Category Archives: Uncategorized

Urgjenca Botërore

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 20 tetor 2015
në Boulder, Kolorado

Njerëzimi ndodhet në pragun e një ndrydhimi të madh botëror, ndryshim botëror në një shkallë të paprecedent, i shkaktuar nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i botës nga njerëzimi, nga injoranca dhe lakmia njerëzore. Është një gjendje që do të ndikojë tani në jetën e çdo personi.

Megjithëse pak njerëz janë të vetëdijshëm për këtë gjë, bëhet fjala për një urgjencë botërore. E keni ndryshuar përbërjen kimike të atmosferës, të ujërave dhe të tokave. Dhe tani bota po ndryshon – po ndryshon aq shpejt, në mënyrë aq të rrezikshme, po ndryshon tani në mënyra që do të ndikojnë te ju më shumë se sa mund ta përfytyroni.

Mesazhi i Zotit për botën duhet t’i bjerë alarmit dhe të japë përgatitjen për një realitet botëror të ri. Është një kohë dhe një prag që do t’i thërrasë shumë njerëz matanë jetës së tyre të vetë-preokopuar, matanë vuajtjes dhe hutimit të tyre personal, për të shërbyer një botë në rrezik.

Kjo është një nga arsyet përse ka një ndërhyrje nga universi matanë jush, sepse ata që e vlerësojnë këtë botë për veten e tyre e shohin se çfarë po ndodh. Ata e kanë analizuar atmosferën e botës. E kuptojnë se çfarë njerëzimi i ka bërë ajërit, ujërave dhe tokave të saj. Sepse kjo gjë ka ndodhur herë të panumërta në univers. Është diçka e kuptuar mirë aty.

Prandaj tani ka një garë për të fituar kontrollin e botës, për ta ruajtur për përdorimin e atyreve që vijnë nga matanë botës. Është e lidhur në mënyrë direkte me këtë gjë.

Është një urgjencë botërore në një shkallë që ende s’e keni kuptuar. Ka fuqinë për ta shkatërruar qytetërimin njerëzor. Ka fuqinë për të sjellë një ndërhyrje nga matanë botës. Ka fuqinë për të krijuar kaos këtu në një shkallë të paprecedent.

Do t’ju duhet tani që të ndiqni një fuqi më të thellë brenda jush, sepse gjithmonë e më shumë do të ketë tensionë kudo rreth jush dhe kudo rreth botës, ndërkohë që komunitetet njerëzore tendosen në një pikë thyerje, ndërkohë që armiqësitë e vjetra tani fillojnë të përhapen dhe të përmbysin kombet edhe rajonet, ndërkohë që konkurrenca për burimet që ngelen bëhet e ashpër dhe e rrezikshme, duke prodhuar konflikte dhe acarime në një shkalë të paprecedent.

Për disa, kjo do të duket si fundi i botës, plotësimi i një profecie të vjetër, sikur të ishte e gjitha vepra e Zotit. Por Zoti nuk është autori i kësaj urgjence botërore. Zoti është dëshmitari. Ky është rezultati i injorancës, egoizmit, dritëshkurtërsisë njerëzore dhe mungesës së të kuptuarit të së ardhmes dhe të veprimeve të veta.

Zoti tani duhet ta paralajmërojë njerëzimin për rrezikun e madh që ka krijuar, për mjerimin e madh që ka vënë në lëvizje. Sepse brenda kësaj kohe, njerëzimi mund të përgatitet dhe t’i zbusë pasojat e veprimeve të tij.

Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë qytetërimi njerëzor do të jetë në rrezik – kudo, në çdo komb. Ekonomitë do të falimentojnë. Me miliona njerëz do të jenë papunë. Me miliona njerëz do të duhet të ikin nga atdheu i tyre, që do të bëhet shterp dhe i pabanueshëm.

Kjo është arsyeja përse Shpallja e Re nga Zoti duhet t’i bjerë alarmit, duhet ta japë këtë paralajmërim. E keni ndryshuar klimën e botës. Tani po ndryshon vetvetiu. Do të vazhdojë të ndryshojë. Do të shkaktojë thatësira, përmbytje dhe privim. Do të falimentojë ekonomitë e vendeve që do të duhet të merren me pasojat dhe me ngjarjet – fatkeqësitë që tani do të jenë gjithmonë e me të shpeshta dhe gjithmonë e më shkatërruese.

Është një kohë ku njerëzimi do të duhet të bashkohet për të ruajtur botën dhe për ta shpëtuar vetveten. Zoti këtu po ju jep Paralajmërimin, Bekimin dhe Përgatitjen për ta shpëtuar vetveten, për të shpëtuar kombin tuaj, për t’i shpëtuar familjet dhe komunitetet tuaja, për të shpëtuar qytetërimin njerëzor.

Nuk mund të zbrisni në kaos, sepse kjo do të arxhojë atë që ngelet nga burimet e botës, duke lënë një shkallë varfërie që nuk mund ta përfytyroni dot.

Asambleja Engjëllore që mbikëqyr këtë botë e ka parë se po vjen kjo gjë. Dhe po afrohet aq shpejt tani, duke u shpejtuar vetvetiu dhe duke u shpejtuar më tej nga kontaminimi i vazhdueshëm të ajërave, të ujërave dhe të tokave – duke vënë në lëvizje forca të cilat ende nuk i kuptoni plotësisht; duke vënë në lëvizje forca ndryshimi dhe trazire që do të veprojnë kundër njerëzimit, që do ta kërcënojnë njerëzimin tani.

Është një garë për të shpëtuar qytetërimin njerëzor. Është një garë në të cilën duhet të merrni pjesë. Është një thirrje për bashkëpunim dhe unitet njerëzor për të përballuar një realitet të paparë këtu në botë në kohën e qytetërimit njerëzor.

Zoti e di se çfarë po vjen. Asambleja e di se çfarë po vjen nëse njerëzimi nuk përgatitet. Sepse kjo gjë ka ndodhur herë të panumërta në univers, ku bota të rralla e të bukura si kjo janë shkatërruar nga injoranca e popullsisë vendase, të shpërdoruara, të plaçkitura e të kontaminuara deri në pikën ku mjedisi natyror fillon të hyjë në të tatëpjetë.

Nuk mund t’ia lejoni vetes këtë gjë. Duhet ta shihni. Duhet ta përballoni. Duhet ta keni kurajon, ndershmërinë dhe përulësine për ta përballuar. Tani vetëm një rrezik i madh, vetëm një sprovë e madhe, vetëm një oportunitët i madh për unitet dhe bashkëpunim njerëzor, të lindura tani nga nevoja, do ta thërrasin Zotin për t’i folur përsëri botës.

Po bëhet vonë. Njerëzimi është vonuar shumë gjatë. Është një krizë e parashikuar nga ata që janë largpamës dhe të informuar mirë. Mos mendoni se ka ndonjë problem tjetër përballë njerëzimit që mund të krahasohet më atë që Ne po themi sot këtu. Mos mendoni se ka ndonjë nevojë ose kërkesë të madhe që e tejkalon atë që Ne po themi sot këtu. Është një paralajmërim i madh. Është mbi ju.

Qytetet bregdetare dhe portet e botës mund të përmbyten në njëzet vitet që do të vijnë. Tokat do të thahen. Korrat do të dështojnë. Do të ketë migracione njerëzore në një shkallë të paprecedent, me sprova dhe konflikte të mëdha që do të shfaqen. Do të jetë një situatë dërmuese nëse njerëzimi nuk përgatitet.

Është gjëja më e rëndësishme në botë. Do të kërkojë të gjitha rezervat, talentet, aftësitë dhe beshkëpunimin e njerëzimit për ta përballuar dhe për ta siguruar të ardhmen e njerëzimit në një botë që tani është ndryshuar dhe që është bërë më e vështirë dhe më e rrezikshme. Do të jetë përpjekja njerëzore më e madhe në historinë e kësaj bote.

Por njerëzimi duhet të bashkohet. Duhet t’i japë fund tani konflikteve të tij të pafundme dhe konkurrencës së tij shkatërrimtare për të bashkëpunuar, përndryshe kombet do të bien si domino. Dhe kriza e tyre do të jetë aq dërmuese, saqë do ta tejkalojë kapacitetin e njerëzimit për t’u marrë me të në të ardhmen nëse njerëzimi nuk mund dhe nuk do të përgatitet. Kemi folur për këtë gjë vezhdimisht, por kriza po rritet. Po përshkallëzohet.

Zoti e do njerëzimin, përndryshe do të kishte parë në drejtimin tjetër dhe do ta linte frytin e hidhur të veprimeve tuaja t’ju ballafaqonte dhe t’ju zinte në befasi. Por Zoti e do këtë botë dhe do që ta bëjë një botë të lirë dhe përparimtare në një univers ku liria është e rrallë dhe ku bota si kjo janë të rralla dhe të vështira për t’u gjetur.

Raca nga matanë kësaj bote e kanë përballuar këtë situatë. Njihet mirë, dhe kjo është arsyeja përse shfrytëzimi i tokës tani dhe ndërhyrja janë të ndërmarra me aq vendosmëri, të ndërmarra pa përdorimin e forcës. Sepse këto pak kombe që marrin pjesë në këtë gjë nuk duan ta degradojnë botën më tej nëpërmjet konflikteve dhe do të mbështeten në fuqinë punëtore dhe në bashkëpunimin njerëzor për të fituar kontrollin këtu. Nuk duan ta shkatërrojnë njerëzimin, por duan ta përdorin për qëllimet e tyre. Dhe meqë pushtimi nuk është i lejuar në këtë pjesë të universit, mënyra të tjera duhet të përdoren: mashtrimi dhe bindja, armë shumë më të fuqishme se sa mund ta përfytyroni.

Njerëzit janë të konsumuar me vetveten. Janë të fiksuar me vetveten. Të pasurit janë të zënë në një rrjet lakmie, konfuzioni dhe zhgënjimi. Të varfërit mundohen të mbijetojnë me një vështirësi gjithmonë e më të madhe. Qeveritë janë të angazhuar në mbajtjen e një realiteti që vetëm mund ta degradojë botën më tej.

Mos mendoni se do të jetë e lehtë. Mos mendoni se do të kërkojë vetëm pak gjëra për ta ndryshuar drejtimi në të cilin njerëzimi ndodhet tani. Mos mendoni se ka zgjidhje të lehta dhe basike. Do të duhen me mijëra zgjidhje, dhe ju keni vetëm disa. Do të duhet t’i gjeni të tjerat, dhe do të duhet mundim dhe bashkëpunim njerëzor të madh për ta mundësuar këtë gjë.

Po jetoni në një urgjencë botërore. Mos mendoni se kjo gjë nuk do të ndikojë te ju dhe në jetën tuaj në mënyrë të thellë dhe të plotë. Mund t’i falimentojë ekonomitë tuaja. Mund të sjellë uri masive dhe vdekje. Mund të sjellë luftë, luftë të vazhduesme, në një shkallë të paprecedent. Mund të sjellë fatkeqsira aq të ashpra e të vazhdueshme, sikur natyra po turrej kundër njerëzimit, e rrezikuar nga ajo që ka krijuar njerëzimi – bota që ka krijuar, ndryshimi që ka krijuar, skatërrimi që ka krijuar – që ia ka sjellë qenieve të tjera të gjalla, e tani vetvetes.

Kjo është një thirrje për çdo komb, për çdo fe. Zoti e ka dhënë përgatitjen thelbësore, e cila tani duhet të ndodhë nëse njerëzimi do ta ketë guximin, vendosmërinë dhe vizionin për të parë se çfarë duhet bërë, për të vepruar ashtu siç duhet vepruar dhe për të ndërtuar bashkëpunimin që duhet ndërtuar.

Nuk është e mjaftueshme që të fokusoheni vetëm për t’i dhënë fund varfërisë, ose për të sjellë drejtësi më të madhe atje ku është e nevojshme në aq shumë vende. Nuk është e mjaftueshme vetëm që të përdorni botën në mënyrë më të mençur. Nuk është e mjaftueshme vetëm që t’i jepni fund ndotjes.

Do t’ju duhet që ta ftohni planetin – një punë më e madhe se gjithçka që është bërë ndonjëherë më parë, por megjithatë e arritshme. Por do të kërkojë një rishpërndarje të burimeve, një ridrejtim të vullnetit dhe të qëllimit njerëzor, një përdorim të plotë të të gjitha shkencave dhe aftësive njerëzore. Do t’ju duhet që ta ftohni planeti.

Urgjenca botërore do të ndryshojë gjithçka që njerëzimi po bën tani. Do t’ju duhet t’i rimbjellni pyjet, t’i restauroni tokat, t’i pastroni lumenjtë. Njerëzit do të duhet të jetojnë në mënyrë shumë të thjeshtë, sepse e gjithë pasuria e botës do të shpenzohet në këtë gjë.

Nuk do të ketë asnjë vend për t’u fshehur për të pasurit. Nuk ka ndonjë veçim për të privilegjuarit; sepse gjithçka që kanë do të kërcënohet nga gjërat për të cilat Ne po flasim këtu sot.

Është Dashuria e Madhe e Zotit që po jau sjellë këtë paralajmërim. Mos mendoni se është i ekzagjeruar në çfarëdolloj mënyre, sepse Ne as nuk po jau tregojmë të gjitha. Dhe Ne nuk po jau tregojmë të gjitha, sepse nuk e keni akoma aftësinë, guximin dhe vendosmërinë për ta dëgjuar dhe për ta përballuar.

Shumë njerëz nuk do ta marrin parasysh atë që Ne po ju themi. Shumë njerëz nuk do të përgjigjen. Dhe do të rrëzohen kur Dallgët e Medha do të godasin – të pavetëdijshëm, të papërgatitur – sepse nuk i panë duke ardhur, dhe nuk e morën në konsideratë paralajmërimin, dhe nuk i dalluan shenjat.

Ndryshojeni jetën tuaj. Thjeshtojeni jetën tuaj. Perdorni sa më pak nga burimet e botës që të mundeni. Bashkëpunoni. Falni. Dijeni se çfarë po ndodh në botë. Shiheni krizën e madhe që po vjen në horizont. Shihni me sy objektiv e të ndershëm dhe më aq shumë guxim sa mund të grumbulloni.

Zoti jua ka dhënë forcën dhe vendosmërinë e madhe për ta përballur situatën – oportuniteti më i madh në të gjithë historinë njerëzore, oportuniteti që do të përcaktojë të ardhmen e çdo personi, të fëmijëve dhe të gjeneratave tuaja të ardhme. Zoti jua ka dhënë fuqinë dhe vendosmërinë në nivelin e Dijes, Dija që jeton brenda jush matanë sipërfaqes së mendjes suaj, matanë intelektit dhe të gjitha preokupimeve dhe ankesave të tij.

Është në këtë nivel që njerëzit duhet të ndizen, përndryshe nuk do ta kenë kurajon dhe vendosmërinë, kurajon ose ndershmërinë ose dhemshurinë për të përballur diçka të kësaj madhësie. Dhe kjo është arsyeja përse Zoti po ju jep çelsin, ingredientin sekret, atë gjënë që do ta bëjë të gjithë ndryshimin – të gjithë ndryshimin në jetën tuaj si individ dhe të gjithë ndryshimin në jetën e njerëzimit në përgjithësi. Sepse Zoti ka vendosur një Dije të thellë brenda jush. Dhe kjo nuk është e korruptuar ose e kontaminuar nga bota dhe të gjitha iluzionet dhe tragjeditë e saj, vuajtjet dhe degradimet e saj.

Zoti jua ka dhënë fuqinë që do t’ju duhet. Është e dhënë në Shpalljen e Re të Zotit për botën, ndoshta Shpallja më e rëndësishme e dhënë ndonjëherë – e dhënë tani për të shpëtuar njerëzimin nga vetvetja; e dhënë tani për të shpëtuar qytetërimin njerëzor; e dhënë tani për t’i shpenguar të gjithë ata që mund t’i përgjigjen; e dhënë tani me një urgjencë të madhe, paralajmërim të madh, por edhe me Bekimin e madh nga Krijuesi. Sepse Zoti nuk do t’ju shohë duke dështuar në oren e nevojës më të madhe.

Mos u tërhiqni në jetën tuaj të vogël të frikshme. Mos u tërhiqni në hije. Mos u preokuponi me gjëra të vogla, ose me romanca pa kuptim që nuk kanë ku të venë në një botë në ndryshim.

Kjo është një thirrje për ta përballuar rastin më të madh në histori. Është një thirrje dhe një nevoje aq e madhe dhe aq e thellë saqë po ta dallonit edhe pjesërisht, do t’jua ndryshojë plotësisht prioritetet, veprimet dhe synimet tuaja.

Dallgët e Mëdha të ndryshimit do të zbulojnë korrupsionin njerëzor, mashtrimin njerëzor, injorancën dhe budallallëkun njerëzor. Por kanë edhe fuqinë për të gjeneruar një forcë aq të madhe, që forca më e madhe, qëllimi më i madh dhe dhurata më e madhe nga Krijuesi mund të aktivohet dhe të sillet në shërbim të madh për botën.

Por për ta parë zgjidhjen, duhet ta shihni sfidën. Duhet ta shihni urgjencën botërore. Dhe duhet të jeni pjesë në të, sepse jeni pjesë në të. Duhet ta gjeni vendin dhe rolin tuaj. Duhet të përgatiteni nëpërmjet Shpalljes. Duhet t’i gjeni sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Nëse mund ta bëni këtë gjë, roli juaj individual do të fillojë të dalë me ngadalë ndërsa e vëni jetën tuaj në regull dhe fitoni vizionin për të parë se çfarë po ndodh në botën tuaj dhe në jetën tuaj.

Mos kërkoni ndriçim. Mos kërkoni shpëtim, sepse nuk ka shpëtin. Ka vetëm kontributë dhe bashkëpunim, ose ka dështim dhe katastrofë.

Qoftë kjo kuptueshmëria juaj.

Gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 22 korrik 2009
në Halep, Siri

Ndërsa gjithçka duket normale këto kohë, Dallgët e Mëdha të ndryshimit po vijnë në botë, ndryshim në një nivel të paparë, ndryshim që do të ndikojë te çdo njeri në botë.

Më të mëdha se luftat botërore do të jenë. Më të mëdha se epidemitë e së kaluarës do të jenë. Dallgë të Mëdha ndryshimi.

Njerëzimi e ka plaçkitur botën dhe e ka shkatërruar trashgiminë e tij natyrore në një nivel aq të madh, saqë bota tani do të ndryshojë, duke u bërë një vend më i vështirë për familjen njerëzore.

Është dashur një kohë shumë e gjatë për t’i krijuar kushtet që do të sjellin Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Dhe të gjithë kanë marrë pjesë në një farë mase, prandaj nuk ka një person, organizatë ose komb vetëm për të fajësuar plotësisht. Kombet e pasura kanë marrë më shumë, por të gjithë kanë marrë nga bota – edhe më të varfërit, që kanë marrë aq pak dhe që kanë aq pak. Të gjithë kanë përgjegjësi.

Është një situatë tani që duhet të merrni në konsideratë për të ardhmen dhe për të cilën duhet të përgatiteni në kohën e sotme. Sepse do të ketë migracione njerëzore të mëdha, tani që rajonet e thata të botës do të humbasin mundësinë për të prodhuar ushqim, tani që burimet e ujit do të rrallohen dhe konflikte midis kombeve dhe grupeve brenda kombeve do të lindin për të përcaktuar se kush do të ketë akses te burimet që ngelen. Pavarësisht nga mënyra se si këto konflikte mund të maskohen si politike apo fetare, do të jenë kryesisht një luftë për burime natyrore.

Bota bën të njëjtën zhurmë – dridhjet edhe zhurmat e një qyteti të madh. Është vetëm shenja e një ndryshimi të madh që po vjen, të cilin njerëzit nuk po e shohin sepse nuk i përgjigjen Dijes, zgjuarsisë së thellë që Krijuesi i të gjithë jetës ka vendosur brenda çdo personi për ta udhëzuar, për ta mbrojtur dhe për ta sjellë te veprat e mëdha të jetës së tij.

Miliona njerëz do të duhet të largohen nga rajonet e thata të botës. Rajonet bregdetare do të përmbyten dhe do të preken nga stuhira jashtëzakonisht të fuqishme dhe nga mot i egër. Njerëzit do të duhet të lëvizin për arsye ekonomike, falimentimi i ekonomive lokale, dhe ndonjherë i ekonomive kombtare.

Ku do të shkojnë të gjithë këta njerëz, që nuk panë dhe nuk kuptuan? Kush do t’i pranojë në vendin e tyre? Kush do ta pranojë rrjedhjen e mijërave dhe milionave njerëz, të cilët do të duhet tani të lënë atdheun e tyre ose të shpërngulen brenda kombit të tyre?

Përçarja shoqërore do të jetë pamasë. Tensioni politik do të jetë pamasë. Thirrja për dhembshuri dhe për t’i dhënë fund grindjeve do të jetë pamasë. Do të jetë një tragjedi dhe një nevojë humanitare në një shkallë të paparë.

Bota nuk mund të bjerë në kaos, përndryshe njerëzimi nuk do të ketë të ardhme. Me të vërtetë, ajo që është në lojë këtu është shpëtimi i qytetërimit njerëzor. Qytetërimi njerëzor që duket aq dominant, aq i fuqishëm dhe aq mirë i themelosur sot, të nesërmen e në ditët që do të vijnë do të duket gjithmonë e më i brishtë e i prekshëm.

Është vërtet tani një garë për të shpëtuar njerëzimin nga shembja dhe shkatërrimi. Kjo është diçka që çdo person mund të shohë pasi të jetë lajmëruar për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, pasi të fillojë të dëgjojë zhurmat e botës e të shohë shenjat që prodhon bota.

Njerëzit sot tashmë e ndjejnë se gjërat nuk janë normale, se gjërat nuk janë në rregull. Ka frika të mëdha në lidhje me perspektivën e njerëzimit në të ardhmen. Dallgët e Mëdha të ndryshimit tashmë po fillojnë të ndikojnë te popujt e botës, duke zvogëluar ekonomitë e kombeve, duke i detyruar njerëzit në situata më të rënda tensioni dhe konkurrence. Sot tashmë ka luftë të madhe për të përcaktuar se kush do të ketë akses te ushqimi, uji dhe burimet energjetike në shumë, shumë vende të botës.

Ende kush po shikon për shenjat, shenjat që Dallgët e Mëdha të ndryshimit janë tani duke ardhur? Kush po bën kujdes? Dhe nga ata pak që po bëjnë kujdes, kush ka kurajon dhe fuqinë për të parë se kjo është një thirrje – një thirrje për shërbim dhe kontributë; një thirrje për ta për të rikonsideruar jetën e tyre, rrethanat e tyre, aktivitetet dhe detyrimet e tyre?

Migracionet njerëzore do të jenë një nga problemet e mëdha që Dallgët e Mëdha të ndyshinit do të krijojnë. Në qytetet e mbipopulluara të vendeve të varfra, ku do të shkojnë këta njerëz, dhe si do të jetojnë? A do të lihen të vdesin, nga lufta dhe nga uria? Kjo është diçka që disa njerëz në botë sot po fillojnë të marrin në konsideratë, sepse shenjat janë shumë të qarta.

Nuk është fundi për njerëzimin, por një tranzicion në një botë të ndryshme – një botë të re, një botë me burime të pakësuara, një botë që do të ketë nevojë për bashkëpunim të jashtëzakonshëm midis kombeve nëse qytetërimi njerëzor mund të mbijetojë.

Popujt që do duhet të largohen nga zonat e prekura, do të duhet të thithen nga kombe rreth botës. Nuk mund të shkojnë te vendi fqinj, sepse vendi fqinj ndoshta do të përballojë të njëjtën krizë. Do të jetë një diasporë e madhe, një shpërndarje popujsh larg mënyrës së jetesës së tyre tradicionale në një seri rrethanash shumë të ndryshme. Kjo do të krijojë tensione dhe vështirësira të mëdha.

Kryesore këtu është si do t’i ushqeni popujt e botës, kur bota do të humbasë 30% të bujqësisë së saj, gjë e cila me të vërtetë po ju pret? Moti i egër, ndryshimi i klimës dhe ndikimi mbi sistemet biologjike dhe gjeologjike të tokës do të sjellin aq shumë mosbalancim saqë edhe po të gjenit një shtëpi për të gjithë popujt e çvendosur, si do t’i ushqeni? Dhe banorët e vendeve mikpritëse, si do t’i përgjigjen kësaj gjëje?

Këto janë pyetje që ende nuk kanë përgjigje, pyetje të cilat duhet të merrni tani në konsideratë – ju që ndodheni në pragun e një ndryshimi të madh, ju që ndoshta e keni luksin t’i konsideroni këto gjëra, të planifikoni jetën tuaj dhe t’i riorganizoni prioritetet tuaja.

Qytetet do të mbushen aq shumë me njerëz, saqë do të jetë e vështirë për t’i furnizuar me ujë dhe me ushqim, edhe në vendet e zhvilluara, në vendet ku ka më shumë bollëk. Si do t’i ushqeni një milion njerëz të shtuar në një qytet tashmë me miliona njerëz. Qytetit të mbipopulluar, mund t’ia dëgjoni zhurmën. Sa mund të mbajë një qytet? Sa është limita e furnizimit të tij? Sa është toleranca e njerëzve të tij?

Situata do të bëhet aq e ashpër saqë edhe familjet në vendet e pasura do të duhet të konsiderojnë të marrin një familje nga një vend i varfër në shtëpinë e tyre. Sa veta do të duan ta bëjnë këtë gjë? Sa keq do të duhet të bëhet gjendja, përpara që preferencat, paragjykimet dhe kërkesat personale të zëvendësohen nga një nevojë kritike?

Nuk do të ketë mjaftueshmërisht tepricë ushqimi thjesht për t’ia dërguar vendeve të prekura. Nuk do të ketë mjaftueshmërisht. Nëse njerëzimi humbet një përqindje të prodhimit të tij ushqimor, nuk ka rëndësi se sa para shpenzohen.

Bota po plaçkitet. A do të vazhdoni ta plaçkitni akoma gjithmonë e më shumë?

Kjo është pasiguria e madhe në këtë situatë – si do të përgjigjet njerëzimi? Sa është përgjegjësia njerëzore, domethën aftësia njerëzore për t’u përgjigjur? Edhe udhëheqësit e kombeve janë të verbër. Edhe udhëheqësit e institucioneve fetare janë të verbër. E shohin botën vetëm ashtu siç e kanë zakon ta shohin. E shohin botën vetëm ashtu siç e besojnë të jetë e vërtetë nga e kaluara. Por këto gjëra nuk do të jenë më të vërteta.

Do të ketë migracione njerëzore të mëdha nëpër botë. Disa do të jenë normale, por një pjesë e madhe do të duhet të organizohet dhe të miratohet midis kombeve. Nëse kombet ia mbyllin derën popujve të çvendosur, do të jetë një tragjedi e paparë. Kjo tragjedi do ta zhytë botën në luftë dhe në konflikt.

E gjithë kjo është e pashmangshme, duke pasur parasysh qëndrimin e njerëzimit, përdorimin e tij të botës dhe marrëdhëniet midis kombeve. Sigurisht do të arrini në një pikë ngopje. Sigurisht do të ndikoni te bota në mënyrë të tillë që bota nuk do të përgjigjet në dobinë tuaj. Sigurisht do të arrini në një pikë krize.

Ka individa largpamës që e kanë parë se po vjen kjo gjë. Por njerëzimi është i shurdhër, i vërbër dhe memec dhe vazhdon me dashje në ndjekjen e tij të pasurisë dhe të fuqisë – lehtë i korruptuar, lehtë i mashtruar, i dëshpëruar ndër të varfërve, i paaftë për të kontrolluar popullsinë e tij, i paaftë për të kontrollur përdorimin e tij të burimeve natyrore, i paaftë për të kufizuar konfliktet dhe paragjykimet e tij historike. Si një fëmijë kokëfortë, po shkon me vrull në të ardhmen – i pavëmendshëm, duke mos menduar përpara, duke mos shikuar përpara, vetëm duke plotësuar nevojat e ditës.

Në këtë moment mund të ndodheni në mes të një qyteti prej dy milion banorësh, dhe pas njëzet vjet do të jetë i shkretë. Çfarë do të ndodhë? Si do të përgjigjet bota?

Nëse mund të shihni pa frikë dhe paragjykim, do t’ju bëhët e qartë. Nuk keni nevojë të jeni gjeni për ta parë. Duhet vetëm të jeni të mençur dhe objektiv. Por si do të përgjigjen njerëzit është diçka që nuk mund të parashikoni. Sepse njerëzit mund të vendosin se si do të përgjigjen. Kanë mundësinë të zgjedhin në këtë nivel.

Nuk mund t’i ndaloni Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Mund t’i zbusni, ato dhe ndikimin e tyre, dhe mund të përgatiteni për to, por nuk mund t’i ndaloni dot tani.

Nesë njerëzit nuk mund të ndryshojnë në bazë të ndërgjegjes dhe vizionit të tyre të botës, atëherë do të duhet të ndryshojnë përballë situatave të vështira dhe krizave. Është një mënyrë mësimi e dobët, me siguri. Është edukimi i budallenjve, me siguri. Por edukimi duhet të ndodhë sepse njerëzimi duhet t’i adaptohet një bote në ndryshim, një bote në tatëpjetë.

Popujt e varfër të botës, çfarë mund të bëjnë tani për t’u përgatitur? Nuk kanë ndonjë fuqi shoqërore, ndonjë mobilitet shoqëror. Nuk mund të bëjnë thjesht plaçkat gati dhe të shkojnë në një vend të pasur. Janë të bllokuar. Janë të ngecur. Atëherë përgjegjësia qëndron tek popujt e pasur dhe tek kombet e pasura për të treguar rrugën. Por edhe në kombet e pasura, ka pak njerëz që mund të shohin. Njerëzit kudo, të pasur apo të varfër, shumë shpesh nuk duan ta rikonsiderojnë jeten e tyre dhe t’i ndryshojnë qëndrimet dhe parimet e tyre. Është një problem në zhvillimin njerëzor.

Bota do të ngrohet. Tokat do të hapen, por nuk do të mundeni të rritni një sasi të madhe ushqim mbi to. Dhe moti i egër do të jetë problem kudo – duke pakësuar burimet natyrore të kombeve, duke sjellë katastrofa njëra pas tjetrës.

Njerëzimi do të duhet të lëvizë në një tjetër lloj ekuilibri me jetën në të ardhmen, në një tjetër lloj stabilitet në botë. Pyetja e madhe që ju përballon është: çfarë do të ndodhë midis tani e atëherë? Nëse njerëzit janë të verbër e nuk i shohin Dallgët e Mëdha të ndryshimit duke ardhur në horizont; nëse njerëzit nuk duan ta rikonsiderojnë jetën e tyre, detyrimet e tyre dhe rrethanat e tyre; nëse nuk duan t’i tejkalojnë paragjykimet dhe inatet e tyre kulturore dhe kombtare, atëherë njerëzimi do të shkojë drejt një mjerimi të madh, ose një seri mjerimesh për të qenë më saktë.

Burri ose gruaja e Dijes e sheh këtë gjë, me siguri. Nuk e mohojnë. Nuk mundohen të shohin një rezultat të preferuar. E shohin se çfarë po ndodh dhe i ndryshojnë rregullisht konkluzionet e tyre me ndryshimin e situatës, me afrimin e Dallgëve të Mëdha . Mund të jeni të sigurt se Dallgët e Mëdha janë duke ardhur, por nuk e dini se si do të ndikojnë te bota ose kur do të godasin. Dhe pasiguria e madhe është si do të përgjigjet njerëzimi.

Atëherë burri ose gruaja e Dijes është duke parë – duke parë pa patur ndonjë konkluzion fiks, duke parë pa e dënuar botën, duke parë pa e humbur shpresën, duke parë pa u bërë cinik ose mospërfillës, duke parë pa fajsuar udhëheqësit, individët ose kombet, duke parë për shenjat që po jep bota, për të treguar se si, ku e kur Dallgët e Mëdha do të godasin.

Burri ose gruaja e Dijes ka lëvizur në toka më të larta, në jetën e tyre të jashtme si dhe brenda vetes, duke e bazuar jetën e tyre mbi Dijen, zgjuarsinë e thellë – një zgjuarsi që nuk ka frikë nga bota, që nuk ka frikë nga ndrysimi dhe që mund të përballojë çdo gjë sepse është një zgjuarsi e dhënë nga Zoti. Është e urtë. Është e dhembshur. Është objektive.

Këtu, burri ose gruaja e Dijes nuk insiston për ndonjë zgjidhje, por përkundrazi është duke parë dhe duke inkurajuar sjellje pozitive, ndërgjegje pozitive dhe veprime pozitive. Por nuk mbështeten vetëm tek shpresa, sepse shpresa është shumë e dobët, shumë lehtë e thyer, shumë lehtë e zvogëluar dhe e shfryr.

Fuqia e tyre është fuqia e Dijes – një fuqi që nuk zvogëlohet përballë vështirësive ose pasigurive, një fuqi që nuk dobësohet nga tragjeditë ose krizat. Ata shohin në mënyrë të qartë dhe i përgjigjen në mënyrë të përshtatshme situatave të ndryshueshme që menjëherë shohin rreth tyre dhe në botë në përgjithësi. Ata nuk kanë frikë të shohin, sepse Dija është fuqia e tyre.

Të gjithë të tjerët do të jenë në mohim në përgjithësi. Dhe ata pak njerëz që e shohin gravitetin e situatës do t’i bazojnë të gjithë shpresat e tyre në disa zgjidhje që të gjenerohen dhe të aplikohen. Ky do të jetë burimi i shpresës së tyre, por është një themel shumë i dobët. Sepse e gjithë baza e sigurisë së tyre bazohet në disa ngjarje dhe në disa ndryshime. Por këto ngjarje mund mos të ndodhin. Ndryshimet mund mos të ndodhin. Atëherë ku do të jenë ata, përveç në një gjendje dëshpërimi? Sepse themeli i tyre është i bazuar mbi rrethanat, jo mbi fuqinë e Dijes.

Do të kenë besim në disa udhëheqës, të cilët ata mendojnë se do t’i shpëtojnë. Por nuk ka asnjë udhëheqës në botë që mund t’i ndalojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Do të besojnë në mirësinë e njerëzimit, por njerëzimi do të veprojë në mënyrë shumë të dobët, sidomos në fillim të Dallgëve të Mëdha. Do të besojnë në një ideologji, në një sistem ekonomik, në teknologjinë ose në përparime në shkencë, por kur këto do të duken të papërshtatshme ose të pamjaftueshme, shpresa e tyre do të shembet.

E shihni sa e dobët është kjo, sa e bazuar është në idera ose abstraktime, ose në disa situata që të ndodhin, për të cilat në realitet ka shumë pak mundësi që të ndodhin? Optimizmi juaj nuk mund të bazohet në një rezultat të preferuar.

Bota po ndryshon. Duhet të ndryshoni me të. Duhet të lëvizni me të. Duhet ta vëzhgoni. Si një kapiten anijeje në det, duhet të vëzhgoni kohën dhe dallgët. Duhet të shikoni tek barometri. Duhet t’i përshtatni velat tuaja në përputhje me rrethanat. Nuk mund të uleni me nge dhe të besoni se gjithçka do të rregulohet, sepse kjo është një shpresë që fsheh frikë dhe pasiguri, dhe frika dhe pasiguria do ta mbytin anijen.

Kjo është arsyeja pse duhet ta keni themelin te Dija. Zoti jua ka dhënë për të qenë piloti juaj, udhërrëfyesi juaj dhe busulla juaj. Pa të do të keni vetëm ëndrra, shpresa, dëshira dhe fantazira për ta bazuar pikëpamjen tuaj pozitive, dhe asnjëra nga këto nuk do t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Do të zhgënjeheni. Do të frustroheni. Do të shqetësoheni. Do të inatoseni. Do të zhgënjeheni, sepse nuk kishit një themel.

Teknologjia do të jetë e rëndësishme, por nuk do ta shpëtojë njerëzimin. Një sistem politik mund të preferohet mbi një tjetër, por nuk do ta shpëtojë njerëzimin. As nuk do të pranohet kudo mjaftueshmërisht për të sjellë bashkëpunimin dhe ndihmën që do të duhet.

Duhet të shikoni përpara, me sy të qarta, duke qenë të gatshëm për të parë çfarëdolloj gjëje që po vjen në horizont – pa e dënuar, pa e mohuar, pa patur ndonjë konkluzion të menjëhershme. Si kapiteni i një anijeje në det, po vëzhgoni dhe po i përgjigjeni rrethanave të ndryshueshme.

Duhet ta keni këtë siguri të brendshme dhe fuqinë e Dijes për ta bërë këtë gjë, përndryshe nuk do ta bëni dot. Do të jeni në mohim. Do të mundoheni të fsheheni. Do të mundoheni të jetoni poshtë një guri. Do ta vëni të gjithë besimin tuaj në ndonjë nocion ose ideologji. Do t’i mohoni Dallgët e Mëdha si një pikëpamje negative në jetë. Do të jeni të verbër dhe budallenj duke pretenduar se jeni të zgjuar.

Budallalleku i njerëzimit është më tragjik kur është i fhehur poshtë një lustri racionaliteti dhe zgjuarsie. Do ta shihni këtë kudo rreth jush, me siguri. Do ta shihni mohimin. Do ta shihni fajësimin. Do t’i shihni mendimet ëndërrimtare. Do ta shihni besimin e verbër në shkencën dhe teknologjinë, në qeverisje të posatçme ose në një udhëheqës të veçantë.

Njerëzit i besojnë këto gjëra sepse nuk kanë një themel. Nuk kanë fuqi të brendshme të vërtetë. Mund t’i përballojnë vështirësitë në botë, por nuk e kanë qartësinë e mendjes për të parë se çfarë po vjen, çfarë po vjen drejt tyre dhe që do t’jau ndryshojë jetën. Atëherë i humbasin oportunitetet e mëdha të jetës. Nuk i shohin shenjat e jetës. Nuk i shohin paralajmërimet e jetës sepse nuk mund të shohin me qartësi. Është një problem thelbësor për çdo person.

Njerëzit ankohen çdo ditë. Disa njerëz ankohen vazhdimisht. Por të ankohesh nuk është të shohësh. Të ankohesh nuk është të ndjekësh rrethanat e ndryshueshme të jetës suaj. Të ankohesh është të jesh si një bebe e vogël që vetëm qan e qan, ose si një fëmijë e vogël që bërtet kur nuk merr dot atë që do.

Atëherë, duhet të ndaloni të ankoheni dhe të filloni të shihni, dhe të zhvilloni forcën për të parë, ta pastroni mendjen tuaj nga gjykimet dhe dënimet. Merrini Hapat drejt Dijes për të ndërtuar lidhjen tuaj me zgjuarsinë e thellë që Zoti ka vendosur brenda jush, sepse është vetëm kjo zgjuarsi që do t’ju shpëtojë.

Arsyeja njerëzore pa Dije është vetëm mendim konvencional, i verbër dhe budalla, i pazoti për t’iu adaptuar rrethanave të ndryshueshme. Po bota mos të ndryshonte, mund të jetonit në një seri supozimesh. Por po përballoni ndryshimin më të madh që njerëzimi ka përballuar ndonjëherë, prandaj këto supozime tani do të bëhen rreziqë të mëdha për ju dhe për të gjithë rreth jush.

Ky paralajmërim është një dhuratë dashurie nga Krijuesi i të gjithë jetës. Është pjesë e një Mesazhi të Ri për njerëzimin, për ta përgatitur njerëzimin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, për ta përgatitur njerëzimi për takimin e tij me jetën inteligjente në univers, për të sjellë Dije dhe Urtësi në botë që janë zhvilluar diku tjetër në univers, për të qartësuar marrëdhënien e njerëzimit me Perëndinë dhe natyrën e vërtetë të përgjegjësisë njerëzore.

E ardhmja dhe rezultati i kësaj gjëje janë në duart e çdo personi, sepse çfarëdollojë gjëje që do të ndodhë do të jetë pasoja e vendimeve që njerëzit do të marrin. Pyetja që lind është: çfarë do të frymëzojë këto vendime? A do të jetë fuqia e Dijes, apo gjithçka tjetër që prezantohet si fuqi?

Mos mendoni se nuk keni fuqi në këtë drejtim, sepse e ardhmja juaj do të bazohet mbi vendimet dhe veprimet që do të merrni sot. Këto veprime do të varren nga njerëzit me të cilët shoqëroheni dhe ndikimi i tyre mbi ju.

Prandaj, Mesazhi i Ri nga Zoti ju jep përgjegjësira të mëdha dhe ju tregon se nuk mund t’iu shpëtoni ketyre përgjegjësive. I pasur apo i varfër, pavarësisht nga rrethanat tuaja, fuqia dhe prania e Dijes jeton brenda jush, në pritje për t’u zbuluar. Keni nevojë tani për të më shumë se sa për gjithçka tjetër – më shumë se sa për pasuri, më shumë se sa për siguri, më shumë se sa për rehat, më shumë se sa për kënaqësi, më shumë se sa për martesë, më shumë se sa për familje – më shumë se sa për gjithçka tjetër.

Pa Dijen do të jeni të verbër. Do të ndiqni frikat dhe manitë e njerëzve rreth jush. Do të ecni në të ardhmen pa ditur se çfarë po përballoni. Dallgët e Mëdha do t’ju zënë në befasi. Nuk do t’i shihni duke ardhur.

Kjo është thirrja e madhe tani për ndërgjegje dhe përgjegjësi njerëzore. Keni kohë, por jo shumë kohë. Keni kohë për ta rikonsideruar jetën tuaj, por jo shumë kohë. Keni kohë për të ndërtuar një bazë mbi Dijen, por jo shumë kohë. Keni kohë për të mbledhur fuqitë dhe rezervat tuaja. Keni kohë për të filluar të vëzhgoni nga kulla e vrojtimit për të parë se çfarë po vjen drejt jush, çfarë po vjen në horizont – në rajonin tuaj si dhe në botë në përgjithësi.

Këtu, në vend që të keni bisedime intelektuale dhe teorike, duhet që të përgatisni jetën tuaj dhe marrëdhëniet tuaja kryesore. Ideologjia juaj madhështore nuk do të ketë asnjë kuptim përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Një dijetar mund të mbytet ashtu si një budalla.

Ky është një mesazh i fuqishëm për t’ju zgjuar, për t’ju nxjerrë nga memdimet tuaja preferenciale e të kushtëzuara, nga qëndrimet dhe supozimet tuaja, besimet tuaja dhe të gjitha gjërat që i shmangeni që tani duhet të shihni.

Zoti do që njerëzimi të mbijetojë e të ecë përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit, por çfarë do Zoti dhe çfarë do të bëjnë njerëzit nuk është e njëjta gjë, e shihni. Kjo është arsyeja përse Zoti duhet të dërgojë tani një Mesazh të Ri në botë, për ta përgatitur njerëzimin për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara dhe për t’ju përgatitur, jo vetëm për t’i mbijetuar Dallgët e Mëdha të ndryshimit, por për të qenë kontributor brenda tyre, sepse kjo është arsyeja përse keni ardhur në botë.

Në një nivel më të thellë e dini këtë gjë. Është e qartë. Ka qenë gjithmonë e qartë. Në një nivel më të thellë e dinit se do të hynit në botë në kohën e një ndryshimi dhe një rrëmuje të mëdha. Nuk ka ndonjë dyshim aty. Nuk ka ndonjë mosmarrëveshje aty.

Është qëllim dhe misioni juaj tani që të bëheni kontributor përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Por kjo ndërgjegje dhe kjo siguri ndodhin në një nivel më të thellë në mendjën tuaj, poshtë sipërfaqes së mendjes në të cilën jetoni, mendoni dhe e kaloni jetën tuaj.

Atëherë, Ne i bëjmë thirrje përgjegjësisë suaj, llogaridhënies suaj dhe ndershmërisë suaj, për të qenë me të vërtetë të sinqertë me vetveten, për ta nderuar atë që thellësisht dini, për ta zbuluar, atë dhe çfarë do të thotë dhe si do t’jau drejtojë jetën nga kjo ditë përpara. Për këtë gjë, keni bekimin Tonë. Për këtë gjë, keni të gjithë fuqinë e Krijimit.

Angazhimi

Angazhimi

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 16 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Sot do të flasim për Zotin, Autoritetin e Lartë.

Autoriteti i Lartë po ju flet tani, nëpërmjet Pranisë Engjellore, i flet pjesës suaj që është qendra dhe burimi i Qenies suaj. Ju flet matanë kondicionimit tuaj shoqëror, matanë ideve dhe besimeve tuaja, dhe matanë ideve dhe besimeve të kulturës suaj, madje edhe të fesë suaj.

Autoriteti i Lartë ka një Mesazh për botën dhe për çdo njeri në botë. Mesazhi është më shumë se një ide. Është edhe më shumë se një seri idesh. Është një thirrje dhe një konfirmin, që ju thërret për t’u përgjigjur dhe që konfirmon se ka një natyrë të thellë brenda jush dhe brenda gjithë njerëzve në botë. Konfirmimi është një pikë kthese në aftësinë tuaj për t’u përgjigjur.

Fuqia dhe Prania udhëheqin mbi universin fizik, një univers më i madh dhe më i shtrirë se sa ndoshta mund ta përfytyroni, edhe matanë universit fizik në fushat e mëdha të Krijimit, gjë që është diçka që shumë pak njerëz në botë kanë menduar të mundshme.

Autoriteti i Lartë ju flet në vendin tuaj më privat, qendra e Qenies suaj, thellë poshtë sipërfaqjes së mendjes suaj.

Kjo është marrëdhënia juaj më e madhe dhe Burimi i kuptimit dhe qëllimit në të gjitha marrëdhëniet tuaja me njerëzit, me vendet, madje edhe me gjërat.

Keni nevojë tani që ky Autoritet i Lartë t’i flasë pjesës suaj të thellë, për t’ju bashkuar me pjesën tuaj të thellë, për t’ju përgatitur për të jetuar në një botë të re dhe për t’ju angazhur me një univers me jetë inteligjente, i cili është Komuniteti i Madh i jetës. Nuk i dini këto gjëra, por bëjnë pjesë te ju.

Ndoshta e keni ndjerë natyrën tuaj të thellë në kohë qartësie, në kohë parandjenje, ndoshta edhe në kohë zhgënjimi, kur keni pasur mundësinë të dëgjoni matanë dëshirave dhe frikave tuaja, dhe matanë dëshirave dhe frikave të të tjerëve,

Autoriteti i Lartë po ju bën thirrje, nëpër Korridoret e Vjetër të mendjes suaj, ju bën thërrje matanë besimeve dhe preokupimeve tuaja.

Sepse Zoti ka folur përsëri dhe Fjala dhe Zëri janë në botë. Është një komunikim i thellë, shumë më i thellë se sa intelekti juaj mund të përfytyrojë.

Flet për një qëllim më të madh, një përgjegjësi më të thellë dhe një shoqëri më të madhe, si brenda dhe matanë kësaj bote. Dhe nëpërmjet kësaj lidhjeje, ju bëheni një urë – një urë për te bota, një urë për tek Shtëpia juaj e Vjetër, nga e cila keni ardhur dhe tek e cila do të ktheheni.

Njerëzit duan shumë gjëra. Kanë frika të mëdha – frikën e humbjes, frikën e të mos paturit, frikën e privimit, frikën e sthypjes, frikën e dhimbjes dhe vuajtjes, dhe dhimbjen e vdekjes.

Por Autoriteti i Lartë flet matanë gjithë ketyre gjërave. Është Krijuesi që i flet Krijesës.

Krijesa brenda jush është mendja e thellë të cilën Ne e quajmë Dije. Është pjesa juaj e përhershme. Është pjesa që ekzistonte para kësaj jete dhe që do të ekzistojë pas kësaj jete, duke udhëtuar nëpër fushat e Ndarjes, e udhëzuar vetëm nga fuqia e Zërit.

Njerëzit duan shumë gjëra. Kanë frika të mëdha. Shumë njerëz kanë besime fikse. Por Autoriteti i Lartë i flet matanë ketyre gjërave të gjithëve që mund të shohin e të dëgjojnë dhe që mund të përgjigjen në një nivel të thellë.

Ju nuk mund ta kuptoni këtë gjë. Është më e madhe se mendja juaj. Nuk mund ta debatoni, sepse është matanë aftësive tuaja.

Është misterioze sepse është e thellë. Origjinën e ka matanë kësaj dhe të gjitha botëve, prandaj nuk mund ta përfytyroni dot.

Por eksperienca është aq e thellë, saqë mund të ndryshojë drejtimin e jetës suaj dhe t’ju zgjojë nga ëndrra e Ndarjes, për t’ju thirrur jashtë preokupimeve tuaja, shoqërisë suaj dhe gjithçkaje tjetër, në mënyrë që mund ta dëgjoni Zërin e Vjetër, aq i vjetër sa flet për një jetë matanë kuptueshmërisë suaj. Por një jetë që është jeta juaj.

Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Zoti e di pse jeni këtu. Zoti ju ka dërguar këtu për një qëllim. Planet dhe synimet tuaja rrallë e marrin këtë gjë parasysh.

Është diçka më e madhe. Është diçka më e thjeshtë dhe më pak madhështore. Është diçka thelbesorë për Qenien tuaj, për natyrën tuaj dhe për synimin tuaj.

Është marrëdhënia më kryesore që keni, dashuria më e thellë, prirja më e madhe. Ju bashkon me veten tuaj dhe e sjell jetën tuaj në fokus.

Ju thërret jashtë situatave të dëmshe ose që nuk kanë ndonjë perspektivë për ju. Ju thërret në një pjesëmarrje më të madhe në botë, të udhëzuar nga Zëri i Vjetër misterioz, një Zë ndryshe nga çdo gjë që keni dëgjuar ndonjëherë, më i thellë se çdo gjë që keni ndjerë ndonjëherë, me i madh se çdo gjë që mund të shihni ose prekni.

Njerëzit duan shumë gjëra. Janë të nxitur nga frika të mëdha. Edhe qejfet e tyre janë plot me frikë dhe ankth.

Mirëpo Zëri i Vjetër është matanë frikës, dhe kur përgjigjeni jeni matanë frikës.

Kush mund të thotë se çfarë është kjo? Kush mund ta përcaktojë ketë gjë?

Mos jini budalla të mendoni përsa i përket produktivitetit. Mos jini analitik. Sepse kjo ndodh në një nivel më të thellë.

Mos u tërhiqni nga kjo gjë. Sepse kjo është jeta juaj, qëllimi juaj dhe thirrja juaj.

Prania dhe Hiri janë me ju. Por ju shikoni gjëra të tjera. Mendja juaj është diku tjetër. Ajo që ju shpengon dhe ju rikthen është me ju tani. Por ju shikoni në drejtimin tjetër.

Shpallja është në botë. Zoti ka ardhur përsëri me një Mesazh më të madh për njerëzimin dhe një përgatitje për një të ardhme të vështirë e të rrezikshme për familjen njerëzore.

Çfarë është kjo? Çfarë do të thotë? Pse po ndodh? Si mund të përgatitemi?

Vetëm Shpallja mund t’iu përgjigjet ketyre pyetjeve. Duke ndënjtur mënjanë, nuk mund t’iu përgjigjeni ketyre pyetjeve.

Njerëzit duan shumë gjëra. Janë shumë të hutuar. Janë shumë të shqetësuar. Por nuk e dinë se ku janë ose ku po venë. Qëllimet e tyre janë për pjesën më të madhe qëllimet e shoqërisë. Nuk e dinë se ku po shkojnë në jetë, pse janë këtu, kush i ka dërguar, çfarë do t’i rikthejë, t’i plotësojë e t’i japë qëllim e drejtim në jetë.

Zëri i Vjetër po ju flet tani. Dhe do ta dëgjoni Zërin e Vjetër që do të përgjigjet brenda jush, sepse lidhja juaj është shumë e thellë. Është si lumenjtë që rrjedhin nëntokë poshtë shkretëtirës, lumenjtë nëntokësor me ujin më të pastër, por të cilët nuk mund të shihen nga sipërfaqja dhe nuk mund të gjenden, përveç me mënyra të tjera.

Ndërsa e jetoni jetën tuaj në sipërfaqe, thellë brenda jush jeni të lidhur me Perëndinë. Dhe kjo lidhje ndihet nëpërmjet Thirrjes dhe përgjigjes, duke ndjekur një Zë më të thellë dhe një drejtim më të madh.

Njerëzit pyesin Pse? Pse po ndodh kjo? Ata duhet të ndalen e të mësojnë të dëgjojnë për ta sjellë vëmendjen e tyre plotësisht te ky moment, në mënyrë që mund të dëgjojnë, të ndjejnë e të shohin se Shpallja po i lëviz nga brenda.

Kështu i lëviz Shpallja, Shpallja brenda çdo personi. Kështu i flet Zoti botës në një kohë Shpalljeje. Kjo është marrëdhënie në nivelin më të thellë dhe më të rëndësishëm.

Ju nuk mund të shkëputeni nga Zoti. Sepse Zoti shkon me ju kudo. Zoti është me ju në çdo moment, në çdo aktivitet që bëni.

Vetëm në mendimet tuaja mund të shkëputeni, duke u lidhur me gjëra të tjera, duke u identifikuar me gjëra të tjera. Por Zëri i Vjetër është brenda jush, ju thërret për t’u përgjigjur, ju udhëzon, ju përmban.

Për të kuptuar parandjenjat dhe nxitjet e zemrës suaj, duhet të filloni të dëgjoni. Dëgjoni brenda vetes suaj. Dëgjojeni botën pa gjykim ose dënim. Dëgjoni për shenjat e asaj që po vjen. Dëgjoni se si duhet të përgjigjeni. Dëgjoni se me kë duhet të jeni, dhe më kë nuk duhet të jeni.

Këtu ju nuk ndiqni frikën. Këtu nuk ka dënim. Këtu ka një kuptueshmëri më të madhe dhe një mirënjohje më të madhe.

Zoti ka vendosur Dijen brenda jush për t’ju udhëzuar, për t’ju mbrojtur dhe për t’ju sjellë në një jetë dhe në një pjesëmarrje më të madhe në botë. Ndodhet matanë fushës dhe nivelit të intelektit. Ndodh në një nivel më të thellë.

Pasi filloni ta ndjeni këtë gjë, filloni të fitoni një aftësi dalluese më të madhe. Bëheni më të kujdesshëm në lidhje me atë që bëni dhe me kë shoqëroheni. I dëgjoni të tjerët më në thellësi për të parë nëse mund të shoqëroheni me ta dhe se çfarë po ju komunikojnë.

Njerëzit besojnë shumë gjëra, por dinë shumë pak. Jetojnë në sipërfaqen e mendjes, e cila është e turbullt dhe kaotike dhe drejtohet nga erërat dhe pasionet e botës.

Besimet e tyre janë zëvendësim për marrëdhënien e thellë. Preokupimet e tyre janë shmangie të angazhimit të madh që janë të destinuar për të patur.

Duke ndëjtur mënjanë, nuk mund të shohin. Nuk mund të dinë. Nuk mund të përgjigjen. Janë të dominuar nga mendimet e tyre, mendja e tyre dhe reagimet e tyre. Ata janë skllevër, jetojnë në mënyrë skllavërore.

Por Misteri është brenda tyre. Është gjëja më e rëndësishme në jetë. Matanë arritjes së synimeve, sigurimit të pasurisë, të marrëdhënieve e të mirënjohjes në shoqëri, është gjëja më e rëndësishme sepse është fusha e një angazhimi më të madh.

Misteri është burimi i çdo gjëje të rëndësishme. Të gjitha shpikjet dhe kontributat e mëdha, marrëdhëniet e mëdha, eksperiencat e mëdha – të gjitha vijnë nga Misteri – kush jeni, pse jeni këtu, çfarë po ju thërret, marrëdhëniet tuaja të mëdha, fati juaj me disa njerëz në botë, aftësia juaj për të gjetur rrugën tuaj ndërsa të gjithë rreth jush janë në gjumë, duke ëndërruar e të pandjeshëm. Kjo është një rrugë që duhet të merrni, përndryshe jeta juaj do të jetë një ëndërr e turbullt e asgjë më tepër.

Kur të ktheheni te Familja juaj Shpirtërore, pasi ta keni lënë këtë botë, ata do t’ju shohin për të parë nëse e keni kryer detyrën tuaj, nëse e keni krijuar lidhjen e thellë. Dhe do ta dini nëse e keni kryer apo jo.

Këtu nuk ka gjykim ose dënim, vetëm mirënjohje. Këtu ajo që ishtë misterioze më parë bëhet realiteti vetë dhe prioritetet tuaja janë të qarta. Nuk ka hutim. Nuk ka rezistencë.

Dhe do të doni të ktheheni, duke i thënë vetes, “këtë herë do ta mbaj mend. E di tani. Mund ta shoh tani. Do ta mbaj mend.”

Por duhet që ta mbani mend ndërsa jeni këtu. Kjo e bën të gjithë ndryshimin. Ky është fillimi i çdo gjëje të rëndësishme. Kjo është pika kthesë e jetës suaj.

Është misterioze vetëm se jeni të ndarë nga ajo, të kapur në botën e formës, të humbur në botë, duke u rritur si individ, duke iu përshtatur një bote të vështirë dhe në ndryshim. Atëherë vjen diçka për t’jua kujtuar, dhe filloni të ndjeni se Misteri është me ju, dhe brenda jush dhe duke ndikuar te ju.

Burimin e ka matanë realitetit fizik, sepse kush jeni është nga matanë realitetit fizik. Atje ku do të shkoni përfundimisht është matanë realitetit fizike. Por jeni të përcaktuar për të qenë këtu sepse jeni dërguar këtu për një qëllim. Ky është Misteri.

Ne flasim për këto gjëra për t’ju angazhur në një nivel më të thellë, për të thirrur atë që është autentike, për t’i folur asaj pjesës suaj që ju mezi njihni, e cila është pjesa juaj më e madhe. Kjo pjesa juaj do të përgjigjet për shkak të angazhimit Tonë të vjetër.

Keni frikë nga kjo gjë, por e dëshironi në të njëjtën kohë. Është një dëshirë natyrore, më natyrore se gjithçka tjetër që po bëni ose që mund të bëni në botë.

Ky është Angazhimi.

Recitimi

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 1 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Zoti ka folur përsëri.

Jemi Ne që e sjellim Mesazhin. Vullneti i Zotit është i paraqitur nëpërmjet Nesh.

Jemi matanë vlerësimeve tuaja, matanë teorive tuaja fetare dhe matanë spekulimeve tuaja personale.

Sepse imagjinata njerëzore mund të përfytyrojë vëtem nga ajo që përjeton në botën fizike. Por realiteti ekziston matanë asaj – matanë fushës dhe nivelit të intelektit.

Kjo është e vërteta nëpër univers, Komuniteti i Madh i jetës në të cilin jetoni.

Ne po sjellim Mesazhin e Madh për këtë kohë, nga Krijuesi i të gjitha universeve, për mbrojtjen e njerëzimit dhe për ruajtjen e botës.

Ne jemi ata që ju nuk mund të kuptoni. Por Ne jemi burimi dhe ndërmjetësit e asaj që njerëzimi duhet të kuptojë dhe të bëjë në emër të vet, atë që duhet të shohë, të cilën nuk e ka parë, atë që duhet të dijë, të cilën nuk e ka ditur, atë që duhet të bëjë, të cilën nuk e ka bërë.

Ky është Mesazhi për këtë kohë. Kjo është kohë Shpalljeje.

Njëri është dërguar në botë për të marrë Shpalljen dhe për ta sjellë në ndërgjegjen njerëzore, një detyrë monumentale.

Të marrësh Mesazhin e Ri është të marrësh Shpalljen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë familjes njerëzore.

T’ia prezantosh atë botës është një detyrë monumentale, një detyrë për Lajmëtarin dhe për të gjithë ata që do ta ndihmojnë për ta sjellë Shpalljen kudo që ka nevojë për të.

Ka nevojë për të kudo, sepse njerëzimi po përballon një rrezik të madh. Ka mbjellë farat e rënies së vet nëpërmjet shkatërrimit dhe degradimit të mjedisit të tij – ujërat e tij, tokat e tij, ajërin e tij – deri në pikën ku bota po fillon të ndryshojë, një ndryshim që do t’i sjellë sprova dhe shtrëngime botës së njerëzve dhe familjes njerëzore.

Njerëzimi po përballon një univers plot me jetë inteligjente. Do t’i duhet tani të përgatitet për këtë gjë, sepse kontakti ka filluar – kontakti me ata që kërkojnë mundësinë për të përfituar nga një njerëzim i dobët dhe i konfliktuar.

Është koha e një ndryshimi dhe një pasigurie të madhe, ku fuqitë e huaja do të kërkojnë të fitojnë ndikim dhe ku njerëzimi do t’i bjerë pre injorancës, budallallekut dhe indulgjencave të veta.

Mesazhi është shumë i madh për t’u thënë në një fjali, por do t’ju sjellë më afër pranë Zotit dhe asaj që Zoti ju ka dërguar për të bërë, ju si individ, këtu në botë tani, gjë e cila është ndryshe nga ajo që besoni dhe imagjinoni sot.
Zoti ka sjellë urtësi nga universi për ta përgatitur njerëzimin për universin.

Zoti ka sjellë esencën e spiritualitetit në formën më të pastër – të pamjegullosur nga historia dhe manipulimet njerëzore, të papenguar nga politika, vullneti dhe korrupsioni njerëzor.

Ne po ju sjellim Hapat drejt Dijes në mënyrë që ju mund të dini për mendjen e thellë që Zoti ka vendosur brenda jush për t’ju udhëzuar në një botë gjithnjë e më të rrezikshme.

Trazira të mëdha do të ndodhin tani dhe po fillojnë të ndodhin – fatqesësira natyrore të shkaktuara nga injoranca, keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i botës nga njerëzimi.

Është një kohë për të bërë llogaritë, një kohë përgjegjësie, një kohë për t’i dhënë fund budallallekut dhe arrogancës.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen.

Dhe Ne e kemi sjellë Mesazhin, një Mësazh prej një mijë mesazhe, një Mesazh prej një mijë mësime, një Mesazh mjaft i madh për t’ju zënë për pjesën tjetër të jetës suaj, një Mesazh mjaft i madh për t’i ridrejtuar përpjekjet, energjitë dhe ndërgjegjen njerëzore, në mënyrë që njerëzimi të ketë një të ardhme me të madhe se e kaluara, në mënyrë që njerëzimi t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe ndërhyrjen dhe konkurrencën nga universi rreth jush.

Dëgjojeni këtë atëherë, jo me idetë, besimet ose gjykimet tuaja, por me mendjen e thellë që Zoti ju ka dhënë për të dëgjuar, për të parë, për të ditur e për të vepruar me një siguri më të madhe.

Fjalët Tona nuk janë për spekulim ose debat. Kjo është indulgjenca e budallenjve, të cilët nuk mund të dëgjojnë dhe nuk mund të shohin.

Jeni të tmerruar nga Shpallja, sepse do t’jau ndryshojë jetën. Por e dëshironi Shpalljen, sepse do t’jau ndryshojë jetën.

Është konflikti në mendjen tuaj që ju bën të verbër. Janë synimet që shkojnë në drejtime të ndryshme që ju mbajnë në një gjendje hutimi dhe që nuk ju lënë të shihni.

Jemi Ne që i kemi sjellë të gjitha Shpalljet në botë.

Sepse Zoti nuk flet. Zoti nuk është një person, personazh, personalitet ose ndërgjegje e vetme. Të mendoni këtë gjë është ta nënvlerësoni Krijuesin dhe ta mbivlerësoni veten.

Jemi Ne që i folëm Jezusit, Budës, Muhamedit dhe të gjithë mësuesve dhe profetëve gjatë shekujve që kanë sjellë një qartësi më të madhe në botë – profetëve të të gjithë kohëve dhe Lajmëtarëve të cilët vijnë vetëm në pika kthese për njerëzimin.

Ju nuk mund të na adhuroni. Nuk keni për t’i ditur emrat Tanë.

Sepse tani duhet që të bëheni të përgjegjshëm dhe të përdorni aftësitë dhe fuqinë që Krijuesi ju ka dhënë në shërbim të një bote me nevoja, trazira dhe vështirësira në rritje.

Mos iu përkulni Krijuesit nëse nuk jeni të gatshëm të kryeni atë që jeni dërguar këtu për të kryer, nëse nuk mund të merrni Hapat drejt Dijes, nëse keni arrogancën të mendoni se mund ta përcaktoni vetë fatin dhe plotësimin tuaj.

Mos jini hipokrit. Mos u ulni poshtë të adhuroni një Zot të cilin nuk mund ose nuk do të shërbeni.

Është më mirë të jetoni një jetë të vetë-përcaktuar e t’i përballoni të gjitha rreziqet e saj, se sa të adhuroni një Zot që nuk mund të shërbeni.

Dhe nëse nuk mund t’i përgjigjeni Shpalljes, çfarë po bëni atëherë këtu tani?

Të gjithë Lajmëtarët u persekutuan. Të gjithë Lajmëtarët u keqkuptuan. Të gjitha Shpalljet e reja u resistuan, mohuan dhe kundërshtuan.

Nuk ka kohë për këtë gjë tani. Fati i njerëzimit do të përcaktohet në njëzet vitet që do të vijnë – kushtet e botës, kushtet e familjes njerëzore dhe fati dhe e ardhmja e qytetërimit njerëzore.

Nuk jeni më vetëm në botë, apo edhe në univers, me siguri. Nuk e dini se çfarë po ndodh dhe se çfarë po vjen në horizont sepse keni shumë frikë për të parë, dhe jeni shumë arrogant, se supozoni se dini. Kjo është arsyeja përse Shpallja duhet të jepet për t’ju treguar se çfarë nuk mund të shihni dhe nuk dini, matanë spekulimeve dhe mendimeve njerëzore. Kjo është e përfshirë në të gjitha Mësimet e Mesazhit të Ri.

Ky është Mesazhi i Ri. Luftoni kundër tij dhe do të luftoni kundër pranimit të vetvetes suaj.

Sepse duhet të dini për mendjen e madhe dhe fuqinë e madhe që Krijuesi ju ka dhënë.

E mësuar në çdo fe, por e mjegulluar dhe e errësuar në çdo fe, kjo është që duhet të kuptohet tani.

Zoti nuk e administron botën. Zoti nuk i krijon fatkeqësitë, stuhitë, tërmetet, përmbytjet dhe thatësirat.

Zoti po vëzhgon për të parë se si njerëzimi do të përballë një botë të cilën e ka ndryshuar – një botë të re, një botë të re dhe të paparashikueshme.

Njerëzimi po hyn në Komunitetin e Madh të jetës në univers sepse të tjerë janë këtu për të kërkuar ndikim dhe sundim në një botë me vlerë dhe me rëndësi të madhe.

Por njerëzit nuk shohin. Nuk dëgjojnë. Dhe kur mendojnë, është për të krijuar një kuptueshmëri që afirmon idetë dhe besimet e tyre.

Atëherë popujt nuk shohin. Kombet nuk përgatiten. Dhe sjellet destruktive vazhdojnë.

Ne e vëzhgojmë botën. Kemi vëzhguar për një kohë shumë të gjatë.

Jemi Ne që Zoti ka dërguar për të mbikëqyrur zhvillimin e evolucionin e njerëzimit dhe për të marrë Shpalljet të cilat u jepen Lajmëtarve, për të marrë depërtimet të cilat u jepen profetëve, për të paralajmëruar, për të dhënë bekimet, dhe tani për të dhënë një përgatitje për një botë ndryshe nga e kaluara dhe për një të ardhme ku njerëzimi do të ketë për të konkurruar me Komunitetin e Madh.

Zoti nuk do ta shpëtojë njerëzimin duke i përzënë të këqijat, duke i zghidhur problemet që njerëzimi ka krijuar ose problemet që do të përballojë si pjesë natyrore të evolucionit të tij.

Ta mendoni këtë gjë është të keqkuptini marrëdhënien tuaj me Perëndinë, ashtu siç jetoni tani në një gjendje Ndarje.

Por Ndarja nuk u krye ndonjëherë sepse një pjesë e juaj është gjithmonë e lidhur me Perëndinë.

Këtë Ne e quajmë Dije. Dhe do të jetë faktori vendimtar në rezultatin e jetës suaj personale – kuptimi dhe vlera e jetës suaj – dhe në se njerëzimi mund të përgatitet, të adaptohet dhe të krijojë një botë të re në një seri rrethanash të reja.

Kurrë më parë nuk i ishte dhënë një Shpallje e tillë familjes njerëzore, sepse nuk ishte e nevojshme.

Keni ndërtuar një qytetërim në botë. I përçarë dhe i ndarë është, por megjithatë një qytetërim.

Jeni bërë gjithmonë e më të ndërvarur midis kombeve dhe kulturave tuaja. Ky ishte synimi i Krijuesit, sepse është evolucioni natyror i njerëzimit dhe i të gjitha racave inteligjente në univers.

Tani duhet të perballoni pragun e madh tjetër – një botë në tatëpjetë, një botë ku burime natyrore po pakësohen, një botë ku ushqimi dhe uji po rrallohen, një botë ku njerëzimi në rritje do të ketë për të përballuar kushtet e botës. Për këtë gjë keni nevojë për Shpalljen e Re.

Shpalljet e kaluara nga Krijuesi nuk mund t’ju përgatisin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Nuk mund t’ju përgatisin për fatin tuaj në Komunitetin e Madh. Nuk mund t’ju përgatisin për pragjet e mëdha në të cilët ndodheni dhe në të cilët do të ndodheni gjithmonë më shumë.

Nuk i keni përgjigjet për keto gjëra. Kjo është arsyeja përse Shpallja po jepet. Sepse njerëzimi tani ka nevojë të këshillohet dhe të paralajmërohet, të bekohet dhe t’i jepet përgatitja për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara.

Dëgjojini këto fjalë, jo me intelektin por me zemrën tuaj. I flasin një të vërtete me të madhe brenda jush – një të vërtete më të madhe matanë koncepteve, besimeve dhe ideve.

I flasin një rezonance natyrore brenda jush, një prirje natyrore, një drejtim natyror që jeton brenda jush në çdo moment, matanë fushës dhe nivelit të intelektit.

Ky është një komunikim për natyrën tuaj të thellë – për ta amplifikuar, për ta thirrur, për ta vënë në kontrast me idetë, besimet dhe aktivitetet tuaja ashtu siç janë sot.

Jeni të papërgatitur. Zoti ka dërguar përgatitjen.

Jeni të pavetëdijshëm. Zoti ka dërguar vetëdijen.

Jeni të pasigurt. Zoti po ju thërret në qendrën e sigurisë brenda jush.

Jeni të ngatërruar. Zoti po ju jep rrugën jashtë ngatërrimit.

Jeni poshterues ndaj vetvetes dhe të tjerëve. Zoti ju kthen te vlera dhe qëllimi juaj i vërtetë në botë.

Bota po ndryshon, por ju nuk shihni. Zoti ju ka dhënë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, por ato janë ndryshe nga ajo që bëni sot dhe atë që kuptoni sot.

Njerëzimi do të dështojë pa Shpalljen. Bota do të bëhet gjithmonë e më e zezë, më e rrezikshme dhe më e ngatërruar pa Shpalljen.

Njerëzimi do të lëkundet dhe do të dështojë përballë gabimeve të veta dhe mungesës së qartësisë.

Burimet e botës do të shpenzohen nëpërmjet konflikteve, konkurrencës dhe luftës. Njerëzit do të ngrihen kundër qeverive. Njerëzit do të ngrihen kundër njëri-tjetrit.

Do të ketë konflikte të paparashikueshme në të ardhmen, më të mëdhenj dhe më të vazhdueshëm se gjithçka që keni parë më parë.

Është Shpallja e Re që i përmban ingredientët që mungojnë në kuptueshmërinë tuaj, çelsin e vetëdijes dhe burimin e fuqisë, forcës dhe vendosmërisë suaj.

Për këtë gjë duhet që të keni një mendje serioze, ta merrni jetën tuaj seriozisht dhe të filloni t’i kujdeseni nevojave dhe kërkesave të mëdha të jetës suaj.

Kjo është arsyeja përse Zoti ka dërguar një Shpallje të Re.

Kjo është Shpallja. Ne jemi Shpallja.

Nuk ka heronj për të adhuruar këtu, ndonjë njeri për të hyjnizuar. Ka vetëm një përgjegjësi më të madhe për të marrë dhe një urtësi më të madhe për të përdorur.

Nuk ka shpëtim nëpërmjet ndriçimit personal. Nuk ka arratisje.

Nuk ka vetëmashtrim. Ka vetëm një rezonancë dhe një përgjegjësi më të madhe, një sakrificë dhe një kontribut më të madh.

Kjo është që do ta shpëtojë botën. Kjo është që do ta shpëtojë lirinë dhe vetëvendosjen e njerëzimit në një univers ku liria është e rrallë dhe duhet të mbrohet me shumë kujdes.

Kjo është që do t’ia rivendosë dinjitetin individëve dhe aftësinë për të kontribuar diçka me fuqi dhe me rëndësi të madhe, pavarësisht nga rrethanat.

Dëgjojini këto fjalë – jo me idetë, besimet ose grindjet tuaja, por me zemrën tuaj, natyrën tuaj të thellë.

Sepse Zoti mund t’i flasë vetëm asaj që ka krijuar brenda jush. Zoti nuk e ka krijuar personalietin tuaj shoqëror. Zoti nuk i ka krijuar idetë dhe besimet tuaja. Zoti nuk i ka krijuar vendimet, dështimet dhe pendimet tuaja.

Zoti mund t’i flasë vetëm asaj që ka krijuar brenda jush, gjë që është diçka më e thellë, më depërtuese dhe më natyrore brenda jush.

Mesazhi i Ri po ju thërret. Pasi të bëheni të vetëdijshëm për të, duhet ta përballoni sfidën që përbën kjo vetëdijshmëri dhe se çfarë do të thotë për jetën tuaj.

Njerëzit e hedhin poshtë Shpalljen sepse nuk duan të ndryshojnë. Nuk duan t’i rikonsiderojnë besimet, idetë dhe posicionin e tyre në shoqëri.

Ata në të vërtetë nuk mund ta kundërshtojnë Mesazhin e Ri. Vetëm mund t’i shmangen dhe ta debatojnë për të mbrojtur investimet e tyre të mëparshme dhe idetë e tyre ndaj vetvetes.

Kush mund të hahet me Vullnetit dhe Urtësinë e Krijuesit, përveç në mënyrë të rremë?

Këtu do të shihni dilemën brenda çdo personi. Sa të ndershëm duan të jenë me vetveten, me atë që shohin dhe dinë? Sa të vetëdijshëm duan të jenë për veten e tyre, situatën e tyre dhe botën rreth tyre? Sa të përgjegjëshëm do të jenë për ta vënë jetën e tyre në ekuilibër dhe për të marrë vendimet që nuk kanë marrë më përpara?

Këtu do ta shihni intelektin duke u shfaqur si zot, kur në të vërtetë ai është një shërbëtor i dobishëm. Ky është qëllimi dhe përcaktimi i tij.

Këtu do ta shihni arrogancën dhe injorancën të lidhura bashkë si një formë vetëmashtrimi të cilin shumë njerëz ndjekin.

Do ta shihni se çfarë është e vogël dhe çfarë është e madhe, çfarë është e fort dhe çfarë është e dobët, çfarë është e çmuar dhe çfarë pretendon të jetë e çmuar.

Zbulesa zbulon gjithçka.

Ju thërret të ndiqni atë që është e madhe brenda jush dhe të drejtoni atë që është e vogël. Nuk flet për ndonjë rrugë të mesme në ketë drejtim.

Nuk mund të keni gjithçka. Nuk mund të keni të ardhmen dhe të kaluarën bashkë sepse nuk janë të përputhshme.

Vetëm nëpërmjet zhgënjimit dhe dështimit mund të shihni se nuk po jetoni jetën që duhet të jetoni dhe se nuk jeni të ndershëm e të vërtetë me vetveten dhe të ndershëm e të vërtetë me të tjerët – një realizim i ashpër por i rëndësishëm në një kohë ndërgjegjësimi, në një kohë Shpalljeje.

Dëgjojini këto fjalë – jo me idetë tuaja, supozimet tuaja, jo me mburojet tuaja, jo me arrogancë, krenari ose budallallëk, por me natyrën tuaj të thellë, sepse ajo është që duhet t’ju zbolohet.

Kjo bën pjesë te Zbulesa.

Rreth procesit të përkthimit të Shpalljes

Lajmëtatit, Marshall Vian Summers, i është dhënë një Mesazh i Ri nga Zoti që nga viti 1983. Mesazhi i Ri nga Zoti është Shpallja më e madhe që i është dhënë ndonjëherë njerëzimit, e dhënë tani një bote të shkolluar, me komunikim global dhe me ndërgjejge globale në rritje. Nuk është dhënë vetëm për një fis, komb ose fe, por për të prekur të gjithë botën. Kjo bën thirrje për përkthime në sa më shumë gjuhë të jetë e mundur.

Procesi i Shpalljes po zbulohet tani për herë të parë në histori. Në këtë proces të jashtëzakonshëm, Prania e Zotit i komunikon matanë fjalëve Asamblesë Engjellore që mbikeqyr botën. Asambleja pastaj e përkthen këtë komunikim në gjuhë njerëzore dhe flet të gjithë si një nëpërmjet Lajmëtarit të tyre, të cilit i bëhet zëri një ndërmjetës për këtë Zë të madh – Zëri i Shpalljes. Fjalët janë të folura në anglisht dhe të regjistruara direkt në format audio, dhe pastaj të transkriptuara e të vëna në dispozicion në tekstet dhe regjistrimet audio të Mesazhit të Ri. Në këtë mënyrë, pastërtia e Mesazhit origjinal të Zotit është e ruajtur dhe mund t’i jepet të gjithë njerëzve.

Por ka edhe një proces përkthimi. Sepse Shpallja origjinale jepet në anglisht, kjo është baza e përkthimit në të gjitha gjuhët e njerëzimit. Sepse ka shumë gjuhë të folura në botën tonë, përkthimet nevojiten në mënyrë të domosdoshme për t’ua sjellë Mesazhin e Ri njerëzve kudo.

Studentët e Mesazhit të Ri janë paraqitur me kalimin e kohës si vullnetarë për ta përkthyer Mesazhin e Ri në gjuhën e tyre amtare.

Në këtë moment në histori, Society-a nuk mund ta përballojë të paguajë për përkthime në aq shumë gjuhë për një Mesazh kaq të gjerë, një Mesazh që duhet të arrijë në botë me një urgjencë kritike. Përveç kësaj, Society-a beson po ashtu se është e rëndësishme që përkthyesët të jenë studenta të Mesazhit të Ri për ta kuptuar e për ta përjetuar esencën e asaj që po përkthehet.

Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për ta përhapur Mesazhin e Ri nëpër botë, ne ftojmë ndihmë të mëtejshmë për përkthimin, për ta zgjeruar përhapjen e Mesazhit të Ri në botë, duke sjellë më shumë nga Shpallja në gjuhët ku përkthimi ka filluar dhe duke e filluar përkthimin në gjuhë të reja. Në këtë kohë, ne kërkojmë ta përmirësojmë kualitetin e këtyre përkthimeve. Ka akoma aq shumë për të bërë.

Hapat drejt Dijes | Hapat 1-98

Hapi i parë: Jam tani pa Dije

DUHET TË KETË NJË PIKË NISJEJE në çdo proces zhvillimi. Duhet të filloni aty ku jeni, jo atje ku doni të jeni. Ju filloni këtu duke kuptuar se jeni pa Dije. Kjo nuk do të thotë se Dija nuk është me ju. Kjo do të thotë thjesht se nuk jeni me Dijen. Dija po pret që të ecni përpara. Dija po pret për t’u dhenë juve. Për këtë arsye po përgatiteni për të qenë në marrëdhënie me Dijen, aspekti më i madh i mendjes suaj, të cilën keni sjellë me vete nga Shtëpia juaj e Vjetër.

TRE HERË SOT KALONI 10 MINUTA duke menduar se çfarë është Dija, jo thjesht duke ndjekur idetë tuaja, jo thjesht duke ndjekur kuptueshmërinë tuaj të mëparshme, por duke menduar se çfarë është Dija në të vërtetë.

Praktika e parë:Tre seanca praktike 10 minutëshe

 

Hapi i dytë: Dija është me mua. Ku jam unë?

DIJA ËSHTËME JU, PLOTËSISHT, por ndodhet në një pjesë të mendjes suaj ku nuk keni akoma akses. Dija përfaqëson Veten tuaj të Vërtetë, Mendjen tuaj të Vërtetë, dhe marrëdhëniet tuaja të vërteta në univers.Aty gjithashtu ndodhet thirrja juaj e madhe në botë dhe një përdorim të përsosur të natyrës suaj, të të gjitha aftësitëve dhe zotësitëve tuaja, si dhe të kufizimeve tuaja – të gjitha për t’u përdorur për të mirën në botë.

DIJA ËSHTËME JU, POR KU JENI JU? Sot mendoni se ku jeni. Nëse nuk jeni me Dijen, ku jeni? Prandaj, tre herë sot, çdo herë 10 minuta, mendoni se ku jeni, jo vetëm fizikisht ose gjeografikisht, por ku jeni në lidhje me vetëdijen tuaj për vetveten në botë. Mendoni shumë, shumë me kujdes. Mos e lejoni mendjen t’ju hutojë nga ky drejtim. Është e domosdoshme që tani në fillim të përgatitjes suaj t’ia pyesni vetës këto pyetje shumë seriozisht.

Praktika e dytë: Tre seanca praktike 10 minutëshe.

 

Hapi i tretë: Çfarë di unë në të vertetë?

SOT PYETENI VETEN ÇFARË DINI NË TË VËRTETË, dhe dallojeni atë që dini nga ajo që mendoni, shpresoni ose doni, për vete ose për botën, dhe nga ajo që keni frikë, besoni, çmoni ose vlerësoni. Dallojeni këtë pyetje sa më mirë nga këto gjëra, dhe pyeteni veten “çfarë di unë në të vërtetë?” Duhet ta ekzaminoni vazhdimisht çfarëdo përgjigje që i jepni kësaj pyetjeje, për të parë nëse përfaqëson besimet ose supozimet tuaja, ose besimet ose supozimet e njerëzve të tjerë, ose ndoshta të njerëzimit në përgjithësi.

TRE HERË SOT, ÇDO HERË 10 MINUTA, pyetjani vetes këtë pyetje, dhe mendoni shumë seriozisht për përgjigjen tuaj dhe për kuptimin e kësaj pyetjeje “çfarë di unë në të vërtetë?”

Praktika e tretë:Tre seanca praktika 10 minutëshe.

 

Hapi i katërt: Dua atë që mendoj se di

DONI ATË QË MENDONI SE DINI, dhe kjo është që përbën themelin e kuptueshmërisë suaj te vetvetes dhe te botës suaj. Në fakt, kjo përbën themelin e të gjithë identitetit tuaj. Do të gjeni, megjithatë, pas një ekzaminimi të ndershëm se kuptueshmëria juaj është e bazuar kryesisht mbi supozime, dhe këto supozime nuk janë të bazuara mbi eksperiencën tuaj për pjesën më të madhe, pothuaj se fare.

SOT, NË TRE SEANCA PRAKTIKE TË SHKURTRA, në të cilat do të kushtoni vëmendjen tuaj të plotë për të ekzaminuar supozimet tuaja, mendoni për gjërat që në të vërtetë mendoni se dini, duke përfshirë gjërat që nuk keni menduar t’i vëni në pyetje më parë – gjëra që mendoni se dini. Ushtrimi i sotëm, atëherë, vazhdon nga hapi i kaluar ku filluat të shihni ndryshimin midis asaj që mendoni që dini dhe Dijes së vërtetë, dhe marrëdhënien midis asaj që mendoni si Dije dhe supozimet, besimet dhe shpresat tuaja.

ATËHERË, NË ÇDO SEANCË PRAKTIKE është shumë e rëndësishme për ju që të mendoni për gjërat që mendoni se dini. Kur ta kuptoni se janë të bazuara kryesisht mbi supozimet tuaja, do ta kuptoni se sa i dobët është themeli juaj në botë. Kuptimi i kësaj gjëje mund të jetë tronditës dhe shqetësues, por është krejtësisht i domosdoshëm për t’ju dhënë nxitjen dhe dëshirën për ta zbuluar bazën tuaj të vërtetë në botë.

Praktika e katërt: Tre seanca praktike 10 minutëshe.

 

Hapi i pestë: Besoj atë që dua të besoj

KJO DËKLARATË PËRFAQËSON MARRËZIN E MADHE TË NJERËZIMIT dhe formën e tij më të rrezikshme të vetëmashtrimit. Besimet janë të bazuara kryesisht nëatë që është e dëshiruar, jo në atë që ndodh nëtë vërtetë ose në atë që është e vërtetë. Ato ndoshta përfaqësojnë idealet e mëdha të njerëzimit, dhe në këtë gjë përmbajnë një reflektim tëvërtetë, por në një bazë ditore dhe në shumicën e pyetjeve praktike, njerëzit i bazojnë besimet e tyra mbi gjëra qëshpresojnë, jo në gjëra që në të vertetë ekzistojnë. Duhet qëta kuptoni mirë serruga drejt çdo vendimi ose ndërmarrje konstruktive duhet të fillojë me realitetin aktual. Çfarë jeni dhe çfarë keni sot duhet të jetë pika e nisjes suaj.

ATËHERË, NË TRE SEANCAT TUAJE PRAKTIKE SOT, mendoni për këtë deklaratë. Ekzminojeni atë që besoni, dhe pastaj ekzominojeni atë që doni. Do të gjeni se edhe besimet tuaja të frishkme ose negative janë të lidhura me ambiciet tuaja. Vetëm një aplikim i kujdesshëm të praktikës së sotme do t’jau zbulojë këtë gjë.

Praktika e pestë: Tre seanca praktike 10 minutëshe.

 

Hapi i gjashtë: Kam një bazë të vërtetë në botë

MATANË BESIMEVE DHE SUPOZIMEVE të cilat fshehin frikën dhe pasigurinë tuaj, ekziston një bazë e vërtetë për ju në botë. Kjo bazëështë e ndërtuar mbi jetën tuaj matanë kësaj bote, sepse është nga atje që keni ardhur dhe qëdo të ktheheni. Keni ardhur nga një vend te i cili do të ktheheni, dhe nuk keni ardhur duarbosh.

DY HERË SOT, KALOJINI DY SEANCA MË TË GJATA nga 15 deri në 20 minuta duke konsideruar se çfarë baza juaj e vërtertë mund të jetë. Mendoni për të gjitha idetë tuaja në lidhje me këtë gjë. Është një pyetje shumë e rëndësishme. Duhet ta kuptoni nevojën tuaj për t’ia pyetur vetes këtë pyetje me sinqeritet dhe me thellësidepërtuese.

PA NJË BAZË TË VËRTETË, sukseset dhe përparimet tuaja do të jenë pa shpresë. Është një bekim i madh, pra, që e keni, megjithëse është e panjohur për ju.

Praktika e gjashtë: Dy seanca praktike nga 15 deri në 20 minuta.

 

Hapi i shtatë: Rishikim

NË TË DY SEANCAT PRAKTIKE TË SOTME, rishikojini gjithçka që kemi parë deri tani, duke filluar nga hapi i parë dhe duke vazhduar deri te hapi i ditës së kaluar. Dhe pastaj konsiderojeni të gjithë sekuencën e hapave sëbashku. Është shumë e rëndësishme në këtë pikë që tëmos keni ndonjë konkluzion, por që të keni pyetje dhe ta kuptoni se në çfarë mase keni nevojë për Dije të vërtetë. Nëse e ndërmerrni këtë praktikë sot sinqerisht, do t’ju jetë e qartë se e keni këtë nevojë të madhe. Jeni të prekshëm pa supozimet tuaja, por jeni edhe në pozicion për të marrë të vërtetën e sigurinënë jetë.

KALONI DY SEANCA PRAKTIKE SOT, 30 minuta secilën, për t’i konsideruar këto gjëra.

Praktika e shtatë: Dy seanca praktika 30 minutëshe.

 

(përkthim në rrugë e sipër)

Shpallja

siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 7 korrik 2006
në Boulder, Kolorado

Ka një Mesazh të ri nga Zoti në botë. Ka ardhur nga Krijuesi i të gjithë jetës.

Është përkthyer në gjuhë dhe në kuptueshmëri njerëzore nëpërmjet Pranisë Engjëllore që mbikëqyr këtë botë.

Vazhdon serinë e madhe të transmetimeve nga Krijuesi që kanë ndodhur gjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve.

Është një Mesazh i Ri për këtë kohë dhe për kohët që do të vijnë.

I plotëson Mesazhet e mëparshme që i janë dhënë njerëzimit dhe njëkohësisht zbulon gjëra që nuk i janë treguar ndonjëherë njerëzimit më parë. Sepse njerëzimi tani po përballon një seri sfidash të rënda dhe të rrezikshme, si brenda dhe nga jashtë botës.

Mesazhi i Ri nga Zoti është këtu për të paralajmëruar, për të fuqizuar dhe për të përgatitur familjen njerëzore – njerëzit nga të gjithë kombet dhe traditat fetare, nga të gjithë fiset, grupet dhe drejtimet.

Ka arritur në kohën e një nevoje të madhe, një kohë më pasoja të mëdha. I përgatit njerëzit për gjëra që ende nuk janë kuptuar.

Është profetik në paralajmërimin e njerëzve për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë dhe për pozicionin e njerëzimit në univers, sidomos në lidhje me kontaktin me raca të tjera.

I bën thirrje pranisë së madhe shpirtërore brenda çdo personi – dhuratës së madhe të Dijes që i është dhëne të gjithë familjes njerëzore, e cila tani duhet të kultivohet, të përforcohet dhe të sillet përpara.

I flet nevojës së madhe shpirtërore të individit – nevojës për qëllim, kuptim dhe drejtim.

I flet marrëdhënieve të mëdha që njerëzit mund të krijojnë me njëri-tjetrin, marrëdhëniet që përfaqësojnë qëllimin e tyre të madh në jetë.

I flet nevojave të botës dhe nevojave të së ardhmes. Në këtë mënyrë, sjell qëllim dhe pranim, unitet dhe bashkëpunim, urtësi dhe fuqi, për të gjithë ata që mund ta marrin, që mund ta mësojnë, që mund t’i ndjekin hapat e tij, që mund t’ia kontribuojnë të tjerëve dhe që mund të përhapin urtësinë e tij në shërbim të njerëzve të tjerë, familjeve, komuniteteve, kombeve dhe të gjithë botës.

Merreni këtë bekim. Mësoni nga Mesazhi i Ri nga Zoti. Kuptojeni se do të afirmojë gjithçka që është e vërtetë në traditat tuaja aktuale dhe do t’i flasë urtesisë suaj të thellë që ju tashmë keni. Do t’i flasë zemrës suaj, madje matanë mendimeve dhe besimeve tuaja dhe mendimeve dhe besimeve të kulturës dhe të kombit tuaj.

Merreni këtë dhuratë dhe mesoni nga ajo me durim, duke marrë Hapat drejt Dijes, duke mësuar urtësinë e Komunitetit të Madh dhe duke kuptuar fuqinë e Spiritualitetit të Vetëm të njerëzimit për ta bashkuar njerëzimin, për ta përforcuar njerëzimin dhe për ta përgatitur njerëzimin për t’i dalluar e për t’i lundruar kohët e vështira përpara.

Merreni Mesazhin e Ri në thirrjen e tij për ruajtjen dhe përforcimin e lirisë, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë njerëzore.

Sepse pa këtë Mesazh të Ri, njerëzimi po përballon një rënie të rëndë dhe të papritur.

Po përballon humbjen e lirisë dhe të sovranitetit të tij në këtë botë ndaj forca të tjera ndërhyrëse nga universi rreth jush.

Pa këtë Masazh të Ri, shpirti i njeriut do të ngelet në gjumë dhe njerëzit do të jetojnë jeta dëshpërimi, konkurrence dhe konflikti.

Është Vullneti i Krijuesit që njerëzimi të hyjë në Komunitetin e Madh të jetës në univers si një racë e lirë dhe sovrane – si një racë e fortë, si një racë e bashkuar, si një racë që mund të mbajë diversitetin e saj kulturor dhe në të njëjtën kohë të nderojë forcën dhe qëllimin e saj të thellë, të cilat do ta mbajnë familjen njerëzore të gjallë, aktive dhe kreative, duke paraqitur një opotunitet të ri për përparim në të ardhmen.

Por për të ecur duhet që të mbijetoni. Duhet t’i mbijetoni kohët e vështira përpara dhe duhet të mbijetoni konkurrencën nga jashtë botës në lidhje me kush do të kontrollojë këtë botë dhe fatin e saj.

Çdo individ duhet ta dijë se ka një oportunitet të madh për të zbuluar Dijen e thellë që Zoti i ka dhënë – Dija që përmban qëllimin, kuptimin dhe drejtimin e tij dhe kriteret për të gjitha marrëdhëniet domethënëse.

Prandaj, ka një Mesazh të Ri nga Zoti për individin dhe ka një Mesazh të Ri nga Zoti për të gjithë botën. Është këtu tani.

I është dashur një kohë e gjatë Lajmëtarit për ta marrë, sepse Mesazhi është shumë i madh.

Nderojeni atëherë atë që ka ardhur për të sjellë Mesazhin e Ri në botë.

Ai është një burrë i përulur. E ka zhvilluar urtësinë e duhur për të ndërmarrë një rol kaq të madh, dhe është dërguar në botë për këtë qëllim.

Pranojeni atë. Kuptojeni atë. Por mos e adhuroni. Ai nuk është zot. Ai është Lajmëtari që po sjell Mesazhin e Ri nga Zoti në botë.

Tani është koha. Ky është oportuniteti i madh. Kjo është përgjigja e lutjeve të njerëzve nëpër botë – lutje nëpër çdo traditë fetare, nëpër çdo komb dhe kulturë, lutje për urtësi, fuqi, unitet, liri dhe shpëtim.

Merreni tani këtë Mesazh të Ri. Ka ardhur, dhe ka ardhur tamam në kohën e duhur.