Shpallja

siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 7 korrik 2006
në Boulder, Kolorado

Ka një Mesazh të ri nga Zoti në botë. Ka ardhur nga Krijuesi i të gjithë jetës.

Është përkthyer në gjuhë dhe kuptueshmëri njerëzore nëpërmjet Pranisë Engjëllore që mbikëqyr këtë botë.

Vazhdon serinë e madhe të transmetimeve nga Krijuesi që ka dnodhur gjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve.

Është një Mesazh i Ri për këtë kohë dhe për kohët që do të vijnë.

I plotëson Mesazhet e mëparshme që i janë dhënë njerëzimit, dhe zbulon gjëra të cilat nuk i janë treguar njerëzimit ndonjëherë më përpara. Sepse njerëzimi tani po përballon një seri sfidash të rënda dhe të rrezikshme, si brenda dhe nga jashtë botës.

Mesazhi i Ri nga Zoti është këtu për të paralajmëruar, për të fuqizuar dhe për të përgatitur familjen njerëzore – njerëz nga të gjithë kombet dhe traditat fetare, nga të gjithë fiset, grupet dhe drejtimet.

Ka aritur në kohën e një nevoje të madhe, një kohë më pasoja të mëdha. I përgatit njerëzit për gjëra që ende nuk janë kuptuar.

Është profetike në paralajmërimin e njerëzve për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë dhe për pozicionin e njerëzimit në univers, sidomos në lidhje me kontaktin me raca të tjera.

I bën thirrje pranisë së madhe shpirtërore brenda çdo personi – dhuratës së madhe të Njohurisë që i është dhëne të gjithë familjes njerëzore, e cila tani duhet të kultivohet, të përforcohet dhe të sillet përpara.

I flet nevojës së madhe shpirtërore të individit – nevojës për qëllim, kuptim dhe drejtim.

I flet marrëdhënieve të mëdha që njerëzit mund të krijojnë me njëri-tjetrin, marrëdhëniet që përfaqësojnë qëllimin e tyre të madh në jetë.

I flet nevojave të botës dhe nevojave të së ardhmes. Në këtë mënyrë, sjell qëllim dhe pranim, unitet dhe bashkëpunim, urtësi dhe fuqi, për të gjithë ata që mund ta marrin, që mund ta mësojnë, që mund t’i ndjekin hapat e tij, që mund t’ia kontribuojnë të tjerëve dhe që mund ta përhapin urtësinë e tij në shërbim të njerëzve të tjerë, të familjeve, të komuniteteve, të kombëve, dhe për të gjithë botën.

Merreni këtë bekim. Mësoni nga Mesazhi i Ri nga Zoti. Kuptojeni se do të afirmojë gjithçka që është e vërtetë në traditat tuaja aktuale dhe do t’i flasë urtesisë suaj të thellë që ju tashmë keni. Do t’i flasë zemrës suaj, madje matanë mendimeve dhe besimeve tuaja si dhe mendimeve dhe besimeve të kulturës dhe kombit tuaj.

Merreni këtë dhuratë dhe mesoni nga ajo me durim, duke marrë Hapat drejt Njohurisë, duke mësuar urtësinë e Komunitetit të Madh si dhe duke kuptuar fuqinë e Spiritualitetit të Vetëm të njerëzimit për ta bashkuar njerëzimin, për ta përforcuar njerëzimin dhe për ta përgatitur njerëzimin për t’i dalluar dhe për t’i lundruar kohët e vështira përpara.

Merreni Mesazhin e Ri në thirrjen e tij për ruajtjen edhe përforcimin e lirisë, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë njerëzore.

Sepse pa këtë Mesazh të Ri njerëzimi ka për të përballuar një rënie të rëndë dhe të papritur.

Po përballon humbjen e lirisë dhe të sovërenitetit të tij në këtë botë ndaj forca të tjera ndërhyrëse nga universi rreth jush.

Pa këtë Masazh të Ri, shpirti i njeriut do të ngelet në gjumë, dhe njerëzit do të jetojnë jeta dëshpërimi, konkurrence dhe konflikti.

Është Vullneti i Krijuesit që njerëzimi të hyjë në Komunitetin e Madh të jetës në univers si një racë e lirë dhe sovrane – si një racë e fortë, si një racë e bashkuar, si një racë që mund të mbajë diversitetin e saj kulturor dhe në të njëjtën kohë të nderojë forcën dhe qëllimin e saj të thellë, të cilat do ta mbajnë familjen njerëzore të gjallë, aktive dhe kreative, duke paraqitur një opotunitet të ri për përparim në të ardhmen.

Mirëpo për të ecur duhet që të mbijetoni. Duhet t’i mbijetoni kohët e vështira përpara, dhe duhet që të mbijetoni konkurrencën nga jashtë botës në lidhje me kush do ta kontrollojë këtë botë dhe fatin e saj.

Çdo individ duhet të dijë se ka një oportunitet të madh për të zbuluar Njohurinë e thellë që Zoti i ka dhënë – Njohuria që përmban qëllimin, kuptimin dhe drejtimin e tij dhe kriteret për të gjitha marrëdhëniet domethënëse.

Prandaj ka një Mesazh të Ri nga Zoti për individin, dhe ka një Mesazh të Ri nga Zoti për të gjithë botën. Është këtu tani.

I është dashur një kohë e gjatë Lajmëtarit për ta marrë, se Mesazhi është shumë i madh.

Nderojeni atëherë atë që ka ardhur për ta sjellë Mesazhin e Ri në botë.

Ai është një burrë i përulur. E ka zhvilluar urtësinë e duhur për të ndërmarrë një rol kaq të madh, dhe është dërguar në botë për këtë qëllim.

Pranojeni atë. Kuptojeni atë. Por mos e adhuroni. Ai nuk është zot. Ai është Lajmëtari që po sjellë Mesazhin e Ri nga Zoti në botë.

Tani është koha. Ky është oportuniteti i madh. Kjo është përgjigja e lutjeve të njerëzve nëpër botë – lutje nëpër çdo traditë fetare, nëpër çdo komb dhe kulturë, lutje për urtësi, fuqi, unitet, liri dhe shpëtim.

Merreni tani këtë Mesazh të Ri. Ka ardhur, dhe ka ardhur tamam në kohën e duhur.