.

Ata që janë aleatë të njerëzimit, racat e lira, ata nuk do të ndërhyjnë këtu, sepse ndërhyrja për ta është një shkelje. Ata e kuptojnë se nëse mund të fitonin besimin tuaj, do të duhet të mbanin një prani kontrolluese këtu në mënyrë për t’ju udhëzuar në Komunitetin e Madh. Këtë, nuk mund ta bëjnë. Ata e kuptojnë se njerëzimi do të duhet të ketë mundime dhe të vuajë në lidhje me të ardhmen dhe fatin e tij aty.

Ata thjesht mund të këshillojnë. Do të dërgojnë Brifingjet e tyre, Brifingjet nga Aleatët e Njerëzimit. Këtë e kanë bërë si pjesë së Shpalljes së Re të Zotit, sepse Krijuesi e di që duhet të kuptoni që nuk jeni plotësisht vetëm në univers dhe që liria dhe vetëvendosja ekzistojnë dhe janë arritur nga të tjerët. Por kjo nuk është një arritje e lehtë, dhe ka kërkesa basike.

Njerëzit janë të tronditur nga këto gjëra, jo sepse nuk janë të vërteta, ose edhe se duken sensacionale, por sepse nuk kanë menduar për to ndonjëherë, dhe as nuk duan në të vërtetë të mendojnë për to, është aq e madhe, komplekse dhe sfiduese.

Por kjo është bota juaj. Kjo është arsyeja pse keni ardhur. Nuk keni ardhur për të fjetur në një planet të bukur, por për të ndihmuar për ta ruajtur dhe për të mbrojtur familjen njerëzore nga rënia dhe nga sundimi.

Konflikti njerëzor po ju harxhon. Injorant, të pamend dhe të pavetëdijshëm për atë që ekziston në kufijtë tuaj, konflikti njerëzor po ju harxhon.

Është koha për njerëzimin për t’u pjekur, për t’u rritur, për të kuptuar që po jetoni në një Komunitet të Madh jete – një Komunitet të Madh që nuk mund të kontrolloni, një Komunitet të Madh që është matanë mundimenve tuaja, teknologjisë suaj, madje edhe kuptueshmërisë suaj.

Kjo është arsyeja pse Krijuesi i të gjithë jetës po sjell Shpalljen në lidhje me Komunitetin e Madh në botë. Është koha tani – ndërsa njerëzimi qëndron në prag të një bote në rënie, një botë me burime në ulje, trazira dhe paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike në rritje; një kohë ku fetë e botës janë bërë partizanë në një konflikt dhe konkurrencë në rrugë e sipër për pranim dhe udhëheqje njerëzore; një kohë ku kombet e varfëra po i mbarojnë burimet dhe kombet e pasura po bien në borxh të madh.

Është koha perfekte për ndërhyrje. Është koha e domosdoshme për një ndërgjegje njerzore më të madhe për të dalë dhe me të, një përgjegjësi më të madhe ndaj botës – jo vetëm ndaj kombit të vet, grupit të vet ose përkatësisë fetare të vet, por ndaj të gjithë njerëzimit. Sepse nëse kombet dështojnë, e gjithë bota mund të dështojë. Nëse Ndërhyrja është e suksesshme në një pjesë të botës, ajo kërcënon të ardhmen e të gjithëve këtu.

Njerëzit janë plot me inate. Janë plot me nevoja. Janë plot, në shumë raste, me nevoja të dëshpëruara – varfëria dhe shtypja. Udhëheqësit e botës janë ose të verbër ose nuk mund të komunikojnë atë që i është thënë, atë që shohin dhe dinë. Atëherë kombet e botës ngelen injorant në lidhje me ngjarjen më të madhe në historinë njerëzore, sfidën më të madhe ndaj lirisë dhe sovranitetit njerëzor dhe oportunitetit më të madh për unitet dhe bashkëpunim njerëzor.

Sepse nuk do të jeni në gjendje të angazhoheni me një Komunitet të Madh jete si një grup luftëtar dhe i konfliktuar fisesh dhe kombesh. Nuk do të keni asnjë fuqi dhe efikasitet aty, dhe prekshmëria juaj do të jetë aq e dukshme për të tjerët.

Njerëzimi po e shkatërron pasurinë e botës, dhe kjo gjithashtu ka nxitur ndërhyrjen.

Ka aq shumë për ju për të mësuar. Nuk mund të komunikohet në disa fjalë, por në një seri të madhe mësimesh, të cilat janë pjesë të Shpalljes së Re të Zotit.

Këtu një i krishterë duhet të bëhet një krishterë me një ndërgjegje Komuniteti të Madh. Një mysliman duhet të bëhet një mysliman me një ndërgjegje Komuniteti të Madh. Një budist dhe një çifut fiton një panoramë më të madhe jete ndaj të cilës mësimet e tyre fetare duhet të bëhen relevante. Nëse feja në bota të edukoj dhe të ndriçoj, duhet ta ketë këtë kapacitet dhe vetëdije më të madhe.

Nuk mund të talleni përballë Komunitetit të Madh ose përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit që tashmë po ndodhin në botë. Është koha për t’u rritur.

Njerëzimi ka forca të mëdha. Nuk e keni humbur lidhjen tuaj me Dijen e thellë që ekziston brenda çdo personi. Nuk jeni bërë një shoqëri e regjimentuar, laike, teknologjike, të cilat janë aq të zakonshme në univers. Nuk e keni humbur lirinë tuaj ose ndjeshmëritë tuaja të mëdha plotësisht, megjithëse kjo është e kërcënuar me çdo ditë që kalon.

Nevojat e jetës janë thelbësore kudo. Teknologjia e avancuar nuk ju lehtëson nga këto nevoja plotësisht, dhe në fakt mund t’i përshkallëzojë jashtëzakonisht. A mendoni që shoqëritë teknologjike në univers nuk janë të dëshpëruara për burime, burime që ato tani nuk mund krijonjnë vet, por për të cilat duhet të tregtojnë dhe të negociojnë nga larg, larg matanë? E kanë humbur vetëvendosjen e tyre. Janë të kontrolluara tani nga ato rrjetet e tregtisë nga të cilat varen.

Për të qenë të lirë në univers, duhet të jeni të vetëmjaftueshëm, duhet të jeni të bashkuar dhe duhet të jeni shumë të matur. Këto janë kërkesat që çdo komb, çdo botë, çdo racë duhet të vendosë në një Komunitet të Madh jete.

Këtu mund ta shihni rrezikun dhe joshjen që njerëzimi të marrë teknologji dhe burime nga matanë botës. Çfarë terheqje e madhe që do të jetë. Çfarë joshje e madhe që është.

Pasi ta keni humbur vetë-mjaftueshmërinë tuaj, gjithçka është e humbur që vlerësoni. Sepse nuk do të jeni në gjendje të vendosni kushtet e angazhimit për të fituar akses tek ato gjërat mbi të cilat jeni bërë tani të varur. Kombet e tjera do të përcaktojnë sjellen tuaj dhe pjesëmarrjen tuaj. Është një fakt i jetës.

Nuk mund ta pushtoni universin tuaj lokal sepse do të kundërshtoheni nga të gjithë. Ky është një imazh shumë i ndryshëm nga filmat tuaj, fantashkenca juaj dhe fantazitë tuaja, shpresat tuaj dhe pritjet tuaja të pathëna.

Kjo sjell një imazh shumë të ndryshëm në lidhje me rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit njerëzor këtu në botë, rëndësia e sigurimit dhe ndërtimit të lirisë njerëzore dhe fuqinë dhe praninë e Dijes që Zoti ka vendosur brenda çdo personi.

Këtu liria nuk është thjesht të jesh indulgjent dhe i papërgjegjshëm ndaj askujt ose asgjëje tjetër. Bëhet një element thelbësor të pjesëmarrjes suaj në jetë. Këtu dhuratat tuaja të mëdha mund të thirren, sepse e kuptoni që jeni këtu për të shërbyer nevojat e mëdha dhe të rrezikuara të njerëzitmit. Këtu gjithçka brenda jush që është e vërtetë aktivizohet dhe thirret.

Këtu kombet do të ndalin konfliktet e tyre të pafundme dhe të mundohen të krijojnë stabilitet për vetveten dhe për fqinjët e tyre për të siguruar mirëqenien e tyre të ardhme dhe për ta mbrojtur veten nga ndërhyrja nga matanë.

Bota nuk do të pushtohet me forcë, sepse kjo nuk është e lejuar në këtë pjesë të universit. Do të pushtohet përmes joshjes dhe bindjes, përmes kapitalizimit të dobësisë dhe konfliktit njerëzor, besëtytnisë njerëzore dhe nevojave njerëzore të paplotësuara.

Forca brutale rrallë përdoret në këtë pjesë të universit. Mënyra më të mëdha, më të holla përdoren për të ruajtur burimet e botës dhe për të fituar epërsi përmes bindjes, mashtrimit dhe sekretit. Njerëzimi është gjithmonë një racë e ngathët dhe e dhunshme në këtë drejtim, por edhe kjo po ndryshon këtu në tokë.

Po jau japim këto perspektiva sepse kjo përfaqëson Dashurinë e Krijuesit. Megjithëse mund të jetë dërrmuese ose e frikshme në fillim, është një realitet ndaj të cilit duhet të bëheni të vetëdijshëm dhe të mësuar. Duhet të mendoni tani jo vetëm për vete, për komunitetin tuaj ose për kombin tuaj, por për të gjithë botën, sepse kjo do të përcaktojë fatin tuaj, mirëqenien e fëmijëve tuaj dhe të fëmijëve të botës. Është një ndryshim i madhe ndërgjegjeje, një ndryshim i madh dhe i domosdoshëm tani.

Njerëzit do ta kundërshtojnë këtë, me siguri. Do të marrin strehë në fenë e tyre. Do të marrin strehë në ideologjinë e tyre politike. Do të marrin strehë në racionalitetin njerëzor.

Por jeta në univers nuk është e varur mbi këto gjëra. Jeta ndodh nëse jeni të vetëdijshëm për të apo jo, nëse jeni të përgatitur për të apo jo. Nuk është një çështje perspektive. Nuk është një çështje orientimi politik. Ka të bëjë në të vërtetë me vëmendjen, të jesh vëzhgues, objektiv dhe të ndershëm me vetveten.

Kjo është një sfidë e madhe, por një sfidë e domosdoshme, dhe një sfidë shpenguese nëse mund të përballohet në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë. I keni sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, por nuk po shihni dhe nuk po dëgjoni.

Të gjithë rreth jush duken shumë të fiksuar, të shqetësuar dhe të shtypur. Kush do t’i flasë atyre? Kush do t’i mësojë? Ata mund mos t’i dëgjojnë fjalët Tona. Kush do t’i flasë atyre?

Keni thjesht nevojë të drejtoni tek Shpallja, sepse ju vetë nuk mund ta shpjegoni jetën në univers. Ju vetë nuk mund t’i shpjegoni Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë. Ju vetë nuk mund të shpjegoni se çfarë do të thotë spiritualiteti njerëzor në nivelin e Dijes. Ju vetë nuk mund ta shpjegoni Urtësinë dhe Dijen nga universi. Ju vetë nuk mund ta shpjegoni fatin e madh të njerëzimit dhe atë që duhet bërë për ta arritur.

Për këtë, duhet të ktheheni drejt Shpalljes, sepse Shpallja është më e madhe sesa një përson mund të kuptojë. Drejtoni tek Shpallja, sepse kjo vetëm mban përgatitjen e njerëzimit për të ardhmen dhe fatin e njerëzimit në një botë emergjente.

Zoti po i jep njerëzimit atë që nuk mund t’i japë vetes. Zoti po e paralajmëron njerëzimin për rreziqet dhe oportunitetet ndërsa ndodhet në pragun e hapësirës. Zoti po e paralajmëron njerëzimin për rreziqet, oportunitetet dhe nevojat e të jetuarit në një botë në rënie. Zoti po sjell në botë një sqarim të natyrës dhe qëllimit të spiritualitetit njerëzor, një natyrë dhe qëllim që janë humbur dhe errësuar aq shumë në Shpalljet e mëparshme të Zotit.

Shpallja është e gjerë. Flet për aq shumë gjëra. Nuk mund t’i vini në fund, dhe duhet ta përdorni, ta aplikoni dhe ta ndani realitetin e saj me të tjerët. Është vetëm atëherë që do të shihni atë që vërtet do të thotë, pse është e nevojshme dhe pse mban një shpresë të madhe për të ardhmen dhe lirinë e popujve të kësaj bote.

Sepse suksesi nuk është i siguruar. Shumë popuj në univers kanë rënë nën bindje dhe sundim. Ka ndodhur herë të panumërta. Është rezultati i pashmangshëm kur njerëzit nuk lajmërohen dhe përgatiten për t’u angazhuar me një arenë më të madhe jetë inteligjente.

Kini kujdes nga fantazitë dhe pritjet tuaja. Vëjini në pyetje. Konsiderojini në ndritë të realiteteve të natyrës dhe të historisë njerëzore.

Nëse jeni të ndershëm me vetveten, do të jeni në gjendje të shihni se nuk e dini se çfarë ndodhet matanë kufijve të kësaj bote, dhe që pritjet shpresëdhënëse mund të jenë jashtëzakonisht verbuese. Duhet të jeni të përgatitur për gjithçka, ashtu si duhet të jeni të përgatitur për gjithçka në funksinimin e kësaj bote në marrëdhëniet njerëzore dhe përmes aktiviteteve të jetës vetë.

Për të qenë të lirë, duhet të jeni të fortë. Për të qenë të fortë, duhet të jeni të qartë. Duhet të shihni në mënyrë të qartë. Duhet të jeni të qartë në lidhje me jetën tuaj dhe rrethanat tuaja. Duhet ta shihni botën jo me ankesa ose shmangie, por me dhembshuri, durim dhe vendosmëri. Nëse do të vendosni themelin për një të ardhme të re këtu, për të luajtur pjesën tuaj të vogël por të rëndësishme këtu, atëherë duhet ta keni këtë qëndrim.

Pranojeni këtë dhuratë dashurie dhe Shpalljeje. Sjell me vete përgjegjësi të madhe, por edhe fuqi të madhe dhe shpresë të madhe.

Ende nuk po jetoni jetën që ishit të përcaktuar për të jetuar, sepse jeta juaj nuk është e angazhuar me realitetin e madh që jeton brenda jush dhe kudo rreth jush. Për njerëzimin, kjo është një pikë kthese e madhe. Dhe për ju, është një pikë kthese e madhe.

Njerëzit e botës duhet t’i zgjuhen Komunitetit të Madh dhe kushteve të botës ku jetoni. Duhet të mësoni për fuqinë e madhe dhe urtësinë e madhe që Zoti ka vendosur brenda jush për t’ju udhëzuar, për t’ju përgatitur dhe për t’ju ruajtur.

Zoti ka folur përsëri. Është për qëllimin më të madh për të plotësuar një seri nevojash më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *