Author Archives: Mathieu

Inicimi

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Matshall Vian Summers
më 28 qershor 2011
në Boulder, Kolorado

Ndërsa bota vazhdon me punët e saj të përditshme, Lajmëtari duhet të shpallë. Duhet të spallë Shpalljen e Re të Zotit, sepse ajo përmban çelsin për jetën e të ardhmen e shumë njerëzve.

Do të iniciojë thirrjen e tyre, thirrjen e tyre të madhe, e cila nuk mund të iniciohet nga ndonjë mësim tjetër ose ndonje realitet tjetër.

Është këtu për të përgatitur botën për ndryshimin e madh që po vjen, Dallgët e Mëdha të ndryshimit – ndryshimi i madh mjedisor, ekonomik dhe politik – të cilat janë shumë më të mëdha sesa njerëzit e parashikojnë sot.

Ka shumë njerëz që po presin për Shpalljen e Re, sepse nuk e kanë gjetur këtë Inicim në fetë e së kaluarës, në traditat e botës. Nuk kanë mundur ta gjejnë lidhjen e thellë nëpërmjet dashurisë, punës, ose çfarëdolloj aktiviteti tjetër. Kanë pritur aq gjatë. Aq gjatë kanë pritur për Shpalljen.

Për ata, nuk është thjesht një mësim ose një fenomen. Për ata, nuk është thjesht diçka për të spekuluar, për të kundërshtuar ose për të mohuar dhe për të hedhur poshtë. Për ata, Shpallja nuk është fyese ose e pazakonshme. Është diçka perfekte.

Është Inicimi i tyre. Përmban thirrjen e tyre, që i flet poshtë Korridorëve të Vjetër të mendjes së tyre, i flet një pjese të tyre që mezi njohin, por që është qendra e Qenies dhe presencës së tyre në botë.

Për ata, është momenti më i madh, megjithëse ndoshta nuk e kuptojnë kuptimin e tij të plotë ose çfarë do të kërkojë në të ardhmen. Për ata, është ajo që po prisnin.

Janë dërguar në botë në një kohë transicioni të madh. Janë dërguar në botë për të qenë pjesë e ndërtimit të një të ardhme të re. Lidhja e tyre është më shumë me të ardhmen sesa me të kaluarën. Janë fëmijët e së ardhmes.

Çfarë ka ndodhur më parë, çfarë është zbuluar më parë mund të jetë frymëzuese ose e dobishme për ta, por nuk përmban Inicimin e tyre. Nuk përmban thirrjen e tyre të madhe. Këto gjëra nuk përmbajnë atë që po kërkojnë ose atë që kanë pritur, për aq gjatë. Është fati i tyre, e shihni.

Nuk mund ta ndryshoni atë që është vendosur para se të vinit në botë. Megjithëse ngjarjet e ditës ose të vitit ndryshojnë rrethanat dhe oportunitet tuaja, fati juaj ngelet i njëjti.

Mund ta luftoni. Mund ta kundërshtoni. Mund të mundoheni ta zëvëndësoni me projekte të mëdha, romanca të mëdha, ndërmarrje të mëdha ose çfarëdolloj zbavitje ose fantazie, por nuk mund ta ndryshoni atë që është vendosur brenda jush para se të vinit.

Si do të ndodhë, po të ndodhë, ku do të ndodhë mund të ndryshojë dhe po ndryshohet nga rrethanat e ndryshueshme të botës, nga besnikëritë në lëvizje brenda njerëzve dhe kushtet e mjedisi i tyre etj.

Nëse është fati juaj që të merrni Shpalljen e Re, atëherë nuk mund ta gjeni thirrjen tuaj kudo tjetër. Mundoni sa të mundeni. Rezistojeni. Mohojeni. Rrini mënjanë. Mundoni të gjeni ndonjë gabim me të. Mundoni ta zvogëloni. Mundoni ta mbani larg. Por nuk mund të ndryshoni faktin që përmban fatin tuaj.

Mendja juaj mund të spekulojë. Mendja juaj mund të ketë pyetje. Mendja juaj mund të mendojë se është qesharake, nuk është e mundshme. Por zemra juaj do ta di. Shpirti juaj do të çelet.

Është si ai Zëri që ju foli para se të vinit në botë, për t’ju përgatitur për të hyrë në këtë mjedis të vështirë dhe sfidues. Është ai Zë – si ai Zë, si Zëri Ynë – që e bën lidhjen të gjallë, që e restauron fokusin kryesor dhe kuptimin e jetës suaj.

Por në momentin e Inicimit nuk do ta kuptoni. Do të jetë e ngatërruar. Aq ndryshe është nga synimet, idetë dhe nocionet tuaja për vetvetën dhe atë që po bëni në botë.

Dhe menjëherë, është sikur të ishit goditur nga vetëtima, dhe për një moment në errësirë gjithçka ndriçohet. Dhe e shihni të vërtetën e jetës suaj dhe se sa larg jeni në të vërtetë nga qëllimi dhe thirrja juaj e madhe, pa drejtim sikur të ishit mbi një trap në oqeani, të bartur nga erërat dhe dallgët e botës.

Por Zoti ju gjeti ndërsa ishit duke endur në pafundësinë e oqeanit, ju gjeti. Si një pikël e vogël në sipërfaqen e oqeanit, jeni gjetur. Jeni gjetur nga Shpallja.

Pavarësisht nga rrethanat ose gjendja juaj shpirtërore, Thirrja do t’ju flasë, sepse përfaqëson fatin tuaj. Nuk është fati i dikujt tjetër. Nuk duhet të shqetësoheni për ta. Është fati juaj.

Ndoshta mund të thoni “Po njerëzit e tjerë? Po bashkëshortin tim? Po fëmijët e mi? Po mikun tim të dashur?”

Por Zoti e gjeti piklën në oqean, dhe kjo pikla jeni ju.

Ky është Inicimi. Misterioz është. Nuk mund ta kuptoni me intelektin tuaj. Nuk mund ta kontrolloni se çfarë do të thotë ose çfarë do t’ju sjellë që të bëni. Është jashtë kontrollit tuaj, sepse Zoti është jashtë kontrollit tuaj.

Idetë tuaja të mëdha, besimet tuaja fikse, duken të gjitha të sipërfaqshme e të dobëta përballë Pranisë. Argumentet tuaja janë bosh. Mospranimi juaj është pa emocion të vërtetë. Mohimi juaj është i pasinqertë. Refuzimit tuaj i mungon bindja. Sepse ky është Inicimi juaj.

Dhe pasi Inicimi është kuptuar, pas disa mundime, rruga e përgatitjes shtrihet para jush. Hapat drejt Dijes shtrihen para jush. Rikuperimi i jetës suaj të vërtetë dhe të gjithçkaje që kjo do të kërkojë, dhe rrethanat e detyrimet tuaja aktuale do të përcaktohen para jush, hap pas hapi.

Nuk mund të shkoni te qëllimi juaj nga aty ku jeni sepse jeni të paankoruar dhe nuk e keni gjetur akoma portin tuaj të sigurt. Nuk e keni gjetur pamjen e vendit ku jeta juaj duhet të jetë.

Çfarë kohe, pra, për të qenë të goditur nga Shpallja. Kalimtare do të duket, por papritmas gjithçka do të fillojë të duket ndryshe. Patët një eksperiencë që qëndron në kontrast me eksperiancat tuaja normale, dhe kjo fillon të krijojë një kontrast që do t’ju sjellë përpara. Sepse asgjë që mund të bëni vetë mund të konkurrojë më këtë gjë. Është më e madhe se çdo eksperiencë që jeni munduar ndonjëherë për të patur. Është më e madhe se çdo qëllim që keni vendosur për veten.

Ndjeheni të frikësuar e të tronditur, të hutuar, por është në rregull. Është natyrore. Që jeta juaj të ndryshojë papritmas, me siguri do të krijojë konfuzion dhe çorientim. Do të jetë me siguri zhgënjuese për obsesionet dhe zbvatjet tuaja aktuale.

Pasi Zoti ta ketë lënë markën e Zotit mbi ju, nuk është sikur mund ta fshini nga jeta juaj, mund ta mbuloni, mund ta bëni të ikë, t’ia shpjegoni ose t’ia racionalizoni vetvetes, në mënyrë që fuqia e saj të zvogëlohet. A do të luftoni me Shpalljen?

Nuk është aksident që e gjetët ose dëgjuat për Shpalljen e Re. Të gjitha fuqitë e Qiellit që ju mbështesin janë munduar t’ju sjellin në këtë pikë njohje dhe t’ju ndalojnë që mos të shkatërroni jetën tuaj në këtë proces, për të kufizuar dëmin që keni tashmë bërë dhe shpërdorim që keni tashmë krijuar, për të qenë të lirë e të zotët për t’u përgjigjur.

Inicimi mund t’ju bëjë të ndiheni të paaftë e të hutuar, shumë të pasigurt. Madje, mund të mendoni se është një fatkeqësi. Por nga pozicioni dhe pikëpamja e Qiellit, jeni të bekuar ndër të paktët, një person që i është dhënë oportuniteti më i madh. Atëherë, çfarë pastaj nëse do të thotë që të dryshoni jetën dhe rrethanat tuaja? Çfarë është kjo gjë në krahasim me atë që jeni ose pse jeni dërguar?

Kuptimplotë për ju, po, në këtë moment dhe domethënëse për të tjerët që janë me ju. Por ju është dhënë një oportunitet i madh, madje më shumë se një oportunitet – një thirrje.

Pasi ky Inicim të ketë ndodhur, rruga juaj do të ndryshojë, ndoshta në mënyrë të pakuptueshme në fillim, por diçka e ka ndryshuar drejtimin e jetës suaj. Nuk do të jeni kurrë më njëlloj. Edhe nëse e kaloni jetën tuaj duke e mohuar dhe e hedhur poshtë atë që ndodhi, nuk do të jeni kurrë më i njëjti person.

Nuk do të jeni kurrë më të kënaqur vetëm me kënaqësira të thjeshta. Nuk do të jeni kurrë më të kënaqur me synimet ose zbavitjet, hobitë ose interesat tuaja të mëparshme. Diçka ka ndryshuar.

Nga pikëpamja e Qiellit, ky është një bekim i madh. Përfundimisht, jeta juaj ka një mundësi për t’u shpenguar. Por për ju mund të duket shumë ndryshe në këtë moment.

Atëherë duhet t’i qëndroni besnik Shpalljes nëse është Inicimi juaj, dhe do ta dini nëse është, në qendrën e Qenies suaj. Nuk është një bisedë intelektuale me vetveten. Nuk është një proces racional. Racionaliteti njerëzor është vetëm një mekanizm për të përballuar një botë të pasigurt dhe të paparashikueshme. Është i përshtatshëm në disa rrethana dhe i pashpresë në të tjera.

Është e rëndësishme që të dini për Lajmëtarin, sepse nëse Inicimi ndodh ndërkohë që ai është në botë, atëherë oportuniteti juaj bëhet më i madh dhe më domethënës. Dë të ishte një fatkeqësi e madhe nëse nuk e takoni ndërsa ai është këtu.

Shpallja vjen vetëm njëherë në disa shekuj, ose ndoshta njëherë në mijëvjeçar, dhe ju ndodheni këtu në atë moment. Nga pikëpamja e Qiellit, ky është një bekim i madh, një oportunitet i madh.

Por kush mund ta dallojë Lajmëtarin? Ai duket shumë mesatar. Nuk duket sensacional. Nuk mban një pozicion të madh në botë. Ai do të zhduket në turmën e njerëzve. Do të ecë midis tyre. Askush nuk do ta dallojë, përveç ndoshta ata që janë prekur nga Shpallja.

Ata që do ta takojnë, ai ndoshta nuk do t’ia tregojë qëllimin dhe punën e tij të vërtetë në botë, në varësi se kush janë. Si mund të jetë që dikush nuk do ta shohë këtë gjë? Si mund të jetë që dikush me një rëndësi kaq të madhe në botë nuk do të dallohet nga njerëzit që ndodhen pranë tij?

Është gjendja e botës. Të gjithë i kanë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, por shohin në një mënyrë të ndryshme, dhe mundohen të dëgjojnë atë që është në mendjen e tyre dhe atë që konfirmon atë që është në mendjen e tyre dhe jo atë që ekziston në të vërtetë.

Atëherë ata shikojnë, por nuk shohin. Dhe ata dëgjojnë, por nuk dëgjojnë. Ndodhen pranë Lajmëtarit, por nuk e kuptojnë që ndodhen pranë njeriut më të rëndësishme në të gjithë botën në këtë kohë.

Ai nuk do ta thotë kurrë këtë gjë për veten e tij. Është shumë i përulur për këtë gjë, atëherë duhet thënë për të.

Është si shekuj më parë. Po pinit çaj në një tavolinë me Muhamedin, por nuk e dinit se kush ishte. Pra, ai duket si kushdo tjetër. Nuk e rrezaton Praninë. Nuk është aq madhështor ose i gjithëfuqishëm që të gjithë rreth tij të ngazëllohen nga prania e tij. Është vetëm një burrë, i veshur në mënyrë tradicionale, vetëm një burrë. Aty është. E shoh tani. Është mu aty. Asgjë të veçantë. Duhet të predikontë shumë fortë që njerëzit ta dëgjonin. Aq të verbër ishin të gjithë rreth tij, vetëm disa mund të shihnin. E tillë është dilema dhe barra e Lajmëtarit në një kohë Shpalljeje.

Inicimi fillon me impakt. Fillon me pakënaqësi dhe njohjen që po kerkoni, që nuk jeni të kënaqur me atë që keni, atje ku jeni, me atë që bëni sepse nuk përfaqëson atë që jeni dhe pse keni ardhur këtu.

Ata që mendojnë se janë të kënaqur nuk arritur mjaft thellë brenda vetes për të kuptuar se nuk kanë arritur atje ku duhet të jenë dhe atë që duhet të bëjnë.

Synimi nuk është lumturia, por përgatitja, gatishmëria, kontakti, ribashkimi dhe në fundi të fundit kontributa në botë, kudo që të jetë e përshtatshme për individin. Kjo është arsyeja përse ndjekja e lumturisë është kaq mashtruese sepse Shpallje do t’ju bëjë të ndiheni të parehatshëm. Do t’ju sfidojë.

Mos mendoni se Zoti do të vijë dhe t’ju ngushëllojë kur jeni dërguar në botë për të bërë diçka që nuk po bëni tani dhe nuk keni shpresë për të bërë përveç nëse diçka më e madhe ju jepet, përveç nëse jeni thirrur jashtë turmës, përveç nëse rruga juaj ndryshohet nga Fuqia e Qiellit?

Do të jeni vetëm një pikël në oqean, të panjohur ndaj vetvetes, të panjohur ndaj të tjerëve. Edhe nëse keni një pozicion të lartë, keni fituar pasuri dhe lartësi në shoqëri, natyra bosh e jetës suaj do të jetë depërtuese përveç nëse e keni gjetur punën tuaj të madhe dhe e kryeni sa më mirë të mundeni.

Ata që e bëjnë këtë gjë ndjejnë një kënaqësi e një ndjenjë vlere dhe fuqie që janë të humbura për të gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë pohojnë për vetveten.

Shpallja e Re e Zotit do të qartësojë natyrën e spiritualitetit njerëzor, i cili është mbuluar nga kultura, nga traditat dhe nga manipulimet politike.

Do ta bëjë të qartë se keni lindur me dy mendje – një mendje tokësore që është e kondicionuar nga bota dhe një mendje të thellë brenda jush që është gjithmonë e lidhur me Zotin. Do ta bëjë të qartë që intelekti ka limitat e tij, dhe matanë këto limita duhet të shkoni poshtë sipërfaqes së mendjes.

Do ta bëjë të qartë që nuk mund ta plotësoni veten mënjanë punës dhe fatit tuaj të madh dhe që të gjithë kënaqësitë që kërkoni do të jenë kalimtare dhe nuk do ta plotësojnë nevojën e thellë të shpirtit tuaj.

Do ta bëjë të qartë që po jetoni në kohën e një ndryshimi të madh, ku izolimi i njerëzimit në univers do t’i vijë fundi dhe ku Dallgët e Mëdha të ndryshimit do ta godasin botën – koha e një rrëmuje dhe një pasigurie të madhe, një kohë për Shpalljen që të ndodhë.

Njerëzit mund të duan shumë gjëra nga Lajmëtari – duke shpresuar për lehtësim, për mrekullira, duke shpresuar që të besojnë në dikë të mbinatyrshëm, duke shpresuar se jetat e tyre të pasurohen nga prania dhe puna e tij.

Do të zhgënjehen, ashtu siç Lajmëtarët e kaluar kanë zhgënjyer shumë njerëz. Kjo është arsyeja përse Lajmëtarët janë mohuar, hedhur poshtë, shmangur dhe në disa raste shkatërruar sepse njerëzit nuk morrën dot atë që donin. Morrën vetëm atë për të cilën kishin vërtet nëvojë.

Atë që njerëzit duan dhe Vullneti i Qiellit janë aq shumë të ndryshme. Por nëse mund t’i dallonit në të vërtetë kërkesat tuaja të thella të jetës matanë mbijetesës dhe sigurimit të gjërave të thjeshta që janë të nevojshme për stabilitetin dhe sigurinë në botë, do ta shihnit se ajo që doni dhe Vullneti i Qiellit janë vërtet e njëjta gjë. Por kjo kuptueshmëri ndodh vetëm në një gjendje shumë të thellë ndershmërie ndaj vetvetes për individin.

Nuk është e mundshme që e keni gjetur këtë gjë akoma. Por ju që i dëgjoni fjalët Tona keni arritur në pikën ku Inicimi mund të ndodhë. Duhet të dëgjoni me zemrën tuaj, jo me gjykimet tuaja, idetë tuaja dhe të gjitha kërkesat që mendoni se janë të nevojshme që Shpallja të jetë e vërtetë dhe kuptimplotë për ju, sikur të mund t’i përcaktoni këto gjëra.

Edhe në mjerimin e tyre, njerëzit ende nuk e kanë përulësinë për të kuptuar se nuk mund t’i vendosin rregullat e angazhimit në lidhje më marrëdhënien e tyre kryesore me Krijuesin dhe me Vullnetin e Qiellit.

Besimet tuaja fetare nuk mund ta bëjnë këtë gjë sepse kjo ndodh matanë fushës së besimit. Besimi nuk do t’ju sjellë në Shtëpinë tuaj të Vjetër, gjendja juaj Qiellore, sepse besimi është shumë i dobët, shumë i përkohshëm. Kur do ta lini këtë botë, nuk do të keni asnjë besim. Do të ikin të gjitha me trupin. Do të jeni thjesht aty, ju siç në të vërtetë jeni.

Familja juaj Shpirtërore do t’ju presë dhe do t’ju pyesë nesë i keni kryer disa gjëra, dhe në atë moment, pa barrën dhe efektin verbues të besimeve tuaja, do të jetë e qartë si dita nëse i përmbushët apo jo këto funksione kryesore. Dhe nuk ka dënim nëse nuk i keni kryer. Do të thotë thjesht se puna juaj ende nuk është e kryer.

Duhet të punoni për t’u kthyer në Qiell, e shihni. Duhet të shërbeni botën e ndarë, universin e ndarë. Duhet të punoni në rrugën e kthimit, nëpërmjet kontributës dhe vetë-zhvillimit. Nuk mund të ktheheni në Shtëpinë tuaj të Vjetër si një njeri i mjeruar, i konfliktuar, grindavec, i hidhëruar. Qielli do t’ju duket si Ferr, nëse do të ishte ashtu.

Zoti nuk ju lehtëson nga të gjithë këto probleme sepse Zoti nuk i ka krijuar. Duhet të çkrijohen. Zoti ju ka dhënë fuqinë e Dijes, zgjuarsinë e thellë dhe një thirrje të madhe për ta korrigjuar tragjedinë e jetës dhe përvojës suaj të kaluar për t’ju restauruar dinjetetin dhe qëllimin që janë tuajat për të kërkuar dhe qëllimi që është i juaji për të shërbyer.

Fillon e gjitha me Inicimin. Nëse do të jetë e vërtetë dhe efektive, fillon me Inicimin. Aty është që Zoti i vendos rregullat e angazimit dhe e vendos fillimin e rrugës suaj të vërtetë për në Shtëpi.

Nuk mund ta sillni veten sërish në gjendjen tuaj të vërtetë, sepse nuk e dini rrugën. Nuk mund të ndiqni thjesht një recetë nga dikush tjetër sepse angazhimi me Dijen dhe Praninë duhet të ndodhë diku në këtë rrugë, përndryshe është një ndërmarrje intelektuale dhe jo një udhëtim të shpirtit.

Koha është e shkurtër për botën. Nuk ka kohë për të kaluar dekada ose shekuj duke e përsosur veten ose duke i korrigjuar dilemat tuaja. Thirrja është për tani. Ora është vonë.

Do të ketë nxitje për ju nëse mund të përgjigjeni, por nxitja do ta shkurtojë kohën që ju duhet për t’u përgjigjur dhe për t’u përgatitur. Dhe ky është një bekim i madh, sepse koha do të thotë vuajtje për ata që nuk mund të përgjigjen.

Dhurata është brenda jush, por nuk mund ta hapni derrën. Nuk e keni çelsin. Nuk mund ta zbuloni natyrën tuaj të thellë, sepse ende nuk e keni pamjen e plotë. Ende nuk jeni në marrëdhënie me Burimin tuaj sepse natyra juaj e thellë është marrëdhënia me Burimin tuaj. Si mund të jetë që mund ta gjeni ndonjëherë duke jetuar në Ndarje, të humbur në oqeanet e botës.

Kjo është dhurata e Qiellit, që jeta juaj mund të shpengohet. Por duhet të lejoni që rruga t’ju prezantohet.

Duhet t’i përgjigjeni Shpalljes. Nëse nuk i jeni përgjigjur Shpalljeve të kaluara të Zotit, atëherë po prisni për Shpalljen e Re.

Në një pikë, në një moment dëshpërimi ose zhgënjimi, do të ndjeni një nxitje të thellë brenda jush. Dhe do ta kuptoni se keni ardhur për një qëllim të madh të cilin nuk e keni akoma zbuluar, por që po ju pret, duke pritur për momentin ku jeta juaj do të thërritet.

Misioni i Lajmëtarit

Siç i ështe shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshal Vian Summers
më 12 prill 2012
në Boulder, Kolorado

Zoti ka dërguar nje Shpallje të Re në botë, ndryshe nga gjithçka që është dëguar në më shume se një mijë vjet.

Një Lajmëtar është dërguar në botë – një Lajmëtar që jeton një jetë njëfarë mase të zakonshme, një Lajmëtar që është një burrë i përulur dhe që ka kaluar një përgatje shumë të gjatë për këtë rol.

Ndërsa të tjerë mund të pohojnë një titull të tillë si Lajmëtarë të Zotit, në të vërtetë ka vetëm një që është dërguar në botë. Qielli e di këtë gjë, megjithëse njerëzit do të bëjnë pretendime dhe pohime të tjera.

Njerëzit kanë frikë nga Lajmëtari. Kanë frikë nga ajo që mund të thotë për ta, si mund t’i ndryshojë idetë e tyre dhe si mund t’i thërrasë në një lloj shërbimi ose shoqate të madhe.

Shumë njerëz do ta hedhin poshtë Shpalljen e Re të Zotit vetëm për arsyen se kanë frikë se ka një Shpallje të Re në botë që mund të ndryshojë rrjedhjen e historisë dhe fatit të njerëzimit dhe do të sfidojë një pjesë të madhe të nocioneve dhe besimeve të përhapura që janë insitucionalizuar dhe themeluar në thellësi.

Por Krijuesi i të gjithë jetës nuk është i lidhur nga këto gjëra dhe jep vetëm Mesazhin dhe Shpalljen e domosdoshme për mirëqenien e njerëzimit dhe për të ardhmen e fatin e njerëzimit, si në këtë botë dhe në Komunitetin e Madh të jetës në univers.

Shpallja e Re nga Zoti është më e gjerë, më gjithëpërfshirëse dhe më e detajuar se gjithçka që është sjellë në botë më parë. Po jepet në një kohë ku familja njerëzore është bërë e shkolluar dhe po merrë pjesë në një qytetërim dhe ekonimi botërore me komunikim ndërkombëtar. Janë rrethana shumë të ndryshmë nga Shpalljet e mëparshme, të cilat ishin shumë rajonale në natyrë dhe të cilat u përhapën në një kohë shumë të gjatë dhe me shumë grindje, konflikt dhe dhunë.

Njerëzimi ndodhet në pragun e një universi plotë me jetë inteligjente – një univers jo-njerëzor me të cilin duhet të mësojë tani të hahet.

Dhe njerëzimi jeton në një botë me burime në rënie dhe paqëndrueshmëri mjedisore – ndryshe nga gjithçka që është parë gjatë mijëra vjet. Edhe historia juaj nuk mund të merret parasysh për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo gjë, përveç historia e tokës vetë.

Shpallja sjell komentarin e vet. Nuk është thjestë një mësim misterioz që lihet për interpretimin njerëzor, siç ka qenë rasti më parë.

Shpallja është e plotë dhe e kuptueshme, prek pothuajse çdo aspektet të jetës se individit dhe jetës së njerëzimit, tani si dhe në të ardhmen.

Por si të gjitha Shpalljet në histori, flet për gjëra më të mëdha se shqetësimet e sotme të njerëzimit. Flet për gjërat që do ta bëjnë të gjithë ndryshimin nëse njerëzimi do të zgjedhë të bashkohet në një botë në tatëpjetë ose të luftojë për të përcaktuar se kush do të ketë akses te burimet që ngelen.

Do ta bëjë të gjithë ndryshimin nëse njerëzimi do të përgatitet për angazhimin e tij me Komunitetin e Madh, gjë e cila është tashmë duke ndodhur për shkak të një Ndërhyrjeje në botë sot nga raca që janë këtu për të përfituar nga dobësitë, konfliktet dhe shpresat e njerëzimit.

Një Mesazh kaq i madh ka kërkuar një përgatitje të jashtëzakonshëm për Lajmëtarit dhe për të gjithë ata individët që janë thirrur për ta ndihmuar në përgatitjen dhe në shpalljen e tij.

Ai nuk është këtu për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje ose për të pasur një zgjidhje për çdo nevojë. Mesazhi i tij i flet nevojës së shpirtit brenda individit – nevoja për t’u rilidhur me Burimin e jetës dhe për të fituar fuqinë që Zoti i ka dhënë çdo personi nëpërmjet pranisë së një zgjuarsie më të thellë brenda tyre e quajtur Dije.

Lajmëtari nuk është këtu për të argumentuar, për të debatuar ose për të marrë një qëndrim në çështjet e botës ose kundër ambiciet e grupeve, kombeve ose fiseve të ndryshme. Është këtu për t’i sjellë një Mesazh Zbulese dhe shpengimi popujve të të gjithë botës, pavarësisht nga pozicioni i tyre individual kulturor ose përkatësia fetare, nëse kanë një të tillë.

Kjo i tejkalon kombet, kulturën dhe ideologjinë fetare. Kjo i tejkalon polemikat në lidhje me këto gjëra sepse është një Mesazh i Ri nga Zoti për shpengimin dhe përgatitjen e të gjithë botës për një realitet dhe një të ardhme që do të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara.

Vetëm Zoti mund të japë një gjë të tillë. Sepse edhe në këtë moment, fetë janë të përçara, edhe brenda tyre. Janë në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe nuk janë në gjendje pët t’i trajtuar në mënyrë të përshtatshme problemet e mëdhenj botërore ne rritje të cilët do ta zënë njerëzimin në befasi nëse është i papërgatitur.

Të debatoni se kush ka fenë më të mirë ose themeluesin më të jashtëzakonshëm ka vetëm për ta dëmtuar njerëzimin tani. Është diçka ndarëse dhe eksklusive. I shton dilemës dhe përçarjes së familjes njerëzore.

Zoti e di më mirë këtë gjë. Dhe i zgjedhuri për ta sjellë Shpalljen është i përsosur. I ka kaluar provat. Nuk ka dështuar në përgatitjen e gjatë dhe në të gjithë atë që i është kërkuar atij dhe familjes së tij.

Njerëzit do ta kundërshtojnë këtë gjë dhe do ta akuzojnë Lajmëtarin për shumë gjëra të ndryshme. Por ai është i vetmi. Dështimi për ta parë vlerën dhe rolin e tij është një dështim nga ana e perceptuesit, një dështim për të kuptuar e për të marrë Bekimin që Zoti po dërgon tani në botë.

Lajmëtari nuk ka krenari. Është një burrë i përulur, por duhet që të pranojë thirrjen e madhe dhe përgjegjësitë e mëdha që kjo gjë vë mbi të dhe mundimin e madh që do të ketë për të përballuar për të sjellë një Shpallje të Re në botë.

Zoti ka folur përsëri. Dhe Shpallja e Zotit nuk është për ndonjë grup eliti ose të priviligjuarit nga ana kulturore, të pasurit dhe indulgjentët. Është për njerëzit në çdo pozicion në shoqëri – në çdo shoqëri, edhe më promitivet, me të avancuarat, më të izoluarat ose më globalet.

Vetëm urtësia e Krijuesit mund të flasë në këtë mënyrë, nëpërmjet Pranisë Engjëllore, nëpërmjet Zërit të Shpalles, të cilin po e dëgjoni në këtë moment.

Misioni i Lajmëtarit është të sjellë Shpalljen në botë, të gjejë të parët për t’u përgjigjur, t’i japë mundësinë për t’u angazhuar me Shpalljen dhe për të kuptuar natyrën e tyre të thellë dhe thirrjen e tyre në jetë.

Kjo është arsyeja përse një sasi e madhe të Mësimit është dhënë, për të shtruar rrugën për shpalljen personale për ata që mund ta marrin, për t’iu adaptuar dhe për ta zbatuar në jetën e tyre në mënyrë të suksesshme.

Kërkesat e saj nuk janë të mëdha, përveç që thërret për një ndershmëri më të madhe se sa shumica e njerëzve tregojnë në këtë moment, një ndershmëri jo vetëm për të projektuar idetë dhe besimet e veta mbi botën, por për të dalluar rrymën e thellë në jetën e vetë, dhe në një gjendje përulësie dhe vendosmërie, të zgjedhësh që ta ndjekësh. Sepse kjo është fuqia dhe prania e Dijes brenda individit, të cilën Shpallja e Zotit e zbulon plotësisht për herë të parë.

Këtu nuk ka heronj për të adhuruar. Nuk ka Ditë Gjykimi. Këtu nuk ka test përfundimtar, në të cilin dosido gati të gjithë do të dështojnë.

Sepse Zoti e di më mirë këtë gjë. Zoti e di se pa Dije, njerëzit do të ngatërrohen dhe do të dështojnë, do të bëjnë gabime të pamend, do ta japin jetën e tyre dhe t’i dorëzohen forcave të rrezikshme dhe shtypëse. Sepse pa Fuqinë e Zotit brenda individit për t’i udhëzuar, çfarë tjetër mund të bëjnë, përveç që të demonstrojnë dobisinë dhe hutimin e tyre dhe faktin që jeta e tyre është e dominuar nga të tjerët?

E shihni, Zoti i botës suaj është Zoti i të gjithë Komunitetit të Madh, të gjithë universit – një miliardë, miliardë, milirdë raca e më shumë, në një galaktikë dhe nëpër shumë galaktika dhe dimensione të tjera dhe Krijimin e pandryshueshëm matanë. Bëhet tani fjala për një Zot të një madhësie dhe një shprehje aq të madhe që idetë dhe besimet tuaja zbehen dhe dështojnë përballë një madhësie të tillë.

Ky është Zoti që e ka vendosur Dijen brenda jush për t’ju udhëzuar, për t’ju bekuar dhe për t’ju përgatitur për një jetë më të madhe, për t’ju sjellë jashtë angazhimeve tuaja të zvarritura e patetike dhe keqardhjes tuaj ndaj vetvetes, për të kthyer te ju nderin dhe dinjitetin, respektin ndaj vetvetes, hirin, dhemshurinë dhe përulësinë.

Është misioni i Lajmëtarit që t’i mësojë keto gjëra, që t’i ofrojë këto gjëra, që të durojë rezistencën dhe mospranimin e atyreve që nuk mund të shohin dhe nuk do të dinë.

Kjo është thirrja e madhe, e shihni. Kjo është që e restauron individin dhe që i jep shpresën të një jete më të madhe. Kjo është që i sjell nder dhe dinjitet të gjithë njerëzve, edhe më të varfërve, që jetojnë në mënyrë poshtëruese.

Kjo është që vendos një etik të madhe uniteti dhe bashkëpunimi përballë një bote me burime në ulje. A mund ta përfytyroni një botë të tillë, ju që ndoshta keni jetuar në një gjendje bollëku? A mund ta përfytyroni çfarë mund t’i bëjë kjo gjë familjes njerëzore? Mund ta shkatërrojë qytetërimin njerëzor.

Ndeshja e njerëzimit me forca agresive që veprojnë fshehtazi në botë mund ta rrëzojë dhe ta shkatërrojë qytetërimin njerëzor.

Njerëzit nuk e dinë këtë gjë. Nuk mendojnë për këtë gjë. Ndoshta është shumë tepër për ta, ata që ia kanë dhënë të gjitha mendimet e tyre gjërave të vogla, nga frika e humbjes së privilegjeve të tyre. Nuk e shohin pamjen e madhe, e cila do të përcaktojë rezultatin për të gjithë.

Por për ata që mund të shohin e të dëgjojnë, Shpallja do t’i flasë dhe do të jenë të parët për t’u përgjigjur. Dhe nëpërmjet tyre, Shpallja do t’i flasë atyreve që kanë qenë më të preokupuar dhe më pak të aftë për të parë ngjarjet e mëdha që po vijnë në horizont. Një burrë nuk mund ta bëjë të gjithë këtë gjë. Do të kërkojë angazhimin e shumë njerëzve që të punojnë së bashku me Lajmëtarin.

Dhe pastaj keni problemin e njerëzve që janë egoist dhe agresiv, që mendojnë se janë aq të rëndësishëm në univers, duke pohuar se kanë versionin e tyre, duke vepruar në mënyrë jo të sinkronizuar me Lajmëtarin, duke munduar që ta bashkojnë Shpalljen e Re me mësime të tjera dhe me idetë e tyre.

Ky është korrupsioni që ndodh kurdo që diçka që është e pastër sillet në botë. Dhe kjo është arsyeja përse Zbulesa jepet para Shpalljes. Kjo është arsyeja përse është në formë të shkruar. Kjo është arsyeja përse mund ta dëgjoni Zërin e Shpalljes për herë të parë në historinë e njerëzimit. Si ai Zëri që i foli Jezusit, Budës dhe Muhamedit, mund ta dëgjoni vetë.

A mund të dëgjoni? Ju që dëgjoni aq shumë gjëra të tjera me vlerë të vogël, a mund t’i dëgjoni këto fjalë? Edhe në qoftë se keni dyshim, a mund ta dëgjoni Lajmëtarin dhe Shpalljen? Është e qartë si dita, pa mashtrim, pa ndërlikim, pa komentar njerëzor për ta mjegullosur e për ta ndotur atmosferën e Shpalljes.

Misioni i Lajmëtarit është që të vendosë këtu Shpalljen e Zotit mjaftueshmërisht në vitet që i ngelen në mënyrë që njerëzimi mund të filljojë të përgatitet për një botë në ndryshim dhe të përgatitet për angazhimin e tij me Komunitetin e Madh.

Kjo gjë do ta ndryshojë teologjinë tuaj. Kjo gjë do ta ndryshojë kuptueshmërinë tuaj të Zotit dhe se si Zoti punon në botë. Kjo gjë do t’i sfidojë besimet tuaja fetare thelbësore në lidhje me atë që do të thotë shpengimi, sepse kur mendoni për Zotin në Komunitetin të Madh, ndryshon gjithçka.

Çfarë është Qielli për një miliard miliardë miliardë raca e akoma më shumë? Çfarë është Ferri kur e dini se Zoti ka vendosur Dijen brenda jush dhe që nuk mund t’i shpëtoni kurrë – bekimit dhe shpengimit të saj?

Çfarë është përkatësia juaj fetare para kuptueshmërisë që ka miliarda dhe miliarda fe në univers, pak a shumë të lidhura me realitetin e Pranisë dhe Fuqisë të Zotit?

Kush mund të thotë se kur Zoti do të flasë përsëri? Kush, pa arrogancë ose injorancë, mund të thotë se Zoti nuk mund të flasë përseri? As Lajmëtarët e Zotit nuk mund ta thonë këtë gjë. As Engjëjt nuk mund ta thonë këtë gjë. Atëherë cili person mund të pohojë një autoritet të tillë për të përcaktuar se çfarë Zoti do të bëjë më pas? Është personifikimi i arrogancës dhe marrëzisë.

Misioni i Lajmëtarit do të duhet t’i përballojë të gjithë këto gjëra. Do të duhet të perballojë arrogancën intelektuale. Do të duhet të përballojë hedhje poshtë të plotë dhe të verbër. Do të duhet të përballojë çdolloj formë akuzimi.

Kjo është drejt atij që po sjell shprehjen më të madhe të dashurisë së Zotit që është marrë në më shumë se 1400 vjet. Kjo është e drejtuar njërit të cilit jeta, megjithëse me vështirësira dhe imperfekte, është megjithatë shfaqje e Shpalljes vetë.

Për herë të parë në historinë e njerëzimit, e gjithë bota mund të dëshmojë procesin e Shpalljes në vend që të dëgjojë për të vetëm nëpërmjet pralla të largëta dhe historira fantastike.

Për herë të parë, familja njerëzore mund të dëgjojë Zërin e Shpalljes, të lexojë fjalët e Shpalljes, jo siç ishin paraqitur shekuj më vonë nga njerëz që nuk e njihnin Lajmëtarin, jo të sjellë nëpërmjet traditave gojore për dobinë e popullsive analfabete, por diçka në çast.

Sepse njerëzimi nuk ka shekuj për ta kuptuar këtë gjë. Ndryshimi që është në rrugë e sipër është tepër i shpejt. Konvergjenca e forcave të mëdha është shumë e fuqishme dhe dërmuese.

Rrothull botës, njerëzit po ndjejnë ankth në lidhje me drjtimin e botës. Çfarëdolloj gjëje që ia atribuojnë këtë frikë ose në çfarëdolloj mënyre që munden që ta përshkruajnë, është sepse ata po ndjejnë Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë. Po e ndjejnë se njerëzimi po bëhet gjithmonë e më i dobet, më i prekshëm, më i ekspozuar ndaj forcave matanë vetëdijshmërisë së tij.

Është për këtë arsye që Zoti ka dërguar Shpalljen në botë. Është për këtë arsye që Lajmëtari është këtu.

Nderojeni. Respektojeni. Ai nuk është zot, por asnjë nga Lajmëtarët nuk ishte zot. Nuk është perfekt, por asnjë nga Lajmëtarët nuk ishte perfekt. Është munduar me Shpalljen sepse të gjithë Lajmëtarët janë munduar me Shpalljen e tyre.

Do të sulmohet dhe do të dënohet sepse të gjithë Lajmëtarët janë sulmuar dhe dënuar nga e njëjta pamendësi, arrogancë dhe injorancë të cilat Lajmëtari do të duhet të përballojë sot, dhe që po përballon edhe në këtë moment.

Misioni i tij nuk është të ndërtojë ura, të ndryshojë qeveritë ose të rregullojë çdo problem, gabim dhe padrejtësi në botë.

Misioni i tij është t’i japë restaurimin sekret individit dhe ta përgatisë njerëzimin për ngjarjet më të mëdha në historinë njerëzore, të cilat janë tani mbi ju dhe që po vijnë në horizont edhe në këtë moment.

Njerëzimi nuk do të ketë asgjë nëse nuk mund të mbijetojë në një botë në tatëpjetë. Arritjet, pasuritë dhe arti juaj i madh do të jenë të gjitha të humbura.

Njerëzimi nuk do të ketë asgjë në Komunitetin e Madh, ku liria është aq e rrallë, nëse nuk mund të vendosë urtësi, të mbrojë kufijtë e veta dhe të bashkojë popujt e tij të paktën në menyrë të mjaftuëshme në mënyrë që mund të përgjigjen për mirëqenien, mbrotjen dhe përparimin e tyrë të përbashkët.

Në Dritën e Shpalljes, marrëzia, injoranca dhe arroganca njerëzore janë krejtësisht të zbuluara. Është sikur një Dritë e madhe të ndriçonte mbi botën dhe gjithçka që është e errët dhe e fshehtë, gjithçka që është mashtruese dhe me qëllim të keq të ekspozohej në Dritën e Shpalljes – dobësia e pozitave të njerëzve; cilësia patetike e jetës së tyre; nevoja e tyre e madhe për restaurim, dinjitet dhe shpengim; korrupsioni njerëzor; mashtrimi njerëzor; ata që pohojnë se janë fetar, që nuk janë fetar por që e përdorin fenë për fuqi dhe sundim.

E gjithë kjo do të zbulohet në Dritën e Shpalljes, dhe kjo është arsyeja përse ata që e mohojnë Shpalljen do të flasin kundër saj, sepse do të kërcënojë pozicionin e tyre; do të zbulojë dobësinë e tyre, gabimet e tyre dhe prirjet e tyre të rrezikshme.

Shpallja është produkti i Dashurisë së madhe, sepse Zoti nuk është i zemëruar me njerëzimin. Sepse Zoti e di se pa fuqinë dhe praninë e Dijes për t’i udhëzuar njerëzit në mënyrë të mjaftueshme në ndërgjegjen e tyre, njerëzit do të veprojnë në mënyrë qesharake, egoiste dhe destruktive.

Zoti e di këtë gjë. Njerëzimi nuk e di. Për ta kuptuar këtë gjë nuk është vetëm një punë besimi. Është një punë njohje të thellë, rezonance të thellë brenda vetes, ndershmërie të thellë që ju vetë nuk mund ta plotësoni vetveten dhe që një Shpallje e madhe është shumë e nevojshme në botë.

A mund të jenë njerëzit kaq të ndershëm? A mund të jenë njerëzit kaq të kthjelltë me vetveten pa dënim? A mund ta marrin njerëzit parasysh se ku ndodhen dhe – nëse janë të pasur ose të varfër, të favorizuar ose të pafavorizuar – masën të cilën jeta e tyre është bërë bosh? A mund ta përballojnë këtë gjë dhe ta kuptojnë se ky boshllëk është një thirrje për te Zoti dhe se Zoti është përgjigjur.

Misioni i Lajmëtarit është t’ia sjellë Shpalljen sa më shumë njerëz të jetë e mundur, brenda kohës që i ngelet këtu në botë, dhe për të tjerët që do ta vazhdojnë këtë punë me bekimin e tij, që do ta mbartin Mesazhin e Ri në të ardhmen, duke ia sjellë gjithmonë e më shumë njerëz – të pafavorizuarve, të pasurve, kombeve të pasura, kombeve të varfëra, vendasve që jetojnë jashtë në natyrë, njerëzve të qyteteve të mëdha.

Shpallja është këtu. Mund të studiohet vetëm. Mund të studiohet bashkë me të tjerë në mënyrë efektive. Mund të dëgjohet. Mund të lexohet. Mund të përkthehet në mënyrë të qartë. Duhet të jepet. Kjo është detyra e çdo personi që e merr, dhe do të jetë dëshira juaj natyrore për ta bërë këtë gjë.

Por si të gjithë Shpalljet e mëdha të kohës së tyre, do të kundërshtohet dhe do të jetë e vështirë në fillim, sepse bota nuk e di se ka nevojë për një Shpallje nga Zoti. Bota nuk është e përgatitur për këtë gjë dhe shumë njerëz do t’i kundërvien për arsye të ndryshme.

Me kalimin e kohës, nëse mund ta shihni këtë gjë në mënyrë të qartë, do ta shihni se Lajmëtari demonstron gjerësisht realitetin e vërtetë të jetës suaj – që jeni dërguar në botë për të bërë diçka të rëndësishme. Ndoshta nuk do të jetë në një shkallë madhështore dhe globale. Por nuk ka rëndësi.

Të gjithë janë dërguar në botë për një qëllim të madh. Dhe fakti që njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë ose që nuk mund ta gjejnë për shkak të shtupjeve politike apo fetare, ose që janë të verbër ndaj saj, nuk mund ta dëgjojnë, nuk muk ta ndjejnë, nuk mund ta mbështesin në njëri-tjetrin – kjo është tragjedia e familjes njerëzore. Ky është shkaku i korrupsionit, mosmarrëveshjeve, konflikteve, urrejtjes dhe të gjitha gjërave që e plagosin familjen njerëzore dhe që nuk e lënë të bëhet një popull i madh në univers.

Të gjithë këto gjëra që e plagosin njerëzimin ndodhen në rrugën e lirisë së tij në Komunitetin e Madh. Të gjithë këto gjëra tani duhet të kuptohen nga një numër i mjaftueshëm njerëzish – ndoshta jo të gjithë, por një numër i mjaftueshëm – në mënyrë që një lëvizje e madhe mund të ndodhë në botë, një ndërgjegje e madhe mund të zbulohet që vërtet jeton brenda çdo personi në këtë moment.

Të mësoni nga Shpallja do të thotë të ktheheni në marrëdhënie me Dijen, e cila është pjesa e juaj që nuk e ka lënë kurrë Zotin, e cila është gjithmonë në komunikim, e cila është e urtë dhe e pakorruptuar nga bota, e cila nuk ka frikë nga bota, një urtësi dhe një fuqi që është burimi i çfarëdolloj guximi dhe integriteti që mund të keni vendosur në jetën tuaj deri tani.

Kjo është dhurata e Lajmëtarit. Kjo ishte dhurata e Lajmëtarëve të kaluar. Por historitë e tyre janë ndryshuar. Dhe fjalët e tyre shpesh janë keqkuptuar.

Sepse të gjitha Shpalljet e Zotit kanë për synim që t’ia rivendosin indivit fiqinë dhe pranine e Dijes, sepse është ndërgjegjja e tyre e vërtetë, dhe është gjëja që do t’i sjellë te Zoti, në mënyrë të pastër dhe efektive.

Bota është e bekuar sepse Zoti ka folur përsëri. Bota është e bekuar sepse Lajmëtari është në botë.

Merreni këtë bekim. Jepjani të tjerëve. Shpallja është shume e madhe. Nuk mund ta kuptoni menjëherë. Nuk mund ta lexoni në një fjali. Duhet të vini tek ajo duke kërkuar urtësinë dhe rëndësinë e saj për jetën tuaj dhe për botën.

Ky është testi, e shihni. Është vështirësia dhe oportuniteti i madh që jetoni në një kohë Shpalljeje. Ky është testi – testi për atë që e merr.

Zoti nuk do t’i dënojë ata që dështojnë, por nuk do të jenë në gjendje për të marrë Shpalljen dhe fuqizimin, qartësinë dhe bekimin e madh që do të sjellë në jetën dhe në punët e tyre.

Zoti nuk do t’i dënojë të ligët, sepse Zoti e di se pa Dijen ligësia do të shfaqet.

Kjo është arsyeja përse Shpallja i thërret njerëzit te zgjuarsia e madhe që jeton brenda tyre dhe që është thelbësore në të gjitha gjërat e mira që mund të ndodhin për ta dhe për botën.

Kjo sjell një sqarim në kuptueshmërinë tuaj të Pranisë dhe Fuqisë Hyjnore, si Zoti vepron në botë – Zoti i universeve.

Ky është oportuniteti juaj i madh, momenti më i madh në historinë njerëzore, pika kthese e madhe për familjen njerëzore që do të përcaktojë nëse do të jetë një qytetërim i lirë dhe koherent në të ardhmen ose nëse do të rrëzohet dhë të bjerë nën sundim të huaj.

Është pika kthese e madhe, sfida e madhe, oportuniteti i madh, thirrja e madh dhe shpengimi i madh.

Qoftë kjo kuptueshmëria juaj.

Hyrja në Botën e Re

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 4 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Po përgatiteni për një botë të re, një botë që ka tashmë ndryshuar, një botë që është ndryshuar nga injoranca, shpërdorimi dhe neglizhenca njerëzore. E kaluat linjën disa kohë më parë ku bota ndryshoi në mënyrë të pakuptueshme, një pikë e panjohur në evolucionin e njerëzimit.

Tani jeni në një botë të re – një botë ndryshe nga bota me të cilën jeni mësuar, një botë me një klimë të ndryshueshme dhe të ndryshme, një botë me burime në ulje, një botë me lumenj dhe me toka të ndotura dhe të kontaminuara, një botë ku një numër gjithmonë e më i madh njerëzish do të pijnë nga një pus që po zvogëlohet me ngadalë.

Kjo është bota e re. Ka tashmë ndryshuar. Por njerëzit nuk kanë ndryshuar. Ndoshta nuk keni ndryshuar me të vërtetë, përveç në mënyrë të sipërfaqshme.

Njerëzit nuk e dinë se po jetojnë në një botë të ndryshme, një botë të re, një botë që do të jetë shumë më e çrregullt, një botë ku natyra do t’i ndryshojë kushtet e angazhimit në mënyrë të hollë dhe dramatike, një botë që mund të ishte parashikuar dhe që është parashikuar nga disa individë largpamës, një botë për të cilën njerëzimi është fatkeqësisht i papërgatitur dhe të cilën ende nuk e dallon.

Përveç në kohë fatkeqësie të madhe natyrore, njerëzit rrallë e kuptojnë se sa shumë natyra i lejon të jetojnë, se si stabiliteti i botës, klima dhe kushtet e saj të jetesës, fizikisht dhe rrënjësisht e kanë lejuar qytetërimin njerëzor të rritet dhe të shtrihet. Njerëzit e kanë humbur lidhjen e tyre me botën natyrore, janë bërë injorantë për rreziqet e saj të mëdha dhe e kanë humbur mirënjohjen për dobinë e madhe që i ka sjellë familjes njerëzore gjatë periudhës së gjatë të stabilitetit të madh.

Në botën e re nuk do ta keni këtë stabilitet. Ka ndryshuar. Dhe shfaqja që ka ndryshuar po fillon të dalë këtu e atje, në këtë vend e në atë vend, dhe pastaj në një vend tjetër – sikur gjithçka po shpejtohej, sikur ngjarjet që ndodhnin vetëm shumë rrallë tani po ndodhin shpesh në shumë vende. Kjo është pjesë e botës së re.

Zoti është këtu për t’ju përgatitur për botën e re. Ne jemi këtu për t’ju përgatitur për botën e re. Përgatitja është shumë e rëndësishme, por kërkon një rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aq shumë gjëra për të cilat ju ndoshta nuk kishit menduar ndonjëherë më parë, ose për të cilat nuk jeni shqetësuar ndonjëherë – si për shembull nga vjen ushqimi ose uji juaj, masën të cilën mund të kontaminohen dhe masën të cilën shpërndarja e tyre mund të ndërpritet dhe ndoshta do të ndërpritet në kohët që do të vijnë.

Nëse mund t’i përgjigjeni kësaj gjëje në mënyrë të qartë, do ta shihni se përbërësit thelbësor të jetës e kanë rëndësinë më të madhe. Intrigat e politikës e të kulturës, tendencat e shoqërisë, bëhen shumë më pak të rëndësishme përballë ketyre gjërave.

Në botën e re, ushqimi, uji dhe energjia do të jenë me rëndësi shumë të madhe, prioritet i madh për stabilitetin e kombeve dhe komuniteteve brenda kombeve. Tranzicioni është i vështirë, sepse njerëzit jetojnë në të kaluarën, jetojnë më një seri supozimesh të cilat nuk i kanë pasur ndonjëherë për të vënë në pyetje, përveç kur përballohen me fatkeqësira natyrore në një shkallë të madhe.

Në kohë fatkeqësie, njerëzit zgjuhen shkurtazi dhe pastaj me ngadalë shkojnë prapë në gjumë. “Ishte diçka e tmerrshme që ndodhi, po, me siguri. E mbajmë mend. Por tani po shkojmë prapë në gjumë. Nuk do të ndodhë prapë në shekuj, atëherë do të shkojmë prapë në gjumë.” Të vënë në gjumë nga vetëkënaqësia njerëzore, mohimi njerëzor, shqetësimet njerëzore dhe hutimet njerëzore; nga forcat e shoqësirisë që duan t’ju nanuritin për t’ju bërë një konsumator të dëgjueshëm; nga rregullat e fesë që përcaktojnë se si jeta dhe Zoti duhet të merren në konsideratë; nga shqetësimet e një kombi në marrëdhënjet e tij me kombet e tjera; duke vajtur prapë në zakonet e vjetra, duke harruar të kaluarën, kaloi.

Njerëzimit do t’i duhet të jetë gjithmonë e më vigjilent në botën e re, gjithmonë e më i kujdesshëm, duke marrë gjithmonë e më shumë në konsideratë pasojat e veprave aktuale, më i përmbajtur në përdorimin e tij të burimeve, më i përmbajtur se si kombet ndërhyjnë me njëri-tjetrin, më i matur, më i përgjegjshëm, më i preokupar me rezultatin në të ardhmen.

Tashmë një pjesë e madhe e njerëzimit është e uritur, nuk ka ujë të pastër dhe nuk ka stabilitet dhe siguri në fshatet, qytetet dhe komunitet e tyre. Kjo gjë do të rritet, duke i sjellë kombet në revolucione, duke sjellë në fuqi individë dhe grupe akoma më të rrezikshëm, duke krijuar gjithmonë e më shumë paqëndrueshmëri.

Edhe qytetarët mesatar duhet të fillojnë të zgjuhen nga fiksimet, varësitë dhe shqetësimet e tyre për të bërë kujdes për rrethanat e ndryshueshme të jetës rreth tyre.

Është kjo kohë që mund të jetë shumë shpenguese, shumë qartësuese dhe shumë kthjelluese – duke i sjellë njerëzit në të tashmen ku mund të gjejnë kënaqësira më të thjeshta, aktivitete më natyrore dhe të bëhen më prezent me njëri-tjetrin, më të pranishëm për njëri-tjetrin dhe duke kuptuar më mirë atë që shohin rreth tyre.

Është brenda kësaj kohe që disa individë do të fillojnë të rimarrin një zgjuarsi më të madhe që ndodhet brenda çdo personi, një zgjuarsi që Ne e quajmë Dije – një mendje të madhe të paprekur nga bota, që nuk ka frikë nga bota, këtu në një mision të madh që është misioni juaj, që i përgjigjet vetëm Zotit dhe Pranisë së madhe Engjëllore që shërben Krijuesin në këtë botë dhe nëpër univers.

Është një kohë tronditje dhe ankhi të madh, por është edhe një kohë qartësimi të madh, një kohë kur thirrja juaj e vërtetë do të dalë nga bota. Sepse nuk mund ta thërrisni veten.

Prirjet tuaja duhet të jepen në disa vende, disa njerëzve, dhe kjo gjë rrallë është e pasqyruar në qëllimet dhe synimet e njerëzve. Ndërkohë që bota bëhet më e errët, më problematike, më e paqëndrueshme, më shqetësuese, thirrja do të bëhet më e fortë, më e fuqishme, më angazhuese për ata që mund të përgjigjen.

Në bollëk, vetëkënaqësia njerëzore rritet. Indulgjencat njerëzore rriten. Varësitë njerëzore rriten. Patologjitë njerëzore rriten. Sëmundjet mendore rriten – çuditërisht. Në këtë gjë, të pasurit mund të jenë më patetik se të varfërit. Në këtë gjë, kombet e pasura mund ta shpërdorojnë lirinë e tyre, trashgiminë e tyre natyrore, mjedisin e tyre, burimet e tyre, kohën e tyre, energjinë e tyre, kreativitetin e tyre – të humbura, të haxhuara, të ikura përgjithmonë, të haxhura në mënyrë jo të urtë.

Kjo është tragjedia e jetës në botë pa Dije. Është tragjedia në jetën e çdo personi. Sepse të gjithë janë dërguar këtu për një qëllim të madh, dhe të gjithëve u është dhënë Dija për t’i udhëzuar dhe për t’i përgatitur për këtë qëllim.

Por shumica e njerëzve në botë janë të shtypur – të shtypur nga shtypje politike; të shtypur nga varfëria; të shtypur nga diktatet shoqërore dhe fetare; të shtypur sepse nuk kanë fuqi shoqërore, nuk kanë lëvizshmëri. Nuk mund t’i ndryshojnë rrethanat e tyre – një humbje e madhe për familjen njerëzore, sepse shumica e shkencëtarëve, doktorëve, emancipatorëve të mëdhenj shoqëror, artistëve të mëdhenj, muzikantëve të mëdhenj janë të humbur e të shtypur, prirjet e tyre nuk shihen kurrë, jetat e tyre të ikura dëm.

Në botën e re, tragjedia e njeriut të zakonshëm do të bëhet aq akute dhe aq kërkuese, saqë shumë njerëz që nuk po përgjigjen sot do të duhen të përgjigjen. Kombe të tëra njerëzish nuk do të mund t’i sigurojnë dot nevojat e tyre. Edhe kombet e pasura nuk do t’i kenë burimet për t’i ndihmuar kombet që janë të paqëndrueshme ose të varfëruara. Kjo do të jetë një thirrje për individët dhe për kombet për t’u përgjigjur dhe për t’u përgatitur.

Njerëzimi jeton për momentin. Është i pakujdesshëm për të ardhmen e tij. Nuk është i urtë në aktivitetet dhe në sjelljen e tij. Lufta nuk është më një opsion, sepse shkatërron njerëzit, infrastrukturën dhe burimet që do të duhen për të ardhmen.

Në botën e re, kjo bëhet gjithmonë e më e rëndësishme. Në botën e re, do të duhet të haheni me forcat e çrregullta të natyrës, me një klimë të paqëndrueshme dhe me impaktin e saj mbi prodhimin e ushqimit, zvogëlimin e burimeve kritike dhe se si do të ndikojë në transportimin dhe rritjen e ushqimit dhe pastrimin e ujit. Problemet tuaja do të jenë më thelbësore, më themelore dhe më të thella.

Bota e re mund t’ju zgjuajë, por edhe mund t’ju shkatërrojë. Kjo është arsyeja përse duhet të fitoni akses te zgjuarsia e thellë brenda jush, fuqi dhe prania e Dijes që Zoti ju ka dhënë për të lundruar në këtë botë të re dhe për të sjellë përpara prirjet tuaja të vërteta që ngelen akoma të fshehura brenda jush dhe të tjerëve.

Në botën e re, bashkëpunimi do të bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm për të shpëtuar jetën e njerëzve, për të përballuar urgjenca gjithnjë në rritje, për t’iu përgjigjur klimës së ndryshueshme dhe rrethanave të ndryshueshme të jetës.

Këtu të pasurit duhet të japin, përndryshe rrezikojnë të humbin gjithçka. Këtu të varfërit duhet të shërbehen dhe të bashkohen për të krijuar një stabilitet më të madh matanë kufijve të kulturës e të fesë. Sepse në luftë dhe në konflikt – në atë lloj lufte që bota e re mund të krijojë – të gjithë do të vuajnë, të gjithë do të humbasin.

Rajone të botës do të bëhen të pabanueshme. Problemet që do të dalin do të jenë aq të mëdha saqë do të duken të pakapërcyeshme. Kjo është arsyeja përse zgjuarsia njerëzore do të duhet të përdoret tani në mënyrat më konstruktive.

Nuk ka kuptim që kombet të armatosen në mënyrë ekstreme, sepse lufta nuk mund të jetë një opsion, përndryshe bota do të hyjë në të tatëpjetë dhe e ardhmja e njerëzimit do të sakrifikohet.

Çdo komb do të varet nga stabiliteti i kombeve rreth tij. Do të jetë në interesin e tyre që ta mbështesin këtë stabilitet në rajonin e tyre të botës. Kombet nuk mund të sakrifikohen, përndryshe dhjetëra miliona njerëz do të derdhen nëpër kufijtë tuaj, duke krijuar gjithmonë e më shumë paqëndrueshmëri dhe vështirësira shumë më të mëdha për të gjithë.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Zoti e ka dërguar përgatitjen, paralajmërimin, bekimin fuqinë, ndriçimin dhe sqarimin. Por Zoti nuk i përgjigjet çdo pyetjeje, çdo dileme, çdo problemi. Këto gjëra njerëzit e botës duhet t’i zgjedhin vetë.

Nuk mund të jeni pasiv në këto çështje. Nuk mund të talleni përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Nuk mund të jeni të ngeshëm dhe përtac në botën e re. Duhet të jeni të fortë. Duhet të jeni të vendosur. Dhe duhet të jeni të dhembshur. Nuk është një mjedis për të dobtin dhe përtacin. Por dobësia dhe përtacia janë të përhapura, sidomos në kombet e pasura.

Të rinjtë nuk e kanë idenë se çfarë do të duhet të përballojnë në të ardhmen. E ardhmja e tyre është arxhuar dhe shpërdoruar. Do t’i duhet të përballojnë dhe t’i adaptohen një bote të re.

Nuk mund të jeni dembel dhe të ankoheni dhe të bëni këtë gjë. Nuk mjafton të jeni thjesht në ankim ose në revolucion. Duhet të mendoni se si gjërat do të ecin – praktikisht, thellësisht, në thelb.

Kjo është një kohë ku njerëzimi duhet të rritet, të pushojë konfliktet e tij të pafundme, të vërë mënjanë indulgjencat e tij të pamend për t’u marrë me një botë në ndryshim, për t’u marrë me një botë të re, për t’u marrë me një botë të cilën paraardhësit e tyre rrallë dueshin të merreshin, për të përballuar një seri rrethanash të reja që do të sfidojnë synimi, integritetin dhe vullnetin për të jetuar.

Do të jetë një tronditje për shumë njerëz. Shumë njerëz nuk do të jenë në gjendje për t’u përgjigjur. Nuk e kanë ndërtuar fuqinë në jetën e tyre për të përballuar një botë të re. Do të jenë të prekshëm. Do të jenë të kërcënuar.

Nëse do të shërbeni të dobëtit, duhet të keni aleatë të fortë. Duhet të keni Shpalljen, përndryshe do të jeni shumë të zhytur në kuptueshmërinë tuaj të topitur të së kaluarës, ende të zënë në inatet tuaja, ende duke menduar në botën e vjetër që nuk ekziston më.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Spekulimet njerëzore rrallë e marrin parasysh realitetin. Vetëm ato mendjet që janë të qarta, të kthjellta dhe objektive mund të shohin vërtet çdo gjë. Por edhe këtu, mendimet e tyre mund të jenë të papërshtatshme për realitetin që po del dhe çfarë duhet bërë për t’u përgatitur për mundësitë e ndryshme.

Duhet të shihni jetën dhe rrethanat tuaja. A do të jetë punësimi juaj në gjendje të mbijetojë në një botë ku shumë njerëz nuk do të mund të shpenzojnë për luks dhe shpenzime të ndryshme? A jeni të rrethuar nga njerëz që janë të dobët ose të fortë, njerëz që mund të përgjigjen ose njerëz që janë të humbur – të humbur në dëshirat e tyre, frikat e tyre, problemet e tyre, çështjet e tyre, ankimet e tyre, fiksimet e tyre, e kështu me radhë?

Duhet të lëvizni në toka më të larta, mendërisht dhe fizikisht. Mos jetoni afër ujërave në lëvizje të botës. Konsiderojeni sigurinë dhe stablitetin e komunitetit tuaj. Jetoni pranë ku prodhohet ushqimi, dhe mësoni ta prodhoni vetë nëse mundeni. Jini të kujdesshëm me shëndetin tuaj, sepse do të duhet të jeni shumë të fortë e të aftë në ardhmen. Edukojini të tjerët me durim. Kërkoni ata që mund të përgjigjen, dhe mos e humbni veten me ata që nuk mund të dëgjojnë dhe të shohin.

Filloni të ndërtoni një jetë më të fortë, më të qëndrueshme. Shpallja e Re do t’ju mësojë se si ta bëni këtë gjë me Katër Shtyllat e jetës suaj – Shtylla e Marrëdhënieve, Shtylla e Punës dhe e Kontributës, Shtylla e Shëndetit dhe Shtylla e Zhvllimit Shpirtëror.

Gjithçka që po ju tregojmë është e mbështetur në Shpalljen. Por nuk mund të jeni thjesht pasiv dhe të mendoni se çdo gjë e vogël do t’ju jepet dhe do t’ju tregohet. Duhet të bëheni të zgjuar dhe të përdorni fuqinë e Dijes, të zhvilloni aftësitë tuaja, mprehtesinë dhe maturinë tuaj.

Nuk mund të jeni të shpërkatur dhe të pamend tani, sepse gjithçka që thoni dhe bëni është e rëndësishme. Sepse jeni dërguar në botë për një qëllim të madh, keni një sferë të madhe përgjegjësie për të zhvilluar. Duhet ta kundërshtoni përtacinë tuaj, dobësinë tuaj, tendencën tuaj për të hequr dorë, sasinë e frikës që mbani dhe ndikimin e kësaj frike mbi ju. Është një situatë e madhe dhe kërkuese, perfekte për shpengimin tuaj.

Nëse njerëzimi nuk mund të bashkohet në kohë pasurie dhe qëndrueshmërie, atëherë duhet të bashkohet në kohën e sprovave dhe shtrëngimeve të tij të mëdha.

Mos u shqetësoni se çfarë po bëjnë njerëzit e tjerë. Duhet të merreni me punët dhe me marrëdhëniet tuaja. Por shiheni mjedisin tuaj dhe mësoni të dëgjoni për shenjat e ndryshimit. Për këtë gjë, do t’ju duhet një mendje e qetë dhe e fokusuar, një mendje që nuk është e zënë në inate, frika ose ambicie. Shpallja do t’ju mësojë se si ta kultuvoni këtë vetëdijshmëri të madhe dhe depërtuese.

Shumica e përgatitjes do të jetë e brendshme, sepse është ajo që udhëzon vendimet tuaja, që udhëzon veprimet tuaja, që ju frymëzon, që ju motivon, që ju diskurajon që do ta bëjë ndryshimin e madh në atë që do të jeni në gjendje të shihni, të dini e të bëni.

Mos u largoni dhe të mundoheni të fshiheni diku, sepse kjo gjë nuk ka për të ecur në botën e re. Mos mendoni vetëm të mbroni veten, sepse nuk jeni këtu në botë për të bërë këtë gjë, dhe do t’ju bëjë më të prekshëm më në fund.

Do të duhet ta përforconi themelin tuaj, por matanë kësaj gjëje, jeni këtu për të pasur një shërbim të madh. Dija do t’ju udhëzojë në këtë drejtim. Frika do t’ju sjellë diku tjetër. Dhe frika do t’ju sjellë vetëm në rreziqe të mëdha në të ardhmen, nëse do të vazhdoni t’i përgjigjeni vetëm asaj.

Lajmëtari është në botë. Shpallja është këtu. Sjell me vete këshillën dhe komentarin e vet. Nuk është këtu për t’ju dhënë urdhëra, por ju tregon se si të përgjigjeni, për të trajtuar problemet dhe pyetjet që do të dalin me siguri dhe për të dhënë Hapat drejt Dijes që do t’ju japin themelin e domosdoshëm dhe lidhjen me burimin dhe qendrën e forcës, urtësisë dhe fuqisë suaj.

Bota e re do të jetë aq kërkuese, aq shqetësuese. Për të dobëtit, do të duket e pakapërcyeshme, dhe do të ndjehen të pafuqishëm dhe pashpresë para saj. Por nuk mund të përgjigjeni ashtu, sepse rrethanat e ndryshueshme, ngritja e baticës dhe Dallgët e Mëdha të ndryshimit janë këtu për t’ju treguar se duhet të jeni më të fortë, më të zgjuar dhe më përgjegjës ndaj mjedisit tuaj dhe fuqisë dhe pranisë së Dijes brenda jush. Kjo gjë do të bëjë më shumë për t’ju dhënë qëndrueshmëri dhe siguri se çfarëdo gjë tjetër që mundoni të ndërtoni jashtë. Nuk mund të mblidhni ushqim për pjesën tjetër të jetës suaj. Nëse grumbulloni gjëra, të tjerët do të vijnë dhe do t’i vjedhin, edhe me përdorimin e forcës.

Mesazhi i Ri po ju thërret që të përgjigjeni dhe të përgatiteni. Nuk është e mjaftueshme vetëm që të jetoni në moment. Është në rregull për zoqtë, kafshët dhe krijesat e thjeshta, por ata nuk e kanë barrën e njohjes së vdekjes së tyre të ardhme, ose të shqetësohen veçanërisht për të ardhmen e tyre.

Për qeniet njerëzore, të jetosh në moment tregon një injorancë të thellë dhe neglizhimin e zguarsisë dhe të përgjegjësive të mëdha të veta. Në momentin, mund të shihni, të dëgjoni dhe të dini – por jeni gjithmonë duke u përgatitur për të ardhmen. Jeni gjithmonë duke vëzhguar erërat e botës.

Nëse hiqni dorë nga të gjitha pronat dhe bëheni asket, do të keni më pak shqetësime, por roli juaj është gjithmonë të shërbeni botën në ndryshim. Dhe të bëheni asket nuk është ajo që kërkohet ose duhet për shumicën e njerëzve.

Vendimet janë para jush sot. Vlerësimi i thellë është para jush sot, rreth me kë jeni dhe çfarë po bëni, çfarë duhet vazhduar dhe çfarë duhet vënë mënjanë, çfarë duhet ndryshuar dhe çfarë duhet mbajtur, me kë të jeni, me kë mos të jeni, çfarë të thoni, çfarë mos të thoni, çfarë të bëni, çfarë mos të bëni.

Kjo është faza juaj e zhvillimit. Nuk mund të lëvizni në të ardhmen dhe të mundoni të vendosni. Nuk jeni gati për të ardhmen. Për këtë arsyeje, përgatitja është shumë e rëndësishme. Do ta bëjë të gjithë ndryshimin në rezultatin për ju dhe për të tjerët, për njerëzit që doni dhe për njerëzit që jeni të destinuar për të shërbyer në fund të fundit.

Nuk mund ta ndryshoni botën e re. Nuk mund ta ndaloni nga të qenit ajo që është. Mund t’i zbusni gabimet që njerëzimi vazhdon të bëjë rreth kontaminimit të botës, dhe kjo gjë duhet bërë, me siguri. Por nuk mund të dëshironi që bota e re të ikë, dhe ta mohoni këtë gjë është vetëm një vepër budallallëku dhe vetëmohimi.

Prandaj duhet të përgjigjeni. Shihni dhe dëgjoni. Mos arrrini në konkluzione të parakohshme. Përballojeni frikën tuaj, por mos iu dorëzoni. Përballojeni ndjenjën tuaj të pasigurisë, por mos iu dorëzoni. Përballojeni faktin që keni shumë pak përgjigje për çdo gjë, por mos iu dorëzoni as kësaj gjëje.

Jeni student të Dijes tani. Jeni këtu për t’u përgatitur. Po i përgjigjeni Shpalljes së Re, e cila do t’ju përgatisë dhe do t’ju mësojë se si të ndiqni atë që është e urtë brenda jush dhe të tjerëve. Jeni të bekuar që po e merrni këtë gjë, por bekimi kërkon shumë punë, durim dhe vendosmëri – cilësi që mund të zhvilloni vetëm duke i përforcuar dhe i aplikuar në situatat e vërteta të jetës suaj.

Fuqia dhe Prania do të jenë me ju ndërkohë që e bëni këtë gjë. Bëhet fjalë për të qenë të ndershëm më vetveten, të vërtetë ndaj prirjeve tuaja të thella – jo vetëm besnik ndaj mendimeve ose ndjenjave tuaja në moment, por besnik ndaj një ndjenje dhe një ndërgjegje më të madhe brenda jush që është në pritje për t’u zbuluar dhe për t’u shprehur në jetën tuaj.

Dëgjojini fjalët Tona. Mbajnë Urtësinë e madhe brenda tyre. Dëgjoni. Mos i mohoni. Bëni kujdes. Mendoni për to brenda rrethanave të jetës suaj. Shqyrtojini. Jetoni me to. Më mirë të jetoni me pyetje të mëdha sesa ta ndërtoni jetën tuaj mbi përgjigje të pamend.

Zoti ka folur përseri – për ta zgjuar botën, për ta përgatitur botën, për ta përforcuar familjen njerëzore, për të sjellë përpara cilësitë e saj të mëdha në mënyrë që të mund të përdorë urtësinë e feve të saj, urtësinë e kulturës saj dhe sukseset e shumta që njerëzimit ka kryer në ndërtimin e një qytetërimi botëror.

Gjithçka do të sfidohet tani. Mos mendoni se e mira do të fitojë. Mos e përdorni këtë gjë si justifikim për t’iu shmangur përgjegjësive tuaja. Mos kërkoni që Zoti ta shpëtojë botën, sepse Zoti ju ka dërguar ju e të tjerë në botë për ta shpëtuar botën. Nuk e dini se si ta bëni këtë gjë në të vërtetë, nëse jeni të ndershëm dhe të përulur me veten tuaj. Është një punë për Dijen për t’ju udhëzuar hap pas hapi.

Për këtë gjë, do të duhet të jetoni pa përgjigje. Do t’ju duhet t’i dorëzoni supozimet tuaja të dobëta dhe të afroheni me jetën, me momentin, ndërkohë që e dalloni se çfarë po vjen në horizont.

Mesazhi i Ri nga Zoti për botën

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 28 Shkurt 2011
në Boulder, Kolorado

Është koha për të marrë një Mesazh të Ri nga Zoti. Është koha për të marrë dhuratën, fuqinë dhe bekimin. Është koha për të kuptuar se Zoti ka folur përsëri, pas një heshtje kaq të gjatë.

Sepse njerëzimi po përballon tani Dallgët e Mëdha të ndryshimit – ndryshim mjedisor, ekonomik dhe shoqëror të madh. Po përballon sfidat e tij më të mëdha, pengesat e tij më të vështira dhe thirrjen e tij më të madhe për unitet dhe bashkëpunim.

Merreni atëherë Mesazhin e Ri dhe merreni në zemër. Studjojeni atë. Vëreni në fokus. Mos e dënoni ose debatoni, përndryshe nuk do të mund ta merrni dot fuqinë dhe hirin, urtësinë dhe forcën që sjell.

Shiheni botën tani në një pikë kthese të madhe, ku një numbër gjithmonë e më i madh njerëzish do të pijë nga një pus që po zvogëlohet me ngadalë. Shikoni matanë horizontit, jo vetëm në të ardhmen e afërt, dhe do të shihni Dallgët e Mëdha që po forcohen aty. Do të shihni se njerëzimi do të duhet të ndryshojë dhe t’i adaptohet një serie të re rrethanash, dhe që natyra, aq gjatë e injoruar dhe e neglizhuar, tani do t’i vendosë kushtet e angazhimit.

Është koha për të bërë llogaritë. Nuk është fundi për njerëzimin, por një pikë kthese e madhe. Dhe paraqet një fillim të ri – një fillim të ri që nuk mund të shmanget ose të neglizhohet.

Budallenjtë do të vazhdojnë. Të verbërit do të vazhdojnë të mendojnë se e ardhmja do të jetë si e kaluara. Dhe ata që nuk janë të vetëdijshëm do të pohojnë se e dinë çfarë duhet bërë për botën.

Por pavarësisht nga deklarimet dhe teoritë e mëdha dhe sa më të sakta, ju duhet një Shapllje e Re, përndryshe pengesat do të jenë shumë të mëdha dhe shumë të vështira, rreziqet shumë të pakalueshme, shpirti njerëzor shumë i dobët dhe shumë i përçarë, kombet shumë të ndara, të përqendruara në interesat e tyre dhe në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Është një kohë ku njerëzimi do të ketë për të rimenduar pozicionin e tij në botë dhe për të ndryshuar drejtimin e tij nga rritja dhe zgjerimi në stabilitet dhe siguri për mirëqenien e botës dhe për popujt e botës.

Është një kohë që kërkon vizion, një kohë që do t’i sfidojë ata që e kanë ndërtuar karierën e tyre mbi teoritë dhe sistemet e besimit të tyre; një kohë ku mirëqenia e fëmijëve tuaj dhe të fëmijëve të tyre do të duhet të konsiderohet seriozisht në vend që të merret si diçka e garantuar; një kohë ku burimet e botës do të duhet të ruhen në vend që të harxhohen e të mbishpenzohen; një kohë ku nevojat e vendeve të varfëra do të ndikojë drejtpërdrejt te mirëqenia e vendeve të fuqishme; një kohë për t’i dhënë fund konflikteve tuaja të pafund për të ndërtuar një infrastruktur që mund ta mbështesë familjen njerëzore.

Kombet do të duhen të bashkëpunojnë, përndryshe do të jenë gjithmonë e më shumë të rrezikuara. Burimet do të bëhen gjithmonë e më të shtrënjta e më të vështira për t’u siguruar. Prodhimi i ushqimit do të humbet. Klimat e botës po ndryshojnë. Teknologjia vetëm nuk do t’i përballojë dot shumicën e këtyre sfidave të mëdha që do të vijnë.

Kjo është arsyeja përsa ka një Shpallje të Re, një Mesazh të Ri nga Zoti, sepse njerëzimi nuk mund dhe nuk është përgjigjur në mënyrë të mjaftueshme – përveç ndoshta disa individë të jashtëzakonshëm – spektrit të ndryshimit që është mbi ju dhe para jush.

Nuk bëhet vetëm fjala për adaptim. Bëhet fjalë për ndryshim thelbësor – një ndryshim zemre, një ndryshim mënyre, një ndryshim qëndrimi. Sepse çfarë ka punuar më parë ndoshta nuk do të punojë më tani. Çfarë ishte e marrë si e sigurtë mund të dalë si e padobishme dhe e papërshtatshme. Gjithçka do të duhet të rikonsiderohet.

Shpallja do ta zbulojë këtë gjë dhe pse është e vërtetë. Do t’i flasë asaj gjëje që ata që mund të shohin e kanë përjetuar dhe që po e përjetojnë tani. Do të rezonojë me të vërtetat e mëdha të të gjitha feve tuaja, por do të zbulojë edhe gjëra që nuk janë zbuluar ndojëherë më parë. Është një Mesazh për individin që mundohet për të parë dhe për të ditur të vërtetën. Dhe është një Mesazh për të gjithë botën, e cila po përballon Dallgët e Mëdha të ndryshimit.

Nuk bëhet fjala nëse jeni pozitiv apo negativ. Bëhet fjala nëse mund të shihni apo jo, nëse i keni sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Nuk bëhet fjala për orientim politik ose ideologji ose shkollë mendimi. Bëhet fjala nëse mund të shihni dhe të përgjigjeni – jo vetëm ngjarjeve të ditës, por ngjarjeve që do të vijnë, ngjarjeve që po vijnë drejt jush, kushteve të botës që po ndryshojnë poshtë këmbëve tuaja dhe që e kanë ndryshuar botë aq shumë sa po jetoni dhe përballoni një tjetër lloj bote.

Nuk është bota e prindërve ose paraardhësve tuaj. Nuk është bota mbi të cilën qytetërimi juaj është ndërtuar ose bërë i sigurt. Nuk është bota mbi të cilën teoria ose filozofia njerëzore ka evoluar gjatë shekujve. Është një botë e ndryshme, më e vështirë dhe më e pasigurtë – një botë përkeqësimi, një botë ndryshimi, një botë që edhe shkenca nuk do të jetë në gjendje të kuptojë plotësisht, një botë që është e juaja tani.

Do t’ju duhet një zgjuarsi e madhe për ta lundruar këtë botë. Do t’ju duhet fuqia e Dijes brenda individit për të ditur dhe për të parë se çfarë duhet bërë. Do t’ju duhet një bashkëpunim i madh midis popujve dhe kombeve, përndryshe rezultati do të jetë katastrofik.

Mesazhi i Ri e sjell çelsin dhe elementët që mungojnë. Nuk do të trajtojë gjithçka. Nuk do të zgjidhë çdo problem. Nuk do t’i përgjigjet çdo pyetjeje. Sigurisht që jo. Por do t’ju japë prioritetet e jetës suaj dhe prioritetet e të ardhmes. Do t’ju japë mundësinë që të përgatiteni për gjëra që nuk mund të shihni ose që ende nuk i dini. Do t’ju japë fuqinë që t’i rikonsideroni idetë dhe besimet tuaja. Do t’jau restaurojë fuqinë e vizionit, dhe me të sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar.

Jo të gjithë do ta marrin. Jo të gjithë do t’i përgjigjen. Jo të gjithë do të mësojnë dhe t’i japin dëshmi Mesazhit të Ri. Me siguri që jo. Por shumë njerëzve do t’i duhet, në pozita udhëheqëse, në popullatën, në vende të ndryshme, në kultura të ndryshme, në fe të ndryshme – sepse është një Mesazh për botën.

Nuk është një Mesazh për një vend. Nuk është një Mesazh për një kohë ose një ngjarje. Nuk është një reagim kundër fesë. Nuk është një hedhje poshtë të fesë. Nuk është një hedhje poshtë të qeverisë. Nuk është një hedhje poshtë të asaj që ekziston, por një paralajmërin, një bekim dhe një përgatitje për të jetuar dhe për të përparuar në një botë të ndryshme.

Nuk mund të mbështeteni tani mbi atë që ka ndodhur më parë. Edhe natyra është përçarë aq shumë saqë nuk do të jeni në gjendje të mbështeteni mbi disa gjëra. Kombet do të kenë mundime ekonomikisht. Do të ketë rritje, por vetëm përkohësisht. Dhe nevojat e familjes njerëzore do ta tejkalojnë aq shumë kapacitetin, me sa do të duket, saqë do ta tejkalojë çfarëdolloj përparimi që mund të bëni.

Kjo do të krijojë një ndryshim në prioritetet. Siguria tani nuk do të jetë vetëm që të mbroni një komb nga tjetri. Do të jetë sigurimi i stabilitetit të popullatave të mëdha njerëzish. Të gjithë do të duhet të marrin pjesë në këtë gjë në një farë mase. Nuk është vetëm një pyetje për qeveritë ose qeverisjeje. Është e gjithë bota.

Shumë njerëz do humben në këtë tranzicion të madh. Por humbjet mund të minimizohen, dhe tragjeditë mund të zbuten. Do të duhet që të gjithë të marrin pjesë që njerëzimi t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe të jetë në pozicion për të ndërtuar një botë të re dhe më bashkëpunuese – një botë të bazuar jo mbi rritje dhe zgjerim të pafund, por mbi qëndrueshmëri dhe siguri për popujt e botës. Do të jetë një e ardhme shumë e ndryshme nga e kaluara dhe shume e ndryshme nga bota që shihni në këtë moment.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Por po ju jepen sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar që mund ta shihni evidencën e kësaj gjëje, sot, nesër dhe në ditët që do të vijnë. Nuk ju kërkohet që të besoni, por që të bëni kujdes, që ta pastroni mendjen tuaj, që të hapni perceptimin tuaj. Më pak të sofistikuarit midis jush mund ta thonë se erërat po ndryshojnë, ndërkohë që ekspertët vazhdojnë të debatojnë realitetet nga e kaluara. Nuk bëhet fjala për shkëlqim intelektual. Bëhet fjala pët kujdes dhe qartësi, vizion dhe aftësi dalluese.

Shumë njerëz do të dështojnë. Shumë njerëz do ta mohojnë. Shumë njerëz do t’i shmangen realitetit, sepse kjo është një nga dobësitë e mëdha të njerëzimit. Prandaj, ata që janë të fortë, ata që janë të qartë, ata që mund të shohin, ata që janë të angazhuar për të shërbyer një botë në ndryshim do të jenë gjithnjë e më të rëndësishëm në të ardhmen, në çfarëdolloj pozicioni që të jenë në shoqëri.

Kjo është arsyeja përse Shpallja duhet të jepet. Nuk është një shpikje njerëzore. Nuk është produkti i mendimit ose imagjinatës të një njeriut. Mezi ashtu. Nuk është një revolucion kundër mendimit fetar ashtu siç ekziston sot. Është diçka krejtësisht e re. Nuk vjen për të dënuar, por për të korrigjuar dhe për t’ju dhënë fuqinë për të krijuar. Është një Mesazh për botën.

Qiejt e errëta po rriten. Vështirësitë e njerëzimit po përshkallëzohen. Qeveritë do të bëhen të pafuqishme përballë kësaj gjëje, përveç nëse janë të udhëzuara nga një vizion dhe një angazhim i madh.

Njerëzimi është duke dalë nga një gjendje primitive, një gjendje fisnore, në një komunitet botëror. Është një tranzicion shumë i vështirë dhe i rrezikshëm, por duhet që të ndodhë, ashtu siç duhët të ndodhë në të gjitha botët në univers ku jeta inteligjente ka evoluar.

Po përballoni tani këto tranzicione të mëdha dhe të vështira, nga shoqërira fisnore luftëtare në një komunitet botëror – një komunitet i bazur mbi domosdoshmërinë dhe jo vetëm ideologjinë, një komunitet i bazuar mbi sigurimin dhe ruajtjen e botës nga shembja e brendshme dhe mbrojtjen nga ndërhyrja e huaj nga universi rreth jush.

Është një botë ndryshe nga bota që bota që mendoni sot, por është një botë që përshtatet me natyrën, sepse natyra ka ndryshuar. Bota ka ndryshuar, por njerëzimi nuk ka ndryshuar me të. Dhe tani po hyni në territor të ri. I huaj dhe i vështirë është. Do të kërkojë kujdes të madh ndërsa ecni në të ardhmen.

Çfarë do ta udhezojë perceptimin njerëzor? Çfarë do t’i frymëzojë vendimet e njerëzve? Kjo është arsyeja përse ka një Shpallje të Re, e sjellë në botë nga një burrë më një ekip të vogël ndihmës. Ai është Lajmëtari për këtë kohë, por ai nuk do t’i përputhet pritjeve të një mbinjeriu. Nuk do të ketë fuqi magjike. Nuk do të jetë karizmatik. Nuk do të jetë zbavitës. Por ai është Lajmëtari, dhe është jeta e tij që është mjeti i transmetimit të Mesazhit të Ri nga Zoti.

Merreni atëherë. Dëgjoni. Hapini mendjet tuaja. Nuk mund ta lundroni të ardhmen pa këtë Shpallje të madhe. Nuk do të jeni të përgatitur. Nuk do të përgatiteni në kohë. Nuk të arrini t’i bindni të tjerët që të përgjigjen.

Zoti e do botën dhe i ka dhënë njerëzimit Mësime të mëdha në pika kthese të rëndësishme për të themeluar një qytetërim njerëzor dhe për t’i liruar njerëzit nga identiteti fisnor, për t’i dhënë mundësinë qytetërimit që të evoluajë dhe të rritet pavarësisht nga tragjeditë dhe gabimet e tij të shumta.

Tani po lëvizni nga një qytetërim në një komunitet botëror, sepse vetëm kjo gjë do të sjellë siguri të vërtetë dhe ta mbrojë familjen njerëzore në të ardhmen. Por është një tranzicion për të cilin shumë pak njerëz mund të mendojnë në mënyrë konstruktive në këtë moment. Por është fati juaj.

Paralajmërimi i Madh

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 26 prill 2015
në Boulder, Kolorado

Zoti ka dërguar një Mesazh të Ri në botë në një pikë kthese të madhe për familjen njerëzore – një pikë kthese për të cilën jeni të papërgatitur dhe të pavatëdijshëm, një pikë kthese aq e madhe sa do ta ndryshojë drejtimin e jetës së çdo njeriu këtu sot dhe të ardhmen e të gjithëve që do të vijnë në këtë botë.

Është një prag i madh, më i madhi që njerëzimi ka pasur ndonjëherë për të përballuar, pjesërisht për shkak të plaçkitjes së tij të botës, dhe pjesërisht për shkak të evolucionit të tij, që e ka sjellë në pragun e hapësirës, një Komunitet të Madh jete në univers për të cilin nuk dini asgjë fare.

Shpalljet e mëdha të së kaluarës dhe Lajmëtarët që i sollën ato këtu nuk ju kanë përgatitur për këtë gjë, sepse nuk ishte e nevojshme në atë kohë.

Mirëpo, e keni arritur pragun ku e keni ndryshuar botën aq shumë sa do të krijojë një mjedis në të cilin do të jetë gjithmonë e më e vështirë për ju për të mbijetuar. Dhe po përballoni ndërhyrje nga universi rreth jush, nga raca që kërkojnë të përfitojnë nga dobësitë dhe përçarjet tuaja dhe nga rrethanat tuaja të ndryshueshme për qëllimet dhe dobinë e tyre.

Gjatë kësaj kohe, njerëzimi është i zënë me problemet e tij të brendshme dhe me grindjet midis kombeve, kulturave dhe feve. I konsumuar është, i zënë me vetveten është, i verbër dhe budalla, ndërkohë që ndodhet në pragun e Komunitetit të Madh, i papërgatitur për t’u marrë me rezultatet dhe pasojat e plaçkitjes së tij të botës në një nivel aq të madh saqë po e ndryshon atmosferën, ujërat dhe tokat – pikërisht ato gjërat nga të cilat vareni në çdo moment dhe çdo ditë për të jetuar në këtë botë, këtë botë madhështore, një perlë e vërtetë në univers.

Shkatërrimi i planetit ka sjellë këtu të tjerë për ta shpëtuar për veten e tyre, për t’u bërë udhëheqësit e rinj të botës, nëse mundësia mund t’iu jepet.

Shumë njerëz ndjejnë një frikë të madhe për të ardhmen dhe merak për atë që do të vijë, dhe kjo gjë është e bazuar. Pavarësisht nga shpjegimet që i japin kësaj gjëje, ose atë që mendojnë se çfarë do të thotë, është e gjitha e njëjta përgjigje për ndryshimin e madh në rrethanat tuaja dhe një sfidë e madhe për lirinë dhe mirëqenien tuaj.

Vetëm Zoti i universit mund t’ju paralajmërojë për këto gjëra me një qartësi të përsosur. Dhe kjo gjë po bëhet nëpërmjet Asamblesë Engjëllore, e cila flet si një Zë për ta sjellë Shpalljen e Re të Zotit në botë

Sepse Zoti nuk i ka folur botës që prej 1400 vjet. Mesazhe kanë ardhur për gjëra specifike, nëpërmjet disa agjentë, por asgjë për të gjithë botën, asgjë për ta ndryshuar sjellen dhe drejtimin e papërgjegjshëm të njerëzimit.

Shpallje të kësaj natyre vijnë ndoshta vetëm një herë në mijëvjeçar. Jeni aq të privilegjuar e të sfiduar që po jetoni në një kohë të tillë Shaplljeje. Është oportuniteti më i madh nëse mund ta kuptoni, nëse mund ta merrni atë që Zoti po i jep njerëzimit, dhe jo vetëm ta përdorni për qellimet tuaja vetjake, por që ta vëni në përdorim për mirëqenien dhe të ardhmen e familjes njerëzore në këtë botë, e cila tani është e rrezikuar na brenda si dhe nga jashtë.

Sepse e keni ndryshuar përbërjen kimike të atmosferës aq shumë sa planeti do të ngrohet dhe ujërat do të rriten. Oqeanet do të rriten dhe do vazhdojnë që të rriten, duke konsumuar gjithçka në rrugën e tyre. Thatësira dhe stuhira të mëdha do t’i turren botës ashtu siç po fillojnë tani.

Do të jetë nje kohë vështirësie dhe urgjence të mëdha. Mos u befasoni se po ndodh kjo gjë, sepse i keni ndryshuar kushtet e jetës aq shumë sa kjo gjë mund të parashikohej dhe është parashikuar nga disa individë.

Por pikëpamja është më e madhe se kaq tani, sepse prekshmëria juaj në rritje ka sjellë një ndërhyrje nga universi, nga raca zhfrytëzuese që mund të prezantohen si paqësore dhe në shërbim të njerëzimit. Por kjo është vetëm një mashtrim.

Ky planet ka një vlerë të madhe në univers. Por askush nuk do ta sulmojë, sepse nuk është e lejuar në këtë pjesë të hapësirës. Askush nuk do t’ia shkatërrojë pasurinë e madhe. Dhe askush nuk do ta shkatërrojë njerëzimin si forcën e tij rezidente punëtore.

Me çdo ditë që kalon po e humbni vetë-mjaftueshmërinë tuaj, duke u bërë gjithmonë e më të prekshëm ndaj bindjes nga matanë, nxitjeve nga matanë dhe dhuratave nga matanë. Ndërkohë që kushtet e njerëzimit vazhdojnë të bien, kush midis jush ose udhëheqësit tuaj do ta ketë urtësinë dhe vetëpërmbajtjen për mos t’i pranuar këto gjëra?

Bota po ndryshon aq shpejt, dhe një pjesë të kësaj gjëje nuk mund ta ndryshoni. Vetëm mund ta zbusni, gjë e cila shumë rrallë po bëhet në botë sot.

Sepse njerëzit nuk e kuptojnë se po jetojnë në një gjendje urgjenceje botërore, fazat e hershme të kësaj gjëje ku shumë mund të bëhet, ku shumë mund të zgjidhet, ku shumë përpagatitje mund të ndërmerret.

Por kush midis atyreve që njihni, kush në kulturën, kombin ose familjen tuaj po përgatitet për Dallgët e Mëdha të ndryshimit? A po përgatiteni për Dallgët e Mëdha të ndrshimit? Apo po jetoni si budallenj në moment, të verbër dhe injorant se ku po shkoni dhe se çfarë po vjen në horizont dhe ndaj shenjave të mëdha që bota po ju jep tani për t’ju paralajmëruar dhe për t’ju përgatitur?

Zoti ka dhënë tani përgatitjen për ndryshimin e madh që po vjen – e dhënë në një kohë shumë të rëndësishme e të përshtatshme, e dhënë në një kohë ku njerëzimi ka akoma kohë për t’u përgatitur dhe për të kompensuar një pjesë të madhe të dëmit që mund të bëhet në të ardhmen, nëse do t’i neglizhoni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja tani.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Jeni të shqetësuar me nevojat dhe problemet tuaja, inatet dhe debatet tuaja. Por nuk po shihni fare. Kush midis njerëzve që njihni po sheh me të vërtetë? Njerëzit fshihen pas feve të tyre, shkrimeve të tyre, njerëzit fshihen pas politikave të tyre, njerëzit fshihen pas problemeve të tyre. Kush e ka kurajon dhe përulësinë për të parë dhe për të pyetur më gjithë ndershmëri se çfarë po vjen tani?

Njerëzit nuk duan të dinë. Nuk duan të shohin. Nuk duan ta përballojnë sfidën, edhe pse ta përballojnë do t’i bëjë më të fortë se sa janë sot e do t’i japë një shans për të bërë diçka inteligjente për vete dhe për të afërmit e tyre.

Mos kërkoni rehat. Mos kërkoni pushim. Mos kërkoni të gjeni paqe dhe qetësi në një botë ku jeni dërguar për të shërbyer – një botë që po përballon tani sfidat dhe oportunitetet e saj më të mëdha për unitet dhe bashkëpunim, nëse një numër i mjaftueshëm njerëzish mund ta dallojnë nevojën e madhe të kësaj kohe e të kohëve që do të vijnë.

Nuk ka rëndësi nëse i faleni Zotit. Nuk ka rëndësi nëse gjunjëzoheni në kishë, në tempull ose në xhami nëse nuk jeni të gatshëm të bëni atë që Zoti ju ka dërguar këtu për të bërë, që është të luani pjesën tuaj të vogël por të rëndësishme në përgatitjen tuaj dhe të kombit tuaj në dy sfidat e mëdha që njerëzimi po përballon tani dhe që do të përballojë gjithmonë e më shumë me vazhdimin e kohës.

Nuk ka ndonjë problem më të madh se kjo. Sepse nëse dështoni në secilën prej këto të dy sfidave, nëse dështoni në përgatitjen për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, nëse dështoni për ta kundërshtuar Ndërhyrjen që po ndodh në botë sot, gjë të cilën e keni fuqinë për ta bërë, atëherë liria njerëzore do të jetë e humbur, dhe do t’i sillni vetvetes një seri rrethanash më të vështira dhe më sfiduese se sa ndoshta mund ta përfytyroni tani.

Është një sfidë aq e madhe dhe aq e rëndësishme sa Zoti ka folur përsëri, për ta trajtuar, për t’ju përgatitur, për të sjellë qëllim, gjakftohtësi dhe bashkëpunim midis feve të botës, të cilat duhet të gjitha të ndihmojnë për ta përgatitur njerëzimin për ndryshimin e madh që po vjen. Nuk duhet të ketë ndonjë konflikt midis tyre, sepse Zoti i ka iniciuar të gjitha. Edhe pse janë ndryshur të gjitha nga njerëzit me kalimin e kohës, kanë akoma një qëllim të madh për Burimin e tyre dhe shërbim për t’i dhënë botës në bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Duhet të filloni të mendoni për gjëra për të cilat nuk keni menduar ndonjëherë më parë, të konsideroni rezultatin dhe pasojat e ngjarjeve të mëdha në botë e jo vetëm për interesat, nevojat dhe zbavitjet tuaja personale.

Duhet të bëheni të përgjegjshëm – të aftë për t’u përgjigjur, të gatshëm për të parë, duke dalluar kufizimet tuaja duke bërë këtë gjë, duke dalluar dobësitë dhe forcat tuaja. Një vlerësim i thellë të jetës suaj duhet të ndërmerret, përndryshe Dallgët e Mëdha do t’ju konsumojnë ju dhe gjithçka që keni. Dhe kur të ndodhë, do ta shihni se nuk i patë duke ardhur, sepse nuk patë ose bëtë kujdes ndonjëherë.

Detet do të rriten. Brenda një shekulli e gjysëm, do të rriten prej afërsisht 30 metra. Ku do të jetoni? Çfarë do t’i ndodhë porteve, qyteteve dhe tokës suaj bujqësore kryesore? Çfarë do t’i ndodhë deltave të botës dhe milionëve njerëz që jetojnë atje? Kush do t’i pranojë kur do t’i duhet të shpëtojnë nga kombi i tyre, ku nuk do të mund të mbijetojnë më?

Kjo është gjëja që duhet të merrni në konsideratë. Shikoni një hartë të botës dhe shihni se çfarë do të humbet. Shumica e qyteteve të mëdha të botës do të përmbyten dhe nuk do të mbrohen dot. Çfarë do t’i ndodhë njerëzve që duhet të ikin, edhe në kombet e pasura, në qytetet e në bregjet e tyre? Ku do të shkojnë? Çfarë do të bëjnë, ata me ju dhe me paraardhësit tuaj të fundit që e keni ndryshuar klimën e botës? Ndërkohë që shtresat e akullit shkrihen, ndërkohë që akullnajat shkrihen, ndërkohë që uji bëhet gjithhmonë e më i çmuar dhe thatësirat rritet në të gjithë botën, këto janë gjërat që duhet të zbuten tani ndërsa keni akoma një shans për ta bërë këtë gjë. Mos mendoni se ka ndonjë problem më të rëndësishëm se kjo gjë. Mos e përjashtoni këtë gjë.

Duhet ta ndërtoni arkën tuaj – për veten tuaj, për familjen tuaj dhe për komunitetin tuaj – jo vetëm për nevojat tuaja, po për nevojat e të gjithëve rreth jush. Po të prisni shumë gjatë, do të jetë shumë vonë për t’u përgatitur, dhe të gjithë do të jenë në panik. Të gjithë ata që nuk panë ose që nuk mund të shihnin ose që ishin shumë të dobët ose shumë të vjetër – do të jetë një panik e madhe, një panik në rritje, një panik midis kombeve, një panik brenda kombeve.

Duhet që t’jau tregojmë këto gjëra që ta kuptoni rëndësinë e Shpalljes së Re të Zotit për botën dhe rëndësinë e qenies suaj në botë në këtë kohë, që nuk është vetëm për t’u humbur në hobitë, fantzitë dhe qëllimet tuaja personale. Keni përgjegjësi ndaj atyreve që ju dërguan dhe ndaj atyreve që patën mundime të mëdha për t’ju sjellë këtu në këtë kohë, në këto rrethana, për të shërbyer një botë që po përballon sfidat e saj më të mëdha dhe krizat e saj më të mëdha.

Dilni nga hija. Largohuni nga varësitë dhe fiksimet tuaja. Largohuni nga romancat tuaja të pashpresë dhe qëllimet tuaja të pamend, të cilat nuk do të kenë ndonjë perspektivë në një të ardhme si kjo. Kjo është sfida e jetës suaj. Debatoni më të duke e ditur rrezikun tuaj.

Sepse teknologjia nuk do t’ju shpëtojë. Një racë e huaj nuk do t’ju shpëtojë. Janë pjesë e problemit tuaj. Është vetëm vullneti, vendosmëria dhe bashkëpunimi njerëzor që do ta përforcojnë familjen njerëzore në sfidat e mëdha që do të vijnë. Është përgjegjësia juaj morale. Është qëllimi juaj i madh për të qenë këtu. Ky është synimi i vërtetë i jetës suaj.

Shërbimi juaj nuk do të jetë madhështor. Nuk do të kapë një vëmendje shumë të madhe. Do të jetë të ndihmoni një person, një grup njerëzish ose një qytet, çfarëdolloj gjëje që duhet të jepni. Shërbimi duhet të ndodhë në çdo nivel, në çfarëdolloj mënyre, nga një numër gjithmonë e më i madh njerëzish.

Mos prisni derisa qiejt të erren, niveli i ujit të rritet, tokat të thahen dhe njerëzit të dëshpërohen. Sepse atëherë do të jetë shumë vonë për të bërë diçka, për vete ose për të tjerët.

Zoti po ju jep tani sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. I keni tashmë brenda jush, në zgjuarsinë e thellë të quartur Dije. Ndodhet matanë intelektit. Është më e fuqishme se intelekti juaj. Është më e madhe se idetë, supozimet, besimet ose preferencat tuaja.

Duhet ta përballoni këtë realitet të madh. Nëse nuk e bëni, jeta juaj do të jetë e humbur, dhe qëllimi juaj nuk do të njihet dhe të përmbushet.

Nëse e përballoni, do të frikësoheni fillimisht, por do të fitoni fuqi ndërkohë që vazhdoni ta dalloni nevojën e madhe që po del. Do t’ju ndihmojë ta rikonsideroni jetën tuaj dhe të hiqni dorë nga gjëra të vogla, të rrezikshme dhe të dëmshme. Do të jetë një nxitje dhe një inspiracion i përsosur për ta sjellë jetën tuaj në regull dhe për të mësuar që të ndiqni Dijen, sepse ky është kuptimi i të gjithë spiritualitetit të vërtetë dhe të të gjithë feve të vërteta.

Zoti ju ka dhënë një zgjuarsi udhësuese të përsosur. Nuk ka frikë nga bota. Nuk është e korruptuar nga bota. Cila pjesë e juaj mund ta pohojë një gjë të tillë me gjithë ndershmëri? Pjesa juaj e dobët duhet të ndjekë pjesën tuaj të fortë. Pjesa juaj e dobët duhet të ndjekë të tjerë që janë të fortë në mënyrën që Ne e përshkruajmë.

Njerëzimi e ka futur veten në një cep. Nuk ka ndonjë rrugë dalje të lehtë. Nuk ka ndonjë zgjidhje të lehtë. Nuk ka ndonjë teknologji që do ta ndryshojë të gjithë këtë gjë. Njerëzimi nuk di se si të përgatitet. Ka vetëm disa pjesë të vogla të përgatitjes dhe shumica nuk janë provuar ndonjëherë më parë.

Nëse ia jepni vëmendjen tuaj kësaj gjëje, do t’ju ndihmojë ta kuptoni. Nëse do ta kuptoni se jeni dërguar këtu për këtë gjë, do ta sjellë jetën tuaj në një ekuilibër më të madh dhe një fuqi më e madhe mund të fillojë të dalë brenda jush.

Për herë të parë në historinë e njerëzimit, Zoti i të gjitha universeve i ka dhënë Hapat drejt Dijes familjes njerëzore, një mësim i vjetër që i është dhënë racave të tjera në univers herë të panumërta. Kjo është që duhet të studiohet, se do t’ju angazhojë me forcën e madhe brenda jush, e cila është e lidhur me Zotin. Nëse jeni fetar apo jo, pavarësisht nga tradita juaj fetare, ose nëse nuk keni traditë fetare, është e njëjta gjë. Dhurata është e njëjta. Nevoja është e njëjta. E vërteta është e njëjta.

Debatoni me këtë gjë teologjikisht. Debatoni me të psikologjikisht. Debatoni me të politikisht, ekonomikisht. Nuk ka rëndësi. Të gjitha janë dështim për t’u përgjigjur. Mos e mbroni dobësinë tuaj në këtë mënyrë, por shiheni se Zoti po ju thërret nëpërmjet Shpalljes për të parë kushtet e botës dhe të jetës suaj, të ardhmes dhe të fatit tuaj këtu.

Bëheni këtë gjë për vete. Bëheni për fëmijët tuaj. Bëheni për gjithçka që doni ose vlerësni në botë. Por matanë këtyre gjërave, bëheni për ata që ju dërguan këtu dhe që po shohin nëse mund të përgjigjeni.

Lajmëtari është në botë. Është një burrë i moshuar tani. Nuk do të jetë këtu përgjithmonë. E mban pjesë të dhuratës brenda vetes së tij, sepse është dërguar nga Asambleja Engjëllore, si të gjithë Lajmëtarët e mëparshëm.

Kjo është koha. Ky është momenti. Kjo është kriza. Vetëm kur ta shihni se nuk e keni përgjigjen për këto gjëra do të ktheheni te ajo gjëja që e ka përgjigen dhe që mund t’ju sjellë hap pas hapi që ta rivendosni jetën tuaj dhe mendjen tuaj në mënyrë të saktë, ashtu që të keni urtësi dhe qartësi, në vend të frikës dhe të qortimeve.

Kjo është dashuria që Zoti po ju jep. Është e vështirë. Është sfiduese. Është e parehatshme. Nuk është vetëm për t’ju ngushëlluar dhe për t’ju siguruar. Është për t’ju thirrur në një shërbim dhe njohje të madhe, në një bashkëpunim të madh midis jush dhe të tjerëve – midis grupeve, midis feve, midis kombeve, për ruajtjen dhe përparimin e njerëzimit.

Shumë njerëz do ta refuzojnë. Do të rrinë me besimet, idetë dhe investimet e tyre të mëparshme. Do ta hedhin poshtë verbërisht si gjë të pamundur, ose do të mendojnë se janë kohët e fundit për njerëzimin, dhe gjithçka që duhet të bëjnë është të falen, kur në fakt duhet të përgatiten.

Sepse ky është tranzicioni i madh. Por tranzicionet e mëdha, nga vetë natyra e tyre, janë të vështira dhe të rrezikshme. Njerëzit mund të dështojnë gjatë pika kthese të tilla. Dhe dështimi këtu do të jetë më i kushtueshëm se gjithçka që keni përjetuar ndonjëherë në këtë botë. Nuk mund ta përballoni dot një gjë të tillë.

Qieli po vrejton për të parë se kush mund të përgjigjet, kush do të përgatitet, kush do ta sjellë jetën e tyre në rregull, të marrë Hapat drejt Dijes dhe të ndërtojë Katër Shtyllat e jetës së tyre – Shtyllën e Marrëdhënieve, Shtyllën e Punës, Shtyllën e Shëndetit, Shtyllën e Zhvillimit Shpirtëror – Katër Shtyllat mbi të cilat çdo jetë duhet të qëndrojë për të qenë stabile në kohëra të turbullta e të pasigurta.

Kjo është thirrja. Kjo është dashuri e vërtetë. Nëse nuk do të kishte dashuri të vërtetë, Krijuesi i të gjithë jetës do të shikonte mënjanë dhe do ta linte njerëzimin të binte në kaos dhe shpërbërje, vetëm për t’u pushtuar nga fuqira të huaja, që janë më të ashpra se gjithçka që mund të përfytyroni.

Mos u dorëzoni. Mos hiqni dorë. Mos iu dorëzoni frikave tuaja ose sfidave rreth jush. Mos jini viktim. Jini kontributor. Këtu do të fitoni fuqi, qëllim dhe përtëritje të madhe. Sepse vetëm një situatë më e madhe do ta restaurojë, ripërtërisë e përgatisë njerëzimin për t’i përballuar sfidat e mëdha që do të vijnë.

Shpallja e Re e Zotit për botën është Shpallja më e madhe e dhënë ndonjëherë, e dhënë tani për një komunitet botëror, një komunitet të shkolluar, një botë me tregti botërore, një botë me ndërgjegje botërore në rritje, një botë me komunikime botërore.

Ky është oportuniteti më i madh para se gjërat të fillojnë të thyen. Është koha e duhur. Është koha e jetës suaj. Përgjigjujini kësaj gjëje dhe do të filloni kthimin tuaj të madh për te Burimi juaj, qëllimi juaj dhe fati juaj i madh që ju ka sjellë këtu, pikërisht në këto rrethanat për të cilat Ne po flasim.

Lajmëtari është në botë. Mësoni nga ai. Ndihmojeni nëse mundeni. Merrni nga ai. Ai është i vetmi që mund ta sjellë Shpalljen e Zotit në botë. Kur do të ketë mbaruar, Vula e Profetëve do të mbyllet pas tij, dhe asgjë më shumë nuk do të jepet për një kohë shumë të gjatë.

Është për këtë arsyeje që mesazhi është aq i madh dhe aq i detajuar, aq i përsëritur, aq i gjerë, aq gjithëpërfshirës, aq i rëndësishëm në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo aspekt të jetës suaj, i dhënë gjatë një periudhe shumë të gjatë, i dhënë me komentarin e vetë, ashtu që e vërteta e tij mos të varet nga komentatoret e mëvonshëm, të cilët nuk e njihnin Lajmëtarin dhe që ndoshta nuk e kuptonin Shpalljen. Nuk mund të ketë ndonjë ngatërrim tani. Gabimet e kohës së kaluar nuk mund të përsëriten se si Shpalljet e mëdha përdoren.

Gjithçka është e rëndësishme tani. Çdo ditë është e rëndësishme. Çdo vendim është i rëndësishëm. Vendimet tuaja, vendimet e të tjerëve, sjellja juaj, sjellja e të tjerëve. Jeta juaj është e rëndësishme tani, por vetëm në këtë kontekst më të madh.

Dështimi duhet të mënjanohet dhe të kundërshtohet me çdo kusht, sepse të përballoni Dallgët e Mëdha të ndryshimit do të kushtojë gjithçka. Në vend që të ndërtoni ushtrira më të mëdha dhe të pasuroni disa individa, të gjitha burimet e shoqërive dhe kombeve tuaj duhet të përdoren për këtë synim.

Përballojeni Fuqinë dhe Praninë, dhe Hiri do të jetë me ju. Mund t’i kapërceni dobësitë dhe frikat tuaj sepse ka një fuqi më të madhe brenda jush. Në Shpalljen e Re të Zotit për botën, kjo fuqi bëhet krejtësisht e qartë dhe e nevojshme.

Zoti ka folur përsëri

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 24 Shkurt 2011
në Boulder, Kolorado

Zoti ka folur përsëri.

Zoti ka folur përsëri sepse bota po përballon sprovat e saj më të mëdha, sfidat e saj më të vështira.

Familja njerëzore ka krijuar një mjerim mjedisor që ka fuqinë ta dëmtojë qytetërimin e saj – një mjerim prej shumë faktorësh, një mjerim që do ta ndryshojë mjedisin tuaj, që do t’i shterojë tokat tuaja, që do t’i thajë lumenjtë tuaj; një mjerim që do t’i japë fund rritjes dhe zgjerimit tuaj; një mjerim që do të jetë produkti i dekadave dhe shekujve të keqpërdorimit të botës, pa menduar për të nesërmen, sikur bota të ishte një dhuratë pa fund që mund të shfrytërohej pa kufi.

Dhe fetë e botës, të cilat janë iniciuar të gjitha nga Zoti, janë në grindje më njëra-tjetrën – ndonjëherë me dhunë, shpesh me vrull – në grindje me njëra-tjetrën, ndeshen për epërsi dhe njohje, duke pohuar në shumë raste se janë më e madhja ose i vetmi manifestim i vërtetë i Shpalljes së Zotit, rruga e vetme e vërtetë që duhet të ndiqet.

Zoti ka folur përsëri sepse njerëzimi e ka plaçkitur botën dhe po përballon tani një vështirësi që mund të sjellë deprivime dhe konflikte të mëdha.

Zoti ka folur përsëri sepse feja nuk ka arritur të gjejë unitetin e saj, përveç midis shumë pak njerëz dhe organizata.

Nuk ka arritur t’i tejkalojë identitetet fisnore të njerëzve që duheshin kapërcyer në mënyrë të mjaftueshme për të themeluar një komunitet botëror – për të tejkaluar grupin direkt të vet, identin rajonal të vet, zakonet dhe kulturën e veçantë të veta, për t’u bërë pjesë e një komuniteti botëror.

Ky është evolucioni i njerëzimit, një evolucion që sjell një diversitet shumë të madh shprehje kulturore, por që i lë njerëzit të jetojnë, të komunikojnë dhe të ndajnë krijimet e tyre me njëri-tjetrin.

Zoti ka folur përsëri megjithëse ka shumë njerëz që thonë se kjo gjë nuk është e mundshme, që profeti i fundit e pati mesazhin e madh e të fundit për botën. Por kush mund ta thotë këtë gjë? As Lajmëtarët e Zotit nuk mund t’i bëjnë këto pohime.

Sepse Zoti komunikon kur të dojë dhe nuk është i lidhur nga idetë ose besimet njerëzore. Çfarë arrogance është të mendosh se Krijuesi i të gjitha universeve është i kufizuar nga supozimet dhe qortimet njerëzore.

Kjo është arsyeja përse Zoti ka folur përsëri, sepse duhet një korrigjim i madh në kuptueshmërinë tuaj të Pranisë dhe Fuqisë Hyjnore në jetën tuaj, në botë dhe matanë botës në Komunitetin e Madh të jetës në univers.

Njerëzimi ndodhet në pragun e hapësirës, në pragun për të hasur një Komunitet të Madh jete – një Komunitet i Madh që është shumë më kompleks, më i vështirë dhe më sfiduese se gjithçka tjetër që mund të ketë perballuar familja njerëzore ndonjëherë.

Është sikur njerëzimi të ishte një adoleshent që po hyn në botën e të rriturve, plot me mëndjemadhësi dhe arrogancë, sigurisht, por i pavetëdijshëm dhe rrezikshmërisht naiv ndaj realitetëve dhe vështirësive të botës së të rriturve.

Fetë e botës, të cilat u dhanë për të ndërtuar qytetërimin njerëzor, nuk ishin të planifikuara për të përgatitur njerëzimin për Komunitetin e Madh. Ky nuk ishte qëllimi ose funksioni i tyre.

Mirëpo tani përparimi dhe procesi evolucionar e kanë sjellë njerëzimin në këtë prag të madh. Sepse jetoni në një botë me burime në ulje dhe me popullsi në rritje, duhet ta përballoni realitetin, vështirëshinë dhe oportunitetin e madh të përballjes së një Komuniteti të Madh jete.

Sepse matanë frikave tuaja, matanë akthit tuaj, matanë shmangies dhe mohimit tuaj, do të jeni në gjendje të shihni se Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë dhe ndeshja e njerëzimit me një univers plot me jetë intelligjente janë dy gjërat më të mëdha, dy motivimet më të mëdha që do ta sjellin njerëzimin përfundimisht të bashkëpunojë dhe të themelojë një rend botëror funksional dhe të drejtë, një stabilitet botëror që nuk ka eksistuar ndonjëherë më parë.

Ky stabilitet nuk mund të bëhet nën një sundim shtypës, përndryshe nuk do të funksionojë. Tani po vendoset nga nevojshmëria. Sepse kombet të konkurrojnë e të luftojnë me njëri-tjetrin ka vetëm për ta plaçkitur botën gjithmonë e më shumë e më shpejt. Dhe me një klimë dhe një mjedis që po ndryshon, kombet do të duhet të bashkëpunojnë nëse duan të mbijetojnë e t’i sigurojnë popujt e tyre.

Është jeta në një nivel aq të thjeshtë, elementar, e humbur për mendjen moderne që mendon për dëshirat dhe frikat e saj, fantasirat dhe krijimet e saj me një indulgjencë aq obsesive saqë nuk mund ta shohë realitetin e jetës.

Plaçkiteni mjedisin dhe ka për t’ju dëmtuar. Do të veprojë kundër jush. Luftoni me njëri-tjetrin, dhe lufta do të bëhet e vazhdueshme. Grindjet e vjetra do të ripërtëriten dhe grindje të reja do të krijohen.

Bota ka nevojë për një Shpallje të Re. Sepse Krishterimi nuk mund ta sphëtojë botën. Islami nuk mund ta shpëtojë botën. Budizmi dhe hinduizmi nuk mund ta shpëtojnë botën. Dhe Judaizmi nuk ishte planifikuar ndonjëherë për ta shpëtuar botën.

Tani që ka një komunitet botëror me ndërvarje të madhe, brishtësi dhe prekshmëri të madhe, nga shembja e brendshme si dhe nga konkurrenca dhe ndërhyrja e jashtme, është koha për njerëzimin për t’u rritur. Është koha për një ndryshim zemre, për njerëzit e të gjithë kombeve – për ta marrë parasysh realitetin e gjendjes, një kuptueshmëri të Dallgëve të Mëdha të ndryshimit dhe për fuqinë e tyre për të ndikuar dhe për ta dëmtuar një botë stabile.

Eshtë koha për Zotin për të folur përsëri. Zoti e di këtë gjë, me siguri, por shumë pak njerëz e kanë kuptuar.

Shumë njerëz po presin për plotësimin e profecive të tyre të hershme – kthimin e Imamit, të Maitresë ose të Jezusit. Por ata nuk do të kthehen. Dhe ata që do të vijnë për të pohuar keto tituj dhe këto identite nuk do të jenë të ndriçuar ose të pajisur shpirtërisht, por ata nga komuniteti i Madh që janë këtu për të përfituar nga budallallëku dhe shpresat njerëzore.

Zoti ka folur përsëri. Nëse e kuptoni sinqerisht nevojën për këtë gjë – nevojën për këtë gjë në jetën tuaj, në komunitetin tuaj, në familjen tuaj, në kombin tuaj, midis kombeve tuaja – atëherë do ta shihni se një Shpallje e Re është e domosdoshme dhe se vërtet po jetoni në një kohë Shpalljeje.

Por këtu duhet që ta keni shumë të qartë, sepse Zoti nuk po ju jep një superhero të ri për të besuar. Zoti nuk po ju jep një doktrinë të madhe për të ndjekur me kërcënim të rëndë dënimi nëse dështoni. Zoti nuk po ju kërkon që të besoni në një mësues. Zoti nuk po ju kërkon që të keni një teologji ose filozofi të vetme.

Zoti po i sjell individëve, në vend të kësaj gjëje, fuqinë e Dijes, dhe me këtë fuqi, përgjegjësi në shërbim të botës. Zoti nuk po i jep njerëzimit një ide të re për të cilën do të luftojë në mospajtim. Po ju jep diçka më thelbësore, diçka që mund t’i jepni vërtet vetëm një komuniteti botëror që po përballon rreziqe dhe trazira të mëdha.

Kjo është një Shpallje më e avancuar – jo e dhënë me historira të thjeshta ose anekdota, jo e dhënë me qortime, jo e pasqyruar në figura baritore të thjeshta, jo e dhënë me identite mistike me premtimin e ndriçimit, por e dhënë për ta sjellë individin në një gjendje pranimi dhe përgjegjësie, jo vetëm për vete, por për ta shpëtuar qytetërimin njerëzor.

Njerëzit nuk do ta kuptojnë këtë gjë në fillim sepse nuk e shohin rrezikun e madh me të cilin njerëzimi po përballohet. Ata mendojnë se jeta do të vazhdojë ashtu siç ka qenë më parë, ndoshta më problematike, më e vështirë dhe më e pasigurt. Nuk e kuptojnë se po jetojnë në një botë të re – një botë që ka ndryshuar në mënyrë të pakuptueshme, një botë që nuk do të jetë e njëjta si bota në të cilën u rritën, bota e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Dhe do të shohin se pa udëzimin e Dijes janë të humbur në këtë botë – kjo botë që do të bëhet gjithmonë ë më e turbullt, gjithmonë e më e pasigurt.

Në një pikë të caktuar nuk mund të shpëtoni nga kjo gjë. Nuk mund të jetoni në një gjendje fantazie ose mohimi, duke fajësuar dhe pasur inat kundër prindërve, kulturës, organizatave ose qeverive tuaja.

Duhet të bëheni të vetëdijshëm, dhe sa më shpejt të ndodhë kjo gjë, aq më shpejt do të filloni ta merrni në konsideratë jetën tuaj.

Por ajo që do ta udhëzojë njerëzimi është ajo që ndikon dhe i përcakton vendimet tuaja. Nëse jeni udhëheqësi i një kombi ose një njeri i varfër që jeton jashtë qytetit, është ajo që frymëzon vendimet tuaja dhe atë që mund të dëgjoni e të shihni brenda jush e të tjerëve që do ta bëjë të gjithë ndryshimin në atë që vendosni të bëni përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit dhe niveli i urtësisë që mund të sillni në rrethanat tuaja, pavarësisht se sa të vështira janë.

Zoti po i jep njerëzimit diçka që njerëzimi vetë nuk e di se ka nevojë për të – atë elementin kyç, pjesën që mungon, pjesën që vetën Zoti mund të japë, forcën, fuqinë dhe vizionin që vetëm Zoti mund të japë.

Pa të, teknologjia juaj nuk do t’ju shpëtojë. Zgjuarsia juaj nuk do t’ju shpëtojë. Fati nuk do t’ju shpëtojë. Mohimi ose shmangia nuk do t’ju shpëtojnë. Të zhyteni në hobitë ose zbavitjet tuaja nuk do t’ju shpëtojë. Kyo është arsyeja përse Zoti ka folur përsëri.

Mesazhi është i ndershëm. Është aq i ndershëm sa njerëzit do t’i shmangen. Është aq i ndershëm sa ndoshta do ta hutojë personin që e merr në fillim. Është aq i ndershëm sepse ju kërkon që të jeni aq të ndershëm.

Ju kërkon që të jeni atë që Zoti ka krijuar brenda jush dhe që të drejtoni atë pjesën tuaj që është produkti i jetës në këtë botë – një kërkesë e madhe, por një kërkesë e drejtë nëse do të jeni në gjendje të përballoni një botë në tatëpjetë dhe realitetin e Komunitetit të Madh, ku papjekuria dhe budallallëku do t’ju dëmtojnë dhe do t’ju bëjnë të dobët.

Bota ka ndryshuar. Shpalljeve të mëdha të Zotit duhet t’i jepet tani faza tjetër e shprehjes së tyre – jo për t’i zëvëndësuar, por për t’i ngritur, për t’i pastëruar dhe për t’i sjellë në harmoni me njëra-tjetrën. Janë të gjitha rrugë për te Dija. Kjo është çfarë në të vërtetë janë.

Janë bërë gjëra të tjera nga qeveritë, individët dhe institucionet, nga kombet që kërkojnë fuqi dhe sundim. Janë bashkuar me kulturën, zakonet dhe pikëpamjet lokale deri në pikën ku theksi dhe qëllimi i tyre mund të jetë i vështirë për t’u dalluar.

Është për t’i sjellë njerëzit tek esenca e spiritualitetit, e cila është fuqia dhe prania e Dijes brenda individit, fuqia dhe prania e Dijes – zgjuarsia e madhe që Zoti i ka dhënë çdo personi, duke punuar nëpërmjet grupeve dhe kombeve të njerëzve, duke mbështetur lirinë dhe faljen, njohjen, komunikimin, punën, mundimin, përgjegjësinë.

Ky nuk është vetëm një opsion tani, sepse bota që po përballoni do të jetë shumë më e vështirë dhe shumë më kërkuese. Dhe vendimet që do të duhet të merrni do të kenë shumë pasoja për ju dhe për të tjerët.

Nuk mund të talleni përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Ndodheni në pragun e Komunitetit të Madh. Vetëm Zoti mund t’ju përgatisë për këto dy realitete të mëdha. Dhe Zoti po ju jep përbërësit thelbësor të kësaj përgatitjeje.

Zoti i jep botës atë që ka nevojë, por njerëzit nuk mund ta shohin. Duan një udhëheqës luftëtar. Duan një fuqi ushtarake. Duan Barabën, jo Jezusin. Duan zotin e tokës, jo Zotin e Qiellit. Duan fuqi materiale. Duan zgjidhje materiale. Duan që problemet e tyre të zgjidhen për ta. Duan të dorëzojnë frenat në vend që të pranojnë dhuratën e përgjegjësisë.

Mrekullia e Mesazhit të Ri nga Zoti është mrekullia e të gjithë Shpalljeve. Është mrekullia e shpalljes personale. Është mrekullia e shpengimit personal. Është mrekullia e përgjegjësisë dhe kontributës personale e individuale për shoqërinë dhe për të tjerët. Është mrekullia e dhënjes. Është mrekullia e faljes. Është mrekullia e rezonancës me tjetrin në një nivel më të thellë, matanë fushës së intelektit. Është mrekullia e realitetit tuaj të vërtetë që shprehet në një botë të vështirë e të përkohshme.

Çfarë do t’i udhëzojë vendimet tuaja do ta bëjë të gjithë ndryshimin në përcaktimin e rezultatit. Zoti jua ka dhënë zërin dhe ndërgjegjen për t’ju udhëzuar, por nuk është zëri ose ndërgjegja juaj. Është pjesë e një Zëri më të madh dhe të një ndërgjegje më të madhe.

Zoti nuk e udhëheq botën, nuk e drejton motin. Zoti nuk është burimi i fatkeqësive dhe katastrofave, stuhive, tërmeteve dhe përmbytjeve. Kjo është thjesht funksionimi i natyrës.

Zoti ju ka dërguar në këtë botë të vështirë e të paparashikueshme, aq e bukur sa është, për të gjetur fuqinë e Dijes, dhe me këtë fuqi të udhëzoheni për të dhënë atë që jeni përcaktuar për të dhënë pikërisht atje ku kontributa juaj mund të ketë impaktin më të madh.

Kjo e tejkalon intelektin njerëzor, me siguri, sepse nuk do ta kuptoni kurrë funksionimin e Krijimit dhe të Qiellit, të cilët strihen larg matanë universit fizik, i cili është aq i gjerë sa asnjë racë nuk ka mundur ndonjëherë ta kuptojë tërësinë e tij ose kuptimin e plotë të tij.

Këtu praktika dhe mistika bashkohen. Këtu e jashtmja dhe e brendshmja krijojnë lidhjen e tyre të domosdoshme. Këtu mendja drejtohet nga një zgjuarsi e madhe në mënyrë që aftësitë e jashtëzakonshme të intelektit mund të përdoren në mënyrë të urtë. Këtu njerëzit marrin përgjegjësi, jo vetëm për t’i vënë punët e tyre në rregull, por edhe për të parë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar familjen njerëzore kudo që aftësitë e tyre mund të kontribuohen.

Do t’ju duhet ta shihni botën me shumë dhembshuri në të ardhmen. Do të shihni shumë dështim dhe humbje. Do të shihni budallallëk të madh dhe indulgjencat e përsëritur të njerëzimit duke u bërë gjithmonë e më ekstreme.

Do t’ju duhet të falni e ta shihni botën me dhembshuri. Nuk mund të jeni plotësisht të çlidhur nga ajo, sepse jeni të lidhur me të, jeni dërguar për ta shërbyer dhe qëllimi dhe fati juaj janë të lidhur me të.

Synimi nuk është paqja e brendshme. Synimi është kontributa. Edhe shenjtorëve më të mëdhenj iu desh ta kuptonin këtë gjë dhe të dërgoheshin në botë për të mësuar, për të predikur dhe për të kontribuar kudo që të mundenin.

Arritjet tuaja në botë, ose edhe arritjet tuaja shpirtërore, janë të gjitha për t’u përdorur për të shërbyer, për ta lehtësuar barrën e atyreve rreth jush, për t’i inkurajuar njerëzit për t’u kthyer te Fuqia dhe Prania që është Burimi i tyre dhe lidhja e tyre me Perëndinë – duke përdorur çfarëdolloj besime, simbole, piktura ose personazhe që gjejnë më frymëzuese.
Ajo që është e rëndsishme dhe e domosdoshme është ndjekja dhe njohja që jetoni me dy mendje – mendja tokësore dhe mendja e thellë të Dijes.

Kjo është për të gjithë, jo vetëm për një fis, një grup ose një kohë në histori ose për të kaluar një episod të madh në historinë e madhe të pranisë së njerëzimit në këtë botë.

Zoti ka folur tani përsëri për gjëra më të mëdha – gjëra matanë të zakonshmes dhe gjëra që janë shumë të zakonshme dhe të rëndësishme. Zoti ka folur për Komunitetin e Madh, për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, për kuptimin e realitetit tuaj të brendshëm dhe për ndjekjen e domosdoshme për të rimarr lidhjen tuaj me Dijen, e cila është këtu për t’ju udhëzuar, për t’ju mbrojtur dhe për t’ju sjellë në veprat e mëdha të jetës suaj.

Është një përparim i madh për individin. Dhe do të jenë individët që do ta bëjnë të gjithë ndryshimin në përcaktimin e fatit dhe të ardhmes së njerëzimit.

Dhe ajo që udhëzon vendimet tuaja – nëse është ambicia, besimi, frika, krenaria dhe kuptueshmëria e tyre të mëparshme ose frymëzimi i madh që vetëm Dija mund të sjellë – do të përcaktojë rezultatin në çdo situatë.

Zoti ka folur përseri. Duhet të vini te Shpallja për të parë. Mos jini budallenj, të rini mënjanë dhe të mundoheni ta gjykoni ose ta kuptoni, sepse nuk do ta kuptoni. Dhe thjesht ta gjykoni do të tregojë budallallëkun dhe mungesën tuaj të ndershmërisë.

Është një kohë e madhe Shpalljeje. Është një kohë e madhe përgatitjeje pët të ardhmen. Është një kohë e madhe për ta sjellë jetën tuaj në balancë dhe harmoni dhe për t’u përgatitur për të jetuar në një botë të re, një botë të vështirë, por edhe një botë shpenguese nëse njerëzimi zgjedh të ndjekë atë që Zoti i ka dhënë.

Vula e Profetëve

Siç i është sphallur
Lamëtarit të Zotit,
Marshall Vian Summers
më 24 maj 2014
në Boulder, Kolorado

Është shumë e rëndësishme tani që Ne të flasim për Vulën e Profetëve, në mënyrë që njerëzit e kësaj bote mund të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë dhe pse është e rëndësishme që të mbrohen Shpalljet e mëdha të Zoti, të cilat jepen vetëm në disa pikë kthese kyçe në zhvillimin dhe evolucionin e njerëzimit.

Shpalljet e mëdha janë aq shumë të rëndësishme për botën. Ato përbëjnë blloqet ndërtuese të qytetërimit njerëzor.

Tani Zoti ka folur përsëri për të mbrojtur qytetërimin njerëzor nga shpërbërja dhe shembja e brendshme dhe nga nënshtrimi nga forca nga universi që kërkojnë të përfitojnë nga konfliktet dhe injoranca njerëzore.

Është një prag që ishte parashikuar me kohë dhe që ishte i destinuar për të ndodhur, dhe do të vinte në një kohë kur njerëzimi do të kishte filluar të themelonte një qytetërim botëror – me siguri jo një qytetërim perfekt, por një qytetërim megjithatë.

Do të ndodhte kur disa kushte të ishin përmbushur dhe kur prekshmëria e njerëzimit ndaj gabimeve të veta do të rritej deri në një pikë ku qytetërimi njerëzor vetë do të rrezikohej nga rënia dhe shkatërrimi i mjedisit dhe nga plaçkitja e tokës, deri në pikën ku nuk mund të siguronte më me bollëk për një njerëzim në rritje.

Do të priste pikën ku prekshmëria e njerëzimit ndaj universit do të arrinte pragun kritik. Sepse bota është vëzhguar për një kohë të gjatë nga disa raca për qëllimet dhe planet e tyre.
Zoti e di këtë gjë, sigurisht, sepse kjo është pjesë e evolucionit të çdo bote – çdo bote që ka qenë origjina e emergjencës së një race ose çdo bote që është kultivuar nga vizitorët nga jashtë. Është e parashikueshme. Do të ndodhte shpejt ose vonë. Dhe koha për këtë gjë tani ka ardhur për njerëzimin.
Zoti i mbron Shpalljet e mëdha me një Vulë. Vula do të thotë se Asambleja Engjëllore nuk do të japë një Shpallje të madhe tjetër derisa Zoti i universit të lajmërojë se duhet të jetë ashtu. Është Vula e tyre për t’i mbrojtur Shpalljet nga uzurpimi, plagjatura dhe ndaj atyreve që pretendojnë se janë të dërguar ose lajmëtar, gjë që ndodh në mënyrë të pashmangshme pas një Shpallje të madhe për botën.
Njerëzit e botës nuk do ta dinë se kjo Vulë ekziston. Nuk është diçka që mund të prekin. Nuk është e shkruar nëpër kushtetutat e tyre. Nuk është përgjithësisht e kuptuar ose e pranuar.
Por ndër Pranisë dhe Asamblesë Engjëllore që mbikëqyr këtë botë është një urdhër shumë i qartë dhe duhet të vendoset, përndryshe Shpalljet e mëdha mund të ndoten aq shumë sa mos të njihen dot më. Do të preken dhe do të ndryshohen nga njerëzimi me kalimin e kohës, nëpërmjet injorancës dhe korrupsionit dhe nëpërmjet përdorimit abuziv. Por Vula në Qiell është e plotë, e shihni.
Megjithatë, në një pikë të caktuar Zoti do ta thyejë Vulën, sepse një Shpallje e Re duhet të vijë. Sepse Mësimet e mëdha të dhëna më parë do të jenë të pamjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e vërteta të familjes njerëzore në përgjithësi.
Intervali midis Shpalljeve të mëdha është shumë i gjatë në shumicën e rasteve, sepse ato janë të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e njerëzimit për një kohë shumë të gjatë.
Por tani e keni arritur pragun e madh ku Zoti ka folur përsëri – një prag i madh për të cilin njerëzimi është injorant dhe i papërgatitur, një prag i madh të cilin Shpalljet e mëdha të dhëna në kohët e lashta nuk mund të kalojnë. Nuk ishin të planifikuara për këtë gjë. Nuk ishin dhënë për këtë qëllim. Ishin të domosdoshme për ndërtimin e qytetërimit njerëzor, një qytetërim botëror me kalimin e kohës.
Por tani qytetërimi njerëzor siç gjendet sot është i kërcenuar nga brenda si dhe nga jashtë, aq ashpër i kërcenuar sa Zoti ka folur përsëri, sepse rreziqet janë shumë të mëdha dhe injoranca njerëzore shumë e thellë.
Edhe Shpalljet e mëdha të dhëna më parë janë të përçara dhe të grindura brenda tyre dhe me njëra-tjetrën. Ato nuk mund ta përgatisin njerëzimin për Komunitetin e Madh të jetës në univers. Ato nuk mund ta përgatisin njerëzimin për një botë në tatëpjetë mjedisore – ndryshimi më i madh që mund t’i ndodhë çdo qytetërimi në çdo botë. Nuk ishin të parashikuara për këtë qëllim.
Zoti e di këtë gjë, me siguri. Por njerëzimi nuk e di. Nuk e kupton se çfarë po vjen në horizont. Nuk i kupton kushtet e tij në lidhje me jetën rreth tij në univers. Nuk e di gjendjen e tokës mjaftueshmërisht për të parë se sa shumë e ka shfrytëzuar dhe mbishpenzuar trashgimin e tij natyrore në këtë botë. Është në një rrugë vetë-shkatërrimi dhe shpërbërje e pakujdesshme me kalimin e kohës.
Ndryshimet e mëdha që do të vijnë në këtë botë janë të mjaftueshme për ta rrëzuar qytetërimin njerëzor ashpërsisht nëse njerëzimi nuk është i përgatitur.
Këtu Vula është thyer, sepse një Shpallje e Re duhet të jepet. Vula u thye pas jetës së Jezusit kur Muhamedit iu dha misioni i tij i madh në botë. Dhe tani Vula është thyer përsëri me Shpalljen e Re të Zotit për botën.
Këtu duhet ta kuptoni se Lajmëtarët e mëdhenj kanë ardhur të gjithë nga Asembleja Engjëllore, të dërguar në botë për një mision të madh, të dërguar në botë në pika kthese dhe oportunitete të mëdha. Vijnë të gjithë nga Asambleja. Kanë të gjithë një Burim të përbashkët. Nuk janë djemtë e Zotit. Nuk janë qendra e universit.
Kanë ardhur nga Asambleja që mbikëqyr këtë botë, një botë me rëndësi të madhe në univers, sepse njerëzimi e ka mbajtur vetëdijen e tij shpirtërore të gjallë. Pavaresisht nga gabimet e shumta dhe historia e tij tragjike – konfliktet dhe fatkeqësitë e mëdha që i ka sjellë vetes dhe botës – është një botë me shpresë dhe me rëndësi të madhe.
Zoti do të krijojë një Vulë të re kur Shpallja këtë herë do të jetë e plotë, dhe do të zgjasë me shekuj.
Njerëzit do të pohojnë gjithmonë se kanë mesazhe nga Zoti ose se janë profetë ose shpëtimtarë. Por Asambleja Engjëllore nuk do t’i japë atë që duhet për të qenë e vërtetë dhe autentike. Në këtë mënyrë, Qielli bën atë që mundet për t’i mbrojtur Shpalljet e mëdha, të cilat janë aq shumë të prekshme nga keqpërdorimi dhe keqkuptimi njerëzor.
Shpallja e Re e Zotit për botën në këtë pikë kthese të madhe është më e gjëra që i është dhënë ndonjëherë botës – e dhënë tani për një botë të shkolluar, një botë me tregti dhe komunikime botërore, një botë me rreziqe botërore, e dhënë tani me komentin e vet për të kufizuar mundësinë për keqinterpretim dhe keqpërdorim në të ardhmen, e dhënë me përsëritje të mëdha, e thënë në mënyra të shumta për t’i dhënë njerëzve një oportunitet të madh për të kuptuar se çfarë po i jepet dhe pse duhej të jepej në këtë kohë.
Shpallja e Re nga Zotit për botën përmban një paralajmërim, një bekim dhe një përgatitje të madhe. Pa përgatitjen, nuk do t’i përgjigjeshit dot paralajmërimit. Pa paralajmërimin, nuk do ta kuptonit dot rëndësinë e përgatitjes. Dhe pa bekimin, nuk do ta kishit fuqinë ose nuk do ta dinit në kë drejtim të ktheheshit brenda vetes ose midis njëri-tjetrit për kurajon ose vendosmërinë për të bërë atë që dhuet bërë për botën, pët të kuptuar kuptimin e vërtetë të qëllimit tuaj këtu dhe pse keni ardhur në këtë pikë kthese të madhe.
Kjo nuk është dhuratë për disa të zgjedhur, ose për më të pasurit dhe më të privilegjuarit midis jush. Është e dhënë për të gjithë botën, e dhënë në termat më të thjeshta, e dhënë në mënyrë sa më të qartë, e dhënë me forcë të madhe; flet pothuajse për të gjitha aspektet e eksperiencës njerëzore, e dhënë për t’i dhënë njerëzimit një shans të madh për ta restauruar botën dhe për t’u përgatitur për Komunitetin e Madh të jetës, për të cilin duhet të mesoni tani se si të përgjigjeni.
Mos mendoni se kjo gjë nuk është relevante për nevojat tuaja, sepse kjo është bota që keni ardhur për të shërbyer. Këto dy ngjarje të mëdha do të përcaktojnë në çdolloj çështje, në çdolloj mënyre, çfarë lloj jete mund të jetoni, çfarë do të kufizojë jetën tuaj dhe çfarë mund të sjellë përpara fuqitë tuaja të mëdha dhe qëllimin tuaj të madh që ndodhet i fshehur poshtë sipërfaqes së mendjes suaj. Mos mendoni se kjo nuk ju drejtohet, sepse jeni dërguar në botë për këtë gjë.
Çfarë do të ndodhë në botë dhe matanë kësaj bote në lidhje me këtë botë do të përcaktojë fatin dhe të ardhmen e çdo njëriu të gjallë sot dhe të fëmijëve të tij dhe të gjeneratave që do të vijnë. Aq e fuqishme është. Aq e nevojshme është.

Mesazhi i Ri nga Zoti do të ndryshojë kuptueshmërinë tuaj të fesë dhe do të sjellë qartësi të madhe këtu. Do të vendosë unitetin e të gjitha feve dhe si janë të ndërtuar mbi njëra-tjetrën për të krijuar një themel moral dhe etik të vërtetë për sjellje dhe mirëkuptim njerëzor.

Por po jetoni në një botë të ndryshme tani, dhe do të përballoni një botë shumë të ndryshme në të ardhmen – një botë me burime në rënie dhe me klimë të paqëndrueshme, një botë që do të ndikojë te jeta e të gjithëve, të pasur e të varfër, në të gjitha anët e botës.

Aq e madhe është nevoja. Aq i madh është rreziku. Aq i madh është ndikimi dhe fuqia e kësaj gjëje sa Zoti ka folur përsëri dhe ka dërguar një Lajmëtar të ri në botë. I dërguar nga Asambleja Engjëllore është ai, si të gjithë të tjerët që u dërguan më parë. Ata qëndrojnë me të, sepse ai është Lajmëtari i kësaj kohe, i kësaj epoke dhe të kohëve që do të vijnë për një kohë shumë të gjatë.

Vula do të jetë me të, dhe Qielli do të vëzhgojë për të parë se kush do t’i përgjigjet pranisës së tij në botë. Sepse ai është një burrë i moshuar tani dhe nuk do të ketë një kohë të gjatë për ta mësuar.

Ai e ka kaluar jetën e tij duke marrë një Shapllje më të gjerë dhe më të plotë se gjithçka që i është dhënë njerëzimit më parë.

Ajo do të zbolojë kuptimin e jetës në univers. Do të zbulojë se çfarë po vjen në horizontin e jetës suaj dhe të gjithë botës. Do të zbulojë natyrën e vërtetë të spiritualitetit njerëzor në një nivel më të lartë, një nivel i quajtur Dije. Do të zbolojë se çfarë njerëzimi duhet të mësojë për të krijuar bashkëpunim të vërtetë këtu në botë dhe për t’i dhënë fund konflikteve të tij të pafund dhe plaçkitjes se tmerrshme të botës. Sepse kjo është e vetmja botë që do të keni që mund t’ju mbajë.

Universi rrëth jush nuk do të jetë i juaji për të pushtuar ose për të eksploruar matanë këtij sistemi djellor. Ka rreziqe të mëdha aty, për të cilat njerëzimi nuk di asgjë fare. Shikon akoma nëpërmjet syve primitiv, sytë e injorancës e të shpresës. Nuk e di se me çfarë ka të bëjë në Komunitetin e Madh të jetës në univers.

Zoti tani duhet ta japë këtë gjë, të paktën në mënyrë të mjaftueshme, në mënyrë që njerëzimi mund të përgatitet e të veprojë me urtësi dhe me ndërgjegje për të ardhmen, në vend që të veprojë vetëm në dobi të çastit.

Kjo ka gjithçka të bëjë me atë që jeni – natyrën tuaj të thellë, pse jeni ashtu siç jeni dhe pse jeni krijuar ashtu siç jeni krijuar – gjë që nuk mund të kuptoni, derisa ta kuptoni se është për një qëllim të madh, të cilin tani duhet në të vërtetë të zbuloni.

Duhet ta pranoni se Vula e Profetëve është thyer. Jo nga një njeri, jo nga një fe, por nga Zoti, që komunikon me botën nëpërmjet Pranisë dhe Asamblesë Engjëllore që mbikëqyr këtë botë dhe përparimin e evolucionin e familjes njerëzore.

Këtu do të ketë qartësi të madhe për pyetjet e fesë, kuptimin e jetës, fatin e njerëzimit dhe sfidat e mëdha që do të vijnë, për të cilat njerëzimi duhet të përgatitet në këtë kohë.

Mos u tërhiqni nga kjo gjë. Mos bini në hijet e preokupimeve tuaja. Mos u dëshpëroni. Sepse Zoti ju ka dhënë një fuqi të thellë brenda jush për t’ju dhënë mundësinë për t’u përgjigur, për t’u përgatitur për të përballuar një botë më të gjerë dhe për të jetuar një jetë më të madhe.

Nuk e kuptoni se çfarë do të thotë kjo gjë akoma, por me kalimin e kohës do të bëhet e qartë si dita. Sepse Zoti ju ka dhënë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, por ato nuk janë sytë me të cilat ju tani shikoni ose veshët me të cilat ju tani dëgjoni. Por ato janë brenda jush – thellë brenda jush.

Kjo është fuqia e vërtetë e jetës suaj. Kjo është fuqia e vërtetë e familjes njerëzore. Kjo është që do ta bëjë ndryshimin në rezultatin e jetës suaj këtu në botë dhe për të ardhmen dhe fatin e njerëzimit.

Vetëm Shpallja e Re e Zotit për botën mund t’jau zbolujë këto gjëra tani. Pa atë, njerëzimi do të vazhdojë në rënien e tij luftarake të dëshpëruar, në drejtimin e tij luftarak të dëshpëruar në jetë, duke plaçkitur botën në një mënyrë aq kritike saqë nuk do të jetë më në gjendje që ta mbajë qytetërimin njerëzor në ndonjë formë të njohshme. Do t’i bini pre forcave dominuese nga universi, dhe gjithçka që do të keni krijuar më vlerë do të jetë e humbur.

Është vetëm Shpallja e Zotit për botën që mund t’jau zbulojë këtë gjë me qartësi, pa shtrembërim, pa interesin e ndonjë race të huaj në lojë, pa ndonjë manipulim ose mashtrim çfarëdo qoftë.

Në zemrën tuaj do të përgjigjeni sepse në një nivel më të thellë jeni gjithmonë të lidhur me Zotin. Nëse jeni fetar apo jo, nëse keni një traditë fetare apo jo, jeni gjithmonë të lidhur. Dhe kjo është shpresa e shpengimit tuaj të ardhshëm, burimi i fuqisë suaj të madhe dhe i zgjidhjes së madhe të çfarëdolloj gjëje që ju ka ndodhur më parë.

Vula e Profetëve është thyer përsëri nga Zoti. Ishte e destinuar për t’u thyer kur njerëzimi do të arrinte një pikë të përcaktuar, kur do të arrinte një pikë kthese ku do të ishte i përballuar me sfida të papara nga të gjithë familja njerëzore, duke përballuar një botë në tatëpjetë dhe realitetet e universit rreth jush.

Zoti ju ka dhënë qartësi tani për të kuptuar se për çfarë flisnin në të vërtetë të gjitha traditat e mëdha fetare, përpara që të ndryshoheshin, adoptoheshin dhe të përdoreshin nga njerëzit dhe qeveritë për qëllimet e tyre.

Këtu nderoni të gjithë Lajmëtarët e mëdhenj dhe e kuptoni misionin e tyre në tokë më plotësisht, në një dritë të qartë. Sepse nuk duhet të ketë grindje ose konkurrencë midis feve të botës, se të gjitha janë iniciuar nga Zoti dhe janë ndryshuar nga njerëzit.

Vula është thyer, por do të rivendoset kur Shpallja e Re e Zotit të jetë e plotë, dhe kur Lajmëtari të ketë kohë për ta paraqitur gjatë kohës së tij, gjë që duhet të ndodhë tani që Shpallja të jetë krejtësisht dhe plotësisht autentike. Nuk mund të përmblidhet më vonë nga njerëz që nuk e njihnin.

Ka qenë detyra e tij e madhe të merrte Shpalljen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë kësaj bote – për ta përmbledhur, për ta siguruar saktësinë e saj, për ta mësuar ashtu që mund t’i mësohet të tjerëve, për ta kuptuar plotësisht gjatë kohës që ai është një njeri këtu në botë, për të mbledhur rreth tij njerëz të guximshëm që do ta ndihmojnë atë në këto detyra të mëdha në mënyrë që gjatë jetës së tij Shpallja mund të paraqitet në formë të pastër, duke i dhënë zgjidhje një dileme ndaj të cilës kanë vuajtur Shpalljet e mëparshme për njerëzimin.

Bekimi është mbi ju. Është mbi botën, por vjen me një urgjencë dhe një nevojë të madhe. Kjo nuk është diçka që mund të përdorni për t’u pasuruar ose për t’u zbavitur. Duhet t’i afroheni me përkulje dhe me seriozitet të madh dhe me vullnetin për të parë se çfarë në të vërtetë do të thotë për ju dhe për botën.

Duhet t’i flasë njerëzve nga të gjitha traditat fetare dhe nga të gjitha kombet dhe kulturat.

Duhet të jetë e lirë nga çfarëdolloj pronësie nga ndonjë intitucion fetar matanë asaj që Lajmëtari ka themeluar për ta marrë, për ta përgatitur dhe për t’ia paraqitur botës.

Ai do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Por duhet që të mësoni nga Shpallja dhe ta zbatoni në jetën tuaj për ta kuptuar. Nuk mund të rrini mënjanë dhe ta kuptoni, sepse nuk është e mundshme me një Shpallje të madhe të dërguar nga Qielli për mirëqenien dhe ruajtjen e botës.

Qoftë bekimi mbi Lajmëtarin dhe mbi të gjithë ata që do ta ndihmojnë atë gjatë viteve që i ngelen në botë. Dhe e merrshin në kohë ata që do ta kenë guximin, përulësinë dhe nevojën e madhe për ta kuptuar rëndësinë e saj të domosdoshme, për jetën e tyre dhe për të ardhmen e kësaj bote.

Urgjenca Botërore

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 20 tetor 2015
në Boulder, Kolorado

Njerëzimi ndodhet në pragun e një ndrydhimi të madh botëror, ndryshim botëror në një shkallë të paprecedent, i shkaktuar nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i botës nga njerëzimi, nga injoranca dhe lakmia njerëzore. Është një gjendje që do të ndikojë tani në jetën e çdo personi.

Megjithëse pak njerëz janë të vetëdijshëm për këtë gjë, bëhet fjala për një urgjencë botërore. E keni ndryshuar përbërjen kimike të atmosferës, të ujërave dhe të tokave. Dhe tani bota po ndryshon – po ndryshon aq shpejt, në mënyrë aq të rrezikshme, po ndryshon tani në mënyra që do të ndikojnë te ju më shumë se sa mund ta përfytyroni.

Mesazhi i Zotit për botën duhet t’i bjerë alarmit dhe të japë përgatitjen për një realitet botëror të ri. Është një kohë dhe një prag që do t’i thërrasë shumë njerëz matanë jetës së tyre të vetë-preokopuar, matanë vuajtjes dhe hutimit të tyre personal, për të shërbyer një botë në rrezik.

Kjo është një nga arsyet përse ka një ndërhyrje nga universi matanë jush, sepse ata që e vlerësojnë këtë botë për veten e tyre e shohin se çfarë po ndodh. Ata e kanë analizuar atmosferën e botës. E kuptojnë se çfarë njerëzimi i ka bërë ajërit, ujërave dhe tokave të saj. Sepse kjo gjë ka ndodhur herë të panumërta në univers. Është diçka e kuptuar mirë aty.

Prandaj tani ka një garë për të fituar kontrollin e botës, për ta ruajtur për përdorimin e atyreve që vijnë nga matanë botës. Është e lidhur në mënyrë direkte me këtë gjë.

Është një urgjencë botërore në një shkallë që ende s’e keni kuptuar. Ka fuqinë për ta shkatërruar qytetërimin njerëzor. Ka fuqinë për të sjellë një ndërhyrje nga matanë botës. Ka fuqinë për të krijuar kaos këtu në një shkallë të paprecedent.

Do t’ju duhet tani që të ndiqni një fuqi më të thellë brenda jush, sepse gjithmonë e më shumë do të ketë tensionë kudo rreth jush dhe kudo rreth botës, ndërkohë që komunitetet njerëzore tendosen në një pikë thyerje, ndërkohë që armiqësitë e vjetra tani fillojnë të përhapen dhe të përmbysin kombet edhe rajonet, ndërkohë që konkurrenca për burimet që ngelen bëhet e ashpër dhe e rrezikshme, duke prodhuar konflikte dhe acarime në një shkalë të paprecedent.

Për disa, kjo do të duket si fundi i botës, plotësimi i një profecie të vjetër, sikur të ishte e gjitha vepra e Zotit. Por Zoti nuk është autori i kësaj urgjence botërore. Zoti është dëshmitari. Ky është rezultati i injorancës, egoizmit, dritëshkurtërsisë njerëzore dhe mungesës së të kuptuarit të së ardhmes dhe të veprimeve të veta.

Zoti tani duhet ta paralajmërojë njerëzimin për rrezikun e madh që ka krijuar, për mjerimin e madh që ka vënë në lëvizje. Sepse brenda kësaj kohe, njerëzimi mund të përgatitet dhe t’i zbusë pasojat e veprimeve të tij.

Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë qytetërimi njerëzor do të jetë në rrezik – kudo, në çdo komb. Ekonomitë do të falimentojnë. Me miliona njerëz do të jenë papunë. Me miliona njerëz do të duhet të ikin nga atdheu i tyre, që do të bëhet shterp dhe i pabanueshëm.

Kjo është arsyeja përse Shpallja e Re nga Zoti duhet t’i bjerë alarmit, duhet ta japë këtë paralajmërim. E keni ndryshuar klimën e botës. Tani po ndryshon vetvetiu. Do të vazhdojë të ndryshojë. Do të shkaktojë thatësira, përmbytje dhe privim. Do të falimentojë ekonomitë e vendeve që do të duhet të merren me pasojat dhe me ngjarjet – fatkeqësitë që tani do të jenë gjithmonë e me të shpeshta dhe gjithmonë e më shkatërruese.

Është një kohë ku njerëzimi do të duhet të bashkohet për të ruajtur botën dhe për ta shpëtuar vetveten. Zoti këtu po ju jep Paralajmërimin, Bekimin dhe Përgatitjen për ta shpëtuar vetveten, për të shpëtuar kombin tuaj, për t’i shpëtuar familjet dhe komunitetet tuaja, për të shpëtuar qytetërimin njerëzor.

Nuk mund të zbrisni në kaos, sepse kjo do të arxhojë atë që ngelet nga burimet e botës, duke lënë një shkallë varfërie që nuk mund ta përfytyroni dot.

Asambleja Engjëllore që mbikëqyr këtë botë e ka parë se po vjen kjo gjë. Dhe po afrohet aq shpejt tani, duke u shpejtuar vetvetiu dhe duke u shpejtuar më tej nga kontaminimi i vazhdueshëm të ajërave, të ujërave dhe të tokave – duke vënë në lëvizje forca të cilat ende nuk i kuptoni plotësisht; duke vënë në lëvizje forca ndryshimi dhe trazire që do të veprojnë kundër njerëzimit, që do ta kërcënojnë njerëzimin tani.

Është një garë për të shpëtuar qytetërimin njerëzor. Është një garë në të cilën duhet të merrni pjesë. Është një thirrje për bashkëpunim dhe unitet njerëzor për të përballuar një realitet të paparë këtu në botë në kohën e qytetërimit njerëzor.

Zoti e di se çfarë po vjen. Asambleja e di se çfarë po vjen nëse njerëzimi nuk përgatitet. Sepse kjo gjë ka ndodhur herë të panumërta në univers, ku bota të rralla e të bukura si kjo janë shkatërruar nga injoranca e popullsisë vendase, të shpërdoruara, të plaçkitura e të kontaminuara deri në pikën ku mjedisi natyror fillon të hyjë në të tatëpjetë.

Nuk mund t’ia lejoni vetes këtë gjë. Duhet ta shihni. Duhet ta përballoni. Duhet ta keni kurajon, ndershmërinë dhe përulësine për ta përballuar. Tani vetëm një rrezik i madh, vetëm një sprovë e madhe, vetëm një oportunitët i madh për unitet dhe bashkëpunim njerëzor, të lindura tani nga nevoja, do ta thërrasin Zotin për t’i folur përsëri botës.

Po bëhet vonë. Njerëzimi është vonuar shumë gjatë. Është një krizë e parashikuar nga ata që janë largpamës dhe të informuar mirë. Mos mendoni se ka ndonjë problem tjetër përballë njerëzimit që mund të krahasohet më atë që Ne po themi sot këtu. Mos mendoni se ka ndonjë nevojë ose kërkesë të madhe që e tejkalon atë që Ne po themi sot këtu. Është një paralajmërim i madh. Është mbi ju.

Qytetet bregdetare dhe portet e botës mund të përmbyten në njëzet vitet që do të vijnë. Tokat do të thahen. Korrat do të dështojnë. Do të ketë migracione njerëzore në një shkallë të paprecedent, me sprova dhe konflikte të mëdha që do të shfaqen. Do të jetë një situatë dërmuese nëse njerëzimi nuk përgatitet.

Është gjëja më e rëndësishme në botë. Do të kërkojë të gjitha rezervat, talentet, aftësitë dhe beshkëpunimin e njerëzimit për ta përballuar dhe për ta siguruar të ardhmen e njerëzimit në një botë që tani është ndryshuar dhe që është bërë më e vështirë dhe më e rrezikshme. Do të jetë përpjekja njerëzore më e madhe në historinë e kësaj bote.

Por njerëzimi duhet të bashkohet. Duhet t’i japë fund tani konflikteve të tij të pafundme dhe konkurrencës së tij shkatërrimtare për të bashkëpunuar, përndryshe kombet do të bien si domino. Dhe kriza e tyre do të jetë aq dërmuese, saqë do ta tejkalojë kapacitetin e njerëzimit për t’u marrë me të në të ardhmen nëse njerëzimi nuk mund dhe nuk do të përgatitet. Kemi folur për këtë gjë vezhdimisht, por kriza po rritet. Po përshkallëzohet.

Zoti e do njerëzimin, përndryshe do të kishte parë në drejtimin tjetër dhe do ta linte frytin e hidhur të veprimeve tuaja t’ju ballafaqonte dhe t’ju zinte në befasi. Por Zoti e do këtë botë dhe do që ta bëjë një botë të lirë dhe përparimtare në një univers ku liria është e rrallë dhe ku bota si kjo janë të rralla dhe të vështira për t’u gjetur.

Raca nga matanë kësaj bote e kanë përballuar këtë situatë. Njihet mirë, dhe kjo është arsyeja përse shfrytëzimi i tokës tani dhe ndërhyrja janë të ndërmarra me aq vendosmëri, të ndërmarra pa përdorimin e forcës. Sepse këto pak kombe që marrin pjesë në këtë gjë nuk duan ta degradojnë botën më tej nëpërmjet konflikteve dhe do të mbështeten në fuqinë punëtore dhe në bashkëpunimin njerëzor për të fituar kontrollin këtu. Nuk duan ta shkatërrojnë njerëzimin, por duan ta përdorin për qëllimet e tyre. Dhe meqë pushtimi nuk është i lejuar në këtë pjesë të universit, mënyra të tjera duhet të përdoren: mashtrimi dhe bindja, armë shumë më të fuqishme se sa mund ta përfytyroni.

Njerëzit janë të konsumuar me vetveten. Janë të fiksuar me vetveten. Të pasurit janë të zënë në një rrjet lakmie, konfuzioni dhe zhgënjimi. Të varfërit mundohen të mbijetojnë me një vështirësi gjithmonë e më të madhe. Qeveritë janë të angazhuar në mbajtjen e një realiteti që vetëm mund ta degradojë botën më tej.

Mos mendoni se do të jetë e lehtë. Mos mendoni se do të kërkojë vetëm pak gjëra për ta ndryshuar drejtimi në të cilin njerëzimi ndodhet tani. Mos mendoni se ka zgjidhje të lehta dhe basike. Do të duhen me mijëra zgjidhje, dhe ju keni vetëm disa. Do të duhet t’i gjeni të tjerat, dhe do të duhet mundim dhe bashkëpunim njerëzor të madh për ta mundësuar këtë gjë.

Po jetoni në një urgjencë botërore. Mos mendoni se kjo gjë nuk do të ndikojë te ju dhe në jetën tuaj në mënyrë të thellë dhe të plotë. Mund t’i falimentojë ekonomitë tuaja. Mund të sjellë uri masive dhe vdekje. Mund të sjellë luftë, luftë të vazhduesme, në një shkallë të paprecedent. Mund të sjellë fatkeqsira aq të ashpra e të vazhdueshme, sikur natyra po turrej kundër njerëzimit, e rrezikuar nga ajo që ka krijuar njerëzimi – bota që ka krijuar, ndryshimi që ka krijuar, skatërrimi që ka krijuar – që ia ka sjellë qenieve të tjera të gjalla, e tani vetvetes.

Kjo është një thirrje për çdo komb, për çdo fe. Zoti e ka dhënë përgatitjen thelbësore, e cila tani duhet të ndodhë nëse njerëzimi do ta ketë guximin, vendosmërinë dhe vizionin për të parë se çfarë duhet bërë, për të vepruar ashtu siç duhet vepruar dhe për të ndërtuar bashkëpunimin që duhet ndërtuar.

Nuk është e mjaftueshme që të fokusoheni vetëm për t’i dhënë fund varfërisë, ose për të sjellë drejtësi më të madhe atje ku është e nevojshme në aq shumë vende. Nuk është e mjaftueshme vetëm që të përdorni botën në mënyrë më të mençur. Nuk është e mjaftueshme vetëm që t’i jepni fund ndotjes.

Do t’ju duhet që ta ftohni planetin – një punë më e madhe se gjithçka që është bërë ndonjëherë më parë, por megjithatë e arritshme. Por do të kërkojë një rishpërndarje të burimeve, një ridrejtim të vullnetit dhe të qëllimit njerëzor, një përdorim të plotë të të gjitha shkencave dhe aftësive njerëzore. Do t’ju duhet që ta ftohni planeti.

Urgjenca botërore do të ndryshojë gjithçka që njerëzimi po bën tani. Do t’ju duhet t’i rimbjellni pyjet, t’i restauroni tokat, t’i pastroni lumenjtë. Njerëzit do të duhet të jetojnë në mënyrë shumë të thjeshtë, sepse e gjithë pasuria e botës do të shpenzohet në këtë gjë.

Nuk do të ketë asnjë vend për t’u fshehur për të pasurit. Nuk ka ndonjë veçim për të privilegjuarit; sepse gjithçka që kanë do të kërcënohet nga gjërat për të cilat Ne po flasim këtu sot.

Është Dashuria e Madhe e Zotit që po jau sjellë këtë paralajmërim. Mos mendoni se është i ekzagjeruar në çfarëdolloj mënyre, sepse Ne as nuk po jau tregojmë të gjitha. Dhe Ne nuk po jau tregojmë të gjitha, sepse nuk e keni akoma aftësinë, guximin dhe vendosmërinë për ta dëgjuar dhe për ta përballuar.

Shumë njerëz nuk do ta marrin parasysh atë që Ne po ju themi. Shumë njerëz nuk do të përgjigjen. Dhe do të rrëzohen kur Dallgët e Medha do të godasin – të pavetëdijshëm, të papërgatitur – sepse nuk i panë duke ardhur, dhe nuk e morën në konsideratë paralajmërimin, dhe nuk i dalluan shenjat.

Ndryshojeni jetën tuaj. Thjeshtojeni jetën tuaj. Perdorni sa më pak nga burimet e botës që të mundeni. Bashkëpunoni. Falni. Dijeni se çfarë po ndodh në botë. Shiheni krizën e madhe që po vjen në horizont. Shihni me sy objektiv e të ndershëm dhe më aq shumë guxim sa mund të grumbulloni.

Zoti jua ka dhënë forcën dhe vendosmërinë e madhe për ta përballur situatën – oportuniteti më i madh në të gjithë historinë njerëzore, oportuniteti që do të përcaktojë të ardhmen e çdo personi, të fëmijëve dhe të gjeneratave tuaja të ardhme. Zoti jua ka dhënë fuqinë dhe vendosmërinë në nivelin e Dijes, Dija që jeton brenda jush matanë sipërfaqes së mendjes suaj, matanë intelektit dhe të gjitha preokupimeve dhe ankesave të tij.

Është në këtë nivel që njerëzit duhet të ndizen, përndryshe nuk do ta kenë kurajon dhe vendosmërinë, kurajon ose ndershmërinë ose dhemshurinë për të përballur diçka të kësaj madhësie. Dhe kjo është arsyeja përse Zoti po ju jep çelsin, ingredientin sekret, atë gjënë që do ta bëjë të gjithë ndryshimin – të gjithë ndryshimin në jetën tuaj si individ dhe të gjithë ndryshimin në jetën e njerëzimit në përgjithësi. Sepse Zoti ka vendosur një Dije të thellë brenda jush. Dhe kjo nuk është e korruptuar ose e kontaminuar nga bota dhe të gjitha iluzionet dhe tragjeditë e saj, vuajtjet dhe degradimet e saj.

Zoti jua ka dhënë fuqinë që do t’ju duhet. Është e dhënë në Shpalljen e Re të Zotit për botën, ndoshta Shpallja më e rëndësishme e dhënë ndonjëherë – e dhënë tani për të shpëtuar njerëzimin nga vetvetja; e dhënë tani për të shpëtuar qytetërimin njerëzor; e dhënë tani për t’i shpenguar të gjithë ata që mund t’i përgjigjen; e dhënë tani me një urgjencë të madhe, paralajmërim të madh, por edhe me Bekimin e madh nga Krijuesi. Sepse Zoti nuk do t’ju shohë duke dështuar në oren e nevojës më të madhe.

Mos u tërhiqni në jetën tuaj të vogël të frikshme. Mos u tërhiqni në hije. Mos u preokuponi me gjëra të vogla, ose me romanca pa kuptim që nuk kanë ku të venë në një botë në ndryshim.

Kjo është një thirrje për ta përballuar rastin më të madh në histori. Është një thirrje dhe një nevoje aq e madhe dhe aq e thellë saqë po ta dallonit edhe pjesërisht, do t’jua ndryshojë plotësisht prioritetet, veprimet dhe synimet tuaja.

Dallgët e Mëdha të ndryshimit do të zbulojnë korrupsionin njerëzor, mashtrimin njerëzor, injorancën dhe budallallëkun njerëzor. Por kanë edhe fuqinë për të gjeneruar një forcë aq të madhe, që forca më e madhe, qëllimi më i madh dhe dhurata më e madhe nga Krijuesi mund të aktivohet dhe të sillet në shërbim të madh për botën.

Por për ta parë zgjidhjen, duhet ta shihni sfidën. Duhet ta shihni urgjencën botërore. Dhe duhet të jeni pjesë në të, sepse jeni pjesë në të. Duhet ta gjeni vendin dhe rolin tuaj. Duhet të përgatiteni nëpërmjet Shpalljes. Duhet t’i gjeni sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Nëse mund ta bëni këtë gjë, roli juaj individual do të fillojë të dalë me ngadalë ndërsa e vëni jetën tuaj në regull dhe fitoni vizionin për të parë se çfarë po ndodh në botën tuaj dhe në jetën tuaj.

Mos kërkoni ndriçim. Mos kërkoni shpëtim, sepse nuk ka shpëtin. Ka vetëm kontributë dhe bashkëpunim, ose ka dështim dhe katastrofë.

Qoftë kjo kuptueshmëria juaj.

Gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 22 korrik 2009
në Halep, Siri

Ndërsa gjithçka duket normale këto kohë, Dallgët e Mëdha të ndryshimit po vijnë në botë, ndryshim në një nivel të paparë, ndryshim që do të ndikojë te çdo njeri në botë.

Më të mëdha se luftat botërore do të jenë. Më të mëdha se epidemitë e së kaluarës do të jenë. Dallgë të Mëdha ndryshimi.

Njerëzimi e ka plaçkitur botën dhe e ka shkatërruar trashgiminë e tij natyrore në një nivel aq të madh, saqë bota tani do të ndryshojë, duke u bërë një vend më i vështirë për familjen njerëzore.

Është dashur një kohë shumë e gjatë për t’i krijuar kushtet që do të sjellin Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Dhe të gjithë kanë marrë pjesë në një farë mase, prandaj nuk ka një person, organizatë ose komb vetëm për të fajësuar plotësisht. Kombet e pasura kanë marrë më shumë, por të gjithë kanë marrë nga bota – edhe më të varfërit, që kanë marrë aq pak dhe që kanë aq pak. Të gjithë kanë përgjegjësi.

Është një situatë tani që duhet të merrni në konsideratë për të ardhmen dhe për të cilën duhet të përgatiteni në kohën e sotme. Sepse do të ketë migracione njerëzore të mëdha, tani që rajonet e thata të botës do të humbasin mundësinë për të prodhuar ushqim, tani që burimet e ujit do të rrallohen dhe konflikte midis kombeve dhe grupeve brenda kombeve do të lindin për të përcaktuar se kush do të ketë akses te burimet që ngelen. Pavarësisht nga mënyra se si këto konflikte mund të maskohen si politike apo fetare, do të jenë kryesisht një luftë për burime natyrore.

Bota bën të njëjtën zhurmë – dridhjet edhe zhurmat e një qyteti të madh. Është vetëm shenja e një ndryshimi të madh që po vjen, të cilin njerëzit nuk po e shohin sepse nuk i përgjigjen Dijes, zgjuarsisë së thellë që Krijuesi i të gjithë jetës ka vendosur brenda çdo personi për ta udhëzuar, për ta mbrojtur dhe për ta sjellë te veprat e mëdha të jetës së tij.

Miliona njerëz do të duhet të largohen nga rajonet e thata të botës. Rajonet bregdetare do të përmbyten dhe do të preken nga stuhira jashtëzakonisht të fuqishme dhe nga mot i egër. Njerëzit do të duhet të lëvizin për arsye ekonomike, falimentimi i ekonomive lokale, dhe ndonjherë i ekonomive kombtare.

Ku do të shkojnë të gjithë këta njerëz, që nuk panë dhe nuk kuptuan? Kush do t’i pranojë në vendin e tyre? Kush do ta pranojë rrjedhjen e mijërave dhe milionave njerëz, të cilët do të duhet tani të lënë atdheun e tyre ose të shpërngulen brenda kombit të tyre?

Përçarja shoqërore do të jetë pamasë. Tensioni politik do të jetë pamasë. Thirrja për dhembshuri dhe për t’i dhënë fund grindjeve do të jetë pamasë. Do të jetë një tragjedi dhe një nevojë humanitare në një shkallë të paparë.

Bota nuk mund të bjerë në kaos, përndryshe njerëzimi nuk do të ketë të ardhme. Me të vërtetë, ajo që është në lojë këtu është shpëtimi i qytetërimit njerëzor. Qytetërimi njerëzor që duket aq dominant, aq i fuqishëm dhe aq mirë i themelosur sot, të nesërmen e në ditët që do të vijnë do të duket gjithmonë e më i brishtë e i prekshëm.

Është vërtet tani një garë për të shpëtuar njerëzimin nga shembja dhe shkatërrimi. Kjo është diçka që çdo person mund të shohë pasi të jetë lajmëruar për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, pasi të fillojë të dëgjojë zhurmat e botës e të shohë shenjat që prodhon bota.

Njerëzit sot tashmë e ndjejnë se gjërat nuk janë normale, se gjërat nuk janë në rregull. Ka frika të mëdha në lidhje me perspektivën e njerëzimit në të ardhmen. Dallgët e Mëdha të ndryshimit tashmë po fillojnë të ndikojnë te popujt e botës, duke zvogëluar ekonomitë e kombeve, duke i detyruar njerëzit në situata më të rënda tensioni dhe konkurrence. Sot tashmë ka luftë të madhe për të përcaktuar se kush do të ketë akses te ushqimi, uji dhe burimet energjetike në shumë, shumë vende të botës.

Ende kush po shikon për shenjat, shenjat që Dallgët e Mëdha të ndryshimit janë tani duke ardhur? Kush po bën kujdes? Dhe nga ata pak që po bëjnë kujdes, kush ka kurajon dhe fuqinë për të parë se kjo është një thirrje – një thirrje për shërbim dhe kontributë; një thirrje për ta për të rikonsideruar jetën e tyre, rrethanat e tyre, aktivitetet dhe detyrimet e tyre?

Migracionet njerëzore do të jenë një nga problemet e mëdha që Dallgët e Mëdha të ndyshinit do të krijojnë. Në qytetet e mbipopulluara të vendeve të varfra, ku do të shkojnë këta njerëz, dhe si do të jetojnë? A do të lihen të vdesin, nga lufta dhe nga uria? Kjo është diçka që disa njerëz në botë sot po fillojnë të marrin në konsideratë, sepse shenjat janë shumë të qarta.

Nuk është fundi për njerëzimin, por një tranzicion në një botë të ndryshme – një botë të re, një botë me burime të pakësuara, një botë që do të ketë nevojë për bashkëpunim të jashtëzakonshëm midis kombeve nëse qytetërimi njerëzor mund të mbijetojë.

Popujt që do duhet të largohen nga zonat e prekura, do të duhet të thithen nga kombe rreth botës. Nuk mund të shkojnë te vendi fqinj, sepse vendi fqinj ndoshta do të përballojë të njëjtën krizë. Do të jetë një diasporë e madhe, një shpërndarje popujsh larg mënyrës së jetesës së tyre tradicionale në një seri rrethanash shumë të ndryshme. Kjo do të krijojë tensione dhe vështirësira të mëdha.

Kryesore këtu është si do t’i ushqeni popujt e botës, kur bota do të humbasë 30% të bujqësisë së saj, gjë e cila me të vërtetë po ju pret? Moti i egër, ndryshimi i klimës dhe ndikimi mbi sistemet biologjike dhe gjeologjike të tokës do të sjellin aq shumë mosbalancim saqë edhe po të gjenit një shtëpi për të gjithë popujt e çvendosur, si do t’i ushqeni? Dhe banorët e vendeve mikpritëse, si do t’i përgjigjen kësaj gjëje?

Këto janë pyetje që ende nuk kanë përgjigje, pyetje të cilat duhet të merrni tani në konsideratë – ju që ndodheni në pragun e një ndryshimi të madh, ju që ndoshta e keni luksin t’i konsideroni këto gjëra, të planifikoni jetën tuaj dhe t’i riorganizoni prioritetet tuaja.

Qytetet do të mbushen aq shumë me njerëz, saqë do të jetë e vështirë për t’i furnizuar me ujë dhe me ushqim, edhe në vendet e zhvilluara, në vendet ku ka më shumë bollëk. Si do t’i ushqeni një milion njerëz të shtuar në një qytet tashmë me miliona njerëz. Qytetit të mbipopulluar, mund t’ia dëgjoni zhurmën. Sa mund të mbajë një qytet? Sa është limita e furnizimit të tij? Sa është toleranca e njerëzve të tij?

Situata do të bëhet aq e ashpër saqë edhe familjet në vendet e pasura do të duhet të konsiderojnë të marrin një familje nga një vend i varfër në shtëpinë e tyre. Sa veta do të duan ta bëjnë këtë gjë? Sa keq do të duhet të bëhet gjendja, përpara që preferencat, paragjykimet dhe kërkesat personale të zëvendësohen nga një nevojë kritike?

Nuk do të ketë mjaftueshmërisht tepricë ushqimi thjesht për t’ia dërguar vendeve të prekura. Nuk do të ketë mjaftueshmërisht. Nëse njerëzimi humbet një përqindje të prodhimit të tij ushqimor, nuk ka rëndësi se sa para shpenzohen.

Bota po plaçkitet. A do të vazhdoni ta plaçkitni akoma gjithmonë e më shumë?

Kjo është pasiguria e madhe në këtë situatë – si do të përgjigjet njerëzimi? Sa është përgjegjësia njerëzore, domethën aftësia njerëzore për t’u përgjigjur? Edhe udhëheqësit e kombeve janë të verbër. Edhe udhëheqësit e institucioneve fetare janë të verbër. E shohin botën vetëm ashtu siç e kanë zakon ta shohin. E shohin botën vetëm ashtu siç e besojnë të jetë e vërtetë nga e kaluara. Por këto gjëra nuk do të jenë më të vërteta.

Do të ketë migracione njerëzore të mëdha nëpër botë. Disa do të jenë normale, por një pjesë e madhe do të duhet të organizohet dhe të miratohet midis kombeve. Nëse kombet ia mbyllin derën popujve të çvendosur, do të jetë një tragjedi e paparë. Kjo tragjedi do ta zhytë botën në luftë dhe në konflikt.

E gjithë kjo është e pashmangshme, duke pasur parasysh qëndrimin e njerëzimit, përdorimin e tij të botës dhe marrëdhëniet midis kombeve. Sigurisht do të arrini në një pikë ngopje. Sigurisht do të ndikoni te bota në mënyrë të tillë që bota nuk do të përgjigjet në dobinë tuaj. Sigurisht do të arrini në një pikë krize.

Ka individa largpamës që e kanë parë se po vjen kjo gjë. Por njerëzimi është i shurdhër, i vërbër dhe memec dhe vazhdon me dashje në ndjekjen e tij të pasurisë dhe të fuqisë – lehtë i korruptuar, lehtë i mashtruar, i dëshpëruar ndër të varfërve, i paaftë për të kontrolluar popullsinë e tij, i paaftë për të kontrollur përdorimin e tij të burimeve natyrore, i paaftë për të kufizuar konfliktet dhe paragjykimet e tij historike. Si një fëmijë kokëfortë, po shkon me vrull në të ardhmen – i pavëmendshëm, duke mos menduar përpara, duke mos shikuar përpara, vetëm duke plotësuar nevojat e ditës.

Në këtë moment mund të ndodheni në mes të një qyteti prej dy milion banorësh, dhe pas njëzet vjet do të jetë i shkretë. Çfarë do të ndodhë? Si do të përgjigjet bota?

Nëse mund të shihni pa frikë dhe paragjykim, do t’ju bëhët e qartë. Nuk keni nevojë të jeni gjeni për ta parë. Duhet vetëm të jeni të mençur dhe objektiv. Por si do të përgjigjen njerëzit është diçka që nuk mund të parashikoni. Sepse njerëzit mund të vendosin se si do të përgjigjen. Kanë mundësinë të zgjedhin në këtë nivel.

Nuk mund t’i ndaloni Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Mund t’i zbusni, ato dhe ndikimin e tyre, dhe mund të përgatiteni për to, por nuk mund t’i ndaloni dot tani.

Nesë njerëzit nuk mund të ndryshojnë në bazë të ndërgjegjes dhe vizionit të tyre të botës, atëherë do të duhet të ndryshojnë përballë situatave të vështira dhe krizave. Është një mënyrë mësimi e dobët, me siguri. Është edukimi i budallenjve, me siguri. Por edukimi duhet të ndodhë sepse njerëzimi duhet t’i adaptohet një bote në ndryshim, një bote në tatëpjetë.

Popujt e varfër të botës, çfarë mund të bëjnë tani për t’u përgatitur? Nuk kanë ndonjë fuqi shoqërore, ndonjë mobilitet shoqëror. Nuk mund të bëjnë thjesht plaçkat gati dhe të shkojnë në një vend të pasur. Janë të bllokuar. Janë të ngecur. Atëherë përgjegjësia qëndron tek popujt e pasur dhe tek kombet e pasura për të treguar rrugën. Por edhe në kombet e pasura, ka pak njerëz që mund të shohin. Njerëzit kudo, të pasur apo të varfër, shumë shpesh nuk duan ta rikonsiderojnë jeten e tyre dhe t’i ndryshojnë qëndrimet dhe parimet e tyre. Është një problem në zhvillimin njerëzor.

Bota do të ngrohet. Tokat do të hapen, por nuk do të mundeni të rritni një sasi të madhe ushqim mbi to. Dhe moti i egër do të jetë problem kudo – duke pakësuar burimet natyrore të kombeve, duke sjellë katastrofa njëra pas tjetrës.

Njerëzimi do të duhet të lëvizë në një tjetër lloj ekuilibri me jetën në të ardhmen, në një tjetër lloj stabilitet në botë. Pyetja e madhe që ju përballon është: çfarë do të ndodhë midis tani e atëherë? Nëse njerëzit janë të verbër e nuk i shohin Dallgët e Mëdha të ndryshimit duke ardhur në horizont; nëse njerëzit nuk duan ta rikonsiderojnë jetën e tyre, detyrimet e tyre dhe rrethanat e tyre; nëse nuk duan t’i tejkalojnë paragjykimet dhe inatet e tyre kulturore dhe kombtare, atëherë njerëzimi do të shkojë drejt një mjerimi të madh, ose një seri mjerimesh për të qenë më saktë.

Burri ose gruaja e Dijes e sheh këtë gjë, me siguri. Nuk e mohojnë. Nuk mundohen të shohin një rezultat të preferuar. E shohin se çfarë po ndodh dhe i ndryshojnë rregullisht konkluzionet e tyre me ndryshimin e situatës, me afrimin e Dallgëve të Mëdha . Mund të jeni të sigurt se Dallgët e Mëdha janë duke ardhur, por nuk e dini se si do të ndikojnë te bota ose kur do të godasin. Dhe pasiguria e madhe është si do të përgjigjet njerëzimi.

Atëherë burri ose gruaja e Dijes është duke parë – duke parë pa patur ndonjë konkluzion fiks, duke parë pa e dënuar botën, duke parë pa e humbur shpresën, duke parë pa u bërë cinik ose mospërfillës, duke parë pa fajsuar udhëheqësit, individët ose kombet, duke parë për shenjat që po jep bota, për të treguar se si, ku e kur Dallgët e Mëdha do të godasin.

Burri ose gruaja e Dijes ka lëvizur në toka më të larta, në jetën e tyre të jashtme si dhe brenda vetes, duke e bazuar jetën e tyre mbi Dijen, zgjuarsinë e thellë – një zgjuarsi që nuk ka frikë nga bota, që nuk ka frikë nga ndrysimi dhe që mund të përballojë çdo gjë sepse është një zgjuarsi e dhënë nga Zoti. Është e urtë. Është e dhembshur. Është objektive.

Këtu, burri ose gruaja e Dijes nuk insiston për ndonjë zgjidhje, por përkundrazi është duke parë dhe duke inkurajuar sjellje pozitive, ndërgjegje pozitive dhe veprime pozitive. Por nuk mbështeten vetëm tek shpresa, sepse shpresa është shumë e dobët, shumë lehtë e thyer, shumë lehtë e zvogëluar dhe e shfryr.

Fuqia e tyre është fuqia e Dijes – një fuqi që nuk zvogëlohet përballë vështirësive ose pasigurive, një fuqi që nuk dobësohet nga tragjeditë ose krizat. Ata shohin në mënyrë të qartë dhe i përgjigjen në mënyrë të përshtatshme situatave të ndryshueshme që menjëherë shohin rreth tyre dhe në botë në përgjithësi. Ata nuk kanë frikë të shohin, sepse Dija është fuqia e tyre.

Të gjithë të tjerët do të jenë në mohim në përgjithësi. Dhe ata pak njerëz që e shohin gravitetin e situatës do t’i bazojnë të gjithë shpresat e tyre në disa zgjidhje që të gjenerohen dhe të aplikohen. Ky do të jetë burimi i shpresës së tyre, por është një themel shumë i dobët. Sepse e gjithë baza e sigurisë së tyre bazohet në disa ngjarje dhe në disa ndryshime. Por këto ngjarje mund mos të ndodhin. Ndryshimet mund mos të ndodhin. Atëherë ku do të jenë ata, përveç në një gjendje dëshpërimi? Sepse themeli i tyre është i bazuar mbi rrethanat, jo mbi fuqinë e Dijes.

Do të kenë besim në disa udhëheqës, të cilët ata mendojnë se do t’i shpëtojnë. Por nuk ka asnjë udhëheqës në botë që mund t’i ndalojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Do të besojnë në mirësinë e njerëzimit, por njerëzimi do të veprojë në mënyrë shumë të dobët, sidomos në fillim të Dallgëve të Mëdha. Do të besojnë në një ideologji, në një sistem ekonomik, në teknologjinë ose në përparime në shkencë, por kur këto do të duken të papërshtatshme ose të pamjaftueshme, shpresa e tyre do të shembet.

E shihni sa e dobët është kjo, sa e bazuar është në idera ose abstraktime, ose në disa situata që të ndodhin, për të cilat në realitet ka shumë pak mundësi që të ndodhin? Optimizmi juaj nuk mund të bazohet në një rezultat të preferuar.

Bota po ndryshon. Duhet të ndryshoni me të. Duhet të lëvizni me të. Duhet ta vëzhgoni. Si një kapiten anijeje në det, duhet të vëzhgoni kohën dhe dallgët. Duhet të shikoni tek barometri. Duhet t’i përshtatni velat tuaja në përputhje me rrethanat. Nuk mund të uleni me nge dhe të besoni se gjithçka do të rregulohet, sepse kjo është një shpresë që fsheh frikë dhe pasiguri, dhe frika dhe pasiguria do ta mbytin anijen.

Kjo është arsyeja pse duhet ta keni themelin te Dija. Zoti jua ka dhënë për të qenë piloti juaj, udhërrëfyesi juaj dhe busulla juaj. Pa të do të keni vetëm ëndrra, shpresa, dëshira dhe fantazira për ta bazuar pikëpamjen tuaj pozitive, dhe asnjëra nga këto nuk do t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Do të zhgënjeheni. Do të frustroheni. Do të shqetësoheni. Do të inatoseni. Do të zhgënjeheni, sepse nuk kishit një themel.

Teknologjia do të jetë e rëndësishme, por nuk do ta shpëtojë njerëzimin. Një sistem politik mund të preferohet mbi një tjetër, por nuk do ta shpëtojë njerëzimin. As nuk do të pranohet kudo mjaftueshmërisht për të sjellë bashkëpunimin dhe ndihmën që do të duhet.

Duhet të shikoni përpara, me sy të qarta, duke qenë të gatshëm për të parë çfarëdolloj gjëje që po vjen në horizont – pa e dënuar, pa e mohuar, pa patur ndonjë konkluzion të menjëhershme. Si kapiteni i një anijeje në det, po vëzhgoni dhe po i përgjigjeni rrethanave të ndryshueshme.

Duhet ta keni këtë siguri të brendshme dhe fuqinë e Dijes për ta bërë këtë gjë, përndryshe nuk do ta bëni dot. Do të jeni në mohim. Do të mundoheni të fsheheni. Do të mundoheni të jetoni poshtë një guri. Do ta vëni të gjithë besimin tuaj në ndonjë nocion ose ideologji. Do t’i mohoni Dallgët e Mëdha si një pikëpamje negative në jetë. Do të jeni të verbër dhe budallenj duke pretenduar se jeni të zgjuar.

Budallalleku i njerëzimit është më tragjik kur është i fhehur poshtë një lustri racionaliteti dhe zgjuarsie. Do ta shihni këtë kudo rreth jush, me siguri. Do ta shihni mohimin. Do ta shihni fajësimin. Do t’i shihni mendimet ëndërrimtare. Do ta shihni besimin e verbër në shkencën dhe teknologjinë, në qeverisje të posatçme ose në një udhëheqës të veçantë.

Njerëzit i besojnë këto gjëra sepse nuk kanë një themel. Nuk kanë fuqi të brendshme të vërtetë. Mund t’i përballojnë vështirësitë në botë, por nuk e kanë qartësinë e mendjes për të parë se çfarë po vjen, çfarë po vjen drejt tyre dhe që do t’jau ndryshojë jetën. Atëherë i humbasin oportunitetet e mëdha të jetës. Nuk i shohin shenjat e jetës. Nuk i shohin paralajmërimet e jetës sepse nuk mund të shohin me qartësi. Është një problem thelbësor për çdo person.

Njerëzit ankohen çdo ditë. Disa njerëz ankohen vazhdimisht. Por të ankohesh nuk është të shohësh. Të ankohesh nuk është të ndjekësh rrethanat e ndryshueshme të jetës suaj. Të ankohesh është të jesh si një bebe e vogël që vetëm qan e qan, ose si një fëmijë e vogël që bërtet kur nuk merr dot atë që do.

Atëherë, duhet të ndaloni të ankoheni dhe të filloni të shihni, dhe të zhvilloni forcën për të parë, ta pastroni mendjen tuaj nga gjykimet dhe dënimet. Merrini Hapat drejt Dijes për të ndërtuar lidhjen tuaj me zgjuarsinë e thellë që Zoti ka vendosur brenda jush, sepse është vetëm kjo zgjuarsi që do t’ju shpëtojë.

Arsyeja njerëzore pa Dije është vetëm mendim konvencional, i verbër dhe budalla, i pazoti për t’iu adaptuar rrethanave të ndryshueshme. Po bota mos të ndryshonte, mund të jetonit në një seri supozimesh. Por po përballoni ndryshimin më të madh që njerëzimi ka përballuar ndonjëherë, prandaj këto supozime tani do të bëhen rreziqë të mëdha për ju dhe për të gjithë rreth jush.

Ky paralajmërim është një dhuratë dashurie nga Krijuesi i të gjithë jetës. Është pjesë e një Mesazhi të Ri për njerëzimin, për ta përgatitur njerëzimin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, për ta përgatitur njerëzimi për takimin e tij me jetën inteligjente në univers, për të sjellë Dije dhe Urtësi në botë që janë zhvilluar diku tjetër në univers, për të qartësuar marrëdhënien e njerëzimit me Perëndinë dhe natyrën e vërtetë të përgjegjësisë njerëzore.

E ardhmja dhe rezultati i kësaj gjëje janë në duart e çdo personi, sepse çfarëdollojë gjëje që do të ndodhë do të jetë pasoja e vendimeve që njerëzit do të marrin. Pyetja që lind është: çfarë do të frymëzojë këto vendime? A do të jetë fuqia e Dijes, apo gjithçka tjetër që prezantohet si fuqi?

Mos mendoni se nuk keni fuqi në këtë drejtim, sepse e ardhmja juaj do të bazohet mbi vendimet dhe veprimet që do të merrni sot. Këto veprime do të varren nga njerëzit me të cilët shoqëroheni dhe ndikimi i tyre mbi ju.

Prandaj, Mesazhi i Ri nga Zoti ju jep përgjegjësira të mëdha dhe ju tregon se nuk mund t’iu shpëtoni ketyre përgjegjësive. I pasur apo i varfër, pavarësisht nga rrethanat tuaja, fuqia dhe prania e Dijes jeton brenda jush, në pritje për t’u zbuluar. Keni nevojë tani për të më shumë se sa për gjithçka tjetër – më shumë se sa për pasuri, më shumë se sa për siguri, më shumë se sa për rehat, më shumë se sa për kënaqësi, më shumë se sa për martesë, më shumë se sa për familje – më shumë se sa për gjithçka tjetër.

Pa Dijen do të jeni të verbër. Do të ndiqni frikat dhe manitë e njerëzve rreth jush. Do të ecni në të ardhmen pa ditur se çfarë po përballoni. Dallgët e Mëdha do t’ju zënë në befasi. Nuk do t’i shihni duke ardhur.

Kjo është thirrja e madhe tani për ndërgjegje dhe përgjegjësi njerëzore. Keni kohë, por jo shumë kohë. Keni kohë për ta rikonsideruar jetën tuaj, por jo shumë kohë. Keni kohë për të ndërtuar një bazë mbi Dijen, por jo shumë kohë. Keni kohë për të mbledhur fuqitë dhe rezervat tuaja. Keni kohë për të filluar të vëzhgoni nga kulla e vrojtimit për të parë se çfarë po vjen drejt jush, çfarë po vjen në horizont – në rajonin tuaj si dhe në botë në përgjithësi.

Këtu, në vend që të keni bisedime intelektuale dhe teorike, duhet që të përgatisni jetën tuaj dhe marrëdhëniet tuaja kryesore. Ideologjia juaj madhështore nuk do të ketë asnjë kuptim përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Një dijetar mund të mbytet ashtu si një budalla.

Ky është një mesazh i fuqishëm për t’ju zgjuar, për t’ju nxjerrë nga memdimet tuaja preferenciale e të kushtëzuara, nga qëndrimet dhe supozimet tuaja, besimet tuaja dhe të gjitha gjërat që i shmangeni që tani duhet të shihni.

Zoti do që njerëzimi të mbijetojë e të ecë përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit, por çfarë do Zoti dhe çfarë do të bëjnë njerëzit nuk është e njëjta gjë, e shihni. Kjo është arsyeja përse Zoti duhet të dërgojë tani një Mesazh të Ri në botë, për ta përgatitur njerëzimin për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara dhe për t’ju përgatitur, jo vetëm për t’i mbijetuar Dallgët e Mëdha të ndryshimit, por për të qenë kontributor brenda tyre, sepse kjo është arsyeja përse keni ardhur në botë.

Në një nivel më të thellë e dini këtë gjë. Është e qartë. Ka qenë gjithmonë e qartë. Në një nivel më të thellë e dinit se do të hynit në botë në kohën e një ndryshimi dhe një rrëmuje të mëdha. Nuk ka ndonjë dyshim aty. Nuk ka ndonjë mosmarrëveshje aty.

Është qëllim dhe misioni juaj tani që të bëheni kontributor përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Por kjo ndërgjegje dhe kjo siguri ndodhin në një nivel më të thellë në mendjën tuaj, poshtë sipërfaqes së mendjes në të cilën jetoni, mendoni dhe e kaloni jetën tuaj.

Atëherë, Ne i bëjmë thirrje përgjegjësisë suaj, llogaridhënies suaj dhe ndershmërisë suaj, për të qenë me të vërtetë të sinqertë me vetveten, për ta nderuar atë që thellësisht dini, për ta zbuluar, atë dhe çfarë do të thotë dhe si do t’jau drejtojë jetën nga kjo ditë përpara. Për këtë gjë, keni bekimin Tonë. Për këtë gjë, keni të gjithë fuqinë e Krijimit.

Angazhimi

Angazhimi

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 16 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Sot do të flasim për Zotin, Autoritetin e Lartë.

Autoriteti i Lartë po ju flet tani, nëpërmjet Pranisë Engjellore, i flet pjesës suaj që është qendra dhe burimi i Qenies suaj. Ju flet matanë kondicionimit tuaj shoqëror, matanë ideve dhe besimeve tuaja, dhe matanë ideve dhe besimeve të kulturës suaj, madje edhe të fesë suaj.

Autoriteti i Lartë ka një Mesazh për botën dhe për çdo njeri në botë. Mesazhi është më shumë se një ide. Është edhe më shumë se një seri idesh. Është një thirrje dhe një konfirmin, që ju thërret për t’u përgjigjur dhe që konfirmon se ka një natyrë të thellë brenda jush dhe brenda gjithë njerëzve në botë. Konfirmimi është një pikë kthese në aftësinë tuaj për t’u përgjigjur.

Fuqia dhe Prania udhëheqin mbi universin fizik, një univers më i madh dhe më i shtrirë se sa ndoshta mund ta përfytyroni, edhe matanë universit fizik në fushat e mëdha të Krijimit, gjë që është diçka që shumë pak njerëz në botë kanë menduar të mundshme.

Autoriteti i Lartë ju flet në vendin tuaj më privat, qendra e Qenies suaj, thellë poshtë sipërfaqjes së mendjes suaj.

Kjo është marrëdhënia juaj më e madhe dhe Burimi i kuptimit dhe qëllimit në të gjitha marrëdhëniet tuaja me njerëzit, me vendet, madje edhe me gjërat.

Keni nevojë tani që ky Autoritet i Lartë t’i flasë pjesës suaj të thellë, për t’ju bashkuar me pjesën tuaj të thellë, për t’ju përgatitur për të jetuar në një botë të re dhe për t’ju angazhur me një univers me jetë inteligjente, i cili është Komuniteti i Madh i jetës. Nuk i dini këto gjëra, por bëjnë pjesë te ju.

Ndoshta e keni ndjerë natyrën tuaj të thellë në kohë qartësie, në kohë parandjenje, ndoshta edhe në kohë zhgënjimi, kur keni pasur mundësinë të dëgjoni matanë dëshirave dhe frikave tuaja, dhe matanë dëshirave dhe frikave të të tjerëve,

Autoriteti i Lartë po ju bën thirrje, nëpër Korridoret e Vjetër të mendjes suaj, ju bën thërrje matanë besimeve dhe preokupimeve tuaja.

Sepse Zoti ka folur përsëri dhe Fjala dhe Zëri janë në botë. Është një komunikim i thellë, shumë më i thellë se sa intelekti juaj mund të përfytyrojë.

Flet për një qëllim më të madh, një përgjegjësi më të thellë dhe një shoqëri më të madhe, si brenda dhe matanë kësaj bote. Dhe nëpërmjet kësaj lidhjeje, ju bëheni një urë – një urë për te bota, një urë për tek Shtëpia juaj e Vjetër, nga e cila keni ardhur dhe tek e cila do të ktheheni.

Njerëzit duan shumë gjëra. Kanë frika të mëdha – frikën e humbjes, frikën e të mos paturit, frikën e privimit, frikën e sthypjes, frikën e dhimbjes dhe vuajtjes, dhe dhimbjen e vdekjes.

Por Autoriteti i Lartë flet matanë gjithë ketyre gjërave. Është Krijuesi që i flet Krijesës.

Krijesa brenda jush është mendja e thellë të cilën Ne e quajmë Dije. Është pjesa juaj e përhershme. Është pjesa që ekzistonte para kësaj jete dhe që do të ekzistojë pas kësaj jete, duke udhëtuar nëpër fushat e Ndarjes, e udhëzuar vetëm nga fuqia e Zërit.

Njerëzit duan shumë gjëra. Kanë frika të mëdha. Shumë njerëz kanë besime fikse. Por Autoriteti i Lartë i flet matanë ketyre gjërave të gjithëve që mund të shohin e të dëgjojnë dhe që mund të përgjigjen në një nivel të thellë.

Ju nuk mund ta kuptoni këtë gjë. Është më e madhe se mendja juaj. Nuk mund ta debatoni, sepse është matanë aftësive tuaja.

Është misterioze sepse është e thellë. Origjinën e ka matanë kësaj dhe të gjitha botëve, prandaj nuk mund ta përfytyroni dot.

Por eksperienca është aq e thellë, saqë mund të ndryshojë drejtimin e jetës suaj dhe t’ju zgjojë nga ëndrra e Ndarjes, për t’ju thirrur jashtë preokupimeve tuaja, shoqërisë suaj dhe gjithçkaje tjetër, në mënyrë që mund ta dëgjoni Zërin e Vjetër, aq i vjetër sa flet për një jetë matanë kuptueshmërisë suaj. Por një jetë që është jeta juaj.

Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Zoti e di pse jeni këtu. Zoti ju ka dërguar këtu për një qëllim. Planet dhe synimet tuaja rrallë e marrin këtë gjë parasysh.

Është diçka më e madhe. Është diçka më e thjeshtë dhe më pak madhështore. Është diçka thelbesorë për Qenien tuaj, për natyrën tuaj dhe për synimin tuaj.

Është marrëdhënia më kryesore që keni, dashuria më e thellë, prirja më e madhe. Ju bashkon me veten tuaj dhe e sjell jetën tuaj në fokus.

Ju thërret jashtë situatave të dëmshe ose që nuk kanë ndonjë perspektivë për ju. Ju thërret në një pjesëmarrje më të madhe në botë, të udhëzuar nga Zëri i Vjetër misterioz, një Zë ndryshe nga çdo gjë që keni dëgjuar ndonjëherë, më i thellë se çdo gjë që keni ndjerë ndonjëherë, me i madh se çdo gjë që mund të shihni ose prekni.

Njerëzit duan shumë gjëra. Janë të nxitur nga frika të mëdha. Edhe qejfet e tyre janë plot me frikë dhe ankth.

Mirëpo Zëri i Vjetër është matanë frikës, dhe kur përgjigjeni jeni matanë frikës.

Kush mund të thotë se çfarë është kjo? Kush mund ta përcaktojë ketë gjë?

Mos jini budalla të mendoni përsa i përket produktivitetit. Mos jini analitik. Sepse kjo ndodh në një nivel më të thellë.

Mos u tërhiqni nga kjo gjë. Sepse kjo është jeta juaj, qëllimi juaj dhe thirrja juaj.

Prania dhe Hiri janë me ju. Por ju shikoni gjëra të tjera. Mendja juaj është diku tjetër. Ajo që ju shpengon dhe ju rikthen është me ju tani. Por ju shikoni në drejtimin tjetër.

Shpallja është në botë. Zoti ka ardhur përsëri me një Mesazh më të madh për njerëzimin dhe një përgatitje për një të ardhme të vështirë e të rrezikshme për familjen njerëzore.

Çfarë është kjo? Çfarë do të thotë? Pse po ndodh? Si mund të përgatitemi?

Vetëm Shpallja mund t’iu përgjigjet ketyre pyetjeve. Duke ndënjtur mënjanë, nuk mund t’iu përgjigjeni ketyre pyetjeve.

Njerëzit duan shumë gjëra. Janë shumë të hutuar. Janë shumë të shqetësuar. Por nuk e dinë se ku janë ose ku po venë. Qëllimet e tyre janë për pjesën më të madhe qëllimet e shoqërisë. Nuk e dinë se ku po shkojnë në jetë, pse janë këtu, kush i ka dërguar, çfarë do t’i rikthejë, t’i plotësojë e t’i japë qëllim e drejtim në jetë.

Zëri i Vjetër po ju flet tani. Dhe do ta dëgjoni Zërin e Vjetër që do të përgjigjet brenda jush, sepse lidhja juaj është shumë e thellë. Është si lumenjtë që rrjedhin nëntokë poshtë shkretëtirës, lumenjtë nëntokësor me ujin më të pastër, por të cilët nuk mund të shihen nga sipërfaqja dhe nuk mund të gjenden, përveç me mënyra të tjera.

Ndërsa e jetoni jetën tuaj në sipërfaqe, thellë brenda jush jeni të lidhur me Perëndinë. Dhe kjo lidhje ndihet nëpërmjet Thirrjes dhe përgjigjes, duke ndjekur një Zë më të thellë dhe një drejtim më të madh.

Njerëzit pyesin Pse? Pse po ndodh kjo? Ata duhet të ndalen e të mësojnë të dëgjojnë për ta sjellë vëmendjen e tyre plotësisht te ky moment, në mënyrë që mund të dëgjojnë, të ndjejnë e të shohin se Shpallja po i lëviz nga brenda.

Kështu i lëviz Shpallja, Shpallja brenda çdo personi. Kështu i flet Zoti botës në një kohë Shpalljeje. Kjo është marrëdhënie në nivelin më të thellë dhe më të rëndësishëm.

Ju nuk mund të shkëputeni nga Zoti. Sepse Zoti shkon me ju kudo. Zoti është me ju në çdo moment, në çdo aktivitet që bëni.

Vetëm në mendimet tuaja mund të shkëputeni, duke u lidhur me gjëra të tjera, duke u identifikuar me gjëra të tjera. Por Zëri i Vjetër është brenda jush, ju thërret për t’u përgjigjur, ju udhëzon, ju përmban.

Për të kuptuar parandjenjat dhe nxitjet e zemrës suaj, duhet të filloni të dëgjoni. Dëgjoni brenda vetes suaj. Dëgjojeni botën pa gjykim ose dënim. Dëgjoni për shenjat e asaj që po vjen. Dëgjoni se si duhet të përgjigjeni. Dëgjoni se me kë duhet të jeni, dhe më kë nuk duhet të jeni.

Këtu ju nuk ndiqni frikën. Këtu nuk ka dënim. Këtu ka një kuptueshmëri më të madhe dhe një mirënjohje më të madhe.

Zoti ka vendosur Dijen brenda jush për t’ju udhëzuar, për t’ju mbrojtur dhe për t’ju sjellë në një jetë dhe në një pjesëmarrje më të madhe në botë. Ndodhet matanë fushës dhe nivelit të intelektit. Ndodh në një nivel më të thellë.

Pasi filloni ta ndjeni këtë gjë, filloni të fitoni një aftësi dalluese më të madhe. Bëheni më të kujdesshëm në lidhje me atë që bëni dhe me kë shoqëroheni. I dëgjoni të tjerët më në thellësi për të parë nëse mund të shoqëroheni me ta dhe se çfarë po ju komunikojnë.

Njerëzit besojnë shumë gjëra, por dinë shumë pak. Jetojnë në sipërfaqen e mendjes, e cila është e turbullt dhe kaotike dhe drejtohet nga erërat dhe pasionet e botës.

Besimet e tyre janë zëvendësim për marrëdhënien e thellë. Preokupimet e tyre janë shmangie të angazhimit të madh që janë të destinuar për të patur.

Duke ndëjtur mënjanë, nuk mund të shohin. Nuk mund të dinë. Nuk mund të përgjigjen. Janë të dominuar nga mendimet e tyre, mendja e tyre dhe reagimet e tyre. Ata janë skllevër, jetojnë në mënyrë skllavërore.

Por Misteri është brenda tyre. Është gjëja më e rëndësishme në jetë. Matanë arritjes së synimeve, sigurimit të pasurisë, të marrëdhënieve e të mirënjohjes në shoqëri, është gjëja më e rëndësishme sepse është fusha e një angazhimi më të madh.

Misteri është burimi i çdo gjëje të rëndësishme. Të gjitha shpikjet dhe kontributat e mëdha, marrëdhëniet e mëdha, eksperiencat e mëdha – të gjitha vijnë nga Misteri – kush jeni, pse jeni këtu, çfarë po ju thërret, marrëdhëniet tuaja të mëdha, fati juaj me disa njerëz në botë, aftësia juaj për të gjetur rrugën tuaj ndërsa të gjithë rreth jush janë në gjumë, duke ëndërruar e të pandjeshëm. Kjo është një rrugë që duhet të merrni, përndryshe jeta juaj do të jetë një ëndërr e turbullt e asgjë më tepër.

Kur të ktheheni te Familja juaj Shpirtërore, pasi ta keni lënë këtë botë, ata do t’ju shohin për të parë nëse e keni kryer detyrën tuaj, nëse e keni krijuar lidhjen e thellë. Dhe do ta dini nëse e keni kryer apo jo.

Këtu nuk ka gjykim ose dënim, vetëm mirënjohje. Këtu ajo që ishtë misterioze më parë bëhet realiteti vetë dhe prioritetet tuaja janë të qarta. Nuk ka hutim. Nuk ka rezistencë.

Dhe do të doni të ktheheni, duke i thënë vetes, “këtë herë do ta mbaj mend. E di tani. Mund ta shoh tani. Do ta mbaj mend.”

Por duhet që ta mbani mend ndërsa jeni këtu. Kjo e bën të gjithë ndryshimin. Ky është fillimi i çdo gjëje të rëndësishme. Kjo është pika kthesë e jetës suaj.

Është misterioze vetëm se jeni të ndarë nga ajo, të kapur në botën e formës, të humbur në botë, duke u rritur si individ, duke iu përshtatur një bote të vështirë dhe në ndryshim. Atëherë vjen diçka për t’jua kujtuar, dhe filloni të ndjeni se Misteri është me ju, dhe brenda jush dhe duke ndikuar te ju.

Burimin e ka matanë realitetit fizik, sepse kush jeni është nga matanë realitetit fizik. Atje ku do të shkoni përfundimisht është matanë realitetit fizike. Por jeni të përcaktuar për të qenë këtu sepse jeni dërguar këtu për një qëllim. Ky është Misteri.

Ne flasim për këto gjëra për t’ju angazhur në një nivel më të thellë, për të thirrur atë që është autentike, për t’i folur asaj pjesës suaj që ju mezi njihni, e cila është pjesa juaj më e madhe. Kjo pjesa juaj do të përgjigjet për shkak të angazhimit Tonë të vjetër.

Keni frikë nga kjo gjë, por e dëshironi në të njëjtën kohë. Është një dëshirë natyrore, më natyrore se gjithçka tjetër që po bëni ose që mund të bëni në botë.

Ky është Angazhimi.