6. Të qëndrosh te grëmina

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 10 prill 2014
në Boulder, Kolorado

Pa një Mesazh të Ri nga Zoti, rënia e botës bëhet e parashikueshme, shkatërruese dhe tragjike. Pa një Shpallje të Re nga Zoti për ta përgatitur njerëzimin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë, dhe për hasjen e njerëzimit me raca të tjera në univers, të cilin tani po përballon, rënia e njerëzimit bëhet e parashikueshme. Nëse mjaft njerëz nuk mund ta marrin Shpalljen e Re të Zotit, rënia do të vazhdojë. Është plotësisht e parandalueshme, por ora është vonë.

Megjithatë, Shpallja e Zotit është në botë, e dhënë për ta përgatitur njerëzimin për këto dy pragje të mëdha; e dhënë për të nxitur një ndërgjegje më të thellë, një qëllim më të thellë në mjaft njerëz për ta kthyer baticën, për t’i dhënë njerëzimit oportunitetin për t’u përgatitur për përvojën e botës së re.

Zoti e di këtë, me siguri, por njerëzit janë të papërgatitur. Matanë të qenit të papërgatitur, ata janë gjithashtu injorantë dhe të pavullnetshëm për të mësuar – duke menduar se e dinë se çfarë është realiteti, duke u mbështetur mbi përvojën e tyre nga e kaluara, duke mos e kuptuar që ndodhen në pragun e një ndryshimi të madh.

Profecia e Dallgëve të Mëdha është dhënë si pjesë e Shpalljes së Re. Përgatitja për këtë, për individin, është dhënë si pjesë e Shpalljes. Një Pamje e qartë duhet tani të bëhet të kësaj bote të ardhshme, në qoftë se kjo përgatitje nuk i kushtohet mjaft vëmendje, në qoftë se Shpallja e Re e Zoti injorohet ose mohohet. Duhet ta kuptoni këtu atë që do të shihni dhe përballoni në kohët që do të vijnë dhe atë që fëmijët tuaj do të duhet të përballojnë si pasojë, dhe gjeneratat matanë tyre.

Zoti i flet njerëzimit vetëm në kohë oportuniteti të madh, kohë ndryshimi të madh, kohë kur historia e botës mund të ndryshohet, farat që të mbillen në mjaft njerëz për të vënë në lëvizje forca të mëdha, fuqi të mëdha, për t’u përdorur ose për të mirë ose për keq. Por tani njerëzimi ndodhet në një prag ndryshe nga çdo që ka pasur për të përballuar – një mjedis në ndryshim, një klimë në ndryshim, një botë me burime që po pakësohen, një botë me paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike në rritje.

Nëse njerëzimi të ishte një racë e urtë, do të ishte përgatitur për dekada për këtë. Do të ishte kuptuar. Do të ishte parashikuar mjaftueshmërisht, dhe do të ishin bërë sakrifica dhe përgatitjet do të ishin vendosur prej kohësh.

Por njerëzimi ende nuk është një racë e urtë. Nuk e kupton botën në të cilën jeton dhe kufijtë e botës. Nuk e kupton që jeton brenda një Komuniteti të Madh jete në univers, ku liria është e rrallë dhe ku bota të tilla si e juaj janë shumë të vlerësuara nga të tjerët. Është një racë e shqetësuar me të kaluarën e saj dhe me vështirësitë dhe obsesionet e saj aktuale.

Këtu ata që janë parashikues, që mund të shohin dhe kuptojnë, që mund të dallojnë forcat që po lëvizin në botë, do të ndihen vetëm dhe të izoluar për pjesën më të madhe dhe janë në gjendje të kuptojnë atë që duhet bërë në këto kohë, në këto kohë të mëdha përgatitjeje që po ju ngelen.

Zoti e kupton këtë, me siguri, dhe kjo është arsyeja pse Shpallja është në botë. Do t’ju japë gjithçka që do t’ju duhet, nëse mund të përgjigjeni, nëse mund të përgatiteni, nëse mund të ndryshoni kuptueshmërinë tuaj dhe prioritetet tuaja në mënyrë të mjaftueshme për të ndërmarrë këtë përgatitje me sukses. Por duhet të kuptoni alternativën nëse e neglizhoni këtë, nëse i shmangeni. Nuk është një pamje e lehtë, por duhet të kuptohet.

Në dekadat që do të vijnë, klima do të ndryshojë më dramatikisht sesa është e parashikuar aktualisht. Kombet do të mbarojnë burimet. Prodhimi i ushqimit do të kufizohet për shkak të ndikimeve mjedisore të mëdha. Luftëra dhe revolucione rajonale do të shpërthejnë, por pa zgjidhje, duke i lënë kombet të paafta për t’u marrë edhe me rrethanat e tyre aktuale, aq më tepër me kërkesat e së ardhmes. Fetë do të bëhen më të përçara dhe të ndara ndërsa njerëzit ndihen të kërcënuar dhe vetëm duan të shoqërohen me grupin e tyre – grupin e tyre etnik, grupin e tyre shoqëror, grupin e tyre fetar, në kundërshtim të të tjerëve, që gjithashtu bëhen të polarizuar përballë ndryshimi dhe paqëndrueshmërie të madhe.

Kjo fillon një periudhë të gjatë rënieje dhe shpërbërjeje, ndërsa kombet bëhen më të izoluara, ndoshta duke kërkuar aleanca, por më të izoluara rajonalisht, dhe të pavullnetshëm ose të paaftë për të ndihmuar njëri-tjetrin përmes sfidave të mëdha që do të vijnë. Një njerëzim në rritje do të përballet me humbjen në shumë vende të ushqimit, ujit dhe energjisë së nevojshme për të mbështetur qytetërimin siç e kanë njohur.

Kjo nuk është një seri problemesh dhe situatash konvergjente që vetëm teknologjia mund të zgjidhë, sepse teknologjia do të tejkalohet. Këto janë dallgët e mëdha konvergjente të ndryshimit, ndryshim që ndodh në çdo nivel të imagjinueshëm, i gjithë menjëherë. Kjo është prekshmëria që njerëzimi ka krijuar gjatë dekadave të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë.

Megjithatë Shpallja është në botë. Zoti ka folur përsëri, për herë të parë në mbi një mijë vjet. Paralajmërimi është vendosur. Bekimi i është dhënë fuqisë së vërtetë që njerëzimi ka për të lundruar kohët e vështira përpara dhe çfarë mund të thotë ndërtimi i unitetit dhe bashkëpunimit njerëzor në një nivel të paparë në këtë botë, i ndërtuar tani nga krejt nevoja, i ndërtuar tani nga dhembshuria dhe përgjegjësia, i ndërtuar tani në mënyrë të tillë që njerëzimi mund të ketë një shans, një shans më të madh, por jo një shans që do të zgjasë përgjithmonë.

Sepse rezultati do të vendoset në dekadat që do të vijnë në lidhje me llojin e botës që njerëzimi do të duhet të përballojë, do nëse do të jetë në gjendje të rezistojë bindjen dhe ndërhyrjen e universit rreth tij, e cila aq shpesh ndodh në kohë të tilla si kjo kur popujt vendas bëhen të dobët dhe të konfliktuar.

Mos mendoni se jeni këtu rastësisht, sepse jeni dërguar në botë për të përballuar këto situata, për të shtuar pjesën tuaj të nevojshme por të vogël. Kjo është e vërtetë për këdo në botë. Dhe megjithëse gjysma e njerëzimit është e aq e shtypur nga varfëria dhe shtypja politike dhe fetare, ata mund të duken të bëjnë shumë pak, thirrja është megjithatë aty për të gjithë ata që janë në gjendje dhe mjaft të lirë për t’u përgjigjur.

Po situata mos të ishte aq e tmerrshme, atëherë Zoti nuk do të kishte nevojë të fliste përsëri. Njerëzimi do të kishte kohë dhe rezerva për të kuptuar situatën dhe për t’u përgatitur në mënyrë të përshtatshme. Por e keni kaluar këtë prag disa kohë më parë – pa e ditur, pa dashur – dhe tani do të jetë një garë deri në fund, gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor.

Nëse mjedisi juaj bëhet i pabanueshëm, gjithçka do të humbet. Kjo është një pasojë e përdorimit të njerëzimit të botës, përpjekjeve të tij për të sunduar natyrën dhe për ta kthyer drejt vullnetit të tij dhe synimeve të tij. Nuk është një mallkim nga Zoti. Është një produkt i mungesës së vizionit, përgjegjësisë dhe bashkëpunimit këtu në botë.

Prandaj, Zoti nuk flet me dënim, por me fuqi dhe shpresë. Sepse ora është vonë dhe njerëzimi nuk mund të jetë neglizhent. Nuk mund të jetë i pamend. Nuk mund të jetë vetëshkatërrues përballë forcave të tilla ndryshimi.

Po ta kishit guximin dhe përulësinë për të përballuar atë që po vjen drejpërsëdrejti, do ta shihnit se Zoti duhet të flasë përsëri. Sepse fetë e botës nuk u vendosën për të përballuar këto pragje të mëdha. Dhe janë aq të përçara midis tyre, madje edhe brenda tyre, që nuk mund ta sjellin njerëzimin përpara. Përshkrimet e tyre ishin për kohët e vjetra, një botë që vërtet nuk ekziston më. Dhe megjithëse urtësia e tyre është e madhe dhe etika e tyre e rëndësishme, Zoti duhet të flasë përsëri, përndryshe njerëzimi sigurisht do të dështojë.

Shpallja do të rivendosë atë që është e urtë brenda individit, mjaft individëve të cilët do të jenë atëherë në gjendje të ushtrojnë ndikimin e tyre në botë dhe për t’u përgatitur dhe për të mbijetuar Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe për të ndërtuar një të ardhme matanë pragjeve që do të vijnë.

Është sfida e madhe që do ta bashkojë njerëzimin tani, asgjë më pak se kjo. Janë pasoja të mëdha, kohë të mëdha, që do t’i ngrenë njerëzit nga manitë për vetveten dhe mjerimi në nivele më të larta shërbimi në botë.

Sepse secili prej jush është dërguar në botë për të jetuar në këto kohë, dhe kontributi që ju është dhënë për të dhënë është brenda jush tani por ekziston matanë fushës së intelektit. Duhet të thirret përpara nga një Fuqi e Madhe – fuqia e madhe brenda jush dhe Fuqia e Madhe matanë jush.

Kjo është koha e Shpalljes. Kjo është koha e madhe e vendimit. Kjo është një kohë e madhe ku njerëzimi do të duhet të zgjedhë llojin e së ardhmes që do, duke i kuptuar plotësisht rreziqet e mëdha që tani përballon.

Nuk mund të jeni dembel në këto kohë. Nuk mund të jeni ambivalent, përndryshe realiteti do t’ju tejkalojë dhe do të sjellë fatkeqësi të madhe në jetën tuaj.

Lajmëtari është në botë, por ngelet i panjohur. Ai po bën gjithçka që mundet për të sjellë Mesazhin përpara, për t’i folur njerëzve, por ata duhet të kenë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, përndryshe do të jenë të shurdhër dhe të verbër, të paaftë për t’u përgjigjur.

Zoti tani nuk i sjell thjesht një përmirësim familjes njerëzore, jo thjesht një mesazh shprese dhe frymëzimi, por pikërisht atë gjënë që do ta shpëtojë familjen njerëzore – nga shembja brenda botës dhe nga sundimi nga forcat nga matanë. Janë vetëm rrethana të rënda që do të sjellin një Shpallje të tillë në botë. Dhe po përballoni rrethana të tilla në këtë moment.

Mos prisni për shiun e fortë, për thatësirën e madhe ose për stuhinë e madhe për t’ju bindur që jetoni në një kohë të tillë, sepse ata me sytë për të parë mund të shohin mbi horizontit stuhitë e mëdha që po grumbullohen aty. Ata mund ta dëgjojnë zërin e Dijes brenda vetes, Mendja e thellë që Zoti ka vendosur brenda tyre për t’i udhëzuar, për t’i mbrojtur dhe për t’i sjellë në një jetë më të madhe shërbimi dhe plotësimi në një botë që po kalon një ndryshim të madh.

Për ta parë përgjigjen, duhet ta shihni nevojën. Është tronditëse. Do të jetë e vështirë për të përballuar në fillim. Do të ndiheni të pashpresë dhe të paaftë. Por Shpallja e Re e Zotit është në botë, dhe Zoti ju ka dërguar me fuqinë për t’u përgjigjur, në pritje për t’u zbuluar brenda jush.

Duhet atëherë të përballoni tronditjen e së ardhmes, sepse qëndroni në greminën e përcaktimit të llojit të së ardhmes që do të jetë vërtet. Pa bashkëpunim të madh midis kombeve tani, njerëzimi do të bjerë në një cikël konfliktesh të pafundme në lidhje me kë do të ketë akses te burimet që ngelen. Këto konflikte do të jenë të dëshpëruara dhe shumë më shkatërruese sesa gjithçka që keni parë deri tani.

Duhet të ketë dhembshuri të madhe, pranim të madh, tolerancë të madhe për popujt e tjerë. Sepse nuk do të ndihmoni thjesht veten në këtë situatë. Do të thirreni për të ndihmuar të tjerët të cilëve nevojat janë të thella dhe dërmuese. Është një kohë bashkëpunimi i madh. Është një kohë shërbimi të madh.

Njerëzit ende kërkojnë të jenë të lumtur dhe të kenë atë që duan, matanë plotësimit të nevojave të tyre themelore në jetë. Por ka një thirrje më të madhe për ta, dhe për ju. Bota po e jep këtë thirrje tani. Mos mendoni për të ardhmen tuaj për sa i përket asaj që do t’ju bëjë të lumtur ose të jetë një punë e këndshme, por atë që bota ka nevojë që mund të jepni, ku talentet tuaja, kudo që mund të jenë, mund të jenë në shërbim të vërtetë të njerëzve.

Kjo do të ndryshojë jetën tuaj. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me vetveten – si ndiheni për veten dhe të tjerët. Do të ndryshojë gjithçka në mënyrën se si e shihni jetën tuaj – vlerën e saj dhe kuptimin e saj. Sepse kjo është mënyra se si Zoti do t’ju restaurojë, përmes përgatitjes dhe pastaj shërbimit të madh ndaj të tjerëve – duke e restauruar mendjen tuaj tokësore përmes shërbimit ndaj Mendjes së thellë brenda jush, e cila është e quajtur Dije.

Ata që kanë sytë për të parë do të shohin, dhe do të dëgjojnë fjalët tona dhe t’i marrin në zemër thellësisht. Të tjerët do t’i harrojnë ose do t’i hedhin poshtë, duke menduar se kjo është tepër radikale, tepër sfiduese, tepër e pamundshme, duke menduar se jeta nuk mund të jetë vërtet kështu. Lutuni për ta, sepse ata janë të dobët dhe ende nuk mund të përgjigjen.

Janë ata që mund të përgjigjen që do ta bëjnë të gjithë ndryshimin, por ata duhet të përgjigjen plotësisht. Ky nuk është një angazhim i rastësishëm. Kjo nuk është disa gjëra të thjeshta për të bërë. Kjo është diçka që do të ndryshojë rrjedhjen e jetës suaj, por aq më mirë që të ndryshoni rrjedhjen e jetës suaj sesa që rrethanat t’ju tejkalojnë dhe ta ndryshojnë jetën tuaj matanë kontrollit tuaj.

Kjo është Urtësia që vjen nga Dashuria e madhe e Krijuesit, sepse Zoti e do njerëzimin dhe nuk do ta shohë familjen njerëzore të shpërbëhet dhe të dështojë për arsye që ende nuk mund të shohë. Kjo është ashpërsia dhe qëndrueshmëria e Dashurisë së Zotit e dhënë tani një bote të tërë për ta shpëtuar nga dështimi dhe shembja, dhe për ta përgatitur për t’u angazhuar në një univers plot me jetë inteligjente, për të cilin njerëzimi nuk di asgjë fare.

Vetëm një Mesazh i Ri nga Zoti mund t’i sjellë këto gjëra, sepse vetëm Zoti e di natyrën e zemrës dhe shpirtit tuaj. Vetëm Zoti e di se si është jeta në universin kudo. Vetëm Zoti mund t’ju përgatisë – emocionalisht, mendërisht dhe praktikisht – për rrugën përpara.

Është vetëm duke ardhur te Shpallja që do të vini për të parë këto gjëra për të cilat ne flasim sot. Duhet ta bëni këtë qasje. Zoti do t’ju shpëtojë ju dhe jetën tuaj, por ju duhet ta bëni qasjen.

Bekimi është mbi botën tani, sepse Zoti ka folur përsëri. Një përgatitje e madhe i është dhënë botës, një frymëzim i madh, dhe themeli për bashkëpunim të vërtetë midis popujve dhe kombeve – e lindur nga domosdoshmëria, e lindur nga realiteti, e lindur nga e vërteta e arsyes pse jeni vërtet në botë dhe çfarë jeni këtu për të shërbyer matanë interesave dhe nevojave tuaja personale.