10. Asambleja

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 16 shkurt 2013
në Boulder, Kolorado

Ka një Asamble të madhe, Prania Engjëllore që vëzhgon mbi këtë botë dhe që ka vëzhguar mbi këtë botë për një kohë shumë të gjatë.

Sa ndryshe është kjo nga nocionet dhe besimet e njerëzve, nga mënyra se si këto Qenie të mëdha janë portretizuar në të kaluarën në librat tuaj mbi fenë dhe në dëshminë e disa njerëzve.

Zoti nuk e administron botën. Zoti nuk e drejton klimën. Zoti nuk e lëviz gjakun në venat tuaja, nuk e derdh ujin mbi shkëmbinjtë ose germinon farat në tokë – sepse këto u vunë në lëvizje në fillimin e kohës.

Por Zoti ka përcaktuar një Prani për të vëzhguar mbi botën përmes të gjitha hasjeve dhe episodeve kaotike dhe tragjike në histori – duke vëzhguar për ata individët që tregojnë shpresë më të madhe; duke sjellë gjëra në botë në pikat kthese kyçe në evolucionin e njerëzimit; dhe duke dërguar njërin prej tyre në botë për të sjellë një Mësim të ri dhe një kuptueshmëri të re për të ndryshuar vetëdijen e njerëzimit dhe për të ndryshuar, nëse është e mundshme, drejtimin e njerëzimit në mënyrë pozitive.

Ata që ju nderoni si Lajmëtarët e Mëdhenj, Shenjtorët e mëdhenj, Mësuesit e mëdhenj – të tillë si Jezusi, Buda dhe Muhamedi – vijnë nga kjo Asamble. Por kur ata janë në botë, janë qenie njerëzore. Ajo që i dallon është se ata janë këtu në një mision të madh me një seri përgjegjësish të mëdha dhe një llogaridhënie më të madhe ndaj atyre që i kanë dërguar. Jetët e tyre janë sprova. Jetët e tyre janë kërkuese. Nuk është një udhëtim për ata me zemër të dobët ose për ata që kërkojnë kënaqësi dhe pushim këtu në tokë.

Asambleja vëzhgon mbi botën – duke dëgjuar, duke pritur ato kërkesa që janë me të vërtetë autentike dhe përfaqësojnë një apelim të ndershëm, veçanërisht nëse ato shënojnë një pikë kthese në jetën e një personi, veçanërisht nëse ato tregojnë një demonstrim më të madh të një dëshire për kontakt, jo e lindur nga ambicia, jo e lindur nga budallallëku apo eksperimentimi.

Është sinjali që dikush është gati të fillojë të zgjohet. Vetëm Qielli e di se çfarë është ky sinjal, si tingëllon, çfarë do të thotë dhe si duhet të konsiderohet.

Për ju këtu në tokë, Asambleja është si Qielli – një urë midis kësaj bote dhe Shtëpisë suaj të Vjetër, nga e cila keni ardhur dhe në të cilën do të ktheheni në fund të fundit.

Të gjithë në botë, të gjithë në univers që jeton në Ndarje në realitetin fizik, do të kthehen më në fund në Shtëpinë e tyre të Vjetër.

Por, ndërsa janë këtu, janë të burgosurit e synimeve të tyre. Janë të burgosur në kulturat dhe kombet e tyre, në një univers ku liria është aq e rrallë. Madje, secili është dërguar këtu për një qëllim më të madh – një potencial, një farë urtësie, një mundësi që, duke pasur parasysh rrethanat e duhura dhe duke pasur ndershmërinë dhe vetëdijen e tyre, një jetë më e madhe mund të iniciohet.

Në çdo botë ku qeniet e vetëdijshme kanë evoluar ose kanë migruar dhe kolonizuar në univers, do të ketë një Asamble aty – një Asamble të madhe ose një Asamble të vogël, varësisht nga numri i individëve dhe nga natyra dhe kushtet e asaj kulture dhe kombi në univers.

Është një Plan në një shkallë që as nuk mund ta përfytyroni. Fetë tuaja nuk mund të japin llogari për të. Teologjia juaj është shumë e kufizuar për të përfshirë diçka të kësaj madhësie. Provoni sa të mundeni të interpretoni shenjat dhe simbolet e jetës në Tokë, nuk mund ta interpretoni këtë. Intelekti juaj nuk ishte krijuar për të interpretuar diçka në këtë shkallë.

Por brenda jush është fuqia e Dijes që Zoti ka vendosur aty – një zgjuarsi më e thellë, një mendje më e thellë. Është këtë mendje që po pret Asambleja. Sepse nëse kjo mendje më e thellë brenda jush mund të shfaqet brenda kontekstit të jetës dhe rrethanave tuaja dhe të pranohet, të ndiqet dhe të merret, do të filloni tani një udhëtim të ri në jetë. Vetëm në këtë drejtim mund të thuhet se do të lindni përsëri në botë. Vetëm në këtë drejtim do të ishte e vërtetë, kuptimplotë dhe efektive.

Anëtarët e Asemblesë do ta kenë vëmëndjen në disa individë të cilët po i japin një kontribut më të madh botës, por vetëm nëse Dija e thellë brenda atyre individëve po dërgon mesazhin – mesazhin që Asambleja po pret dhe kërkon nga ata që jetojnë në Ndarje.

Perëndia ju lejon që të jeni në Ndarje. Perëndia ju lejon që të vuani. Perëndia ju lejon që të bëni gabime, sepse kjo është arsyeja pse ju keni zgjedhur Ndarjen – për të pasur këtë liri.

Por meqenëse nuk ka alternativë reale për Krijimin, ekzistenca juaj këtu është vetëm pjesërisht reale. Ajo është gjithmonë e lidhur me Krijimin, por është një mjedis që ndryshon dhe evoluon – një mjedis ku jeta juaj është e përkohshme, e sfiduar dhe shumë e rrezikuar nga shumë gjëra, ku gabimi dhe dështimi do të jenë pasojë e të jetuarit pa këtë Dije për t’ju udhëzuar.

Perëndia lejon që kjo të ndodhë sepse ju jeni krijuar për të qenë të lirë. Ju jeni të lirë edhe të përpiqeni të mos jeni atë që jeni në të vërtetë. Jeni madje aq të lirë.

Por ju kurrë nuk mund të keni sukses në Ndarje sepse Dija jeton brenda jush. Është pjesa e juaj që nuk e ka lënë kurrë Perëndinë dhe ende i përgjigjet Fuqisë dhe Pranisë së vetë Zotit të Krijimit dhe të vetë Krijesës.

Mendoni për mësimet tuaja fetare në botë – historitë, mësimet, grupi i gjerë i ideve që lidhen me këto – dhe konsiderojini në dritën e asaj që Ne po ju themi këtu sot. Sepse Ne po ju japim pamjen e madhe të jetës suaj. Shikojeni kontrastin dhe do të filloni të shihni se duhet të filloni një udhëtim të ri.

Idetë tuaja të vjetra rreth fesë dhe spiritualitetit mund t’ju shërbejnë vetëm në një farë mase. Përtej kësaj, ato duhet të lihen mënjanë, sepse vetëm Perëndia e di rrugën për t’u kthyer. Vetëm Perëndia e di kuptimin e ekzistencës suaj të vërtetë dhe qëllimin specifik që ju ka sjellë në botë në këtë kohë, në këto rrethana.

Intelekti duhet të përkulet përfundimisht. Ai mund të ndjekë vetëm kur i përkushtohet një realiteti më të madh. Kjo kërkon përulësi. Kjo kërkon dorëzimin, me kalimin e kohës, tek fuqia dhe prania që jeton brenda jush, që vetëm mund t’i përgjigjet Burimit tuaj.

Asambleja lejon që gjithçka të ndodhë në Tokë. Përveç nëse Prania e tyre kërkohet me sinqeritetin më të madh, ata nuk do të ndërhyjnë. Vetëm në një pikë kthese të madhe, kur një Mesazh i Ri duhet t’i jepet botës, do t’i japin njerëzimit një kuptueshmëri të re, një vetëdije më të madhe. Dhe kjo do të ndodhë në përgjigje të ndryshimeve të mëdha dhe potencialisht shkatërruese në botë. Kjo është arsyeja pse Shpalljet e mëdha jepen vetëm në pika kritike kthese në evolucionin e qytetërimit njerëzor. Ato nuk mund të fabrikohen. Ato nuk mund të shpiken. Ato nuk mund të imagjinohen, megjithëse shumë njerëz janë përpjekur, me siguri.

Mbi këto janë ndërtuar traditat e mëdha. Por është gjithashtu mbi këto që traditat e mëdha nuk kanë qenë në gjendje të ndjekin frymën e Shpalljes që filloi ekzistencën e tyre në fillim. Perëndia e di se pa Dijen, njerëzit do të ishin në gabim në lidhje me këto gjëra dhe do të bënin shumë gabime në rrugë e sipër. Është kushti i të jetuarit në Ndarje.

Por pasi filloni të zbuloni fuqinë dhe praninë e Dijes brenda vetes, filloni t’i jepni fund Ndarjes brenda vetes – midis mendjes suaj tokësore dhe idesë së vetes dhe inteligjencës më të madhe që jeton brenda jush, një inteligjencë që keni pasur para se të hynit në botë dhe të cilën do të rizbuloni pasi të largoheni.

Kjo kërkon një rezonancë të madhe me jetën dhe jo thjesht një teologji ose filozofi komplekse. Asambleja Engjëllore nuk i përgjigjet këtyre gjërave.

Por në një pikë kthese të madhe, siç po ndodh në botë sot, një prej tyre do të vijë në botë. Një prej tyre do të dërgohet për t’u përballur me shtrëngimin e të qenit Lajmëtar – vështirësia e madhe, misteri i madh, pasiguria e madhe, Prania e madhe që do të qëndrojë me ta gjatë procesit për t’u bërë njeri i rritur, me pak njohuri për fatin dhe qëllimin e tyre më të madh derisa thirrja e tyre të iniciohet.

Askush nuk e kupton jetën e Lajmëtarit, por të gjithë mund të marrin dhuratat e Lajmëtarit, të cilat janë dhurata që janë më të mëdha se [ato që] çdokush mund t’i japë ndonjëherë botës – dhurata që janë shumë më të gjata, depërtuese, të fuqishme dhe frymëzuese se [ato që] çdo person mund të krijojë ose shpikë ndonjeherë. Njerëzit mund të kenë ide bindëse, por asgjë që nuk mund ta transformojë jetën e një personi në mënyrën më të natyrshme dhe më të bukur.

Kjo duhet të vijë nga Qielli. Duhet të vijë përmes Asamblesë që interpreton Vullnetin e Perëndisë. Sepse Perëndia i universit është tepër i madh për t’u preokupuar me këtë botë – Perëndia i galaktikave të panumërta, dimensioneve dhe Krijimit matanë manifestimit fizik, i cili është edhe më i madh, aq i madh sa që nuk ka mundësi që të kuptoni qëllimin e tij dhe përfshirjen e tij të madhe në jetë.

Zoti i një miliardë, miliardë, miliardë raca dhe më shumë është sigurisht matanë çdo parimi teologjik që është krijuar ndonjëherë në këtë botë. Por është pjesë e Shpalljes së Re të Perëndisë, e shihni, sepse njerëzimi po hyn në Komunitetin e Madh të jetës në univers dhe tani duhet të fillojë të mendojë për Perëndinë në një panoramë më të madhe.

Sepse për të kuptuar se çfarë po bën Perëndia në këtë botë, duhet të kuptoni se çfarë po bën Perëndia në univers. Dhe për herë të parë, Shpallja në lidhje me këtë i është dhënë një njerëzimi që ndodhet në pragun e hapësirës, një njerëzimi që ndodhet në prag të shkatërrimit të mjedisit të botës dhe duke e çuar veten në rrënim dhe katastrofë. Ky është pragu më i madh që ka përjetuar ndonjëherë njerëzimi, dhe më i rëndësishmi.

Çdo gjë do të ndryshojë dhe po ndryshon edhe në këtë moment. Për shkak të kësaj pikë kthese të madhe, Perëndia ka dërguar, përmes Pransië dhe Asamblesë Engjëllore, një Shpallje të Re për botën-një Shpallje rreth jetës në univers dhe veprës së Perëndisë kudo, jo e bazuar në një fis apo një rajon ose mbi një fenomen natyror ose mbi historinë e kufizuar të një grupi ose një kombi, por mbi realitetin e jetës kudo.

Kjo panoramë më e madhe ju jep mundësinë më të madhe për të njohur fuqinë dhe praninë që jeton brenda jush dhe ju inkurajon të përdorni intelektin tuaj për të mbështetur këtë realizim, sepse për këtë është krijuar, dhe ky është shërbimi i tij më i lartë për ju.

Ju nuk do t’i dini emrat e atyre që janë në Asamblenë, megjithëse ata mund të japin një emër në një moment për disa persona për t’i ndihmuar për t’u përgjigjur. Emrat e tyre janë të pakuptimtë, sepse ata janë individë por ata janë gjithashtu një – një fenomen që nuk mund të kuptoni me intelektin, i cili mund të mendojë vetëm për gjëra të kësaj bote.

Në kohën e Shpalljes së madhe, Asambleja flet si një Zë. Ajo flet përmes një prej anëtarëve të saj, por ata të gjithë po flasin menjëherë, një fenomen që nuk mund të konsideroni me të vërtetë. Është shumë i mrekullueshme. Është shumë fenomenal. Flet përtej nocioneve tuaja të realitetit tërësisht. Ju vetëm mund të imagjinoni individë në univers, por Asambleja është një dhe shumë dhe një, sepse ata janë aq afër Qiellit, e shihni, ku shumë janë një dhe një janë shumë.

Fokusi juaj në jetë nuk është që të dashuroheni me Asamblenë ose të përqendroheni mbi Asamblenë, sepse qëllimi i tyre është t’ju angazhojë në rikuperimin e Dijes që jeton brenda jush.

Pra, duhet të jeni ai që zgjedh. Duhet të jeni ai që përballet me pasojat, vështirësitë dhe bekimet e vendimeve tuaja. Duhet të jeni ai që duhet të zgjedhë të marrë ose të refuzojë ofertën e madhe. Ju jeni ai që duhet të jetë përgjegjës për gjithçka që bëni.

Pra, mos shkoni duke u thënë njerëzve se Perëndia po ju udhëzon ta bëni këtë ose atë, sepse kjo është e papërgjegjshme. Ju duhet të thoni, “Po e bëj këtë, sepse mendoj se është gjëja që duhet bërë.” Pohoni asnjë autoritet tjetër, sepse nuk e dini me siguri.

Ju nuk mund ta njihni Asamblenë ose fuqinë e pranisë që jeton brenda jush nëse nuk është aktivizuar Dija brënda jush dhe fillon të shfaqet me fuqi në jetën tuaj. Mos krijoni një romancë për përvojën tuaj engjëllore, çfarëdo qoftë ajo, qoftë reale apo e fabrikuar, sepse e gjitha kjo është për shfaqjen e Dijes brenda jush.

Asambleja është e shqetësuar vetëm me këtë, sepse derisa të ndodhë kjo, nuk jeni të besueshëm. Nuk jeni të përgjegjëshëm. Nuk jeni të guximshëm. Nuk jeni autentik. Jeni ende subjekt të bindjeve të botës dhe të frikës dhe preferencave tuaja. Jeni tepër të dobët.

Prandaj duhet të lartësoheni brenda vetes, përmës një procesi transformimi të madh që mund të iniciohet vetëm nga Asembleja. Ju nuk mund ta inicioni veten. Mund të meditoni për njëzet vjet dhe mos të dini për fuqinë dhe praninë e Dijes.

Është lutja juaj e dhënë tani me forcën, urgjencën dhe autenticitetin më të madh që thërret Asamblenë tek ju. Ju nuk luteni për avantazhe ose thjesht për mbrojtje nga dëmin. Luteni që të shpengoheni, duke mos e ditur se çfarë do të thotë kjo, duke mos u përpjekur për ta kuptuar shpengimin, duke mos menduar se dini ta pastroni veten. Sepse vetëm Asambleja e di këtë.

Është një gjë e mrekullueshme. Kjo është mrekullia më e madhe nga të gjitha. Është mrekullia që krijon çdo mrekulli tjetër.

Perëndia tani ka dërguar një Mesazh të Ri në botë për të përgatitur njerëzimin për të përballur eksperiencën dhe mjedisin e një bote të re, dhe për të përballuar sfidën e madhe të ruajtjes dhe bashkimit të qytetërimit njerëzor.

Perëndia ka dërguar Shpalljen e madhe në botë për të përgatitur njerëzimin për hasjen e tij me jetën në univers, ngjarja më e madhe në historinë njerëzore dhe ajo që paraqet sfidat, vështirësitë dhe mundësitë më të mëdha për familjen njerëzore.

Një Lajmëtar është në botë. Ai ka qenë në përgatitje për një kohë shumë të gjatë për të marrë Shpalljen, sepse është Shpallja më e madhja që i është dhënë ndonjëherë njerëzimit – e dhënë tani një bote të arsimuar, një bote të shkolluar, një bote me komunikim global, një bote me vetëdije globale, në një farë mase.

Është hera e parë në histori që një Mesazh i është dhënë të gjithë botës njëherësh. Sepse duhet të arrijë në botë në një periudhë të shkurtër kohe për të përgatitur njerëzimin për ndryshimin e madh që po vjen në botë dhe për kuptimin e hasjes së tij me jetën inteligjente në univers, e cila tashmë po ndodh në botë.

Asnjë nga Shpalljet e mëhershme të Perëndisë nuk mund t’ju përgatisë për këto gjëra, sepse ky nuk ishte qëllimi i tyre ose synimi i tyre. Ato u dhanë për të ndërtuar vetëdijen njerëzore, qytetërimin njerëzor dhe ndërgjegjen njerëzore dhe etikën që ndoshta mund të udhëheqë njerëzimin në një unitet më të madh dhe një fuqi më të madhe në botë.

Qytetërimi njerëzor është krijuar, dhe megjithëse është shumë i papërsosur – plot me korrupsion, përçarje dhe gabime – megjithatë ka një shpresë të madhe. Po t’i njihnit kushtet e jetës në universin rreth jush, do ta shihnit këtë shpresë të madhe. Por ende nuk mund ta shihni këtë. Ju nuk e keni këtë pikë të favorshme. Por, Asambleja e sheh këtë, sigurisht, dhe për këtë arsye po i kushtohet rëndësi e madhe kësaj bote, për ta përgatitur për këtë prag të madh. Kaq shumë po jepet tani, nëpërmjet procesit të Shpalljes.

Por Lajmetari po përballon vështirësira të mëdha, të njëjtat vështirësi me të cilat përballoheshin të gjithë Lajmëtarët e mëparshëm – mosbesimi, antagonizmi, refuzimi, tallja.

Njerëzit nuk mund të shohin se ngjarja më e madhe në botë po ndodh në mes të tyre. Ata mendojnë se kjo është një shkelje e ideve të tyre, një sfidë ndaj besimeve të tyre. Ata mendojnë se do të dëmtojë pasurinë, fuqinë dhe prestigjin e tyre në botë, kur në të vërtetë ajo ofron premtimin më të madh të shpengimit që mund të marrin ndonjëherë dhe përgatitjen më të madhe për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara në shumë mënyra.

Asambleja vëzhgonë dhe e udhëzon Lajmëtarin, sepse rëndësia e tij në botë nuk mund të nënvlerësohet. Rëndësia e tij në botë nuk mund të mbivlerësohet. Asambleja do të flasë përmes tij për ta sjellë Shpalljen në botë. Dhe ata do të flasin si një, sepse Mesazhi është gjithçka.

Nëse kjo mund të kuptohet nga mjaft njerëz, të merret parasysh dhe të ndiqet nga mjaft njerëz, njerëzimi do të ketë fuqinë për t’u kthyer nga shpërbërja, konfliktet dhe luftat të pafund, për të ndërtuar një themel të ri për të ardhmen.

Shpallja ka dhënë vizionin për këtë botë më të madhe për njerëzimin, por do të jetë një botë shumë e ndryshme. Do të kërkojë fuqi, guxim dhe ndershmëri të madhe për ta krijuar atë dhe për ta mbajtur atë në një univers ku ka forca të fuqishme dhe ku liria është e rrallë. Vetëm Perëndia e di se si mund të bëhet kjo. Vetëm Asambleja i kupton këto gjëra.

Detyra juaj tani është që të mësoni të pranoni dhe të merrni Hapat drejt Dijes në mënyrë që të gjeni themelin tuaj të vërtetë në jetë, të sfidoni idetë tuaja, të zgjidhni dilemat nga e kaluara, të falni vetën dhe të tjerët dhe të shikoni botën pa refuzim dhe dënim. Sepse është kjo botë që do të thërrasë nga ju, me kalimin e kohës, dhuratat tuaja më të mëdha dhe rolin tuaj më të madh.

Ka aq shumë për të lëshuar këtu, aq shumë për të rikonsideruar. Ju duhet të jeni mjaft të përulur për ta bërë këtë. Nëse mendoni se e dini të vërtetën, nëse mendoni se e dini Vullnetin e Perëndisë, nëse mendoni se e dini se çfarë është universi, shanset tuaja për të zbuluar të vërtetën do të jenë shumë të vogla.

Asambleja vëzhgon mbi botën. Thirreni Asamblen- jo shkarazi, sepse ata nuk do t’ju dëgjojnë. Jo për të përmbushur ambicjet tuaja, ëndrrat tuaja apo fantazitë tuaja, sepse ata nuk do t’ju dëgjojnë. Duhet të luteni me zemrën tuaj dhe shpirtin tuaj. Vetëm atëherë zëri juaj mund t’i arrijë ata, sepse ata dinë vetëm atë që është e vërtetë, e ndershme dhe e pastër.

Ata nuk mund të manipulohen. Ata nuk mund të korruptohen. Ata nuk mund të influencohen. Ju nuk mund të bëni një marrëveshje me ta. Sepse ju duhet të keni forcën për të marrë këshillën e tyre në kohë dhe ta kryeni pa kompromis, pa korrupsion. Kaq të fortë duhet të jeni, që të jeni pjesë e një force më të madhe për të mirën në botë.

Njerëzit do të mendojnë, “Oh, kjo është shumë për mua për të marr parasysh. Sfida është shumë e madhe!” Por Ne themi jo. Është e përshtatshme për atë që jeni dhe për arsyen pse jeni në botë dhe kush ju ka dërguar këtu. Ju mendoni për veten në një mënyrë kaq poshtëruese. Jeni degraduar në një gjendje patetike kur mendoni kështu. Ju nuk e njihni fuqinë tuaj, forcën tuaj ose qëllimin tuaj, të cilat vetëm Dija brenda jush mund të sjellë.

Asambleja vëzhgon dhe pret ata që mund t’i përgjigjen Mesazhit që Perëndia po dërgon në botë në këtë moment. Sepse Lajmetari po del tani për të folur, për të shpallur dhe për të mësuar Shpalljen. Ai është frenuar për një kohë të gjatë derisa Mesazhi është kompletuar. Tani është i plotë, dhe bota ka nevojë të madhe për të, më shumë sesa mund ta kuptoni në këtë moment.

Lajmëtari përfaqëson Asamblenë edhe pse ai është një qenie njerëzore dhe megjithëse ai është i papërsosur, se të gjitha qeniet njerëzore janë të papërsosur. Ai ka bërë gabime, por të gjithë Lajmëtarët e mëdhenj kanë bërë gabime.

Është Fuqia e Qiellit brenda tij që është forca e tij, që është flamuri i tij, që është mburoja e tij. Ju mund ta shkatërroni trupin e tij, por nuk mund ta shkatërroni Mesazhin e tij. Dhe ju nuk mund ta shkatërroni atë që ai po sjell në botë, Forcën dhe Praninë që e ka dërguar këtu – Fuqia dhe Prania që pret për ju që të përgjigjeni.

Sepse dhurata është tani para jush dhe Qielli vazhgon dhe pret të shohë se kush mund të marrë, kush mund ta njohë, kush mund të marrë Hapat drejt Dijes dhe të marrë dhuratën e një jete më të madhe në një botë që bëhet më e errët dhe më e pasigurtë me çdo ditë që kalon.